Home
Kontakt
Radio chat
Radio Islam Live
gjetja e kibles
film shqip
Film Islam
FILM Mesazhi Islam Flitet shqip
Jeta e Muhamedit a.s
Ajeti mê Madhshtor
Xhamija e muhamedit a.s
Kuran i Kerim
Leximi i kuranit nê Rad
Përgjixhjet prej kuranit
Kurani sipas Sureve
Lexim i Sureve
Allahu Egziston
Hadithi
40 Hadithe e Neveviut
40 Hadithe Kudsiji
Hafizi 5 Vjeqar
Mrekullit e Allahut
Katastrof e Tsunamit
Ilahi
shêndeti
Jasin
satelitet deshmojn
Dituria e Islamve
Islam Kalendar
El-Fikh'-Ul Ekber
E Verteta e Jetes
Vdekja e pejkamberit
Pjesetetrupit tê Njeriut
Mso Gêrma Arabe
Mso tê shkruash Arab
E Vêrteta e jo ulizion
Disa raste Nuh a.s
40 Kêshilla Familjare
"Ramazani dhe Agjërimi"
Agjerimi Ramazanit
Allahu Njihet
Sahabet e Profetit-a-s
Dita e Gjykimit
Haxhi dhe Umreja
Gruja nê Islam
Hutbeja
Hz.Musa a.s
Imam Hyseini r.a
ILmihali
Islami Denon Terorizmin
Islami eshte fe e persosur
Ligjerata
Krijesat e Mrekullishme
Kurani eshte i Vertet
Kurani Sherues
Leter Nenes e Motres
Lufta e Bedrit
Mashtrimet e shejtanit
Mrekullit e Kuranit
Nektari i vulosur i Xhennetit
Mos Falja e Namazit
Biografia Muhamedit
Historija Al-Aksa Xhamis
Porosija Islame
Pse Islami
Pse Mbulesa
Ramazani dhe Namazi
Shenja mê emadhe
Shenjat e Kijametit
Per Femij Lojra
Kushtet e Fes
Libri i endrave
Akide
Marja Avdesit
Hasan Al Basri
Disa Ajete me Pêrthim Shqip
Emrat tê Femrave
Emra tê Meshkujve
Nen Dhe Ze Ndegjuan
Tronditje e Vertet
Ndegjimi i Jasinit
Popujt e zhdukur 1-2
Film islam Vizatimor
Mrekullit e Allahut s-v-t
EbuHanifa.r.a.horizonti
Shirku - Mëkati që nuk falet
Pse vendosen te mbulohen
Kurthat e Magjistarit
Pejkambert e Allahut s,v,t,
Kohet e namazit
Ezani
Ikameti
Duaja e Ezanit
Msimi i Namazit
Namazi per Fillestar
Falja e Namazit
99-Emra-Esma-ul-Husna
FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU
Ehlu’s-Sunneti Ve’l Xhemaati
Hz Isa a-s Dotê Kthehet
Disa sure të shkurta nga Kur'ani
Sherim brenda 30 minutave me ndihmen e ALLAHUT.svt
Mburoja e Muslimanit
 

Agjerimi Ramazanit







Agjerimi i Ramazanit

Nga dobitë e shumta të agjërimit të Ramazanit do të tregohen vetëm shtate prej tyre, brenda nëntë pikave:

1) Muaji i Ramazanit që në të filloi të shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).

Pika e parë: Agjërimi i muajit të Ramazanit është nga pikat e para të "Themeleve të Besimit" të fesë Islame.

Agjërimi ka disa anë të dobishme, që mbështeten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqërore dhe individuale, sidomos në edukimin e veseve të nefsit dhe për të shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., për mirësitë që na ka dhënë. Muaji i Ramazanit është një vërejtje dhe paralajmërim nga pikëpamja e Edukatës Hyjnore, sepse ka shumë dobi. Ja një nga këto:

All-llahu xh.sh. i Madhëruar, faqen e tokës e ka krijuar në formën e një sofre, tryeze, me të gjitha llojet e mirësive dhe e ka shtruar përpara të gjithë popujve në një mënyrë të atillë.

2)“nga nuk e kujton fare (nga s’ta merr mendja); dhe në këtë mënyrë, Ai shfaq Edukimin e Gjithmëshirshmërisë dhe Plotmëshirshmërisë së Vet. Njerëzit, nën perden e pakujdesisë të të mirave materiale, nuk po munden të vlerësojnë dhe të çmojnë të mirat e All-llahut xh.sh.. All-llahu i Madhëruar me urdhërin e agjërimit të Ramazanit, i shtyn besimtarët të vihen në pozitën e një ushtrie. Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, duke dalur para Mbretërisë, i fton besimtarët të marrin pjesë në një adhurim dhe festë të amshueshme. Ata dalin dhe presin ftesën Hyjnore të iftarit me fjalën e ezanit të akshamit, duke thënë: “All-llahu- Ekber!", që shpirtërisht ka këte kuptim: "Urdhëroni robërit e Mi të nënshtruar”. Përkundrejt kësaj situate të bukur të Mëshirshmërisë së Gjerë të të Gjithmëshirshmit, besimtarët përgjigjen me një rregullsi dhe përsosmëri të shkëlqyer. Të gjithë besimtarët në momentin e iftarit, përpara sofrës presin urdhërin e Krijuesit të Madhëruar. Çfarë thua, a e meritojnë t’u thuash njerëz,atyre që nuk marrin pjesë këtë adhurim të ndershëm dhe fisnik?

Pika e dytë: Kjo pikë e ka qëllimin tek falenderimi i mirësive të All-llahut xh.sh..dhe përmban shumë dobi, por ne do të parashtrojmë vetëm një. Siç është treguar edhe në “Fjalën e Parë", nuk mund të merret me mend se sa çmenduri është të shpërblesh shërbëtorin për arsye se ka sjellur dhurata nga mbreti, duke mosvlerësuar atë që i ka dërguar dhe në mënyrë të pakujdesshme t'i nënvlerësosh ato, kur dihet që ato dhurata kanë vlerë të jashtëzakonshme. Pra duhet pranuar se All-llahu i Madhëruar, përballë mirësive që ka ekspozuar në faqen e tokës, kërkon falenderime nga njerëzit.

Shkaqet e dërgimit të mirësive, nuk vlejnë për gjë tjetër, por më tepër ato janë si një shërbyes. Ne veten e konsiderojmë mirënjohës ndaj tyre, duke i dhënë një vlerë apo çmim, më shumë se sa e kanë merituar, kurse Bamirësi i Vërtetë, duke u nisur nga arsyeja e mirësive, meriton shumë më tepër falenderime. Pra duhet ta falenderosh Atë, duke i pranuar mirësitë drejtësisht nga Furnizuesi i Madhëruar, duke e ditur se kush është Pronari i vërtetë dhe të përcaktosh vlerën e tyre. Kjo do të dalë në pah atëhere kur e pranon nevojën ndaj tyre, e kjo vlerësohet vetëm kur agjëron.

Tani e kuptuat se agjërimi në muajin e Ramazanit është një "Çelës" i vërtetë për një falenderim të madh dhe të pastër. Në kohëra të tjera, ngaqë nuk kanë qenë të detyruar, shumë njerëz nuk e kanë ndjerë dhimbjen e urisë dhe nuk kanë mundur të përcaktojnë dot vlerën reale të mirësive. Njeriu nuk mund ta dijë vlerën e copës së bukës të thatë, sidomos pasanikët, të cilët e kanë mundësinë e vlerësimit vetëm gjatë muajit të Ramazanit. Kurse në pikëpamjen e besimtarit, në kohën e iftarit ajo bukë thatë, në dëshminë e shqisës së shijes, na tregon se është një mirësi e madhe.

Duke filluar që nga Mbreti dhe deri tek më i varfëri i fundit, në muajin e Ramazanit, duke vlerësuar mirësitë e All-llahut xh.sh., shpirtërisht e fitojnë sevapin e falenderimit. Besimtari është i ndaluar të hajë ditën, mirësitë e All-llahut xh.sh. dhe nuk mund t'u afrohet, duke menduar se këto mirësi nuk janë të tiat. Unë nuk jam i lirë t'i konsumoj në qejfin tim. Ato janë malli dhe mirësia e tjetërkujt dhe duhet pritur urdhërin e Tij. Me këtë mendim duke i vlerësuar mirësitë, shpirtërisht ai falenderon All-llahun xh.sh.. Tani e kuptuat se duke agjëruar, ju bëni detyrën ndaj All-llahut xh.sh., që është çelësi i falenderimit.

Pika e tretë: Ne do të shënojmë vetëm disa nga dobitë e shumta të agjërimit, që kanë si pikësynim jetën shoqërore.

Kështu: Njerëzit, Zoti i ka krijuar që të ushqehen në forma dhe mundësi të ndryshme. Sipas këtyre dallimeve, për këtë pasanikët i fton të ndihmojnë të varfërit. Kurse pasanikët gjendjen e dhimbshme të varfërisë, mund ta kuptojnë vetëm atëhere kur duke agjëruar, ta ndjejnë vetë atë. Po të mos ishte agjërimi, shumë pasanikë duke mos e provuar dhimbjen e urisë, do të binin viktimë e nefseve të tyre dhe nuk do të kishin asnjë pikë mëshire për të varfërit, të cilët kanë shumë nevojë për atë mëshirë. Ky mendim që të shtyn të respektosh racën tënde, është themeli i të vërtetës së falenderimit. Patjetër që mund të gjesh dikë më të varfër se vetja, sado i varfër që të jesh. Po qe se nuk detyrohet të vuajë urinë, atëhere askush nuk mund të kryejë detyrimin e mëshirës, që është i obliguar të bëjë mirë dhe të ndihmojë të varfërit siç e meritojnë. Pa ndjerë dhimbjen e urisë edhe në qoftë se do të bëjë mirë, e bën mangut, sepse nuk ka rënë në gjendjen e saj.

Pika e katërt: Agjërimi i Ramazanit mbi edukimin e nefsit ka shumë dobi, ne vetëm* një do të shpjegojmë:

Kështu nefsi i njeriut do ta shohë veten të lirë. Përderisa veten e imagjinon idhull, nuk pranon që dikush t'i ndërhyjë në fushën e vet. Nuk mund të pranojë se dikush po e edukon me mirësi të panumërta. Në veçanti kush ka pasuri dhe pushtet të pakufizuar dhe sidomos kur atë e ndihmon edhe pakujdesia. Në këtë rast, mirësitë e All-llahut xh.sh. i gëlltit si kafshë dhe përfiton si i shfrenuar. E pe se në muajin e Ramazanit nefsi i secilit, nga më i pasuri deri tek më i varfëri e kupton se askush nuk është zot, sepse Pronar është tjetërkush. Askush nuk është i lirë, por rob dhe e pranon se po nuk urdhëroi Ai edhe punët më të thjeshta dhe më të lehta nuk mund të realizohen. As dorën nuk mund ta zgjasë pa lejen e Tij, prandaj imagjinata e tij thyhet dhe idhujt e tij bien. Në këto rrethana i kushtohet adhurimit dhe fillon të bëjë detyrën kryesore të falenderimit. *nefs, egoja, uni, dëshira që janë të karakterizuara vetëm për këtë botë.

Pika e pestë: Prej shumicës së dobive, agjërimi është ndikimi në edukimin e nefsit,duke i përmirësuar ato. Njërin, të cilin po e përmendim më poshtë, i shërben braktisjes së punëve të liga dhe përmirësimit të sjelljeve të këqija. Nefsi i njeriut nga pakujdesia e harron vetveten, sepse mban dobësinë, varfërinë e pafundme dhe paaftësitë e panumërta. Ai nuk do që t’i shohë ato dhe ta kuptojë se është një i varfër që mund të shkojë drejt zhdukjes. Ky është edhe thelbi i fatkeqësisë, sepse ai është një krijesë që është krijuar prej mishi dhe kocke, që do të prishet së shpejti dhe do të ndahet. Ai mendon se ka një trup prej çeliku, që kurrë nuk do të zhduket, prandaj sulet pas interesave të kësaj bote, duke imagjinuar se nuk do të vdesë. Me një ambicje të tmerrshme dhe me një lidhje të fortë pas kësaj bote, bën çdo përpjekje. Tërhiqet pas çdo gjëje që është e shijshme dhe e vlefshme, duke e harruar Krijuesin që e edukon me Mëshirën e Pasosur. Më në fund rrokulliset në moralin e keq, duke mos menduar për përfundimin e jetës, sepse edhe ai do të vdesë një ditë dhe do të ikë në jetën e përjetshme. Agjërimi i Ramazanit u tregon dobësinë mosmirënjohësve, varfërinë dhe pakujdesinë e tyre. Për shkak të urisë ata mendojnë stomakun dhe e pranojnë nevojën e tij. Me anë të urisë së agjërimit, njeriu e kujton se sa mashtrues është trupi i tij dhe e pranon se ka nevojë për Mëshirën e All-llahut xh.sh.. Uria e shtyn të braktisë idhujtarinë e nefsit dhe të pranojë dobësinë dhe varfërinë e tij. Në këtë mënyrë i zgjohet dëshira që të mbështetet në praninë e All-llahut xh.sh. dhe atëhere shpirtërisht bëhet gati që me dorën e falenderimit të trokasë në derën e Mëshirës së Tij (me një kusht që të mos ia prishë zemrën pakujdesia).

Pika e gjashtë: Gjithashtu në muajin e Ramazanit, është zbritur Kur'ani, e cila është një ngjarje e rëndësishme. Ne vetëm për një dobi do të flasim. Kur'ani i bekuar që ka zbritur në tokë pikërisht në këtë muaj, ka zgjedhur për vete muajin e Ramazanit, po këtë periudhë, për të treguar mikëpritjen e mesazhit të All-llahut xh.sh. dhe për t’u pastruar nga veset e këqija epshore. Për këtë arsye, ne duhet t’i përulemi urdhërit, duke mos ngrënë dhe pirë, veprime këto që të çojnë në përngjasimin e melekëve (engjujve). Pra siç veprojmë kur lexojmë Kur'an, ashtu edhe e dëgjojmë me respekt fjalën e All-llahut xh.sh., me një vëmendje të madhe, sikur se sapo të kishte ardhur nga Ai, nëpërmjet të Dërguarit Fisnik (a.s.), nga Xhebraili (a.s.). Të duket sikur këto fjalë po i shpreh Ai, i Pafillimti dhe kështu përfiton një kënaqësi shpirtërore, sepse mendon arsyen e zbritjes së Kur'anit në tokë. Veç kësaj, për të tjerët ju bëheni edhe si një përkthyes i posaçëm.

Në muajin e Ramazanit sipërfaqja e tokës shndërrohet në një xhami të tillë, që një milion hafizë të Kur'anit, ia këndojnë atë popullit, të cilët e dëgjojnë me respekt. Kështu sa herë që vjen muaji i Ramazanit. Këtë kuptim e nxjerr në dritë ky Ajet i ndritur.

3) Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani.

Me këtë veprim dëshmohet se muaji i Ramazanit është gjithashtu edhe muaji i Kur'anit. Përveç hafizëve të fesë Islame edhe shumë grupe të tjera, i përulen Atij kur dëgjojnë zërin e bukur të hafizëve, gjithashtu edhe shumë të tjerë këndojnë për vete. Në këtë mënyrë të ndahesh nga një xhami, prej një adhurimi të bukur që i bëhet Zotit dhe të adhurosh nefsin duke ngrënë dhe pirë, padyshim kjo sjellje është e shëmtuar dhe i hidhëron shumë ata që shkojnë në xhaminë e madhe të botës (domethënë të gjithë myslimanët që agjërojnë, konsiderohen si një xhami e madhe). Po kështu edhe kur u kundërshton atyre që agjërojnë muajin e Ramazanit, fiton urrejtjen shpirtërore të të gjithë popujve myslimanë kudo në botë.

Pika e shtatë: Prej shumë dobive të agjërimit të muajit Ramazan, është edhe vërtetimi se kjo botë është një vend tregtimi dhe bujqësie për jetën tjetër:

Pra në muajin e Ramazanit vetëm me një punë të mirë të jetës së mbrapme, përfiton njëmijë sevape. Me Kur'an dhe me Hadithe të Pejgamberit (a.s.), theksohet se jashtë Ramazanit, për çdo shkronjë të Kur'anit që ti këndon, fiton së paku dhjetë sevape, mirësi dhe fruta të xhennetit. Në muain e Ramazanit, jo dhjetë, por për secilën shkronjë fiton njëmijë, kurse për ato të disa ajeteve, siç janë ato të “Ajetul Kursi”-së, fiton me mijëra sevape. Në të xhumatë e muajit Ramazan dhe në natën e Kadrit, për një shkronjë fiton tridhjetëmijë sevape. Ja pra, një shkronjë njeriut i jep tridhjetëmijë sevape dhe Kur'ani për atë bëhet dobiprurës në muajin e Ramazanit, si një pemë e xhennetit, "Tuba”-s, një dru frutor i shndritshëm dhe i përjetshëm.Tani ec,duke kujtuar dhe soditur këtë tregti të amshuar dhe të përjetshme dhe kuptoje se sa humbje të pafundme është për ata që nuk e çmojnë Kur'anin.

A e kuptove se Ramazani është një model ekspozite dhe shumë fitimprurës për jetën e përjetshme? Për të mbjedhur prodhimet e jetës tjetër, Ai është si ai shiu i prillit në pranverë. Prandaj ndaj mirësive dhe Edukatës së Zotit xh.sh., është si një festë dhe parakalim zyrtar. Ky është një shkak i arsyeshëm për t'i urdhëruar myslimanët të agjërojnë Ramazanin dhe të mos i shtojnë pakujdesitë. Të mos jenë të pangopur ndaj ushqimit dhe pijes, larg nefseve dhe nevojave kafshërore dhe orekseve të papëlqyera. Kështu urdhërohen që për një kohë të shkurtër të braktisin veset kafshërore dhe t’u shëmbëllejnë melekëve të pamëkatshëm. Ndoshta njeriu duhet ta mendojë se ka hyrë në tregtinë e jetës tjetër, për të mbledhur prodhimet e saj, prandaj le të bëhet njeri i pamëkatshëm për një farë kohe. Shpirtërisht le t’i braktisë nevojat dhe të bëhet Pasqyra e Gjithëdrejtuesit duke pranuar dobësinë dhe varfërinë e vet.

Në muajin e Ramazanit myslimanët në këtë jetë të përkohshme, me një jetë të shkurtër u jepet mundësia të përfitojnë moshën e përjetshme dhe një jetë të përgjithmonshme.Vetëm në muajin e Ramazanit njeriu mund të përfitojë frutat e një moshe të gjatë prej tetëdhjetë vjetësh. Në Kur'an theksohet se nata e Kadrit vlen më shumë se njëmijë muaj.

Shpesh herë një Mbret i Famshëm, disa ditë të vitit i zgjedh për vetveten si ditë festimi apo kuvendi dhe shtetasit e posaçëm të vet i njeh me ligje të veçanta, ndoshta dhe u falë dhurata të veçanta, duke qëndruar ballë për ballë njëri tjetrit pa kurrfarë perdeje, ashtu siç u ka hije shtetasve besnikë.

Po kështu edhe Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, Mbretëria e të Cilit arrin në njëzetetetë mijë botëra, ku të gjitha mbretëritë lëvizin me Fermanin e Urdhërave të Tij. Mesazhin dhe Fermanin më të madh dhe më të përsosur neve na i ka zbritur në muajin e Ramazanit. Kjo është edhe arsyeja që Ramazani të bëhet si festë e veçantë për All-llahun xh.sh., të Gjithdijshëm dhe të shndërrohet në një ekspozitë të madhe të Edukatorit të Vërtetë dhe në një kuvend shpirtëror. Pra kjo festë që thamë është Ramazani i Bekuar. Në të vërtetë për nga angazhimi i largimit të veseve epshore dhe të jetës kafshërore, duhet të na urdhërohet për një agjërim. Përsosmëria e Tij më e madhe është se ashtu siç na largon nga nevojat e stomakut, na pastron edhe nga zilia e shqisave; syri, veshi, zemra apo mendimet e liga të imagjinatës.

Domethënë secilës shqisë i ndalohet të ndërhyjë në shijime të ndaluara dhe të padobishme.

Përshembull: Gjuhën ta ndalosh nga gënjeshtra, përgojimi dhe nga fjalët e papëlqyera, sepse për të tilla veprime është duke agjëruar edhe ajo. Atë ta angazhosh në këndimin e Kur'anit, të bëjë "tespih", të përmendë All-llahun xh.sh., të pendohet për gabimet dhe t’i dërgojë përshëndetje Pejgamberit (a.s.).

Shembull tjetër: Syrin ta ndalosh nga vështrimi i harameve dhe nga lëvizjet në vende të dyshimta, kurse veshin ta drejtosh të mos dëgjojë fjalët e liga, por Kur'anin dhe fjalët e drejta. Në këtë mënyrë edhe shqisat e tjera i shtyn të agjërojnë në këtë muaj të ndritur.

Në qoftë se gjatë agjërimit e ndalon të punojë këtë fabrikë të madhe të stomakut, tryezat e tjera do t’i përshtaten më shumë atij.

Pika e tetë: Për jetën individuale, nga dobitë e shumta që sjell agjërimi i Ramazanit, do të veçojmë vetëm njërën.

Shpirtërisht dhe fizikisht për njerëzit, agjërimi është një ilaç me shumë efekt. Nga pikëpamja mjekësore është një dietë e mirë, sepse njeriu kur ha më tepër se sa duhet dhe pa kontroll, e dëmton stomakun, gjë që mund t’i shkatërrojë shëndetin. Duke gjykuar në këtë formë, ai mund të bëhet i pavëmendshëm edhe për ushqimiet e palejuara, gjë që do ta shqetësojë shumë shpirtërisht, jo vetëm për këtë jetë por edhe për atë tjetrën. Kjo vepër e papëlqyer bëhet shkak që zemra dhe shpirti të mos u binden urdhërave të fesë Islame. Në këtë moment nefsi i pakujdesshëm i merr në dorë frerët e njeriut dhe e sundon atë, duke e çuar ku të dojë vetë. Me agjërimin e Ramazanit njeriu mësohet të mbajë dietë. Të tillë janë edhe evlijatë, që duke ngrënë pak e pastrojnë veten nga veset e nefsit. Kështu nefsi mësohet t’i bindet urdhërave dhe stomaku i dobët e fatzi shpëton nga pesha e rëndë e bluarjes, që bëhet shkak që njeriu të sëmuret shpesh. Njeriu gjatë muajit të Ramazanit disiplinohet,që ai të mos i sulet haramit, duke braktisur hallallin. Ai e mëson njeriun ta kuptojë se qëllimi i krijimit të tij është të mos e shkatërrojë jetën shpirtërore.

Njeriu në jetën e tij në shumë raste përballohet me urinë, pra agjërimi i Ramazanit është një lloj ushtrimi, që ia kalit durimin njeriut. Agjërimi i Ramazanit zgjat rreth pesëmbëdhjetë orë në ditë dhe po të mos hahet syfyr, ai zgjat njëzetekatër orë. Pra për të kalitur durimin, ky është një ushtrim shumë i mirë dhe një ilaç për atë që nuk duron dot fatkeqësinë dhe nuk ka rezistencën e duhur. "Fabrika" e stomakut (lukthit) ka shumë anë shpirtërore, sepse pajisjet e saja kanë kontakt me vetë njeriun. Po qe se nefsi nuk e duron urinë e një muaji, atëhere sundimin e merr në dorë ai dhe bëhet shkaktari i veseve të tjera, duke u dhënë pas tij dhe duke harruar detyrat e adhurimit. Shqisat tek të vegjëlit, që janë si ato dhëmbëzat interesante, duke u marrur me ulërimën dhe tymin e "fabrikës" shpirtërore të stomakut, të ngrënit i ngatërron ato dhe ua rrëmben kohën e tyre. Po të mos ishte agjërimi, do t’i shtynte të harronin detyrat. Ky është një shkak që prej vitesh shumë njerëz të shenjtë, për të arritur përsosmërinë, e kanë mësuar veten të jetojnë me pak bukë dhe ujë. Me agjërimin e Ramazanit pajisjet e kësaj "fabrike" e kuptojnë se nuk janë krijuar vetëm që t’i shërbejnë asaj. Të tjera pajisje në vend që ta kalojnë kohën në ambjente të papastra të stomakut, ato duke agjëruar, kohën shpirtërisht e kalojnë duke provuar shije si melektë. Agjërimi e detyron njeriun ta kthejë vëmendjen nga ata që e kalojnë jetën pa ngrënë, si engjëjt. Për këtë shkak, në muajin e Ramazanit myslimanët shpirtërisht përparojnë në shkallë të ndryshme dhe sipas meritave fitojnë gëzime, qetësi dhe lehtësira të zemrës. Zemra, shpirti, mendja dhe sekretet e shqisave të besimtarëve në muajin e Ramazanit, për shkak të agjërimit përsosen dhe fitojnë shumë ngushëllime shpirtërore. Ato qeshin përballë vajtimeve të stomakut.

Pika e nëntë: Pikësynimin kryesor agjërimi i Ramazanit drejtëpërsëdrejti e ka të thyejë imagjinatën prej idhulli të nefsit dhe ta njohë dobësinë që të fillojë të bëjë adhurimin ndaj Krijuesit të tij. Këtu do të pasqyrojmë vetëm njërën nga dobitë e shumta:

Nefsi i njeriut nuk mund ta pranojë ekzistencën e një Edukatori të Gjithësisë. Ashtu si një faraon, ai kërkon të bëhet idhull. Megjithëse me shumë vështirësi, mundohu sa të duash, damari i tij përsëri kërkon të ringjallet. Ky damar i tij mund të thyhet vetëm me anë të urisë.

Përfundimisht agjërimi i Ramazanit e ka qëllimin drejtëpërsëdrejti të thyejë faraonësinë e nefsit, duke i treguar dobësinë, varfërinë dhe pafuqinë e tij. Ai e njofton se është një rob dhe asgjë më tepër.

Hadithi i Pejgamberit e ka theksuar se All-llahu i Madhëruar, nefsit i ka thënë:”Kush je ti, kush jam Unë". Nefsi i është përgjigjur: “ Unë jam unë, Ti je Ti". E ka torturuar, e ka futur në ferr dhe përsëri e ka pyetur, por ka marrë të njëjtën përgjigje: Ene ene, ente ente" (Unë jam unë, Ti je Ti) dhe asnjë torturë nuk i ka mjaftuar për t'ia thyer egon. Më pas All-llahu xh.sh. i ka bërë torturën e urisë, pra e ka lënë pa ngrënë dhe e ka pyetur: "Kush jam Unë, kush je ti?" Atëherë nefsi ka thënë

4)Me emrin e Atij që është i Patëmeta. Nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih) duke i shprehë falenderime Atij.

Përgjithmonë qofshin mbi ju bekimi dhe mëshira e pashterrshme e Zotit xh.sh.)

Të nderuar vëllezërit e mi të sinqertë!

Fillimisht ju uroj natën e "Beraatit" së bashku me Bajramin që po vjen. I lutem Zotit xh.sh. për natën e Kadrit që do të vijë, për të regjistruar në fletoren e veprimeve tona, të mirat, që do të bëhen dobiprurëse sa një mijë muaj. Vendosëm që të lexojmë këtë dua (lutje):

O All-llah sjellna neve dhe nxënësve të vërtetë, te Risale-i Nurit, që nata e Kadrit tëna bëhet më e dobishme se njëmijë muaj.

Inshaallah për të gjithë besimtarët do të kthehet në një arsye bollëku (bereqeti) dhe sevapi. Lutem me sinqeritet dhe shpresoj ndaj Mëshirës Hyjnore, që të gjitha ditët e Ramazanit të na i shpërblejë me sevapet e Natës së Kadrit. Amin!…..

Tani vendosëm që në secilën ditë, secili nxënës i Risales të këndojë një "xhuz" (dhjetë fletë të Kur'anit), në mënyrë që në secilën ditë tëRamazanit të bëhet nga një "hatme" (lexim i plotë i Kur'anit). Kjo të bëhet në formën e "nakshive", të cilët kur përmendin All-llahun xh.sh., ulen rreth e rrotull, duke marrë pjesë përqark atij rrethi të madh ku do të këndohet Kur'ani. Pra ato "hatme" të amshuara, të këndohen për një qëllim të lartë dhe shpresojmë që të pranohet me sukses ndaj Mëshirës së All-llahut xh.sh..

SAID NURSI

Shënim: Në prefektura, krahina dhe fshatra ku jetojnë nxënësit e rinj së bashku me të vjetrit, çdo ditë të Ramazanit të këndojnë nga një "xhuz" të Kur'anit, në mënyrë që ato duke u mbështetur tek këshillat e mësuesve të tyre, t’i shpërndajnë këto mendime të mbushura me sevape dhe dritë. Kështu ata do të arrijnë të fitojnë sevapet e "hatmes" së çdo dite të Ramazanit, meqenëse i këndojnë më një qëllim të lartë dhe pa kurrëfarë interesi material, vetëm për t'ua dhuruar besimtarëve të të gjithë botës.

KAPITULL I EKONOMISË

5) Me emrin e All-llahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.Hani e pini dhe mos e teproni.

Ky ajet i Zotit xh.sh., duke na dhënë një mësim të rëndësishëm, me saktësi na urdhëron të ekonomisim dhe na ndalon të shpenzojmë pa kriter. Kjo temë përmban tre pika:

Pika e parë: Krijuesi Mëshirëplotë nga njerëzit përballë mirësive që ka dërguar, kërkon "shyqyr" pra falenderime. Shpenzimi pa llogari e kundërshton falenderimin dhe është një nënvlerësim ndaj mirësive. Ekonomia është një nderim i plotë i fitimeve ndaj mirësive. Pra ekonomia është falenderim përkundrejt mirësive dhe nderim ndaj Gjithëdijes Hyjnore, si dhe një shkak i fortë për të fituar, duke e lehtësuar trupin e njeriut. Ekonomia të shpëton edhe sedrën, që të mos përulesh e të lypësh dhe të falë shijen e mirësive që nuk e ke provuar kurrë më parë. Shpenzimet pa llogari kanë një fund të tmerrshëm për shkak se kundërshtohet me parimet që përmendëm më lart.

Pika e dytë: Krijuesi i Gjithdijshëm trupin e njeriut e ka krijuar në formën e një vile të përsosur, apo të një qyteti të rregullt. Shqisa e shijes në gojë si një portier, nervat dhe damarët i paralajmëron që të bëjnë marrëveshjen midis shijeve të gojës dhe të stomakut. Ato janë njëlloj si telat e telefonit, po qe se nuk ka nevojë, i thotë stomakut që është e ndaluar dhe i kthen jashtë ushqimet. Nganjëherë po qe se trupi s’ka nevojë për to dhe ndonjë ushqim është i hidhur apo i thartë, menjëherë ia hedh jashtë, duke ia pështyrë fytyrën. Siç e shikuat, shqisa e shijes është një "portier". Nga pikëpamja e kursimit të trupit, stomaku është si një zotëri dhe sundimtar. Pra në qoftë se dhurata e sundimtarit të vilës apo qytetit vlen njëqind lira, portieri meriton vetëm pesë lira dhe jo më tepër. Nuk duhet të paguhet portieri më tepër, sepse duke harruar detyrën kryelartësohet dhe e humbet mendjen, duke futur brenda "vilës" provokatorët. Nga ky sekret propozojmë dy kafshata, njëra që përmban djath dhe vezë dhe vlen dyzet para, e cila ka një ushqim të fortë, kurse tjetra bakllavaja më e shijshme, vlen katërqind para. Këto dy kafshata, para se të hyjnë në gojë, dhe pasi të kalojnë nga fyti, nga pikëpamja trupore nuk kanë dallim. Ndoshta nganjëherë djathi të ushqen më mirë, vetëm se nga pikëpamja e shijes së gojës, vetëm një gjysmë minute më tepër e kënaq këtë shqisë dhe kaq. Pra për hatrin e një gjysmë minuti nga dyzet para të hipësh në katërqind, është një shpenzim i pavlerë dhe kuptohet,se është pa kurrëfarë dobie. Nuk ia vlen që portierin ta nderosh nëntë herë më tepër se sundimtarin e vilës. Kur atë e vlerëson, atëhere kryelartësohet dhe thotë: "Këtu unë jam sundimtar, kush më jep më tepër dhurata apo shije, atë e marr brenda". Ti nuk mendon se brendësinë e trupit po e ngatërron dhe po e zhyt në zjarr. Kjo do të të bëjë të bërtasësh me të madhe: " Aman thirreni doktorin të më shuajë zjarrin!" Kur i bindesh Zotit xh.sh. dhe bën ekonomi, je mbështetur në Gjithëdijen e Tij dhe shqisën e shijes e konsideron si portier duke e respektuar sipas detyrës që ka. Ngaqë shpenzimi pa kriter kundërshton Gjithëdijen Hyjnore, nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të marrësh një shuplakë syve. Gjithashtu duke e ngarkuar stomakun, e humb oreksin e mirë. Me një oreks adtificial duke u ushqyer me ushqime të shumëllojshme, që të mundojnë dhe të sëmurin.

Pika e tretë: Në pikën e dytë thamë se shqisa e shijes është portier. Me të vërtetë që është e tillë për ata njerëz që në ritin e falenderimit, nuk kanë përparuar shpirtërisht dhe që janë të pakujdesshëm. Për hatrin e shijes është e mjaftueshme të shpenzojmë një para, por në fakt ne harxhojmë dhjetë. Por për ata që hanë vetëm për falenderim, që janë njerëz të vërtetë dhe që përparojnë shpirtërisht, ata barazpeshohen me tregimet e "Fjalës së Gjashtë", që thotë: "..shqisa e shijes së tyre është një kontrollues dhe inspektor i kuzhinëve të Mëshirës së Zotit xh.sh., që shërben për të shijuar dhe vlerësuar të gjithë sasinë e mirësive. Pra gjuha me peshoret e shijeve, duke drejtëpeshuar në formën e një falenderimi mirësitë e Zotit xh.sh., ia lajmëron trupit dhe stomakut.

Pra e kuptoni se me këtë tregim shqisa e shijes nuk ka detyrim vetëm për anën fizike të trupit dhe ndoshta pikësynimi i saj është që stomaku të mos i kundërvihet zemrës, shpirtit dhe mendjes së njeriut. Kushdo në këtë mënyrë, mund t’i njohë shijet me një kusht; i pari, kur nuk shpenzon më tepër se sa duhet; i dyti, kur i ndjen të gjitha llojet e shijeve të mirësive për të bërë detyrën e falenderimit ; i treti, pa hyrë në asortimente të palejuara, duke menduar se nga shpenzimi i tepërt të mos poshtërohet dhe i katërti, duke u kujdesur që po qe se gjuhën, pra shqisën e shijes e përdorë për të bërë "shyqyr" dhe falenderim, atëhere mund të marrë shije sa të dojë.

Një herë një dijetar i madh, Imam Gejlani (k.s.), mori për të edukuar djalin e një plake. Plaka kur ka shkuar të shohë djalin e vetëm dhe të llastuar në dhomën ku rrinte, ç'të shihte! Mësuesi i tij për ta mësuar që të përballojë vështirësitë e jetës, i ka dhënë të hajë një copë bukë të zezë, thatë. Dhimbja dhe dobësia për djalin ka tërhequr mëshirën e nënës dhe ajo me vrap ka hyrë në dhomën e mësuesit të tij, që po hante një pulë të pjekur. Plaka fisnike hidhërohet më tepër dhe thotë: "O mësues! Si i bëhet kështu hallit? Djali im po vdes urie, kurse ti po ha një pulë të pjekur!" Njeriu i shenjtë i thotë pulës së pjekur: "Ngrihu me lejen e All-llahut xh.sh.!" E në të mblidhen kockat e pulës së pjekur dhe ajo befas ngrihet dhe del nga ena e fillon të ecë. Këtë të vërtetë, shpirtërisht e kanë transmetuar shumë njerëz besnikë. Ai i thotë plakës: "Kur të arrijë djali yt në këtë pozitë, atëhere edhe ai le të hajë pula". Kjo fjalë e Gejlaniut ka këtë kuptim: "Kur të arrijë djali yt që në trupin e tij të sundojë shpirti trupin, zemra nefsin dhe mendja stomakun dhe të shijojë vetëm për të falenderuar, atëhere mund t’i hajë gjërat e shijshme".

Shën: 1. Gavsi Gejlani ka qenë një njeri i shenjtë me famë, të cilin bota e ka njohur të tillë me anë të "kerameteve" të veçanta. Gavsi Gejlani ka qenë 190 cm i gjatë dhe 40 kg i rëndë, që nga pikëpamja mjekësore nuk mund të jetojë. Që këtu kuptohet se nuk është ushqyer me pula, kështu që ngjarja e mësipërme është vetëm një mësim për ne. Shën. i përkthyesit.
Kush bën ekonomi, ai nuk vuan shumë për furnizim.

Me sekretin e këtij hadithi e kuptuam se: Kush bën ekonomi, nuk vuan vështirësitë e urisë së familjes. Mund të parashtrojmë argumente të shumta që kush e përdorë ekonominë,do të gjejë bollëk, duke mos vuajtur nga uria. Në mënyrë të përmbledhur, me provat e mia dhe nga dëshmitë e shokëve që më shërbejnë, u them se: "Meqenëse bëjmë ekonomi, nganjëherë All-llahu xh.sh. po na jep dhjetë fishin. Gjatë nëntë vjetëve, nga tridhjetë vjetët e internimit, disa prijës fisesh që ishin internuar me ne në qytetin Burdur, që të mos poshtërohesha nga skamja, më jepnin zekatin e mallit të tyre. Atyre që ishin të pasur u thoja që megjithëse jam i varfër, nga përdorimi i ekonomisë (kursimit), që kam mësuar prej shumë vitesh, unë jam më i pasur se sa ju. Ata përsëri më propozonin për diçka, por unë nuk ua pranoja. Është për t’u habitur se ata njerëz që m’u luteshin që t'ua pranoja zekatin e tyre, pas dy vjetëve disa prej tyre nga që nuk bënin ekonomi, morën para hua. Falenderoj All-llahun xh.sh., sepse për shkak të ekonomisë më mjaftonin paratë që kisha. Zoti nuk më detyroi që të detyrohesha të kërkoja tek të tjerët para hua. Nuk më shtyu deri aty sa të prish principet e jetës time dhe t’i kërkoj ndokujt diçka. Pra ai që nuk bën ekonomi, nga ana shpirtërore është kandidat për t’u bërë lypës dhe për t’u poshtëruar. Në këtë botë ato para që shpenzohen në vende të papërshtatshme janë shumë të dhimbshme. Përkundër këtyre parave, ndonjëherë shitet nderi dhe namuzi, në raste të tjera për të fituar ca para të tilla, shiten qenie të shenjta të fesë.

Kështu duhet të mbështetesh tek urdhëri i Zotit xh.sh.

7)8 ) Nuk ka asnjë gjallesë në tokë, që

All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.

Prandaj ndihma e Zotit xh.sh. të vjen nga nuk e mendon, për të gjetur mundësinë, rriskun për të jetuar. Këtë ta garanton ajeti që përmendëm. Mos të harrojmë se rrisku ndahet në dy pjesë:

I pari: Është rrisku i vërtetë me të cilin mbahesh gjallë. Me domethënien e këtij ajeti, ai është nën garancinë e Zotit xh.sh.. Po qe se nuk përzihet dashakeqësia e njeriut me këtë rrisk që është i nevojshëm për njeriun, patjetër që e gjen atë. Përballë këtij rrisku, nuk është e domosdoshme të sakrifikosh as fenë, as nderin dhe as krenarinë, namuzin.

I dyti: Ky rrisk është i mbushur me artificializma dhe abuzime të ndryshme, që të imponohen si nevoja të jetës. Ky ves i paraqitet si ai i alkolistit, që nuk mund ta braktisë dot pijen. Për këtë rrisk All-llahu xh.sh. nuk të garanton dhe dihet se në këtë kohë të vështirë ajo të kushton shumë shtrenjtë. Më parë duhet të sakrifikosh nderin dhe më pas ta pranosh poshtërsinë, bile ndonjëherë, do të ulesh aq poshtë sa që të puthësh edhe këmbët e ndonjë të poshtëri. Do të të duhet ta braktisësh dritën e jetës së përjetshme, pra fenë, vetëm e vetëm se do të fitosh disa mall pa vlerë. Në këtë kohë që nevojat dhe varfëria janë shtuar, përballë njerëzve të varfër dhe të uritur, nuk duhet të ngopesh dhe veçanërisht duhet të largohesh nga shijimi i atyre sendeve të papastra, duke lakmuar jetën luksoze. Ky veprim që po bën duhet të ta hidhërojë ndërgjegjen. Në këtë kohë që shumica e fitimeve janë të dyshimta, nga mallërat e pamerituara ty duhet të të mjaftojë vetëm e domosdoshmja. Në një hadith të Pejgamberit (a.s.) thuhet: Njeriu prej mallit haram, mund të hajë vetëm sa mos të vdesë.
Nga mallërat haram mund të marrësh vetëm aq sa s'mund të jetosh pa to, por jo më tepër. Pra kush ka rënë në gjendjen e urisë, ai nga copa e mishit të coftë nuk mund të hajë aq sa të ngopet, por vetëm aq sa të mos vdesë nga uria. Njerëzit nuk duhet të hajnë pa kriter përkundrejt mijëra të uriturve.

Për të ilustruar faktin që ekonomia është një arsye sedre dhe përsosmërie, do të tregojmë një ndodhi mjaft interesante: Një herë në kohë të lashta, një bujar i famshëm me emrin "Hatemi Tai", kur ka dhënë një pritje të madhe, miqve u ka dhënë edhe nga një dhuratë të bukur. Vetë del dhe shëtit nëpër shkretëtira. Në shkretëtirë takohet me një plak, që po mbarte mbi shpinën e tij ferra, të cilat e kishin përgjakur atë. Bujari i thotë plakut:

"O plak, braktisi këto ferra dhe shko në filan vend ku "Hatemi-Tai” shtron gosti të mëdha për miqtë dhe u jep dhurata të bukura. Në vend të këtyre ferrave që nuk bëjnë as pesë grosh, atje do të fitosh pesëqind".

Plaku që e njihte mirë ekonominë i përgjigjet:

"Unë me nderin tim, peshën dhe këto ferra i mbaj dhe i ngre dhe nuk mundem t'i jem mirënjohës "Hatemi-Tai”-së.

Pas një farë kohe pyesin "Hatemi-Tai”-së:

"Ti a ke parë diku ndonjë bujar më të madh se veten?"

Ai u përgjigjet: "Po. Atë plakun që takova në shkretëtirë dhe që kishte ngarkuar në kurriz ferra. Ai është më bujar se unë, sepse ishte një ekonomiqar me sedër dhe i ndershëm.

Pika e pestë: All-llahu i Madhëruar me Mëshirën e Tij të Pafundme, ka bërë që në këtë jetë, si të pasurit ashtu edhe të varfërit, t'i gostisë dhe t'i shijojnë njëlloj mirësitë e Tija. Pra një të varfëri, nga uria dhe kursimi i tij, do t’i shijojnë më shumë një copë bukë e zezë dhe thatë, se sa një mbret apo pasanik që shpenzon pa kriter dhe që nga mërzia ha bakllava të shijshme, pa kënaqësi dhe pa oreks. Është për t’u habitur se disa që janë mësuar të shpenzojnë pa kriter, i shikojnë me dashakeqësi ekonomiqarët. Kjo është një marrëzi e këtyre lloj njerëzve që përbuzin bujarinë e vërtetë, duke thënë për ta se janë ambiciozë. Por ambicja dhe përbuzja janë fytyra e brendshme e njerëzve të pamoralshëm, të cilët shpenzojnë pa kriter.

Në qytetin Isparta, në dhomën time ndërsa isha duke shkruar këtë kapitull, kjo ngjarje ma përforcoi këtë bindje. Në kundërshtim me principin tim, një nxënës më dhuroi tre kg. mjaltë. Megjithëse u mundova që t'ia kthej, nuk ia arrita. Me të vetmin qëllim që në këta muaj të mëdhenj; Shaban dhe Ramazan, t’ua jap tre vetëve nga pak, që t’i ëmbëlsoj me mjaltë tridhjetë-dyzet ditë dhe përveç kësaj, ai që ma solli të fitojë sevape, u thashë shokëve që ta merrnin mjaltin. Unë e kisha një *okë, prandaj e pranova atë për ato tre shokë, që ishin prej atyre që vlerësonin ekonominë. Kështu duke ia dhuruar njëri tjetrit mjaltin, duke iu bërë ziliqarë nefsit të njëri-tjetrit, për tre-katër netë, u sosën tre kg mjaltë. Unë u thashë duke qeshur: "Unë prej atij mjalti do t’ju kisha shijuar tridhjetë-dyzet ditë, kurse ju tridhjetën e ulët në tre ditë. Megjithatë ju bëftë mirë! "Një okshen" time unë e shpenzova me ekonomi gjatë muajve Shaban dhe Ramazan. Në kohën e iftarit falenderoj All-llahun xh.sh., sepse në mënyrë të barabartë me ditët e këtyre muajve, çdo ditë e hëngrëm nga një lugë (1), si unë, ashtu duke u dhënë edhe atyre, duke fituar gjithashtu edhe sevape.

Arsyetimin tim, ndoshta dikush e quan ambicje dhe atë të shokëve të mi e quan bujari, por realisht nën pamjen e kësaj "ambicjeje", në fshehtësi shfaqet një bollëk dhe sevap i madh, që e pamë me sytë tanë. Po qe se do të arsyetonim ashtu, përfundimi i asaj bujarie me shpenzime të mëdha dhe pa kriter, do ta zbriste njeriun në një gjendje lypësi,duke pritur nga duart e dikujt tjetër ndonjë lëmoshë.

Shën: 1. Është një lugë pak më e madhe se ajo e çajit.... *një okë është e barabartë me 1200 gr.

Pika e gjashtë: Ka shumë dallim koprracia nga ekonomia (kursimi). Shpirtërisht ato ndryshojnë siç ndryshon modestia nga servilizmi i paskrupullt. Ashtu si dinjiteti dhe serioziteti, që nga kryelartësia shpirtërisht janë veç, në dukje ngjajnë njëri me tjetrin.

Edhe dinjiteti i njeriut shëmbëllen me lartësimin, por kanë domethënie të veçanta. I pari meriton lavdinë dhe i dyti të shqetëson.

Po kështu edhe ekonomia është një cilësi e bukur, që përcakton edhe rregullin e gjithësisë si dhe është një veprim i Pejgamerit tonë (a.s.), i Cili është larg nga koprracia, ambicja dhe dorështrëngimi, që janë simbole të poshtërsisë dhe nuk pajtohen me bujarinë kurrë. Po parashtrojmë edhe një ndodhi që vërteton temën tonë:

Njëri nga shtatë Abdullah-llarët e famshëm, ka qenë djali i Umer-ul Farukut (r.a), pra djali i njërit prej katër sahabeve të mëdhenj të Pejgamberit (a.s.). Abdullahi ka qenë një nga shkencëtarët më të mëdhenj. Ky njeri një ditë pazari, për arsye të ekonomisë dhe për të mbrojtur rregullin e pazarit me besnikëri, për dyzet para kishte bërë debate të forta. Kur e kishte parë një shok tjetër i Pejgamberit (a.s.), ishte habitur se si kishte mundësi që djali i njërit prej halifeve të Pejgamberit, të grindej për dyzet para dhe thoshte me vete se kjo ishte një ambicje dhe asgjë më tepër. E pa që Abdull-llahu po afrohej tek shtëpia e tij dhe në të dyja hyrjet e sokakut, po e prisnin dy lypësa. Shkoi tek njëri prej tyre dhe u vonua pak. Pastaj shkoi tek i dyti dhe përsëri u vonua. Më pas hyri në shtëpi. Sahabja tjetër që e njihte atë, e ndoqi nga mbrapa për së largu dhe posa ai u largua i afrohet njërit prej lypsëve dhe e pyet:

"Çfarë të dha Imami?"

"Një flori"-tha

Pastaj pyeti tjetrin, prej të cilit mori të njëjtën përgjigje. U çudit shumë ky sahabe i Pejgamberit (a.s.) dhe tha:

"Fesubhana-llah, në pazar u grind për dyzet para në mes të njerëzve, më pas tek shtëpia e tij, në një vlerë dyqind herë më tepër, me gjithë zemër, jep dy flori!"

Duke menduar kështu, ndërsa ecte rrugës, e mbërriti Imam Abdull-llahun, të cilin e pyeti:

O Imam! Ma zgjidh këtë problem që po më mundon! Ti në treg veprove në mënyrë vulgare, kurse tek shtëpia ndryshe.

Imami i përgjigjet dhe i thotë:

“Në treg kam vepruar në bazë të ekonomisë, që të ruajmë rregullin e tregut, gjë që nuk do të thotë të jesh ambicioz.Veprimi që kam bërë tek shtëpia ime, është vepër e mëshirës së zemrës dhe i përsosmërisë së shpirtit. Siç nuk ka qenë veprimi i parë një ambicje personale edhe i dyti nuk ka qenë një shpenzim i tepërt".

Imam Adhami këtë sekret e ka theksuar me këto fjalë të bukura:Shpenzimi në vendin e duhur nuk është "israf" (shpenzim i kotë), po kështu edhe harxhimi pa kriter, nuk të sjellë kurrfarë dobie".
Pika e shtatë:

Shkaku i shpenzimit të tepruar është ambicja, e cila ka tre përfundime të këqija: I pari, mosbindja ndaj Zotit xh.sh.. Kjo çështje ia thyen zellin për punë njeriut. Në vend që të falenderojë, ai rri duke u ankuar dhe e lëshon veten në prehrin e vagabondësisë. Braktis atë pak mall hallall (3) dhe vrapon pas atij haram, ngaqë atje fitohet pa vështirësi. Me këtë veprim, ai sakrifikon sedrën dhe nderin.

Shkaku i dytë i ambicjes është se njeriu shkon drejtë mossuksesit dhe humbjes, ngaqë nuk i realizon dot qëllimet. Secili i kundërvihet dhe askush nuk i jep ndihmë, deri sa të përballohet me sekretin e kësaj fjale që thotë:Gjithmonë koprraci është në humbje dhe pa shpresë.
Është e qartë se ndikimi i ambicjes dhe i bindjes rrjedhin në popull si dy parime të kundërta.

Shkurt drurët frutorë, ngaqë janë të bindur qëndrojnë në vendet e tyre, duke u arritur rrisku në këmbë, sepse ato kanë nevojë për ushqim. Kafshët ngaqë sulen me ambicje pas ushqimit, akoma më me vështirësi e fitojnë atë. Këta shembuj tregojnë se ambicjet ta vështirësojnë jetën dhe bindjet të sjellin dobi. Edhe foshnjet e vogla, të dobëta dhe të pafuqishme, me gjuhën e sjelljes së tyre, sigurojnë ushqimin e mjaftueshëm për të jetuar, si qumështin, më të pëlqyerin nga ushqimet, që i rrjedh në gojë. Edhe egërsirat, për shkak të sulmit ambicioz ndaj rriskut, arrijnë të sigurojnë një rrisk të papastër. Këta dy shembuj na ilustrojnë çështjen tonë. Këtë çështje e përforcon edhe jetesa e peshqëve trashaluqë, që përfitojnë një ushqim të përsosur pa shumë sakrificë, ngaqë janë të bindur dhe të nënshtruar. Dhelpra dhe majmuni, meqënëse mbështeten tek intelekti i tyre dhe sulmojnë me ambicje edhe pse vrapojnë pas rriskut të tyre, përsëri mbeten të paushqyer mirë dhe të dobët.Po në këtë rrugë edhe çifutët, ngaqë sulen pas rriskut me ambicje, kamatë dhe pabesi, përfitojnë të tilla gjëra, që nuk janë hallall. Ata përballohen me përuljen dhe jetën e endacakëve, për shkak të mosbindjes, gjë që po të manifestonin të kundërtën, bindjen, do të gjenin një rrisk të bollshëm dhe do të jetonin me nder. Ky fakt na vërteton edhe akuzën tonë.

(3) Shën: Nga mospërputhja me parimet e ekonomisë, shpenzimet shtohen dhe të ardhurat pakësohen. Secili i ngul sytë tek dera e shtetit. Burimi i të ardhurave që janë: zeja, tregtia dhe bujqësia, shkojnë drejt rënies dhe niveli i jetës së popullit bie ditë për ditë drejt varfërisë së thellë.

Dijetarët (4) dhe poetët (5) ngaqë mbështeten tek inteligjenca e tyre dhe ambicja, gjithmonë mbeten të varfër, kurse shumë budallenj e të pafatë, nga gjendja e tyre përfitojnë më shumë se ta.

Shën. (4) : Nga ministrat e mençur të mbretit të famshëm dhe të drejtë të persianëve, është pyetur me kureshtje:

" Pse dijetarët trokasin tek dera e kryetarëve dhe kryetarët nuk trokasin tek dera e dijetarëve, kur dihet se dija qëndron mbi sundimin?"

Ai u është përgjigjur në këtë mënyrë:

"Kjo vjen nga dituria e dijetarëve dhe nga padituria e kryetarëve. Domethënë, kryetarët nuk dinë ta vlerësojnë dijen, që të shkojnë tek dera e dijetarëve për ta kërkuar atë. Dijetarët nga dija e tyre, që dinë ta vlerësojnë mallin e vet, e shesin atë tek dera e kryetarëve". Ky dijetar, në një formë të bukur dhe të hollë, duke krahasuar këtë ndryshim të sjellshëm ka theksuar shkakun e poshtërsisë së dijetarëve, që si rezultat i krenimit për shkencën e tyre, detyrohen të bëhen lypsa.

Hysrev

Shën.(5) : Edhe kjo ndodhi e përforcon këtë pohim. Shteti francez u jepte diplomë lypsi poetëve, ngaqë dinin për të kërkuar, pra për të lypur.

Sulejman Rushdi

Bindja të bën pasanik. Kjo me një saktësi të madhe vërteton se rrisku hallall vjen sipas dobësisë dhe varfërisë dhe jo sipas aftësisë dhe dëshirës. Ndoshta rrisku hallall bie në

kundërshtim me aftësinë dhe vullnetin. Vogëlushëve sa më tepër u shtohet aftësia, aq më shumë u pakësohet edhe rrisku.

“Bindja është një thesar që nuk soset kurrë.”

Ambicja është një minierë vështirësish dhe poshtërsish.

Ky hadith e sqaron mjaft mirë temën tonë.

Shkaku i tretë i ambicjes: Ambicja njeriut ia thyen sinqeritetin dhe ia shqetëson rrugën e mbarë të punëve të mira të jetës së mbrapme, sepse: Po qe se një njeri i devotshëm ka ambicje, kërkon dhe pret nderim ndaj vetes. Kur e kryen atë qëllim për vetveten, e humb sinqeritetin ndaj Zotit xh.sh.. Duhet pasur kujdes ndaj kësaj dukurie, sepse ka rëndësi të veçantë.

Përfundim: Shpenzimi pa kriter të çon tek mosbindja, e cila të thyen dashurinë dhe zellin për punë, të kthen në sorollatës, të hapë dyert e ankesave të pambarim dhe të hipokrizisë (6), të thyen sinqeritetin, të thyen nderin dhe të çon në rrugën e lypësit. Ekonomia është një shkak dhe rezultat i bindjes.
Njeriut, bindja ia garanton nderin dhe ambicja poshtërsinë.

Ky hadith tregon se rezultati i bindjes është nder, fisnikëri dhe lartësim. Bindja të jep forcë dhe trimëri për të punuar dhe ta shton dashurinë ndaj punës. P.sh. punove një ditë. Me sekretin e bindjes, duke iu bindur fitimit të paktë që ke fituar, atëhere edhe ditën e nesërme do të punosh. Për "musrifët" (ata që shpenzojnë pa kriter), ngaqë nuk i binden shansit që u ka dhënë All-llahu xh.sh., të nesërmen nuk punojnë, bile edhe po të punojnë, e bëjnë punën pa vullnet. Ekonomia që vjen nga bindja e njeriut, ia hap derën të ushqyerit të mirë dhe ia mbyll ankesat, pra e gjithëjeta vazhdon me falenderime. Të bësh ekonomi do të thotë të mos presësh gjë nga askush. Në këtë mënyrë nuk i përulesh askujt dhe e ke syrin të ngopur,e atëherë të hapet dera e sinqeritetit ndaj Krijuesit dhe të mbyllet ajo e hipokrizisë.

Shën. (6): Sa herë të takohesh me atë që harxhon pa kontroll, ai fillon e të rradhit ankesat. Edhe i pasur po të jetë, ai përsëri do të ankohet. Po qe se do të takohesh me një të varfër dhe të bindur, do të dëgjosh vetëm falenderime.

Në një mënyrë të gjerë, m'u shfaqën dëmet e mosmbështetjes në ekonomi.

Kështu para nëntë vjetësh erdha në një qytet fisnik. Meqenëse ishte dimër nuk e pashë burimin e prodhimeve të tyre. Zoti e mëshiroftë myftiun e atij qyteti, që më patë thënë disa herë: "Populli ynë është i varfër". Fjala e tij më shqetësoi shumë. Gjatë pesë-gjashtë vjetëve që vazhduan, më dhimbseshin njerëzit e atij qyteti të varfër. Pas tetë vjetësh, në verë shkova përsëri në atë qytet. Kur pashë vreshtat e tyre të begata, më ra ndër mend fjala e myftiut. Thashë: "Fesubhanallah! Prodhimi i këtyre vreshtave i tejkalon nevojat e tyre. Ky popull nuk është i varfër, por shumë i pasur". Fjala e myftiut më habiti shumë, por e dija se nuk mashtron, meqenëse ka qenë edhe udhërrëfyesi im. Më në fund e kuptova përse më pati thënë ashtu, për shkak të mosmbështetjes në parimet e ekonomisë. Kishte ikur bereqeti i prodhimeve dhe të ardhurave të tyre. Edhe pse kishin gjithë atë pasuri, përsëri myftiu vazhdonte të thoshte:"Populli ynë është i varfër!"

Pra nga shumë prova që solla deri tani, në qoftë se për mallin e jep zekatin, ai të shtohet më shumë. Po kështu edhe ekonomia është një shkak tjetër për të shtuar prodhimin, siç janë në të kundërt, mosdhënia e zekatit dhe shpenzimi pa kriter,të cilët janë shkak për të larguar bereqetin e mallit. Këtë çështje e kanë vërtetuar ndodhi të panumërta. Platoni i fesë Islame, prijësi i mjekëve dhe mësuesi i filozofëve, Ebu Ali Ibni Sina i famshëm, që në Europë e thërrasin Avicena, nga pikpamja mjekësore duke komentuar këtë ajet:
Hani e pini dhe mos e teproni; ka thënë:
“Mjekësinë e përmblodha në dy rreshta. Ekonomia është rezultat i bindjes.

Bukuria e fjalës është tek shkurtësia e saj. Kur të hash, ha pak. Pasi të kesh ngrënë, mos ha pa kaluar katër pesë orë. Shërimi është tek tretja, pra ha atë që stomaku e tret më lehtë. Rëndesa më e madhe e stomakut është kur ha ushqim pas ushqimi". (7)

Ja pra dy vjet më pas, ata që shpenzonin pa kriter, duke vërtetuar temën, lufta e dytë botërore, çoi që ata të bëjnë me zor ekonomi.
__________________
Vetëm e All-llahut është gjithë ç'ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai e dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.(Ali Imran,129)


 

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden