Home
Kontakt
Radio chat
Radio Islam Live
gjetja e kibles
film shqip
Film Islam
FILM Mesazhi Islam Flitet shqip
Jeta e Muhamedit a.s
Ajeti mê Madhshtor
Xhamija e muhamedit a.s
Kuran i Kerim
Leximi i kuranit nê Rad
Përgjixhjet prej kuranit
Kurani sipas Sureve
Lexim i Sureve
Allahu Egziston
Hadithi
40 Hadithe e Neveviut
40 Hadithe Kudsiji
Hafizi 5 Vjeqar
Mrekullit e Allahut
Katastrof e Tsunamit
Ilahi
shêndeti
Jasin
satelitet deshmojn
Dituria e Islamve
Islam Kalendar
El-Fikh'-Ul Ekber
E Verteta e Jetes
Vdekja e pejkamberit
Pjesetetrupit tê Njeriut
Mso Gêrma Arabe
Mso tê shkruash Arab
E Vêrteta e jo ulizion
Disa raste Nuh a.s
40 Kêshilla Familjare
"Ramazani dhe Agjërimi"
Agjerimi Ramazanit
Allahu Njihet
Sahabet e Profetit-a-s
Dita e Gjykimit
Haxhi dhe Umreja
Gruja nê Islam
Hutbeja
Hz.Musa a.s
Imam Hyseini r.a
ILmihali
Islami Denon Terorizmin
Islami eshte fe e persosur
Ligjerata
Krijesat e Mrekullishme
Kurani eshte i Vertet
Kurani Sherues
Leter Nenes e Motres
Lufta e Bedrit
Mashtrimet e shejtanit
Mrekullit e Kuranit
Nektari i vulosur i Xhennetit
Mos Falja e Namazit
Biografia Muhamedit
Historija Al-Aksa Xhamis
Porosija Islame
Pse Islami
Pse Mbulesa
Ramazani dhe Namazi
Shenja mê emadhe
Shenjat e Kijametit
Per Femij Lojra
Kushtet e Fes
Libri i endrave
Akide
Marja Avdesit
Hasan Al Basri
Disa Ajete me Pêrthim Shqip
Emrat tê Femrave
Emra tê Meshkujve
Nen Dhe Ze Ndegjuan
Tronditje e Vertet
Ndegjimi i Jasinit
Popujt e zhdukur 1-2
Film islam Vizatimor
Mrekullit e Allahut s-v-t
EbuHanifa.r.a.horizonti
Shirku - Mëkati që nuk falet
Pse vendosen te mbulohen
Kurthat e Magjistarit
Pejkambert e Allahut s,v,t,
Kohet e namazit
Ezani
Ikameti
Duaja e Ezanit
Msimi i Namazit
Namazi per Fillestar
Falja e Namazit
99-Emra-Esma-ul-Husna
FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU
Ehlu’s-Sunneti Ve’l Xhemaati
Hz Isa a-s Dotê Kthehet
Disa sure të shkurta nga Kur'ani
Sherim brenda 30 minutave me ndihmen e ALLAHUT.svt
Mburoja e Muslimanit
 

FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU



FUNDI I KOHËS
dhe
MEHDIU



                                  PARATHËNIE

Fundi i Kohës (apo Ditët e Fundit) mund të mos jetë nocion i njohur për shumë njerëz. Prandaj, së pari do të japim një shpjegim të shkurtër për të. Fundi i Kohës domethënë ‘epoka e fundit’. Sipas literaturës Islamike, ajo është një periudhë kohe që është afër Fundit të botës.

Shenjat në Kur’an dhe përmendjet e shumta të Fundit të Kohës të dhëna nga literatura e Haditheve na sjellin në një përfundim shumë të rëndësishëm. Vargjet Kur’anore dhe hadithet tregojnë se ekzistojnë dy faza të Fundit të Kohës. Faza e parë është një periudhë kur gjithë njerëzit do të vuajnë probleme materiale dhe shpirtërore. Pas kësaj, Bota do të hyj në një periudhë të shpëtimit të quajtur ‘Epoka e artë,’ e cila karakterizohet me begati dhe mirësi për shkak të mbizotërimit të fesë së vërtetë. Me përfundimin e Epokës së artë, do të ketë një rrënim të shpejtë shoqëror dhe njerëzit do të fillojnë të presin Fundin e Botës.

Në këtë libër, do të ekzaminojmë Fundin e Kohës në dritën e ajeteve dhe haditheve. Është e qartë se shenjat në fjalë tani kanë filluar të shfaqen njëra pas tjetrës, pikërisht ashtu siç përshkruhet në këto referenca. Ardhja e këtyre shenjave e lajmëruar katërmbëdhjetë shekuj më parë janë ngjarje madhështore që shtojnë besimin dhe besnikërinë e besimtarëve ndaj Allahut. Pa dyshim se nuk është rastësi që, në një periudhë aq të shkurtër kohe, të gjitha këto shenja të shfaqen njëra pas tjetrës. Këto shenja janë lajm i mirë për robërit e Allahut.

Rrëfimi i ngjarjeve që përshkruhen në faqet në vazhdim është përgatitur në pajtim me udhëzimin e ajetit:

Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t’jua tregojë shenjat e Tij e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt, nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që bëni ju. (Sure Naml: 93)

Një tjetër çështje që duhet ta theksojmë këtu është se Allahu di më së miri çdo gjë. Si për çdo temë tjetër, ne nuk kemi dijeni tjetër veç asaj për të cilën Ai na bën me dije.

 

              Shenjat e Ditës së Fundit në Kur’an

A mos vallë mohuesit presin, që t’u vijë befasisht vetëm Ora (e Kiametit)? Ndërkohë, shenjat e saj kanë ardhur. Po për çfarë do t’u shërbejnë atyre këshillat, kur t’iu ketë ardhur Kiameti?! (Sure Muhammed: 18)

Nga ky ajet ne mësojmë se Kur’ani përshkruan shenjat që lajmërojnë ardhjen e Ditës së Fundit. Për t’i kuptuar shenjat e këtij ‘lajmërimi madhështor’ duhet të mendojmë lidhur me këto vargje. Përndryshe, siç dëshmon ky ajet, të menduarit tonë nuk do të na bëj dobi kur të na vjen papritur Dita e Fundit.

Ora është afruar

Allahu shpall në Kur’an se nuk mund të ketë dyshim se Dita e Fundit është afruar.

Se Ora (e Kiametit) do të vijë, gjë për të cilën s’ka dyshim... (Sure Haxhxh: 7)

Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre vetëm me urtësi. Ora (e Kiametit) do të vijë me siguri. (Sure Hixhr: 85)

Mund të ketë njerëz të cilët mendojnë se porosia e Kur’anit lidhur me Ditën e Fundit u shpall më shumë se 1400 vjet më parë dhe se kjo është një periudhë e gjatë kohe krahasuar me kohëzgjatjen e jetës njerëzore. Por këtu, bëhet fjalë për fundin e botës, të diellit dhe të yjeve, shkurt, të gjithësisë. Kur e marrim parasysh se gjithësia është miliarda vite e vjetër, katërmbëdhjetë shekuj është një periudhë shumë e shkurtër kohe.

Epërsia e moralit të Islamit në botë

Allahu bën të ditur se ata të cilët i shërbejnë Atij në mënyrë të plotë, pa i shoqëruar Atij asnjërën prej krijesave të Tij si hyjni dhe bëjnë punë të mira për të fituar kënaqësinë e Tij, do të pajisen me pushtet dhe autoritet.

Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët. (Sure Nur: 55)

Në një numër ajetesh, po ashtu thuhet se është ligj hyjnor që ata robër të cilët janë besnik dhe në zemrat e tyre gjallëron feja e vërtetë do të bëhen trashëgimtarë të botës:

Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë. (Sure Enbija: 105)

E pas tyre do t’ju vendosim në tokën e tyre. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje (për gjykim) dhe i tremben premtimit (dënimit) Tim.” (Sure Ibrahim: 14)

Nuk ka dyshim se Allahu do t’i mbajë premtimet e Tij. Normat e larta morale që do t’i mposhtin filozofitë e çoroditura, ideologjitë e shtrembëruara dhe të kuptuarit e gabuar fetar janë normat morale Islamike. Jobesimtarët dhe paganët nuk mund të bëjnë asgjë që kjo të mos ndodhë.

Çarja e hënës

Surja 54 e Kur’anit quhet ‘Surja Kamer’. Në gjuhën angleze kamer domethënë hënë. Në disa raste, kjo Sure flet për shkatërrimin që i ndodhi popullit të Nuhit, Adit, Themudit, Lutit dhe Faraonit, sepse ata nuk pranuan paralajmërimet e profetëve. Në të njëjtën kohë, ka një porosi shumë të rëndësishme të shpallur në ajetin e parë, lidhur me Ditën e Fundit.

U afrua Ora dhe u ça Hëna! (Sure Kamer: 1)

Fjala ‘u ça’ e përdorur në këtë ajet është fjala arabe shakka, e cila në gjuhën arabe ka kuptime të ndryshme. Në disa komente lidhur me Kur’anin, preferohet kuptimi të ‘çajë’. Por shakka në gjuhën arabe mund të ketë gjithashtu edhe kuptimin e ‘lërimit’ apo ‘gërmimit’ të tokës.

Si shembull për përdorimin e parë, mund t’i referohemi ajetit të 26-të të Sures Abese:

Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk, pastaj e çajmë tokën në thellësi dhe nxjerrim prej saj drithërat, rrushin e perimet, ullirin e palmat, (Sure Abese: 25-29)

Mund të shihet qartë se kuptimi i fjalës shakka këtu nuk është të ‘çajë’ (në gjuhën shqipe shprehja ‘e çajmë’ është shprehja më adekuate – shënim i përkthyesit). Ajo nënkupton lërimin e tokës në mënyrë që të rriten bimë të ndryshme.

Nëse kthehemi prapa në vitin 1969, do të shohim njërën prej mrekullive madhështore të Kur’anit. Eksperimentet e kryera në sipërfaqen e hënës më 20 Korrik 1969, mund të aludojnë në përmbushjen e lajmit të dhënë 1,400 vjet më parë në Suren Kamer. Në atë datë, astronautët amerikan shkelën në hënë. Duke gërmuar dheun e hënës ata kryen eksperimente shkencore dhe mblodhën mostra gurësh dhe dheu. Pa dyshim se është shumë interesante që këto zhvillime pajtohen plotësisht me thëniet e këtij ajeti.

Megjithatë, duhet ta qartësojmë një gjë: Dukuria e çarjes së hënës është, sigurisht, njëra prej mrekullive e ndarë nga Allahu për Profetin tonë (saas). Kjo mrekulli është shpallur si vijon në një hadith:

Populli i Mekës kërkoi nga i Dërguari i Allahut që t’ju tregoj atyre një mrekulli. Ndaj ai ju tregoi atyre hënën e ndarë në dy pjesë midis të cilave ata panë malin Hiram. (Buhariu)

Mrekullia e përshkruar më lartë është dukuria e ndarjes së hënës e shpallur në këtë ajet. Mirëpo, pasi që Kur’ani është një libër i cili i drejtohet të gjitha kohërave është gjithashtu e mundshme që i referohet edhe aterimit në hënë në kohën tonë. (Padyshim se Allahu e di më së miri)

Shenjat e përshkruara nga Profeti (saas) po ndodhin njëra pas tjetrës

Në hadithet që kanë arritur tek ne nga Profeti (saas), është dhënë lajmi lidhur me Fundin e Kohës dhe Epokën e Artë të Islamit. Kur i krahasojmë këto shenja me ngjarjet që po ndodhin në kohën tonë, mund të shohim shumë dëshmi se jemi duke e jetuar Fundin e Kohës dhe të cilat po ashtu lajmërojnë ardhjen e Epokës së artë të Islamit.

Hadithet e përdorura në pjesët vijuese të këtij libri përmbajnë informacion të tillë të transmetuar nga Profeti (saas) në lidhje me këtë.

Në këtë pikë, lexuesit mund t’i lind ndonjë dyshim lidhur me të vërtetën dhe vërtetësinë e këtyre haditheve për fundin. Ekziston një metodë për t’i dalluar ato që janë të vërteta prej atyre që janë të pavërteta. Siç e dimë, hadithet për Fundin e botës lidhen me ngjarjet që do të ndodhin në të ardhmen. Për këtë arsye, kur një hadith me kalimin e kohës vërtetohet si i vërtetë, largohet plotësisht dyshimi sa i përket burimit të këtyre fjalëve.

Disa dijetarë Islamik të cilët bënë hulumtime lidhur me temën e Fundit të Kohës dhe shenjat e Ditës së Fundit kanë përdorur këtë kriter. Një ekspert i kësaj teme, Bediuzzaman Said Nursi, ka thënë se fakti që hadithet lidhur me Fundin e Kohës u përgjigjen ngjarjeve të vrojtuara në kohën tonë dëshmon të vërtetën e haditheve.1

Disa prej shenjave të rrëfyera në këto hadithe ishin të vrojtueshme në një pjesë të botës në cilëndo periudhë gjatë historisë 1,400 vjeçare të Islamit, por kjo nuk vërtetonte se kjo periudhë ishte Fundi i Kohës. Që një periudhë e caktuar të quhet Fundi i Kohës, të gjitha shenjat e Ditës së Fundit duhet të vrojtohen në atë periudhë të njëjtë. Kjo shprehet në një hadith:

Shenja që pasojnë njëra tjetrën sikurse rruazat e një qaforeje që bien njëra pas tjetrës kur këputet peri i saj. (Tirmidhiu)

Në këto hadithe, fillimi i Fundit të Kohës përshkruhet si kohë kur shtohen armiqësitë dhe kur lufta dhe konflikti janë në rritje, kur ka kaos dhe degjenerimi moral ngrit krye dhe njerëzit largohen nga normat morale të fesë. Në kohën në fjalë, fatkeqësitë natyrore do të ndodhin në mbarë botën, varfëria do të arrij shkallë të papara, do të ketë një rritje të madhe të shkallës së krimit dhe vrasjeve dhe ligësisë gjithandej. Sidoqoftë, kjo do të jetë vetëm faza e parë. Gjatë fazës së dytë, Allahu do ta shpëtojë njerëzimin nga kjo rrëmujë e plotë dhe do ta zëvendësojë atë me një ekzistencë të bekuar plot begati, paqe dhe siguri.

Luftërat dhe anarkia

I Dërguari i Allahut (saas) ka thënë: Herexhi (do të shtohet). ‘Ata pyetën: ‘Çka është Herexhi?’ Ai u përgjigj: ‘(Është) vrasja, (është) vrasja.’ (Buhariu)

Ora do të vjen kur dhuna, gjakderdhja dhe anarkia të bëhen të zakonshme. (Al-Muttaqi al-Hindi, Muntakhab Kanzul Ummaal)

Botës nuk do ti vjen fundi derisa të mos vjen një ditë kur do të ketë kasaphanë dhe gjakderdhje të përgjithshme. (Muslimi)

Nëse i hedhim një vështrim katërmbëdhjetë shekujve të fundit, do të shohim se para shekullit njëzet luftërat ishin luftëra rajonale. Mirëpo, luftëra që prekën çdokënd në botë, sistemet politike, ekonomitë dhe strukturat e tëra shoqërore, kanë ndodhur vetëm relativisht vonë, në dy luftërat botërore. Në Luftën e Parë Botërore, më shumë se 20 milionë njerëz vdiqën; në Luftën e Dytë Botërore, çmimi ishte më shumë se 50 milionë njerëz të vdekur. Në të njëjtën kohë, Lufta e Dytë Botërore pranohet të ketë qenë më e përgjakshmja, më e madhja dhe lufta më shkatërruese në histori.

Konfliktet që ndodhën pas Luftës së Dytë Botërore – Lufta e ftohtë, Lufta Koreane, Lufta Vietnameze, konflikti Arabo-Izraelit dhe Lufta e Gjirit – janë prej ngjarjeve më kritike të kohës sonë. Gjithashtu, luftërat rajonale, konfliktet dhe luftërat civile kanë shkaktuar shkatërrim në shumë pjesë të botës. Në vendet si Bosnja, Palestina, Çeçenia, Afganistani, Kashmiri dhe shumë vende tjera, problemet vazhdojnë t’iu shkaktojnë ende vuajtje njerëzve.

Një shembull i llojit të ‘kaosit’ që shqetëson qeniet njerëzore po aq sa lufta është terrori i organizuar ndërkombëtar. Siç pajtohen autoritetet lidhur me këtë çështje, aktet e terrorit janë shumëfishuar në gjysmën e dytë të shekullit njëzet. Vërtetë, madje mund të thuhet se terrori është një dukuri e veçantë për shekullin njëzet. 2 Organizatat që përqafojnë racizmin, komunizmin dhe ideologji të ngjashme apo me qëllime nacionaliste, janë të përfshira në akte brutaliteti me ndihmën e teknologjisë në zhvillim. Në historinë bashkëkohore botërore, aktet e terrorit, shpesh, kanë nxitur rrëmujë. Shumë gjak është derdhur dhe një numër shumë i madh i njerëzve janë gjymtuar apo vrarë.

Shkatërrimi i qyteteve të mëdha: luftërat dhe fatkeqësitë

Qytete të mëdha do të shndërrohen në rrënoja dhe do të jetë sikur të mos kishin ekzistuar një ditë më parë. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman, f. 38)

Shkatërrimi i qyteteve të mëdha për të cilat flitet në këtë hadith na sjell në mendje shkatërrimin që tani rezulton nga lufta dhe fatkeqësitë e ndryshme natyrore. Armët bërthamore, aeroplanët, bombat, predhat/raketat dhe armët tjera bashkëkohore, kanë shkaktuar shkatërrim të papërshkrueshëm. Këto armë me fuqinë e tyre tejet shkatërruese kanë shkaktuar një shkatërrim të paparë më herët. Vërtetë, qytetet e mëdha që kanë qenë në shënjestër janë më të prekurat nga ky shkatërrim. Shembull për këtë është shkatërrimi i pakrahasueshëm i Luftës së Dytë Botërore. Me përdorimin e bombës bërthamore në luftën më të madhe botërore, Hiroshima dhe Nagasaki u shkatërruan plotësisht. Si pasojë e bombardimit të madh, kryeqytetet evropiane dhe qytetet tjera të rëndësishme pësuan një shkallë të madhe shkatërrimi.

Hiroshima

Në disa vitet e fundit, uraganet, stuhitë dhe tajfunet dhe fatkeqësi tjera si këto kanë pasur një ndikim shkatërrues në kontinentin Amerikan si edhe në disa vende tjera të botës. Veç kësaj, vërshimet kanë shkaktuar rrëshqitje dheu, të cilat kanë gllabëruar disa qendra të populluara. Për më tepër, tërmetet, vullkanet dhe dallgët e mëdha/cunamit po ashtu kanë sjellë shkatërrim të madh. Prandaj, i gjithë ky shkatërrim i shkaktuar mbi qytetet e mëdha nga këto fatkeqësi është gjithsesi një shenjë e rëndësishme.

Tërmetet

Ora (Dita e Fundit) nuk do të vjen derisa... tërmetet të mos jenë shumë të shpeshta. (Buhariu)

Ekzistojnë dy hadithe të mëdha për kohën para Ditës së Gjykimit... dhe pastaj vitet e tërmeteve. (Transmetuar nga Umm Salama r.a.)

Në vitet e fundit, tërmete të mëdha kanë ndodhur pandërprerë dhe janë ndër shqetësimet më të mëdha të njerëzve në mbarë botën. Nëse i hedhim një shikim të dhënave të grumbulluara nga Qendra Informative Nacionale Amerikane për Tërmetet për vitin 1999, shohim se kanë ndodhur 20,832 tërmete në botë. Vlerësohet se 22,711 persona kanë humbur jetën si rezultat i kësaj. 3

Kur të shikohen shifrat e së kaluarës, shohim se numri i tërmeteve ishte shumë i vogël. Sipas raporteve të Institutit USGS (US Geological Survey), numri i tërmeteve me një madhësi prej 5.0 shkallë apo më të madhe që ndodhën gjatë katërqind viteve dhe në mes të viteve 1955 dhe 1975 ishte vetëm 110. sipas të dhënave të po këtij instituti, vetëm gjatë 23 viteve në mes të viteve 1980 dhe 2003, numri i tërmeteve me një madhësi prej 6.5 shkallësh ose më të madhe ishte 1685.

Varfëria

Numri i të varfërve do të rritet. (Amal Al-Din Al-Qazuini, Mufid Al-'ulum Ua-mubid Al-humum)

Fitimet do të ndahen vetëm në mes të të pasurve, pa asnjë përfitim për të varfërit. (Tirmidhiu)

Siç duket, ajo kohë e paralajmëruar nga ana e Profetit (saas) përshkruan gjendjen në kohën tonë. Nëse i hedhim një vështrim shekujve të kaluar, shohim se vështirësitë dhe ankthi i shkaktuar nga thatësia, lufta dhe fatkeqësitë tjera ishin të përkohshme dhe të kufizuara në një rajon të veçantë. Mirëpo, sot, varfëria dhe vështirësia e fitimit për jetesë janë të vazhdueshme dhe endemike.

Sot, varfëria ka arritur përmasa serioze në botë. Raporti i fundit i UNICEF-it thotë se një në katër njerëz të popullatës botërore jeton në ‘vuajtje dhe varfëri të paimagjinueshme.’4 1.3 miliardë njerëz në botë mbijetojnë me më pak se $1 në ditë. Tre miliardë njerëz në botë sot përpiqen të mbijetojnë me $2 në ditë. 5 Rreth 1.3 miliardë njerëzve u mungon uji i sigurt për pije. 2.5 miliardë njerëz nuk kanë instalime adekuate hidrosanitare. 6

Rrënimi i vlerave morale

Ora do të vjen kur të përhapet tradhtia bashkëshortore. (Al-Haythami, Kitab al-Fitan)

Ora e fundit nuk do të vjen derisa ata (njerëzit e lig) të mos bëjnë kurvëri në rrugë (botërisht). (Ibn Hibban dhe Bazzar)

Meshkujt do t’i imitojnë femrat; dhe femrat do t’i imitojnë meshkujt. (Allama Jalaluddin Suyuti, Durre-Mansoor)

Njerëzit do të jepen pas homoseksualizmit. (Al-Muttaqi al-Hindi, Muntakhab Kanzul Ummaal)

Do të ketë përhapje të marrëdhënieve të paligjshme haptas. (Buhariu)

Ora (Dita e fundit) nuk do të vjen derisa të mos shtohen vrasjet. (Buhariu)

Në ditët tona, ekziston një rrezik i madh që kërcënon strukturën shoqërore të botës. Në të njëjtën mënyrë në të cilën një virus mbyt trupin e njeriut, ky rrezik shkakton rrënim delikat shoqëror. Homoseksualizmi, prostitucioni, seksi paramartesor dhe jashtëmartesor, prapësitë seksuale, pornografia, ngacmimi seksual dhe shtimi i sëmundjeve seksuale, janë dëshmi të rëndësishme të rrënimit të vlerave morale.

Hadithet për refuzimin e fesë së vërtetë dhe vlerave morale të Kur’anit

Afër ardhjes së Orës do të ketë ditë gjatë të cilave dituria (fetare) do të ngrihet (zhduket) dhe padituria do të përhapet gjithandej... (Buhariu)

Do të ketë një sprovë të errët e cila s’do ta lërë askënd nga ky umet pa e prekur dhe atëherë kur njerëzit do të mendojnë se ka marr fund do të fillojë përsëri nga e para. Në këtë kohë njeriu mund të jetë besimtar në mëngjes dhe jobesimtar në mbrëmje. (Ebu Davudi)

Do të vjen një kohë mbi këtë Umet kur njerëzit do të lexojnë Kur’anin, por ai nuk do të arrij më larg se gurmazet e tyre, (në zemrat e tyre). (Buhariu)

Para Orës së Fundit do të ketë turbullira si copëza të një nate të errët në të cilën njeriu do të jetë besimtar në mëngjes dhe i pafe në mbrëmje apo besimtar në mbrëmje dhe i pafe në mëngjes. (Ebu Davudi)

Do të vjen një kohë kur njeriu nuk do të brengoset për mënyrën se si i fiton gjërat, në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. (Buhariu)

Në kohërat e fundit do të paraqitet një popull i cili do të fitojë këtë botë me ndihmën e fesë. (Tirmidhiu)

Ora e fundit nuk do të vjen derisa të mos mbeten ata njerëz të cilët as nuk do të jenë të vetëdijshëm për të mirën dhe as nuk do të pengojnë të keqen. (Ahmedi)

Ora e fundit nuk do të vjen para se Allahu t’ua marr njerëzve të dynjasë fenë e Tij, duke mos lënë askënd në të përveç të pafeve të cilët nuk e njohin të drejtën apo nuk e kundërshtojnë të gabuarën. (Transmetuar nga Abdullah in ‘Amr in al-‘As)

Shfaqja e profetëve të rrejshëm

Ora e fundit nuk do të vjen para se të shfaqen tridhjetë Dexhallë (mashtrues), secili duke u paraqitur si i dërguar i Allahut. (Ebu Davudi)

Ekspertët kanë vënë re se ka pasur një përhapje të shpejtë të të ashtuquajturve mesih që filluan të paraqiten në vitet e 1970-ta dhe që ka përjetuar një rritje të konsiderueshme që atëherë. Sipas këtyre ekspertëve, ekzistojnë dy arsye themelore për këtë rritje. E para është rënia e komunizmit dhe arsyeja tjetër janë mundësitë e ofruara përmes teknologjisë së internetit. 7

Kur’ani tregon për kthimin e Isait në tokë

Allahu nuk i ka lejuar jobesimtarët të vrasin Isain (as), por atë e ngriti në praninë e Tij dhe i ka shpallur njerëzimit lajmin e mirë se ai do të kthehet në Tokë në Fundin e Kohës. Kur’ani ofron informacion lidhur me kthimin e Isait (as) në disa raste:

• Një ajet thotë se jobesimtarët të cilët ngritën kurth për të mbytur Isain (as) nuk ia arritën këtij qëllimi;

(Dhe Ne i mallkuam ata) për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë. (Sure Nisa: 157)

• Një tjetër ajet thotë se Isai (as) nuk vdiq, por u mor nga sfera njerëzore në praninë e Allahut.

Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (Sure Nisa: 157)

• Në ajetin 55 të Sures Al ‘Imran, ne mësojmë që Allahu do t’i vendos njerëzit të cilët pasojnë Isain (as) mbi ata të cilët nuk besojnë deri në Ditën e Zgjimit. Është fakt historik se 2000 vjet më parë, pasuesit e Isait (as) nuk kishin fuqi politike. Të krishterët të cilët jetuan midis asaj periudhe dhe kohës tonë kanë besuar në një numër doktrinash të rrejshme, kryesorja e të cilave është doktrina e Trinisë. Prandaj, siç bëhet e qartë, ata nuk do të mund të thirren si pasuesit e Isait (as), pasi që, siç thuhet në disa vende në Kur’an, ata të cilët besojnë në Trini kanë rrëshqitur në mohim. Në një rast të tillë, në kohën para Orës, pasuesit e vërtetë të Isait (as) do t’i mposhtin mohuesit dhe do të bëhen argument i premtimit hyjnor të përfshirë në Suren Al ‘Imran. Pa dyshim, ky grup i bekuar do të bëhet i njohur kur Isai (as) të kthehet përsëri në tokë.

Veç kësaj, Kur’ani thotë se të gjithë Ithtarët e Librit do të besojnë në Isain (as) para se ai të vdes.

Të gjithë ithtarët e Librit do t’i besojnë Isait para se ai të vdesë dhe, në Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre. (Sure Nisa: 159)

Nga ky ajet mësojmë në mënyrë të qartë se ekzistojnë edhe tri premtime të papërmbushura lidhur me Isain (as). Së pari, si çdo qenie tjetër njerëzore, Profeti Isa (as) do të vdes. Së dyti, të gjithë Ithtarët e Librit do ta shohin atë në formë trupore dhe do t’i binden atij derisa ai të jetë gjallë. Nuk ka dyshim se këto dy parashikime do të përmbushen kur Isai (as) të vjen prapë para Ditës së fundit. Parashikimi i tretë për dëshminë e Isait (as) kundër Ithtarëve të Librit do të përmbushet në Ditën e Fundit.

• Një tjetër varg në Suren Merjem flet për vdekjen e Isait (as).

Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!” (Sure Merjem: 33)

Kur e krahasojmë këtë ajet me ajetin 55-të të Sures Al ‘Imran, mund ta dallojmë një fakt shumë të rëndësishëm. Ajeti në Suren Al ‘Imran flet për ngritjen e Isait (as) në praninë e Allahut. Në këtë varg, nuk jepet asnjë informacion për atë se a ka vdekur apo jo Isai (as). Por në vargun 33 të Sures Merjem, përmendet vdekja e Isait (as). Kjo vdekje e dytë është e mundshme vetëm nëse Isai (as)kthehet përsëri në Tokë pasi të jetoj këtu për një kohë. (Padyshim se Allahu e di më së miri)

• Një tjetër ajet që aludon në kthimin në tokë të Isait (as) thotë:

(Allahu) do t’ia mësojë atij shkrimin, diturinë, Teuratin dhe Ungjillin. (Sure Al 'Imran: 48)

Për të kuptuar referencën për ‘Librin’ të përmendur në këtë ajet, duhet të shikojmë ajetet tjera në Kur’an që kanë të bëjnë me këtë temë: nëse Libri është përmendur në një ajet së bashku me Teuratin dhe Inxhilin, atëherë ai duhet të nënkuptoj Kur’anin. Vargu i tretë i Sures Al ‘Imran shërben si një shembull i tillë:

Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje. Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). (Surja Al ’Imran: 2-4)

• Në atë rast, libri i cili përmendet në ajetin 48, që Isai (as) do ta mësojë, mund të jetë vetëm Kur’ani. Ne e dimë se Isai (as) e dinte Teuratin dhe Inxhilin gjatë jetës së tij, domethënë, afërsisht 2000 vjet më parë. Është e qartë se do të jetë Kur’ani që ai do të mësojë kur të vjen përsëri në tokë.

• Ajo që ofron strofa 59 e Sures Al ‘Imran është shumë interesante: ‘Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit...’ Në këtë ajet ne mund të shohim se duhet të ketë një numër ngjashmërish midis dy profetëve. Siç e dimë, si Ademi (as) ashtu edhe Isai (as) nuk kishin baba, por ne mund të tërheqim një ngjashmëri të mëtejme nga ajeti më lartë, midis Ademit (as) që zbret në tokë nga Parajsa dhe zbritjes së Isait (as) nga prania e Allahut në Fundin e Kohës.

• Kur’ani thotë këtë për Isain (as):

Ai (Isai) është shenjë e Orës (së Kiametit), në ardhjen e të cilës mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë! (Sure Zuhruf: 61)

Ne e dimë se Isai (as) ka jetuar gjashtë shekuj përpara se të shpallej Kur’ani. Prandaj, ky ajet duhet t’i referohet jo jetës së tij të parë, por ardhjes së tij të sërishme gjatë Fundit të Kohës. Të dyja, bota e Krishterë dhe bota Islamike, e presin me padurim ardhjen e dytë të Isait (as). Prania e nderuar e këtij mysafiri të bekuar në tokë do të jetë shenja e rëndësishme e Ditës së Fundit.

• Dëshmi të mëtejme të ardhjes së dytë të Isait (as) mund të gjinden në përdorimin e fjalës uakahlan në Suren Maide: 110 dhe Suren Al ‘Imran: 46. Në këto ajete, ne na shpallen këto urdhra:

Allahu do të thotë: “O Isa, i biri Merjemes, kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe foshnjë në djep dhe i rritur(uakahlan) ...” (Sure Ma'ide: 110)

Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët”. (Sure Al 'Imran: 46)

Kjo fjalë ndodhet vetëm në këto dy ajete dhe vetëm në lidhje me Isain (as). Kjo fjalë është përdorur për të përshkruar moshën më të shtyrë të Isait (as). Fjala i referohet moshës në mes 30 dhe 50 vjeçare, domethënë, fundit të rinisë dhe fillimit të pleqërisë. Dijetarët Islamik pajtohen që këtë fjalë ta përkthejnë për t’iu referuar një periudhe pas moshës 35 vjeçare.

Dijetarët Islamik mbështeten në një traditë të rrëfyer nga Ibn Abasi lidhur me fakti se Isai (as) u ngrit në praninë e Allahut kur ishte i ri, domethënë, në fillim të viteve të 30-ta të tij, dhe se kur të kthehet përsëri në tokë, do të ketë 40 vite të tjera për të jetuar. Isai (as) do të përparoj në moshën e tij të vjetër pasi të jetë kthyer në tokë, kështu që ky ajet mund të thuhet se është një dëshmi e ardhjes së dytë të Isait (as) në tokë. 8

Profeti (saas) ka treguar për ardhjen e dytë të Isait

Ekzistojnë disa hadithe nga Profeti (saas) që i referohen ardhjes së dytë të Isait (as). Dijetari Islamik Sheukani ka thënë se ekzistojnë 29 hadithe për kthimin e Isait (as), dhe se informacioni që përmbajnë këto hadithe nuk ka pasur mundësi të falsifikohet. (Ibn Maxhah)

Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, djali i Merjemes, Isai, së shpejti do të zbres midis jush (Muslimanëve) si sundimtar i drejtë. (Buhariu)

Ora nuk do të vjen derisa djali i Merjemes (domethënë Isai) të mos zbres në mesin tuaj si sundimtar i drejtë. (Buhariu)

Profeti (saas) tregon se çfarë do të bëjë Isai (as) kur të kthehet:

Isai (as), djali i Merjemes (as) do të zbres, do të sundojë për 40 vite me librin e Allahut dhe sunetin tim dhe do të vdes. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman)

Isai (as), djali i Merjemes (as), do të jetë gjykatës i drejtë dhe sundimtar i drejtë (në umetin tim), do të thyej dhe të shkatërroj kryqin dhe do të vras derrin... Toka do të jetë aq e mbushur me paqe sikurse një enë është e mbushur përplot me ujë. E tërë bota do ta thotë dhe do ta pasojë një dhe të njëjtën Fjalë dhe nuk do të adhurohet askush tjetër përveç Allahut. (Ibn Maxhah)



          FUNDI I KOHËS DHE SHFAQJA E MEHDIUT

Disa shpjegime të rëndësishme lidhur me Fundin e Kohës janë si vijon: Gjatë kaosit të tmerrshëm të kohëve të fundit, Allahu do të përdor një rob që ka moral të lartë të njohur si Mehdiu (udhëzim në të vërtetën), për t’i bërë thirrje njerëzimit për t’u kthyer në rrugën e drejtë. Detyra e parë e Mehdiut do të jetë të nis një luftë idesh brenda botës Islamike dhe t’i kthejë ata Muslimanë të cilët janë larguar nga baza e vërtetë e Islamit në besimin dhe normat e vërteta morale. Në këtë pikë, Mehdiu ka tri detyra themelore:

1. Rrënimin e të gjitha sistemeve filozofike që e mohojnë Ekzistencën e Allahut dhe që e përkrahin ateizmin.

2. Luftimin e besëtytnive duke e liruar Islamin nga zgjedha e atyre individëve hipokrit të cilët e kanë shtrembëruar atë dhe pastaj duke zbuluar dhe zbatuar normat e vërteta morale Islamike duke u bazuar në rregullat e Kur’anit.

3. Forcimin e tërë botës Islamike, si në aspektin politik ashtu edhe në atë shoqëror, dhe pastaj realizimin e paqes, sigurisë dhe mirëqenies përveç zgjidhjes së problemeve të shoqërisë.

Sipas shumë haditheve, Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë në të njëjtën kohë, dhe do t’i thërras të gjithë të Krishterët dhe Hebrenjtë, në veçanti, t’i braktisin besëtytnitë e tyre të tanishme dhe të jetojnë në pajtim me Kur’anin. Pasi që të Krishterët do ta dëgjojnë atë, bota Islamike dhe ajo e Krishterë do të bashkohen në një besim dhe bota do ta përjetoj atë periudhë të paqes, sigurisë, lumturisë dhe mirëqenies së madhe të njohur si Epoka e Artë.

SHENJAT E SHFAQJES SË MEHDIUT

Korrupsioni që përhapet

Charles Darwin

Ndërsa një mjedis i degjeneruar krijon mundësinë që besimtarët me besim të fortë të shtojnë besimin dhe durimin e tyre dhe shpërblimet e tyre në Ahiret, ata me besim të dobët dhe sipërfaqësor i shpie drejt humbjes apo dobësimit të mëtejmë të besimit të tyre. Mehdiu do të vjen kur mjedisi ekzistues i degjeneruar të jetë tejet i vështirë dhe i ashpër.

Mehdiu, njëri prej fëmijëve të mi, do të vjen në jetë, me mirësinë e Allahut, me afrimin e Ditës së Gjykimit dhe dobësimin e zemrave të besimtarëve për shkak të vdekjes, urisë dhe zhdukjes së sunetit dhe shfaqjes së risive dhe humbjes së mjeteve me të cilat të urdhërohet e drejta dhe të ndalohet e gabuara. Drejtësia dhe mbarësia e tij do t’i qetësojnë zemrat e besimtarëve dhe miqësia dhe dashuria do të vendosen midis kombeve jo-arabe dhe arabe. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi `Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman, f. 66)

Trazirat, korrupsioni dhe frika do të shfaqen në Perëndim... Korrupsioni do të përhapet me shpejtësi. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

Në shesh do të dal një korrupsion i tillë, nga i cili askush nuk do të jetë në gjendje të mbrohet dhe do të përhapet menjëherë në çdo drejtim. Kjo situatë do të vazhdojë derisa të vjen një njeri dhe të thotë: ‘O njerëz, që tani e tutje udhëheqësi juaj është Mehdiu.’ (Ibn Hajar Haytahami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi'alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 23)

Këto hadithe flasin për një korrupsion që do të prek secilin dhe do të përhapet me shpejtësi. Me fjalë të tjera, një lloj i caktuar i korrupsionit që njihet nga çdokush dhe që kundërshton fenë dhe Allahun do të ketë në shënjestër besimin e njerëzve. Sot, filozofia materialiste është rryma më e madhe dhe më gjithëpërfshirëse e sajuar për të mohuar Qenien e Allahut dhe krijimin. Teoria që qëndron në themelin e kësaj filozofie është ‘teoria e evolucionit,’ e cila i jap asaj një bazë të vet-shpallur ‘shkencore’. Edhe pse ajo nuk mbështetet në asnjë dëshmi shkencore dhe të arsyeshme, qarqe të caktuara materialiste anembanë botës vazhdojnë të punojnë për njohjen e saj duke përdorur metoda të shoqëruara me propagandë të fuqishme, mashtrim dhe madje edhe falsifikim.

Sot, pasi që kjo teori ka depërtuar gati në çdo shtëpi me ndihmën si të shtypit ashtu edhe të televizionit, gati çdokush në botën Muslimane dhe gjithandej ka dëgjuar për të. Kjo teori së pari paraqitet si fakt kur njerëzit janë fëmijë me anë të gënjeshtrave dhe mashtrimeve të panumërta. Duke u plakur, ata vazhdojnë të jenë të larguar nga udha e drejtë nga një marrëzi e tillë qesharake që pretendon se ata, dhe njerëzimi, si tërësi, u krijuan thjeshtë si rezultat i rastësive dhe se ata kanë prejardhje nga majmunët. Rinisë së të gjitha moshave i shpërlahet truri në çdo fazë të arsimimit të tyre me anë të gënjeshtrave të evolucionistëve.

Këtu vlen të përmendet një gjë. Ashtu sikurse kishte tërhequr vëmendjen Profeti ynë (saas) në njërin prej haditheve të tij, përhapja globale e korrupsionit dhe shtrirja e shpejtë e tij mund të materializohen vetëm kur të jenë të disponueshme mjete të përshtatshme teknologjike, sikurse janë sot (p.sh. shtypi, botimet, transmetimet, interneti dhe mjetet satelitore të komunikimit). Pasi që në të kaluarën nuk ka ekzistuar teknologjia përkatëse, korrupsioni nuk ka pasur mundësi të përhapet në mbarë botën. Si rezultat i kësaj, në të kaluarën nuk është parë asnjë korrupsion tjetër që i ka shpallur luftë Ekzistencës së Allahut, krijimit dhe fesë. Të gjitha këto janë prej shenjave të rëndësishme që tregojnë se ardhja e Mehdiut përkon me kohën e tanishme.

Lejimi i ndalesave fetare

Mënyra e jetesës që mbizotëron në kohën tonë, e cila është përhapur aq shumë në disa dekada të fundit dhe që nuk bën dallim në mes të asaj çka ndalon dhe lejon feja, ndërsa toleron të gjitha llojet e shthurjes, pasqyron mjedisin e përshkruar në këto hadithe. Disa hadithe përshkruajnë këtë mjedis të zymtë, shenjën paralajmëruese të shfaqjes së Mehdiut, si vijon:

Mehdiu nuk do të paraqitet veç nëse mosbesimi nuk përhapet gjithandej dhe nuk bëhet botërisht. Ajo që do të sundojë në kohë të tilla është mosbesimi... Domethënë fuqia e tij. (Mektubat-i Rabbani, 2:259)

Mehdiu do të paraqitet pas shembullit të një korrupsioni aq të ulët (fitne) përmes të cilit të gjitha ndalesat do të konsiderohen si të ligjshme. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 23)

Lufta Iran-Irak

Hadithi në vazhdim zbulon një luftë të rëndësishme që do të ndodhë në Fundin e Kohës:

Do të ketë tronditje në muajin Sheval (muajin e dhjetë Islamik), diskutime për luftë në muajin Dhul-Kade (muajin e njëmbëdhjetë Islamik) dhe shpërthim lufte në muajin Dhul-Hixhe (muajin e dymbëdhjetë). (Muhammad ibn ‘Abd al-Rasul Barzanji , Al-Isha‘ah li-ashrat al-sa‘ah, f. 166)

Tre muajt të cilët përmenden në këtë hadith përkojnë me muajt gjatë të cilëve u zhvillua lufta Iran-Irak. Kryengritja e parë kundër Shahut ndodhi më datën 5 Sheval 1398 (8 Shtator 1976), siç tregohet në këtë hadith dhe një luftë e intensitetit të lartë plasi në mes të Iranit dhe Irakut në Dhul-Hixhe 1400 (Tetor 1980).

Një tjetër hadith përshkruan hollësitë e kësaj lufte si vijon:

Një komb/fis do të vijë nga drejtimi i Persisë, duke thënë: ‘Ju Arab! Keni qenë shumë të përkushtuar! Nëse nuk ju jepni atyre të drejtat që u takojnë, askush s’do të bëjë aleancë me ju... Duhet tu jepen atyre një ditë dhe juve ditën tjetër dhe premtimet e ndërsjella duhet të mbahen...’ Ata do të ngjiten në Mutek; Muslimanët do të zbresin në rrafshinë... Mushrikët (idhujtarët) do të qëndrojnë atje në breg të një lumi të zi (Rakabeh) në anën tjetër. Do të ketë luftë midis tyre. Allahu do t’i privojë të dy ushtritë nga fitorja... (Muhammad ibn 'Abd al-Rasul Barzanji, Al-Isha'ah li-ashrat al-sa'ah, f. 179)

- Ata që vijnë nga drejtimi i Persisë: ata që vijnë nga ana e Iranit

- Persia: Irani, Iranian

- Që zbresin në rrafshinë: Rrafshinë, Rrafshina Iraniane

- Mutek: Emri i një mali në këtë rajon

- Rakabeh: Rajoni ku janë të përqendruara puset e naftës

Ky hadith mund të na tërheq vëmendjen ndaj shpërthimit të një konflikti racor që do të bënte që të dyja palët të zbresin në këtë rrafshinë (Rrafshina Iraniane) dhe të nisin një luftë. Veç kësaj, siç shkruan në këtë hadith, lufta Iran-Irak zgjati 8 vite dhe, përkundër mijëra viktimave, asnjëra palë nuk mundi të arrinte fitore apo epërsi bindëse.

Pushtimi i Afganistanit

Mjerë Talikani i shkretë (një rajon në Afganistan) që në atë vend gjinden thesaret e Allahut, por ato nuk janë prej ari dhe argjendi. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, p. 59)

Këtu ka një indikacion se Afganistani do të pushtohet gjatë Ditëve të Fundit. Pushtimi rus i Afganistanit ndodhi në vitin 1979 (viti 1400 sipas kalendarit Islamik).

Pos kësaj, ky hadith tërheq vëmendjen ndaj pasurive materiale të Afganistanit. Sot, rezerva të mëdha të naftës, rezerva hekuri dhe miniera qymyri që ende nuk janë shfrytëzuar në aspektin komercial janë zbuluar atje.

Ndalimi i rrjedhës së lumit Eufrat

Ndalimi dhe pengimi i rrjedhës së lumit Eufrat është një shenjë e shfaqjes së Mehdiut.

Së shpejti lumi Eufrat do të zbulojë një thesar (kodër) prej ari, kështu që kushdo që të jetë i pranishëm në atë kohë nuk duhet të marr asgjë prej tij. (Buhariu)

Ai (Eufrati) do të zbulojë një kodër me ari (nën të). (Ebu Davudi)

Shumë libra të respektuar të haditheve përmendin të dyja këto ngjarje. Al-Sujuti përmend këtë hadith si ‘ndalimi i ujit.’ Vërtetë, Penda e Kebanit ka ndalur rrjedhën e Lumit Eufrat.

Toka përreth saj është bërë shumë e vlefshme sikurse ari për arsye të ndryshme, siç është prodhimi i elektricitetit dhe pjelloria e lartë e tokës përmes lehtësive për ujitje dhe transport të cilat i ka mundësuar Penda e Kebanit.

Penda e Kebanit dhe ndërtimet tjera mbi Lumin Eufrat i ngjasojnë një kodre prej betoni dhe një pasuri po aq e vlefshme sa ari rrjedh prej saj. Prandaj, penda merr karakteristikat e ‘kodrës prej ari.’ (Allahu e di më së miri).

Eklipsi i hënës dhe diellit në Ramazan

Ka dy shenja për Mehdiun... E para është eklipsi hënor në natën e parë të Ramazanit dhe e dyta është eklipsi diellor në mes të këtij muaji. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 47)

Do të ketë dy eklipse diellore në Ramazan para ardhjes së Mehdiut. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

... Eklipsi diellor në mes të Ramazanit dhe eklipsi hënor në fund... (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, p. 37)

Më është komunikuar se para se të shfaqet Mehdiu hëna do të errësohet dy herë në Ramazan. (Transmetuar nga Abu Nu'aym in al-Fitan)

Gjëja më mahnitëse këtu është se gjatë një muaji (Ramazan) ndodhin dy eklipse diellore si edhe dy eklipse hënore.

Po të ekzaminohen me kujdes këto ngjarje, dalin në shesh disa dallime. Gjëja më e mirë për të bërë në një situatë të tillë është të gjenden pikat e pajtimit. Tezat janë si vijon: Do të ketë eklipse diellore dhe hënore gjatë Ramazanit, këto do të kenë një distancë kohore prej 14-15 ditësh ndërmjet tyre dhe eklipset do të përsëriten dy herë.

A picture of the July 31, 1981, solar eclipse.

Në pajtim me këto kalkulime, ka pasur një eklips hënor në vitin 1981 (1401 Hixhri) në ditën e 15-të të Ramazanit dhe një eklips hënor në ditën e 29-të të këtij muaji. Në vitin 1982 (1402 Hixhri) ka ndodhur një eklips “i dytë” hënor në ditën e 14-të të Ramazanit dhe një eklips diellor në ditën e 28-të të këtij muaji.

Është posaqërisht e rëndësishme se në këtë rast të veçantë, kishte një eklips të plotë hënor në mes të muajit Ramazan, një profeci më se e habitshme.

Ndodhia e këtyre ngjarjeve gjatë periudhës së njëjtë kohore që përkon me shenjat e shfaqjes së Mehdiut dhe përsëritja e tyre e mrekullueshme në fillim të shekullit të katërmbëdhjetë Islamik për dy vite me radhë (1401-02) mundëson që këto dy ngjarje të jenë shenjat e profetizuara nga këto hadithe.

Për më tepër, një eklips mahnitshëm i ngjashëm ndodhi në vitet 2002 dhe 2003.

 

DATA AKTUALE E EKLIPSIT

Eklipsi hënor 20 Nëntor 2002

1423 sipas kalendarit Hixhri (në mes të muajit Ramazan)

15 ditë më vonë

Eklipsi diellor 4 Dhjetor 2002

1423 sipas kalendarit Hixhri (në fund të muajit Ramazan)

Eklipsi hënor 9 Nëntor 2003

1424 sipas kalendarit Hixhri (në mes të muajit Ramazan)

15 ditë më vonë

Eklipsi diellor 23 Nëntor 2003

1424 sipas kalendarit Hixhri (në fund të muajit Ramazan)


On March 6, the Soviet Vega-1 spacecraft flew within 5.500 miles of Halley's comet, sending back the first pictures of the comet's icy core.

Shfaqja e një komete

Një yll me bisht të ndritshëm do të ngrihet nga Lindja para se të paraqitet Mehdiu. (Muhammad ibn ‘Abd al-Rasul Barzanji, Al-Isha‘ah li-ashrat al-sa‘ah, f. 200)

Një kometë do të shfaqet në Lindje, duke lëshuar dritë para se të vjen ai. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 53)

Ngritja e atij ylli do të ndodhë pas eklipsit të Diellit dhe Hënës. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 32)

Siç përmendet në këto hadithe:

Në vitin 1986 (1406 Hixhri), kometa e Halejit kaloi pranë Tokës. Kometa është një yll i ndritshëm, që shkëlqen që udhëton nga Lindja në Perëndim. Kjo ndodhi pas eklipseve hënore dhe diellore të vitit 1981 dhe 1982 (1401-1402 Hixhri).

Përputhja e shfaqjes së këtij ylli me shenjat tjera të paraqitjes së Mehdiut tregon se kometa e Halejit është ylli për të cilin bëhet fjalë në këtë hadith.

Sulmi i Qabes dhe gjakderdhja pasuese


In 1979, there was a massacre in an attack on the Kaaba during the hajj pilgrimage, just as had been revealed in a hadith. This bloody attack on the Kaaba took place on Muharram 1, 1400, (November 21, 1979), in other words on the first day of Hijri 1400, at the beginning of the period when signs of the final times began to follow one another.

Njerëzit do të kryejnë haxhin së bashku dhe do të mblidhen pa Imam. Haxhilerët do të plaçkiten dhe do të ketë përleshje në Mina ku shumë do të vriten dhe gjaku do të rrjedhë derisa të arrijë Xhamra al-‘Akaben (Jamra: një shtyllë guri, e cila simbolizon Shejtanin, që gjuhet me gurë gjatë haxhillëkut.) (Transmetuar nga 'Amr ibn Shu'ayb, al-Hakim and Nu'aym ibn Hammad)

Njerëzit bëjnë haxhin pa një imam që t’i udhëheq ata. Luftëra të rrepta shpërthejnë kur ata zbresin në Mina dhe ata lidhen sikurse lidhen qentë dhe fiset sulmojnë njëra tjetrën. Ky luftim është aq i përhapur sa që këmbët mbulohen në lumenj gjaku. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 35)

Shprehja ‘viti në të cilin do të paraqitet ai’ tërheq vëmendjen ndaj një masakre që do të ndodhë në kohën e shfaqjes së Mehdiut. Në vitin 1979, një masakër shumë e ngjashme me këtë ndodhi gjatë sulmit të Qabes, i cili ndodhi gjatë muajit të haxhillëkut. Është shumë interesante se ky sulm ndodhi mu në fillim të periudhës gjatë së cilës u shfaqën shenjat e ardhjes së Mehdiut, domethënë, në ditën e parë të vitit Islamik 1400 (21 Nëntor 1979).

Këto hadithe përmendin po ashtu gjakderdhje dhe masakra. Vrasja e 30 njerëzve gjatë përleshjeve në mes të ushtarëve Saudit dhe militantëve që sulmuan gjatë këtij sulmi vërteton pjesën tjetër të këtij hadithi.

Shtatë vjet më vonë, ndodhi një incident edhe më i përgjakshëm gjatë haxhillëkut. Në këtë incident, 402 haxhilerë që demonstronin u vranë dhe u derdh shumë gjak. Si ushtarët Saudit ashtu edhe haxhilerët Iranian bënë gjynahe të mëdha, ngase vranë njëri tjetrin. Këto incidente të përgjakshme kanë ngjashmëri të madhe me atmosferën e përshkruar në këtë hadith.

Vijnë klithmat e luftës në (muajin) Sheval me shpërthimin e luftës, masakrës dhe kasaphanës në (muajin) Dhul-Hixhe. Haxhilerët plaçkiten në këtë muaj, rrugët nuk mund të kalohen për shkak të gjakderdhjes dhe shkelen ndalesat fetare. Gjynahe të mëdha bëhen afër Shtëpisë Madhështore (Qabes). (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 37)

Ky hadith na tërheq vëmendjen ndaj incidenteve që do të ndodhin afër Qabes. Incidentet gjatë vitit 1407 ndodhin në të vërtetë afër Qabes dhe jo brenda saj, ndryshe nga ngjarja e vitit 1400. Të dyja incidentet ndodhën pikërisht ashtu si tregojnë këto hadithe se do të ndodhnin.

Pamja e një flake në Lindje


In July 1991, Iraq invaded Kuwait, and as a result of the burning of the Kuwaiti oil wells Kuwait, and the Persian Gulf were engulfed in flames.

Në pjesën e tij për shenjat e paraqitjes së Mehdiut, libri Ikdiddurer thotë: “Shfaqja e një flake të madhe e cila shihet në qiell në Lindje për tri net. Pamja e një skuqje të jashtëzakonshme, jo aq e kuqe sa ngjyra e rëndomtë e agimit dhe përhapja e saj mbi horizont.” (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 32)

Betohem se një zjarr do t’ju gëlltit. Ai zjarr tani është në gjendje të shuar në luginën e quajtur Berehut. Ajo flakë i gëlltit njerëzit me një dhimbje të tmerrshme brenda saj, djeg dhe shkatërron njerëzit dhe pasuritë dhe përhapet në mbarë botën duke fluturuar si një re me ndihmën e erërave. Nxehtësia e saj natën është shumë më e madhe se temperatura e saj gjatë ditës. Duke shkuar aq thellë sa qendra e Tokës nga kokat e njerëzve, ajo flakë bëhet një zhurmë e llahtarshme mu sikurse vetëtima në mes të tokës dhe qiellit, ka rrëfyer ai. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

Një shpjegim i shkurtër për këtë flakë, një shenjë e arritjes së Mehdiut, është si vijon:

Në Korrik të vitit 1991, pas pushtimit të Kuvajtit nga ana e Irakut, një zjarr i madh u përhap në mbarë Kuvajtin dhe Gjirin Persik pasi që Irakianët u vunë zjarrin puseve të naftës të Kuvajtit.

Veç kësaj, pjesa e parë e këtij hadithi thotë se zjarri ‘është në gjendje të shuar.’ Duke qenë se ky zjarr është pasojë e djegies së një materie ndezëse, ajo që pret në gjendje të shuar nuk është zjarri por vet lënda që digjet nga zjarri.

Në këtë kontekst, kjo mund të nënkuptoj naftën e nëndheshme. Berehut është emri i një pusi – një pusi nafte. Kur të vjen koha, nafta e nxjerrë nga këto puse do të bëhet një zjarr i gatshëm për tu djegur.

Një shenjë që shfaqet në diell

Ai (Mehdiu) nuk do të vjen veç nëse shfaqet një shenjë në diell. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 47)

Mehdiu nuk do të paraqitet veç nëse dielli lind si një shenjë. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 33)


 

 

This portent from the Sun may be the great explosion that took place in the twentieth century. On the left of the picture to the side is an image of the Sun taken in 1996. The image on the right was taken in 2000, and shows its latest appearance, after the explosion.

Shpërthimet e mëdha të vëzhguara në Diell gjatë shekullit njëzet mund po ashtu të jenë kjo shenjë.

Gjithashtu, eklipsi diellor i 11 Gushtit 1999 ishte i fundit i këtij shekulli. Ishte hera e parë që aq shumë njerëz ishin në gjendje ta vështrojnë dhe studiojnë një eklips aq gjatë.

Rindërtimi i vendbanimeve të rrënuara

Rindërtimi i vendeve të rrënuara në botë dhe rrënimi i vendeve të ndërtuara janë shenja dhe paralajmërime të Fundit të botës. (E pranuar)


The Reichstag (German Parliament) after its destruction in 1945. The picture below shows the same building in 1999, after reconstruction. Many buildings are being restored and brought back to their former appearance in the same way.

Hadithe të ndryshme zbulojnë se Kur’ani i referohet Mehdiut

Mehdiu do ta sundojë Tokën, mu sikurse DhulKarnejni dhe Sulejmani. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 29)

Shokët e Shpellës (Ahl al-Kahf) do të jenë ndihmuesit e Mehdiut. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 59)

Numri i ndihmuesve të Mehdiut do të jetë aq i madh sa i atyre të cilët kaluan lumin me Talutin. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 57)

"… Those who believe in him and honor him and help him, and follow the Light that has been sent down with him, they are the ones who are successful."



                                              EPOKA E ARTË

Profeti (saas) përshkruan Fundin e Kohës me tiparet e tij hyjnore

Shumë hadithe flasin për ekzistencën e një periudhe kur vlerat e Kur’anit do ta pushtojnë Tokën. Kjo periudhë, e njohur si Epoka e Artë, do të zgjas për më shumë se gjysmë shekulli dhe, në shumë mënyra, do t’i ngjasoj ‘Kohës së Bekuar’ të Profetit tonë (saas).

Sipas një hadithi, njerëzit do të jenë aq të kënaqur sa që do të kalojnë ditët e tyre pa pasur ndjenjën se si kalon koha dhe si ndërrohet dita me ditën tjetër. Ata do t’i luten Allahut t’ju zgjatë jetët për të përfituar më shumë të mira nga këto mirësi. Një tjetër hadith profetik thotë se:

Të rinjtë do të donin të jenë të rritur, ndërsa të rriturit do të donin të ishin më të ri... E mira bëhet edhe më e mirë dhe madje edhe të ligët trajtohen mirë. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 17)

Begatia e pashembullt

Shumë hadithe zbulojnë se do të ketë një begati të pashembullt të prodhimeve dhe mallrave, të cilat të gjitha do të shpërndahen pa masë:

Gjatë kësaj (periudhe), umeti (populli) im do të çoj një jetë të tillë të rehatshme dhe të pabrenga që ata kurrë më parë nuk e kanë njohur. (Toka) do të mbijë prodhimet e saj dhe nuk do të mbaj brenda saj asgjë... (Ibn Maxhah)

Në fundin e kohës do të ketë një kalif (pasardhës) i cili do të jap pasuri madje pa e llogaritur atë. (Muslimi)

Banorët e qiellit dhe banorët e tokës do të jenë të kënaqur me të dhe nga toka do të mbijë aso bimësie sa të gjallët do të dëshironin që të vdekurit të mund të ktheheshin në jetë. (At-Tabarani and Abu Nu'aym)

Toka do të bëhet si një shportë argjendi me bimësi që rritet... (Ibn Maxhah)

Përparimet teknologjike do të sjellin begati në Epokën e Artë

Njerëzit do të korrin 700 masa gruri për secilën kokërr që mbjellin... Njerëzit do të hedhin ca grushte farë dhe do të korrin 700 grushte... Edhe pse do të bjerë shumë shi, asgjë s’do të shkojë dëm. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 43)

Ky hadith i referohet një shtimi të prodhimit bujqësor që do të ndodhë në Fundin e Kohës përmes kalimit në bujqësinë moderne, zhvillimit të teknikave të reja bujqësore, shtimit të rezervave të farës dhe përdorimit të ujit të shiut në mënyrë më efikase përmes ndërtimit të pendëve të reja dhe liqejve artificial.

Kostoja e lartë e jetesës dhe varfëria do të marrin fund

Pasi që Epoka e Artë do të jetë një kohë e mirëqenies dhe pasurisë së madhe, gjithë njerëzit do të marrin më shumë se sa kanë nevojë. Asgjë s’do të matet as llogaritet.

Profeti jonë (saas) ka thënë se populli i tij do të jetojë në mirësi, në veçanti gjatë Ditëve të Fundit:

Do të vjen një kohë kur një person, me lëmoshë prej ari në dorën e tij, do të shkojë vërdallë, duke mos gjetur askënd (në nevojë) që të pranojë lëmoshën. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

Atëherë Umeti im do të bekohet, numri i kafshëve do të rritet/shtohet dhe toka do të jap frutat e saj. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 26)

Padyshim se atëherë pasuria do të jetë e bollshme, duke rrjedhur sikurse uji. E megjithatë askush nuk do të denjojë të marr prej saj. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

Feja do të kthehet në gjendjen e saj burimore

Një tjetër lajm që zbulohet nga literatura e Haditheve lidhur me Fundin e Kohës është se feja burimore më nuk do të keqkuptohet. Në Epokën e Artë, të gjitha keqkuptimet heretike që u futën në Islam pas Profetit (saas) do të largohen dhe feja do të rikthehet në gjendjen e saj burimore. Pikërisht si në rastin e Profetit, kërkesat e fesë do të plotësohen.

Pas vdekjes së Profetit tonë (saas) dhe të Shokëve të tij, historia shënon që herezi dhe forma të adhurimit që s’kanë lidhje me fenë u futën në fenë burimore dhe se hadithe dhe mendime të panumërta, shumica e të cilave kanë mbijetuar deri në ditët tona, u sajuan dhe iu atribuuan Profetit tonë (saas). Përkundër përpjekjeve më të mira të Muslimanëve të vërtetë për t’i larguar këto sajesa, shumë praktika të bëra në emër të Islamit sot nuk kanë bazë në Kur’an.

Duke qenë Kur’ani i vetmi burim që mund të bëj dallimin në mes të praktikave të drejta dhe të gabuara, vetëm udhëzimi i tij mund t’i ekspozoj dhe largoj këto herezi të sajuara. Në këtë mënyrë, feja e vërtetë do të rishfaqet sërish.

Në Fundin e Kohës, Allahu do ta rikthejë fenë në gjendjen e saj burimore dhe do të bëj që morali i Kur’anit të mbisundojë. Kur të vjen kjo kohë, Ai do t’i mënjanoj të gjitha devijimet që pengojnë njerëzit të jetojnë në pajtim me fenë e Tij dhe do ta pastrojë Islamin nga të gjitha herezitë, besimet dhe format e rrejshme të adhurimit.

    SHENJAT E FUNDIT TË KOHËS NGA SURJA KEHF

Profeti Muhammed (saas) e theksoi këtë sure

Shumë hadithe profetike lidhin Suren Kehf me Fundin e Kohës. Disa prej këtyre janë dhënë më poshtë:

Transmetuar nga An-Nauas ibn Sam'an:

‘Ai nga mesi juaj i cili do të jetojë ta shoh atë (Dexhallin) duhet t’ia këndoj atij vargjet hyrëse të Sures Kehf.’ (Muslimi)

Transmetuar nga Abu Umamah al-Bahili:

Cilido që hyn në Xhehenemin e tij (Dexhallit), le të kërkoj mbrojtje tek Allahu dhe le të këndoj vargjet hyrëse të Sures Kehf dhe ai do të bëhet i ftohtë dhe paqësor për të, ashtu siç u bë i ftohtë dhe paqësor zjarri për Ibrahimin. (Ibn Kethiri)

Shenjat dhe sekretet e Fundit të Kohës

Njëra prej arsyeve pse Profeti (saas) rekomandon që besimtarët të lexojnë Suren Kehf është sepse ajo përmban shenja shumë të rëndësishme për Fundin e Kohës, siç janë ato që kërkohen për t’u mbrojtur dhe për të luftuar kundër Dexhallit dhe lëvizjeve jofetare që i sjellin aq shumë të këqija njerëzimit, dhe të cilat ai dëshiron t’i përhap në mbarë botën. Ajo po ashtu përmban shumë mësime për Muslimanët. Rekomandimi i Profetit tonë (saas) për ta mësuar përmendsh dhe për ta lexuar këtë sure me vëmendje është tregues i qartë për këtë. Siç do të shohim gjatë këtij kapitulli, përvojat e Shokëve të Shpellës (Ashab al-Kahf), të cilët jetuan në një shoqëri jobesimtare, mësimet që Musai (as) mësoi prej Khidrit (as) dhe sundimin që vendosi në botë Dhul-Karnejni (as) në mënyrë që të përhap vlerat e Islamit, janë çështje mbi të cilat besimtarët kanë nevojë të mendojnë.

Gjendja e jashtëzakonshme e Shokëve të shpellës

Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin një çudi nga mrekullitë Tona? Kur disa djelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!” (Sure Kehf: 9-10)

Këto ajete prekin gjendjen e jashtëzakonshme të këtij grupi. Me shtjellimin e këtij rrëfimi, kuptojmë se përvojat e tyre janë të një natyre të pazakontë dhe metafizike. E tërë jeta e tyre është përplot me ngjarje të mrekullueshme. Hadithi i Profetit tonë (saas), i cili i ndërlidh ata dhe Fundin e Kohës, bën fjalë për gjendjen e tyre. Kjo tregon se njerëzit që jetojnë në Fundin e Kohës mund të kenë përjetime të mbinatyrshme.

Ajeti i dhjetë na tregon se këta të rinj kërkuan mbrojtje në shpellë nga sistemi shtypës i asaj kohe, i cili nuk iu jepte mundësi të shprehnin pikëpamjet e tyre, të thonin të vërtetën dhe t’i thërrisnin njerëzit në fenë e Allahut. Si pasojë, ata u distancuan nga shoqëria e tyre.

Mirëpo, kjo nuk duhet të kuptohet si një periudhë e kotë e kaluar larg shoqërisë, ngase ata u strehuan aty duke kërkuar mirësinë dhe ndihmën e Allahut. Ata po ashtu kërkuan të përmirësojnë dhe përparojnë vetveten. Muslimanët e Fundit të Kohës që jetojnë nën regjime shtypëse do të fshihen dhe do të shpresojnë që Allahu të shtoj mirësinë e Tij mbi ta dhe po ashtu që t’ua bëj më të lehtë jetën dhe luftën e tyre kundër lëvizjeve antifetare.


You would have supposed them to be awake whereas in fact they were asleep. We moved them to be right and to the left, and, at the entrance, their dog stretched out its paws. If you had looked down and seen them, you would have turned from them and run and have been filled with terror at the sight of them. (Surat al_Kahf:18)

Fshehtësia e tyre vazhdoi për ca kohë

Ne ua mbyllëm veshët atyre (duke i lënë të flinin) në shpellë për shumë vjet. Pastaj i ngritëm, për të marrë vesh se cili nga të dyja grupet do ta vlerësonte më mirë sa kohë kishin qenë të strehuar. (Sure Kehf: 11-12)

Arsyeja për këtë gjendje gjumi ishte nënshtrimi i tyre ndaj fatit dhe qetësisë, sepse Allahu, i Cili krijoi gjithësinë nga asgjëja, rregullon çdo gjë për të mirën e Muslimanëve. Në kohën tonë, një numër i Muslimanëve përvetësuan një shkëputje të ngjashme shpirtërore. Në këtë mënyrë, ata mbetën të paprishur nga ideologjitë materialiste që përpiqen t’i largojnë njerëzit nga besimi i tyre dhe po ashtu janë të paprekur nga dhuna drejt së cilës shpijnë këto ideologji. Pra, ata mund të vazhdojnë të jetojnë në pajtim me Kur’anin pa u ndikuar nga degjenerimi moral, mjerimi dhe rrëmuja që i rrethon. Shokët e shpellës qëndruan të fshehur për një kohë dhe Allahu i zgjoi ata në një kohë të cilën Ai e zgjodhi.

Ata ia shpallën popullit të tyre fenë e Allahut

Ky populli ynë ka zgjedhur në vend të Tij zota të tjerë, ndonëse ata nuk u sjellin dot asnjë provë të qartë. E kush është keqbërës më i madh, se ai që trillon gënjeshtra për Allahun? (Sure Kehf: 15)

Siç thotë ky ajet, Shokët e Shpellës e thirrën popullin e tyre idhujtar në besim, i thirrën ata në fenë e Allahut, kërkuan prej tyre të ndalojnë t’i bëjnë shokë Allahut dhe kërkuan prej tyre që të paraqesin dëshmi mbi të cilat mbështetnin mohimin e tyre. Kur ata nuk mundën ta bëjnë këtë, ata e demaskuan popullin e tyre idhujtar si gënjeshtar dhe shpifës.

Sot, Muslimanët po ashtu kërkojnë prova prej atyre të cilët i adhurojnë idhujt përveç Allahut. Në Fundin e Kohës, ekziston një besim idhujtar që hyjnizon materien dhe rastësinë: Darvinizmi.

Darvinizmi pohon se gjithësia nuk ka ndonjë qëllim, se u formua nga ndodhitë e rastit dhe se vetëm pjesëtarët më të fuqishëm të natyrës mbijetojnë. Ky sistem antifetar mbështetet në konflikt dhe dhunë. Në realitet, këto pohime që i bëjnë këto ndodhi rasti përgjegjëse për gjithçka nuk janë gjë tjetër veçse akte të shpifjes nga Darvinistët kundër Allahut, i Cili është i Gjithëfuqishëm dhe ka krijuar gjithçka që ekziston.

Ata u distancuan plotësisht nga botëkuptimet idhujtare që i rrethonin

Kur ju t’i lini ata dhe gjithçka që adhurojnë në vend të Allahut, gjeni strehë në shpellë: Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t’ju përgatisë mënyrën nga e cila do të keni dobi”. (Sure Kehf: 16)

Për arsye të tiranisë së jobesimtarëve, Shokët e Shpellës ndien nevojë për izolim të plotë. Pra, ata shkëputën të gjitha lidhjet me jobesimtarët duke kërkuar strehim në këtë shpellë. Gjatë kësaj kohe, mirësia e Allahut zbriti mbi ta dhe Ai u lehtësoi atyre gjërat në shumë aspekte. Aspekti më i rëndësishëm i ndihmës dhe mbështetjes së Tij ishte t’i kursej ata nga ndikimi negativ i jobesimtarëve.

Ata u fshehën

Me të vërtetë, nëse ju zbulojnë, ata do t’ju gjuajnë me gurë ose do t’ju kthejnë (me forcë) në fenë e tyre dhe atëherë nuk do të shpëtoni kurrsesi”! (Sure Kehf: 20)

‘Ata do t’ju gjuajnë me gurë’ përshkruan një formë të terrorit. Ky tipar karakteristik është sot qartë i njohur tek njerëzit të cilët janë nën ndikimin e ideologjive jofetare. Për shembull, terroristët të cilët pajtohen me komunizmin udhëhiqen nga armiqësia e tyre ndaj shtetit për të gjuajtur gurë dhe për të sulmuar zyrtarët e tij, si dhe forcat policore. Këto sulme kanë për qëllim t’i dobësojnë dhe demoralizojnë ata në mënyrë që komunistët të mund t’i realizojnë idealet e tyre antifetare dhe të vendosin sundimin e tyre duke e tërhequr vendin në rrëmujë dhe konflikt.

Duke marr parasysh këtë, është jetike që njerëzit e Fundit të Kohës të qëndrojnë larg ideologjive të njollosura me gjak që nuk kanë sjellë asgjë tjetër përveç të keqes në botë, të mos anojnë nga ata të cilët i korruptojnë të tjerët dhe të mos ndikohen nga provokimet e ideologjive antifetare dhe agjitacioneve të tyre.

Vetëm Allahu dhe një numër i vogël i njerëzve e dinin numrin e tyre

Do të thonë: “Ata ishin tre veta e qeni i tyre ishte i katërti”. Disa do të thonë: “Ata ishin pesë veta e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendësuar për atë që është e fshehtë; kurse të tjerë do të thonë: “Ata ishin shtatë veta e qeni i tyre ishte i teti”. Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Vetëm pak veta dinë diçka rreth tyre”. Dhe mos polemizo rreth tyre, përveçse në mënyrë të përciptë dhe për ata mos pyet askënd! (Sure Kehf: 22)

‘Ata të cilët dinë për ta janë shumë të pakët’ tregon po ashtu se një numër i vogël i njerëzve mund të kenë pasur njohuri për këtë. Për shembull, një person i tillë mund të ketë qenë Khidri (as), rrethanat e mrekullueshme që kanë të bëjnë me të do t’i hulumtojmë së shpejti. Është po ashtu e mundshme që nxënësit e Khidrit të kenë pasur njohuri për këtë, me vullnetin dhe frymëzimin e Allahut. Kur’ani shpall se Allahu ju zbulon një pjesë të të Padukshmes të Dërguarve të Tij.

Udhëtimi i Profetit Musa (as) dhe shërbëtorit të ri të tij për në vendin ku takohen dy dete

(Kujto) kur Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të pushoj së ecuri, derisa të arrij në vendin ku takohen dy detet, edhe nëse do të më duhet të udhëtoj për shumë kohë.” (Sure Kehf: 60)

Këtu, ‘i riu’ sugjeron që kur bën diçka, njeriu duhet të kërkoj ndihmën e të rinjve dhe të punoj me ta.

Të rinjtë duhet të motivohen për të përdorur energjinë, dinamizmin, fuqinë, ambicien dhe emocionet e tyre për veprim të drejtë për kënaqësinë e Allahut. Disa prej ajeteve flasin për rininë dhe ajeti vijues shpall se vetëm disa të rinj të kombit të tij i besuan Musait (as):

Por Musait nuk i besoi askush, përveç një pakice nga populli i tij, nga frika se do t’i keqtrajtonte Faraoni dhe paria e tij. Faraoni ishte vërtet një tiran në tokë dhe në të keqe kalonte çdo kufi. (Sure Junus: 83)

Ajeti i gjashtëdhjetë i Sures Kehf i referohet vendtakimit drejt të cilit Musa (as) është duke udhëtuar. Musa (as) e di se do të takohet me dikend dhe e di se kjo do të ndodhë te ‘vendi ku takohen dy dete’. Ky vend mund të jetë cilido vend në Tokë që i përshtatet këtij përshkrimi.

Profeti Musa (as) takohet me Khidrin e bekuar dhe të mëshirshëm (as)

Dhe gjetën një prej robërve Tanë, të cilit i patëm dhuruar mëshirë prej Nesh dhe i kishim mësuar nga ana Jonë dije. (Sure Kehf: 65)

Allahu është më i mëshirshmi, më i hirshmi dhe më i buti ndaj robërve të Tij. Musa (as) u nis të takoj Khidrin (as), njeriun të cilin Allahu e kishte mëshiruar. Prandaj, vetitë e mirësisë dhe mëshirës së Allahut pasqyrohen në të, gjë që ka qenë shkak që ai të marr një dije të lartë nga Allahu dhe të bëhet njëri prej robërve të dalluar të Tij.

Dhulkarnejni (as)

Ata (hebrenjtë) të pyesin ty (Muhamed) për Dhulkarnejnin, thuaj: “Unë do t’ju tregoj disa lajme për të.” (Sure Kehf: 83)

Gjatë historisë, shumë dijetarë e kanë interpretuar rrëfimin për Dhulkarnejnin (as) në shumë mënyra. Ky ajet thotë se ai u shpall si përkujtim për Muslimanët dhe ka lidhje me shpalljet me kuptime dhe arsye të fshehta.

Dhulkarnejni (as) kishte pushtet dhe ishte i shkolluar

Ne i dhamë atij mundësi në Tokë dhe i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë, kështu që ai u nis në një rrugë. (Sure Kehf: 84-85)

Nga këto ajete, ne kuptojmë se vendi i Dhulkarnejnit nuk ka probleme. Me fjalë të tjera, sundimi i tij është i qëndrueshëm, i arsyeshëm dhe i fortë.

‘Ne i dhamë atij mjete e rrugë për të arritur çdo gjë’ sugjeron se Dhulkarnejnit (as) i ishte dhënë aftësia për të zgjedhur çdo problem, që nënkupton se ai ishte një besimtar shumë inteligjent, i mprehtë dhe mendjehollë. Me këto aftësi që Allahu i kishte dhuruar, ai zgjodhi të gjitha çështjet komplekse shpejtë dhe largoi pengesat.

Dhulkarnejni (as) ishte po ashtu udhëheqës shpirtëror

Ai (Dhulkarnejni) tha: “Sa i përket atij që bën të këqija, Ne do ta ndëshkojmë e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta ndëshkojë me një dënim të rëndë. Sa për atë që beson dhe bën vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë dhe do t’i premtojmë atij lehtësira.” (Sure Kehf: 87-88)

Kur Dhulkarnejni (as) fliste, ai ia përkujtonte popullit të tij Allahun dhe Ahiretin. Ai foli ashtu si flet një Musliman. Nga shprehjet e përdorura në këtë ajet, ne kuptojmë se ai ishte një udhëheqës Musliman i cili sundoi një komb Musliman.

Dhulkarnejni (as) menjëherë u bënte thirrje njerëzve që takonte që të besojnë Allahun, të jenë të devotshëm, të bëjnë vepra të mira të përshkruara në Kur’an dhe të kryejnë namazin dhe ibadetet tjera. Ai ua tërhoqi atyre vëmendjen për t’i inkurajuar ata për shpërblimet të cilat u premtohen atyre në këtë botë dhe në botën e ardhme dhe kështu i thirri ata në besim.

Dhulkarnejni (as) u ndihmoi njerëzve


We can deduce from the narrative in Surat al-Kahf that
Dhu'l-Qarnayn was a Muslim ruler controlling many lands in the world.

Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?” (Sure Kehf: 94)

Për degjenerimin e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, populli që ishte në hall kërkoi ndihmën e Dhulkarnejnit (as) dhe i ofroi t’i paguaj atij tatim si shpërblim. Nga kjo, ne kuptojmë se Dhulkarnejni (as) nuk e përfaqësonte një person të vetëm; më saktë, ai sundonte një komb. Mu sikurse Sylejmani (as), ai e sundonte një komb dhe udhëhiqte një ushtri.

Ky ajet tregon se ai duhet të ketë pasur ekipe ekspertësh ndërtimi dhe inxhinier të ndërtimtarisë me vete. Nga kërkesa e këtij populli, ne mund të nxjerrim si përfundim se Dhulkarnejni (as) kishte interesim dhe njohuri për ndërtim dhe ndërtimtari. Ai madje mund të ketë qenë i famshëm për ekspertizën e tij në këto lëmi. Prandaj, kombet tjera kërkuan ndihmën e tij. Të gjithë këta faktorë demonstrojnë madhësinë dhe fuqinë e kombit të tij.

Fakti se Dhulkarnejni (as) ishte shumë i respektuar dhe i suksesshëm në Lindje dhe në Perëndim do të mund të sugjeronte se ai sundonte një komb, pushteti i të cilit kishte shtrirje të gjerë. Prandaj, ai ishte një udhëheqës, i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për të sjellë paqe, drejtësi dhe siguri jo vetëm për kombin e tij, por gjithashtu për secilën pjesë të botës.

Historia e Dhulkarnejnit (as) tregon se në Fundin e Kohës, mu ashtu sikurse gjatë kohës së tij, vlerat e Islamit do ta sundojnë botën.

Një interpretim tjetër

Një tjetër mundësi është se ky rrëfim njofton për ngjarjet që do të ndodhin në të ardhmen.

Në praninë e Allahut, e gjithë koha është një. E ardhmja, e kaluara dhe e tashmja përjetohen përnjëherë. Në disa ajete, ngjarjet e Ditës së Gjykimit në Xhehenem rrëfehen sikurse ato të kishin ndodhur tashmë. Ajetet në vazhdim janë një shembull i kësaj metode.

Kur do t’i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin. Dhe Toka do të shndrisë me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset Libri (i veprave). Pastaj do të sillen profetët dhe dëshmitarët e ata do të gjykohen me drejtësi, e nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi. (Sure Zumer: 68-69)


Thanks to satellite technology, it is possible to take detailed pictures of the earth and especially intelligence satellites are capable of "watching" every country closely.

Ngjarjet e rrëfyera në këtë ajet tregohen sikurse ato të kishin ndodhur tashmë, edhe pse për ne, ato janë ngjarje të ardhme që akoma duhet të ndodhin. Prandaj, është e mundshme se rrëfimi i Dhulkarnejnit (as) është nga e ardhmja, që ne na është rrëfyer në kohën e shkuar.

Ajeti i tetëdhjetë e katërt thotë: '...Ne i dhamë atij mjete e rrugë për të arritur çdo gjë.' Kjo mund të sugjeroj se Dhulkarnejni (as) do të sundojë botën në të ardhmen.

 

Thanks to infrared technology, all kinds of criminal tools can be detected easily and crimes committed in the dark can be seen in detail as the pictures show. Important advancements have been made in the diagnosis of illnesses.

Në botën e sotme, një udhëheqës apo një komb që ka autoritet suprem mbi botën duhet të ketë si teknologji komunikimi ashtu edhe fuqi konvencionale. Pasi që një udhëheqës nuk mund t’i kontrolloj të gjitha ato personalisht, mund të pandehim se ai do të qëndrojë në një kryeqytet dhe të kontrolloj rajonet tjera përmes satelitëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit. Siç shprehet ajeti i nëntëdhjetë e pestë: Ai tha: “Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga pagesa juaj)...” është e mundshme që Dhulkarnejni (as) kishte një fuqi tashmë të përforcuar. Nëse i hedhim një vështrim rrëfimit nga kjo perspektivë, e kuptojmë se secili varg do të mund të bartte një mesazh tjetër. Për shembull, Dhulkarnejni (as) së pari shkoi në Perëndim, pastaj në Lindje, dhe pastaj u kthye përsëri. Këto vargje mund të nënkuptojnë se ai komunikon me rajone të ndryshme duke ndërruar kanalet që transmetohen nga satelitët. Vargjet vazhdimisht flasin për ‘zbulimin’. Dhulkarnejni (as) ‘gjeti’ një popull pranë një ‘burimi’, të cilin ai ‘e gjeti’ në Lindje, të cilët nuk kuptonin. Këto veprime të ‘zbulimit’ ndodhin përmes kërkimit dhe ky mund të jetë një zbulim i bazuar në kërkimin e kanaleve satelitore.

Këto ajete thonë se popujt e Lindjes nuk kishin strehim prej diellit. Po ta marrim parasysh këtë informacion në dritën e teknologjisë së komunikimit, ka dy porosi të mundshme këtu. Dhulkarnejni (as) do të mund të ishte duke vëzhguar apo duke mbledhur informacion zbulimi përmes satelitit nga këto rajone (Allahu e di më së miri). Apo ato mund të nënkuptojnë teknologjinë me rreze infra të kuqe, e cila përdoret në shumë fusha sot. Kamerat me rreze infra të kuqe përdoren në medicinë, patologji kriminalistike, meteorologji, kriminalistikë, informacion zbulimi, industri dhe fusha të tjera. Kamera të tilla munden po ashtu të vëzhgojnë trupin e njeriut në hollësi.

Nëse Dhulkarnejni (as) i drejtohej një kombi, ai këtë mund ta bënte përmes satelitit dhe transmetimeve televizive. Kjo do t’i mundësonte atij të mësonte për nevojat dhe ankesat e njerëzve, pavarësisht nga ajo se ku jetonin ata dhe pastaj t’i vendoste ato rajone nën kontrollin e tij në përputhje me rrethanat.

Degjenerimi i Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve ka mundësi të ketë qenë një akt klasik i terrorit apo anarkisë ose madje të bëhej përmes transmetimit. Për shembull, ka mundësi që ata të kenë ndërprerë transmetimet tjera për të transmetuar idetë e tyre të degjeneruara. Ka mundësi që Dhulkarnejni (as) të ketë ndërprerë këtë transmetim dhe në këtë mënyrë edhe këtë degjenerim. Për shembull, ka mundësi që ai të ketë përdorur bakrin dhe hekurin që përmendet në këtë ajet për të krijuar një fushë elektromagnetike dhe të pengonte transmetimet në radio dhe TV. Transformatorët, të cilët janë të ndërtuar nga teli prej bakri i mbështjellur rreth një bërthame hekuri, janë njëra prej burimeve të fushave elektromagnetike. Një fushë e fuqishme elektromagnetike mund të ndërpres transmetimet në radio dhe TV.

Një tjetër mundësi është se këtu nënkuptohet një satelit vigan shoqëror. Arsyeja që ai është aq i madh mund të ketë qenë për të mundur sistemin pengues global të Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve. Sipërfaqet e këtyre pjatave zakonisht janë të ndërtuara nga alumini më i lirë dhe më i lehtë, i cili nuk është material ideal sa i përket efektshmërisë. Bakri është përçues shumë më i mirë dhe mund të jetë parapëlqyer për këtë arsye. Megjithatë, mbulimi i një pjate të tillë vigane me tabak bakri nuk është i arsyeshëm. Në anën tjetër, veshja e pjatës me bakër të shkrirë do t’i jepte asaj sipërfaqen më të lëmuar dhe do të jepte efektshmërinë më të lartë të mundshme.

Muri apo barriera e krijuar nga ana e transmetimeve konkurrente ose përmes krijimit të një fushe magnetike mund të quhet një ‘barrierë e padukshme’. Disa dijetarë e lexojnë fjalën saddain në ajetin e nëntëdhjetë e tretë si suddain dhe sadd në ajetin vijues si sudd. Në rastin e parë, kuptimi do të ishte një ‘barrierë e dukshme’; në të dytin, ajo ka kuptimin e një ‘barriere të padukshme’ (Allahu e di më së miri).

'Kështu, ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) nuk mundën që ta kapërcenin pendën dhe as nuk mundën që të hapnin vrimë në të,' siç thotë ajeti i nëntëdhjetë e tretë, mund t’i referohet kësaj, sepse Jexhuxhët dhe Mexhuxhët përpiqen që të kalojnë apo të çajnë këtë transmetim të transmetuesit. Është me rëndësi se shprehja e tanishme që përdoret për stacionet pirate që transmetojnë përmes ndërhyrjes në një transmetim tjetër është ‘çarje e transmetimit’.

Nëse e marrim parasysh shprehjen ‘mezi në gjendje të kuptoj të folurit’ në këtë aspekt mund të nënkuptoj se ky transmetim satelitor nganjëherë nuk kuptohet nga një numër njerëzish. Kur të pengohet transmetimi, njerëzit nuk mund ta kuptojnë; por kur të rikthehet transmetimi normal, ata fillojnë të kuptojnë (Allahu e di më së miri).

Shprehja ‘burim i turbullt’ në ajetin e tetëdhjetë e katërt është po ashtu interesante, sepse pamja e perëndimit të diellit në ekranin e TV-së është sikurse dielli të perëndoj në një burim. Ngjyrat në ekran ndryshojnë duke perënduar dielli në largësi mbi det dhe kjo paraqitet me një ngjyrë më të hirtë në ekran. Pra, për atë që është duke e vështruar atë, do t’i duket sikurse dielli po perëndon në një burim të turbullt. Shprehja aynin hami'ah, e përbërë prej 'ayn (burim) dhe hami'ah (i turbullt) do të mund t’i referohej kësaj pamje të paqartë.

Po ashtu, kontakti i tij me Lindjen dhe Perëndimin do të mund të tregonte se ai është në kontakt me pjesë të ndryshme të globit. Ndërsa dielli agon mbi një pjesë të tokës, perëndon në pjesën tjetër.

VLERAT NUMERIKE (ABJAD) NË DISA AJETE NË SUREN KEHF I REFEROHEN NJË KOHE SHUMË TË AFËRT ME KOHËN TONË

 

Ne i forcuam zemrat e tyre... (Sure Kehf: 14)

1400 A.H. (Anno Hixhri, kalendari Islamik) ose

1979 A.D. (Anno Domini, 'në vitin e Zotit tonë,' të Krishterët' kalendari Gregorian)

 

 

 

Ai tha: “Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga pagesa juaj)...”
(Sure Kehf: 95)

1409 A.H., ose 1988 A.D. (Pa shaddah)

 

 

 

Ne i dhamë atij mundësi në Tokë... (Sure Kehf: 84)

1440 A.H., ose 2019 A.D. (Pa shaddah)

 

 

Një shenjë që i referohet fillimit të shekullit të pesëmbëdhjetë Islamik dhe fundit të shekullit njëzet dhe fillimit të shekullit njëzet e një të Krishterë është numri 1980, i cili është fituar duke shumëzuar numrin e ajeteve të Sures Kehf me renditjen e saj numerike në Kur’an.

 

Surja 18: Surja Kehf (përmban 110 ajete) 18 x 110 = 1980.

 

 

Bediuzman Said Nursi gjithashtu shpesh thoshte se kjo kohë ishte fillimi i Fundit të Kohës. Ai thotë, për shembull:

Kështu, njerëzit e padrejtë të cilët nuk e dinë këtë të vërtetë thonë: ‘Pse Shokët e Profetit me zemrat e tyre vigjilente dhe shikimin e tyre të mprehtë, të cilëve u ishin mësuar të gjitha hollësitë e ahiretit, mendojnë që një e vërtetë që do të ndodhte një mijë e katërqind vjet më vonë të jetë e afërme me shekullin e tyre, sikur idetë e tyre të kishin devijuar për një mijë vjet nga e vërteta?’9

Bediuzzaman Said Nursi, duke thënë ‘1400 vjet më pas’ Shokët e Profetit iu referuan viteve të 1980-ta si fundit të kohës. Këtu është me rëndësi të përmendim që ai tha 1400, jo 1373, 1378 dhe jo 1398. Me fjalë të tjera, shekulli i pesëmbëdhjetë Islamik.

Surja Kehf përmban lajme shumë të mira për Muslimanët. Ky lajm, siç zbuloi Profeti jonë (saas), është periudha e bekuar që po afron e Fundit të Kohës. Nëse Surja Kehf vështrohet nga kjo perspektivë, ajo bën fjalë për fazat e ndryshme, fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e Islamit në Fundin e Kohës, duke arritur kulmin me sundimin e Islamit dhe duke përfunduar me ardhjen e Isait (as).



                                      PROFETI SULEJMAN (AS)

Profetit Sylejman (as) i është dhënë begati e pashembullt

Ai (Sulejmani) tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!” (Sure Sad: 35)

Allahu iu përgjigj lutjes së tij duke i dhuruar atij mirësi dhe dituri madhështore, si edhe duke i dhuruar atij një pushtet madhështor dhe autoritet të jashtëzakonshëm. Në ajetet ‘që rrëfejnë jetën e tij’, ofrohen shumë hollësi për pasurinë, autoritetin e tij dhe për mënyrën se si e përdori ai diturinë e tij.

Profeti Sulejman (as) komunikonte me zogj

Allahu ia mësoi Profetit Sulejman (as) gjuhën e zogjve dhe ai e përdori këtë dijeni për të formuar çeta të organizuara të shpendëve (Surja Naml: 17). Ai komunikoi me zogjtë dhe i sundoi ashtu siç e pa ai të arsyeshme. Kjo gjë ndodhi si rezultat i mirësisë së Allahut mbi Sulejmanin (as).

Sulejmani e trashëgoi Daudin (në misionin e tij profetik) dhe tha: “O populli im! Neve na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka. Kjo është vërtet dhunti e madhe” (Sure Neml: 16)

Nga ky rrëfim mund të nxjerrim përfundime të rëndësishme:

- Zogjtë kanë një mënyrë të posaçme të komunikimit me njëri tjetrin në një frekuencë që tejkalon kufirin e të dëgjuarit njerëzor. Profetit Sulejman (as) i ishte dhënë një aftësi e posaçme që i mundësonte atij të kuptonte këtë gjuhë. Kjo ka mundur të ndodhte përmes një risie teknologjike.

- Duke përdorur këtë aftësi, ai iu dha urdhra zogjve në mënyrë që ata të mund të përmbushnin dëshirat e tij (Allahu e di më së miri).

- Ai nganjëherë i përdorte zogjtë për të dërguar lajme dhe për të mbledhur informacion zbulimi. Kjo metodë ishte shumë e suksesshme. Dituria e tij ia lehtësoi atij komunikimin me vendet tjera dhe me efikasitet i solli tokat e largëta nën zotërimin e tij (Allahu e di më së miri).

- Ky ajet mbase tërheqë vëmendjen tonë ndaj përparimeve teknologjike që do të përdoren në Fundin e Kohës. Ndoshta nuk flet për zogj, por më tepër për fluturaket pa pilot që janë në përdorim sot.

- Ka mundësi që ai të ketë vendosur transmetues në zogj për të mbledhur informacion zbulimi për armiqtë e tij. Në këtë mënyrë ai mund të ketë siguruar të dhëna audiovizuale, të cilat ai i përdori për të sunduar kombin e tij.

- Ai po ashtu kishte kontroll madhështor mbi xhinët dhe shejtanët. Siç shkruan në Kur’an, Allahu tha: 'Dhe xhinë që i bëmë të punonin para syve të tij me urdhrin e Zotit të tij' (Surja Sebe: 12) dhe ‘Dhe (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që zhyteshin në det për të, (duke nxjerrë xhevahire) dhe bënin edhe punë të tjera dhe Ne i ruanim ata (që të mos i bënin dëm)’ (Surja: Enbija'). Nëse mendojmë për këtë aspekt, zogjtë mund të simbolizojnë një ushtri të xhinëve.

- Një tjetër mundësi është se zogjtë janë udhëhequr nga xhinët. Profeti Sulejman (as) mund t’i ketë urdhëruar zogjtë të kryejnë detyra të caktuara duke përdorur xhinët.

- Allahu e bëri Kur’anin libër të shenjtë për njerëzimin deri në Fundin e Botës. Pra, ndodhitë e ngjashme me ato të rrëfyera për Profetin Sulejman (as) mund të ndodhin në Fundin e Kohës. Këto vargje mund të jenë shenjë për ne se gjatë kësaj kohe Allahu mund t’i vendos shejtanët dhe xhinët në dispozicion të njerëzimit apo që njerëzimi do të përdor dhe do të përfitojë shumë nga teknologjia e përparuar e asaj kohe. (Allahu e di më së miri).

Sulejmani (as) komunikon me një milingonë femër

(Sulejmani) vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!” (Sure Neml: 19)

- Profeti Sulejman (as) mund të dëgjonte të folurit e milingonave dhe kjo mund t’i referohet ekzistencës së teknologjisë së avancuar kompjuterike në fundin e kohës.

- Sot, Lugina e Silikonit në Kaliforni është e njohur si kryeqendra e botës teknologjike. Është shumë e çuditshme që rrëfimi i Profetit Sulejman (as) flet për Luginën e Milingonave. Allahu mund t’i referohet një teknologjie të avancuar që do të shfaqet në Fundin e Kohës.

- Veç kësaj, milingonat dhe insektet tjera përdoren gjerësisht në teknologjinë e avancuar. Projektet robot të zhvilluara duke studiuar këto krijesa së afërmi kanë përparuar një numër fushash, duke përfshirë teknologjinë dhe industrinë e mbrojtjes. Ky ajet mund t’i referohet po ashtu këtij fakti.

Mirësitë lidhur me Fundin e Kohës

Dominimi i Profetit Sulejman (as) dhe Dhulkarnejnit (as) mbi botën është me të vërtetë lajm i mirë për të gjithë Muslimanët, ngase këto rrëfime përmbajnë shenja të rëndësishme për Fundin e Kohës. Vërtet, Muslimanët të cilët iu përmbahen kufizimeve të Allahut, punojnë me zell për të përhapur moralin Islamik në mbarë botën dhe refuzojnë të zmbrapsen përballë vështirësive do të triumfojnë në të gjitha epokat e historisë. Allahu do të jetë gjithmonë pas tyre me ndihmën dhe mbështetjen e Tij. Të dy këta të Dërguar, për arsye të aftësive të tyre të lartpërmendura (dhe natyrisht, shumë mirësive tjera të Allahut), ushtruan një dominim të fuqishëm në botë. Ky dominim i njëjtë padyshim se do të ndodhë gjatë Fundit të Kohës.

Dominimi madhështor i moralit Islamik, siç theksuam më herët, u definua në këto hadithe përmes ngjarjeve të ngjashme gjatë sundimit të këtyre dy të Dërguarve të Allahut. Disa prej tyre janë si vijon:

Mehdiu (i udhëzuar drejtë) do ta sundojë botën si Profeti Dhulkarnejn dhe Profeti Sulejman. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 29)

Në tokë kanë jetuar katër mbretër të mëdhenj: dy ishin besimtar dhe dy jobesimtar. Besimtarë ishin Dhulkarnejni dhe Sulejmani dhe jobesimtarë ishin Nimrodi dhe Bakhtinasri. Do të ketë një mbret të pestë, nga Familja e Shtëpisë sime. (Ibn al-Xheuzi)

Gjendja para paraqitjes së Mehdiut

Në fundin e kohës, sunduesit e tyre do t’ju shkaktojnë halle të mëdha popullit Tim ashtu që nuk do të ketë rehati për Muslimanët kudoqoftë. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi `Alamat al-Mahdi Akhir az-Zaman, f. 12)

Ky hadith tregon se para se të vjen Mehdiu, ata të cilëve u mungon morali fetar dhe kanë natyrë të ashpër dhe të pamëshirë do të vijnë në fuqi në disa vende Muslimane. Në të vërtetë, disa sundues Muslimanë të sotëm shtypin Muslimanët dhe dërrmojnë popullin me anë të regjimeve të tyre tiranike dhe despotike. Në vendet e tjera, popujt kanë shqetësime të mëdha ngase sunduesit e tyre nuk janë kompetent për të sunduar. Muslimanët në disa shtete, në veçanti në Irak, Libi, Siri, Somali, Etiopi, Afganistan, Tunizi dhe Xhibuti janë të shtypur nga sunduesit e tyre përgjegjës dhe kështu iu nënshtrohen vështirësive dhe problemeve të ndryshme. Muslimanët ndalohen nga ushtrimi i fesë së tyre dhe adhurimi dhe vështirësitë ekonomike ua bëjnë jetën më të vështirë.

•Do të ketë një fatkeqësi me pluhur dhe tym sikurse njollat e natës së errët... (Ebu Davudi)

Fjala ‘fatkeqësi/vuajtje (fitne)’ nënkupton çdo gjë që largon arsyen dhe zemrat e njerëzve nga udha e drejtë, ose luftë, nxitje, kaos, rrëmujë dhe konflikt. Mësojmë se fatkeqësia që përmendet në këtë hadith do të lërë prapa vetes tym dhe pluhur.

     
 

 

Për më tepër, veç kësaj, mënyra se si është përshkruar kjo fatkeqësi si ‘errësirë’ në këtë hadith, mund të kuptohet si një tregues se origjina e saj është e paqartë, se është e papritur. Duke e shqyrtuar atë nga ky aspekt, është e mundshme që ky hadith t’i referohet njërit prej sulmeve më të këqija terroriste, në qytetet e Nju Jorkut dhe Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 11 Shtator 2001.

Prandaj, ky akt shumë i trishtuar i terrorit, i cili shkaktoi vdekjen dhe lëndimin e mijëra njerëzve, mund të jetë ajo ‘fatkeqësi sikurse njollat e natës së errët’ e profetizuar përmes këtij hadithi si shenjë e shfaqjes së Mehdiut.

• Mehdiu do të shfaqet vetëm në një kohë kur njerëzit do të përjetojnë një frikë të madhe dhe preken nga turbullirat dhe lufta qytetare dhe fatkeqësitë e tjera.(Transmetuar nga Abu Ja'far Muhammad ibn 'Ali)

Shumica e haditheve për ardhjen e Mehdiut përqendrohen në profecinë se trazirat, pasiguria dhe rrëmuja do të mbisundojnë në botë para ardhjes së tij. Masakrat, luftërat dhe konfrontimet janë një prej karakteristikave kryesore të një periudhe të tillë. Veç kësaj, ky hadith tërheq vëmendjen ndaj faktit se masakra do të ndodhin në mbarë botën.

Gjatë dy luftërave botërore të shekullit njëzet, rreth 65 milion njerëz u vranë. Numri i civilëve të vrarë për arsye politike gjatë po këtij shekulli llogaritet të jetë mbi 180 milion. Ky është një numër tejet i madh krahasuar me shekujt e mëparshëm.

• Mehdiu nuk do të shfaqet përveç nëse masakrohen njerëzit e pafajshëm dhe ai do të shfaqet kur ata në Tokë dhe lartë në qiell nuk do të mund të durojnë më masakra të tilla... (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 37)

Ndërsa hadithet për paraqitjen e tij përmendin masakra të tilla si një gjë të rëndomtë, ato po ashtu theksojnë se këto masakra do të kenë synim njerëzit e pafajshëm. Siç diskutuam më herët, gati të gjitha luftërat sot kanë cak njerëzit. Kështu, masakrohen civilët dhe njerëzit e pafajshëm si fëmijët, pleqtë dhe gratë. Të qenit shënjestër veçanërisht njerëzit e pambrojtur ka rezultuar me masakra më gjithëpërfshirëse, ndërsa që vazhdon të rritet numri i njerëzve që vdesin si pasojë e tyre.

Pasi që terrori përpiqet të përhap frikë dhe tmerr, grupi mbi të cilin përqendrohen sulmet e tilla janë shpesh civilët e pafajshëm.

• Korrupsioni të cilit s’mund t’i shmanget askush do të shfaqet dhe përhapet menjëherë prej aty ku shfaqet në një vend tjetër. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 21-22)

Termi ‘korrupsion (fitne)’ nënkupton po ashtu ‘luftën, trazirat, ngatërresat, konfliktet.’ Pra, luftërat civile dhe luftërat e tjera dhe trazirat, ‘të cilat përhapen prej vendit ku shfaqet në një vend tjetër,’ vazhdojnë pandërprerë në mbarë botën gjatë shekullit të tanishëm. Në veçanti, shekulli i njëzet kujtohet si ‘shekulli i luftërave.’ Dhe, ky shekull i ri po ashtu filloi me luftëra dhe terror që vazhdon.

• Allahu i Gjithëfuqishëm do ta dërgojë Mehdiun pasiqë dëshprimi të ketë arritur pikën kur njerëzit do të thonë: "Nuk ka Mehdi." (Transmetuar nga Nu'aym ibn Hammad)

Ky hadith na bën me dije se njëra prej shenjave të Fundit të Kohës është dëshpërimi i njerëzve për ardhjen e Mehdiut.

Njerëzit të cilët përballen me luftë, uri, padrejtësi, epidemi dhe të gjitha format e shthurjes në Fundin e Kohës humbin shpresën që fatkeqësitë e tilla do të mbarojnë ndonjëherë. Shumë Muslimanë, në anën tjetër, fillojnë të humbin shpresën se morali Islamik do të mbizotërojë ndonjëherë dhe besojnë se e keqja do të përhapet edhe më shumë.

Vërtet në kohën tonë, ne shpesh shohim shembuj të kësaj gjendje shpirtërore. Pavarësisht nga ekzistenca e haditheve të panumërta për ardhjen e Mehdiut dhe për Epokën e Artë të shquar me mirësi të mëdha, shumë njerëz besojnë se një periudhë e tillë nuk do të vjen kurrë.

Ky supozim është po ashtu një shenjë e Fundit të Kohës. Në një kohë dëshpërimi, njerëzit do t’i gëzojnë të mirat e mbizotërimit të moralit të Kur’anit, duke iu falënderuar mëshirës së Allahut ndaj njerëzve.

• Njerëzit do të përparojnë deri në vitin e nëntëdhjetë e pesë, domethënë, puna e tyre do të përparojë. Në vitin e nëntëdhjetë e shtatë dhe në vitin e nëntëdhjetë e nëntë, pasuria e tyre do të humbet... (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 54)

Ka shumë mundësi se kjo i referohet vitit 1995, një periudhë kur njerëzit kishin një jetë relativisht më të mirë dhe kushtet e tyre nuk ishin aq të vështira. Vërtet, siç përshkruhet në këtë hadith, në këtë vit, njerëzit do të kenë të ardhura të mjaftueshme për të fituar për jetesë dhe kanë ca pasuri. Mirëpo, periudha 1997 dhe 1999 ishte një periudhë gjatë së cilës ekonomia u shkatërrua dhe varfëria u përhap. Në këtë kohë, mallrat humbën vlerën e tyre. Një ngjarje e tillë mund të ndodhë shumë shpejtë, siç sqarohet me shembullin e krizës ekonomike të Argjentinës në të kaluarën e afërt.

• Banorët e Egjiptit dhe Shamit do të vrasin sunduesin e tyre dhe trupat e tij... (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 49)


Anwer Sadat

Kur e analizojmë historinë bashkëkohore të Egjiptit, shohim se një sundimtar ishte vrarë: Anvar Sadati, i cili sundoi Egjiptin nga viti 1970-81, ishte vrarë nga kundërshtarët e tij gjatë një parade ushtarake në vitin 1981. Udhëheqësit e tjerë Egjiptian të cilët janë vrarë janë kryeministrat Butros Gali (1910) dhe Mahmud Nukrashi Pasha (1948).

Fjala ‘Sham’ nuk përdoret vetëm për Damaskun, ngase ajo ka po ashtu kuptimin ‘i majtë’ dhe për kohë të gjatë përdorej për t’iu referuar atyre vendeve nga ana e majtë e Hixhazit (ku ndodhen qytetet e Mekës dhe Medinës). Shumë udhëheqës janë vrarë në atë pjesë të botës, në mesin e tyre kryeministrat e mëparshëm Sirian Salah al-Din Bitari (1920), Drubi Pasha (1921) dhe Muhsin al-Barazi (1949), Mbreti Abdullah i Jordanit (1951) dhe udhëheqësi i Falangës Libaneze Bashir Gemajel (1982).

• Populli i Shamit do t’i robëroj fiset e Egjiptit... (Ibn Hajar al-Haytahami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi'alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 49)

Sot, vendet e këtij rajoni për të cilin bëhet fjalë përfshijnë Izraelin. Kjo është arsyeja pse ky hadith mund t’i referohet luftës midis Shtetit të Izraelit dhe Egjiptit dhe pushtimit të territorit Egjiptian.

Njerëzit do të bëjnë gara me njëri tjetrin në ndërtimin e ndërtesave të larta. (Buhariu)

Koha do të kalojë shpejt. (Buhariu)

Distanca të mëdha do të përshkohen për periudha të shkurta kohore. (Ahmedi, Musnedi)


On October 26, 1956, Israel attacked Egypt and began to occupy the Sinai Peninsula. The fighting ended shortly afterwards following intervention by the United Nations
.

Ora e Fundit nuk do të vjen para se koha të shkurtohet, viti duke qenë si një muaj, një muaj si një javë, një javë si një ditë, një ditë si një orë dhe një orë si ndezja e një flake. (Tirmidhiu)

Shekulli në të cilin ne jetojmë ka parë aftësinë e ndërtimit të aeroplanëve supersonik dhe aftësinë, duke iu falënderuar trenave dhe përmirësimeve tjera në mjetet e transportit, për të bërë udhëtime për pak minuta për të cilat dikur janë dashur muaj të tërë, dhe në komoditet të madh. Ajo që tregon ky hadith po ashtu po ndodhë në këtë mënyrë.

Komunikimi në mes të kontinenteve do të merrte javë të tëra qindra vite më parë, por tani është çështje e sekondave, duke iu falënderuar Internetit dhe përparimeve në teknologji. Mallrat për të cilat nevojiteshin javë të tëra për të arritur, pas një udhëtimi të gjatë, tani mund të dërgohen për një kohë shumë të shkurt. Me miliarda libra tani mund të shtypen për aq kohë që disa shekuj më parë do të nevojitej për të shkruar një letër të vetme. Po ashtu, zhvillimet tjera teknologjike nënkuptojnë se ne më nuk shpenzojmë shumë kohë për zierje, pastrim dhe përkujdesje ndaj fëmijëve.

Njeriu mund të vazhdoj të përmend shembuj të ngjashëm. E megjithatë, ajo që ka rëndësi këtu, natyrisht, është se shenjat e Fundit të Kohës, ashtu siç i paraqiti Profeti (saas) në shekullin e shtatë, tani po ndodhin një nga një.

• Fundi i kamxhikut të njeriut do t’i flas atij. (Tirmidhiu)

Kamxhiku njihet si një mjet që përdorej në kohërat e kaluara kur kalëroheshin apo drejtoheshin kafshët për ngarkesë si kuajt dhe devetë. Kur analizojmë me vëmendje këtë hadith, mund të shohim se Profeti (saas) bën një krahasim. Le t’i pyesim njerëzit që jetojnë në kohën e tanishme një pyetje: ‘A ekziston një mjet bashkëkohor që flet dhe i ngjason kamxhikut?’

Përgjigja më e logjikshme për këtë pyetje është telefoni mobil, me antenën e tij të gjatë apo pajisje të ngjashme të komunikimit. Nëse kujtojmë se telefonat mobil dhe satelitor janë zhvillime relativisht të vonshme, atëherë urtësia që qëndron pas përshkrimit të Profetit (saas) para 1,400 viteve bëhet madje edhe më e qartë. Ky është vetëm një tregues më shumë se ne jemi duke e jetuar Fundin e Kohës.

• Vet zëri i një personi do t’i flas atij. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

Porosia në këtë hadith është plotësisht e qartë: Dëgjimi i zërit të vet nga një person është një tjetër shenjë e Fundit të Kohës. Nuk ka dyshim se për ta dëgjuar njeriu zërin e vet, atij i duhet së pari ta regjistroj/incizoj atë dhe pastaj ta lëshoj për ta dëgjuar. Pajisjet për regjistrimin dhe reprodukimin e zërit janë produkte të shekullit njëzet. Ky zhvillim shënoi një pikë kthese shkencore dhe çoi në lindjen e industrive të komunikimit dhe medias. Reprodukimi i zërit është thuaja i përsosur tani, duke iu falënderuar teknologjive kompjuterike dhe laserike.

Thënë shkurt, pajisjet elektronike të kohës sonë, mikrofonat dhe altoparlantët, na mundësojnë që të regjistrojmë zërin dhe ta dëgjojmë atë dhe janë po ashtu shfaqje e asaj që rrëfehet në hadithin e mësipërm.

• Një dorë do të zgjatet nga qielli dhe njerëzit do të vështrojnë dhe do ta shohin atë. (Ibn Hajar Haytahami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi'alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 53)

• Shenjë e asaj dite është një dorë që shtrihet nga qielli dhe njerëzit që ndalojnë për ta vështruar atë. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 69)

Fjala Arabe për ‘dorë’ në hadithet më lart është ‘jed.’ Përveç kuptimit ‘dorë,’ fjalori po ashtu jap edhe kuptime si ‘fuqi, forcë, mjet, etj.’ Është e mundshme që në këto hadithe kjo fjalë është përdorur në këto kuptime.

Ideja e një ‘fuqie, force apo mjeti’ që zgjatet prej qiellit dhe vështrohet nga njerëzit mund të mos ketë shumë kuptim në kontekstin e kohërave të shkuara. Megjithatë, ajo hedh dritë të konsiderueshme në pajisjet si televizori, kamera dhe kompjuteri, të cilat janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës bashkëkohore, siç përshkruhet në këto hadithe. Me fjalë të tjera, ‘dora’ që përmendet në këto hadithe përdoret në kuptimin e forcës. Ajo qartë i referohet fotografive që zbresin prej qiellit valë-valë, me fjalë të tjera, transmetimit televiziv.

• Jeta e njerëzve do të zgjatet. (Ibn Hajar Haytahami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi'alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 43)

Kanë kaluar katërmbëdhjetë shekuj që kur Profeti (saas) e shpalli këtë lajm. Jetëgjatësia mesatare është shumë më e lartë tani se që ka qenë kurdoherë në historinë bashkëkohore. Një dallim i madh mund të shihet madje edhe në mes të shifrave për fillimin dhe fundin e shekullit njëzet. Për shembull, llogaritet që një foshnje e lindur në vitin 1995 do të jetojë rreth 35 vjet më gjatë se një foshnje e lindur rreth vitit 1900.11 Një tjetër shembull mahnitës për të njëjtën temë është se në të kaluarën shumë pak njerëz mbërrinin moshën 100 vjeçare, ndërsa tani kjo është një gjë shumë më e zakonshme.


 

 

All the communication devices discovered in the last few years allow us to confirm that we are likely living in the End Times.

NGJASHMËRITË MIDIS KOHËS SË MEHDIUT DHE KOHËS SË PROFETËVE SULEJMAN (AS) DHE DHULKARNEJN (AS)

Mehdiu është rilindja e moralit fisnik të Profetëve Sulejman (as) dhe Dhulkarnejn (as) në Fundin e Kohës, por në një shkallë tjetër më të gjerë. Manifestimet e moralit të tyre fisnik, shpirtëror, racional, shoqëror dhe mendor do të rishfaqen në Fundin e Kohës.

Epokat e Mehdiut dhe të këtyre dy Profetëve janë kohë kur morali fisnik Islamik praktikohet gjithandej. Të gjitha këto tri epoka janë të kënaqshme për Allahun. Kur’ani dhe hadithet e Profetit (saas) po ashtu i referohen kohëve të Bahtinasrit, Nimrodit dhe Faraonit, të cilat janë kohë të ligësisë dhe mosbesimit. Menjëherë pas këtyre kohëve të liga, Allahu bëri që morali Islamik të mbizotëroj. Ngjashëm, Zoti jonë do të ofrojë një kohë kur do të mbisundojë morali Islamik në Fundin e Kohës: Epokën e Artë.

Kjo Epokë e Artë do të jetë një reflektim madhështor i kohëve të Profetëve Sulejman (as) dhe Dhulkarnejn (as). Mehdizmi nënkupton mbizotërimin e paqes, lumturisë, dashurisë, vëllazërisë, mëshirës, sakrificës, sjelljes së njerëzishme dhe frymës së bashkëpunimit.

Këtu janë disa shembuj të ngjashmërive në mes të kohërave të këtyre dy Profetëve dhe Epokës së Artë.

Sundimi i Mehdiut në mbarë botën

Siç u theksua më herët, Profeti Sulejman (as) dhe Dhulkarnejni (as) bën që morali Islamik të mbisundojë në botë. Ata patën nën sundimin e tyre territore të mëdha dhe kishin forca të armatosura shumë të fuqishme. Kjo paraqet një ngjashmëri me Epokën e Artë.

Gjatë Epokës së Artë, morali Islamik do të sundojë botën po ashtu. Njerëzit do të konvertohen në Islam në numër të madh, ndërsa ideologjitë që mohojnë Allahun do të vdesin dhe Islami do të praktikohet ashtu siç praktikohej në kohën e Profetit tonë Muhammed (saas). Disa prej haditheve përshkruajnë Epokën e Artë si vijon:

Mehdiu do të zotërojë tërë botën. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi `Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman, f. 10)

Mehdiu do të pushtojë të gjitha vendet midis Lindjes dhe Perëndimit. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 56)

Dituria e rrallë dhe fisnike e Mehdiut e dhuruar Profetëve Sulejman (as) dhe Dhulkarnejn (as)

Më herët ne përmendëm diturinë që Allahu ia dhuroi Profetit Sulejman (as), si aftësia për të sunduar xhinët dhe shejtanët, për të folur me zogj, për të dëgjuar komunikimin e milingonave dhe që kishte pushtet mbi erën dhe e përdorte bakrin ashtu siç dëshironte ai. Secila prej këtyre aftësive e veçon atë nga njerëzit e rëndomtë. Për Profetin Dhulkarnejn (as) Kur’ani thotë: ‘Kështu ndodhi dhe Ne dinim gjithçka për të’ (Surja Kehf: 91). Ai ishte njëri prej njerëzve të bekuar me dituri.

Mehdiu po ashtu do të ketë disa aftësi të posaçme. Në librin e tij Mevzuatu'l ulum (11/246), Taskopruluzade Ahmet Efendiu shkroi se Mehdiu do të posedojë ilm dhe xhafr (mjeshtërinë e parashikimit të së ardhmes përmes numrave). Një tjetër përshkrim thotë se:

Ai quhet Mehdi sepse atij i është dhënë udhëzimi për një situatë të panjohur për asnjë njeri. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi `Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman, f. 77)

Profeti jonë (saas) ka thënë se Mehdiu do të kuptojë gjuhën e kafshëve dhe do të ketë sundim mbi njerëzit dhe xhinët, pikërisht sikurse kishte Profeti Sulejman (as).

Mehdiu është një person i cili flet gjuhën e zogjve dhe kafshëve tjera. Prandaj, drejtësia e tij do të shfaqet mbi të gjithë njerëzit dhe xhinët. (Muhammad ibn ‘Abd al-Rasul Barzanji, Al-Isha‘ah li-ashrat al-sa‘ah, f. 188)

Përkrahja e tyre e për paqen dhe dhënia përparësi diplomacisë

Më herët theksuam se Profeti Sulejman (as) ishte shumë paqedashës, i dashur, tolerant dhe falës në raportet e tij me vendet fqinje. Ai parapëlqente të zgjidhte problemet me anë të diplomacisë dhe përdorte mjete demokratike. Profeti Sulejman (as) krijoi një kulturë superiore dhe forcoi dominimin e tij përmes diplomacisë, artit dhe kulturës. Pavarësisht se kishte ushtri tepër të fuqishme dhe të papërballueshme, ai, megjithatë, kurrë nuk përdori forcën ushtarake. Profeti Dhulkarnejn (as), ishte po ashtu i njohur si ‘person i cili ndalon konfliktin dhe trazirat,’ dhe që u solli njerëzve paqe dhe qetësi. Prandaj, kohërat e këtyre dy Profetëve duken jashtëzakonisht të ngjashme me Epokën e Artë.

Në Epokën e Artë, njerëzit do të bëhen Muslimanë me vullnetin e tyre, morali Islamik do të mbizotërojë në mbarë botën dhe nuk do të ketë luftë. Përshkrimet për këtë epokë thonë:

Askush nuk do të zgjohet nga gjumi apo t’i rrjedhë gjak nga hunda. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 42)

Mehdiu do të pasojë rrugën e Profetit. Ai nuk do të zgjojë një person që flenë apo të derdh gjak. (Muhammad ibn ‘Abd al-Rasul Barzanji, Al-Isha‘ah li-ashrat al-sa‘ah, f. 163)

Siç tregojnë këto hadithe, Mehdiu do të sjell moralin Islamik dhe paqen në mbarë botën dhe prandaj do t’ju jap fund të gjitha luftërave dhe dhunës. Ai do të punojë për të filluar një transformim kulturor dhe për t’i udhëzuar njerëzit drejt kodit moral Islamik. Gjatë asaj kohe, me lejen e Allahut, do të jetësohet ajeti në vazhdim:

Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe, atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve. (Sure Nasr: 1-3)

Nxitja e njerëzve drejt moralit fetar dhe veprimi i shpejtë i tyre

Vendimet e shpejta, të arsyeshme të Profetit Sulejman (as) janë shembull i rëndësishëm për të gjithë besimtarët. Letrat që ai i shkroi Mbretëreshës së Sebes, në të cilat ai e nxiti atë dhe popullin e saj të fillojnë të besojnë në Allahun, treguan fuqinë e tij të komunikimit. Sjellja e fronit të Mbretëreshës së Sebes duke e përdorur një person i cili posedonte dituri nga Libri dëshmuan fuqinë e tij për vendim-marrje të shpejtë. Vendimi i Profetit Dhulkarnejn (as) për të ndërtuar një mur të fortë – aq të fortë sa të zgjaste deri në Fundin e Botës – kundër sulmeve të fiseve të Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve tregojnë fuqinë dhe racionalitetin e tij. Epoka e Artë do të jetë dëshmitare e ngjarjeve shumë të ngjashme.

Gjatë Epokës së Artë, njerëzit do ta përqafojnë Islamin dhe do të ketë aktivitete gjithëpërfshirëse, aktivitete të vrullshme drejt këtij qëllimi. Të gjitha kombet, njëra pas tjetrës, do ta pranojnë moralin Islamik dhe ideologjitë që e kundërshtojnë do të zhduken përmes veprimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Të gjitha sistemet mizore do të groposen në rërën e kohës. Në fjalët e teologut të famshëm Islamik Muhyiddin Ibn Arabi:

Allahu do t’i jap aq shumë pushtet Mehdiut. Ai do ta çrrënjos mizorinë nga bota brenda natës, do të vendoset feja dhe Islami do të rilind. Mehdiu do t’ia kthej vlerën e saj të humbur dhe do të vie në jetë pas vdekjes së dukshme të saj... Njerëzit e padijshëm, koprracët dhe frikacakët pa dallim, do të jenë të dijshëm, bujar dhe të guximshëm... Ata do ta praktikojnë fenë si në kohën e Profetit Muhammed (saas)... (Muhyiddin Ibn Arabi, Al-Futuhat al-Makkia, f. 66; Muhammad ibn ‘Abd al-Rasul Barzanji, Al-Isha‘ah li-ashrat al-sa‘ah, f. 186)

Rëndësia e dhënë ndërtimit

Ne e dimë se Profeti Sulejman (as) u përqendrua në projektet e ndërtimit. Ai ndërtoi harqe të larta, statuja, enë të mëdha si cisterna dhe vaska të mëdha për zierje duke përdorur xhinët dhe shejtanët të cilët zbatuan urdhrin e tij. Çdokush i cili e pa pallatin e tij madhështor, në veçanti Mbretëresha e Sebes, e admiruan atë tej mase. Teknologjia që Profeti Dhulkarnejn (as) përdori për të ndërtuar murin ishte aq e përparuar sa që nuk mund të shkatërrohet, përveç nëse dëshiron Allahu.

Në hadithet e Profetit Muhammed (saas), njoftohemi se ndërtimi do të jetë i rëndësishëm gjatë Epokës së Artë. Gjatë kësaj epoke, paqja, qetësia dhe një qytetërim shumë i zhvilluar do t’ju sillet qyteteve. Për shembull:

Mehdiu punon në ndërtimin e Stambollit dhe vendeve tjera. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 40)

Përdorimi i pasurisë dhe madhështisë në dobi të Islamit dhe për kënaqësinë e Allahut

Profeti Sulejman (as) përdori pasurinë e tij për të sqaruar fenë e Allahut dhe për të përhapur moralin Islamik në mbarë botën. Në vendet të cilat ai i pushtoi, ai së pari u bëri thirrje njerëzve që të besojnë në Allahun dhe në shpëtim. Letra të cilën ai ia dërgoi Mbretëreshës së Sebes, në të cilin ai e thirri atë dhe popullin e saj në Islam është dëshmi e fortë lidhur me këtë. Profeti Dhulkarnejn (as) posedonte po ashtu autoritet të fuqishëm, siç shihet nga fjalët e tij: ‘Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë se ajo.’ (Surja Kehf: 95). Ai përdori fuqinë e tij të madhe për të ndaluar rrëmujën.

Gjatë Kohës së Artë, njerëzit do të gëzojnë pasuri të madhe, mirëqenie dhe paqe. Mehdiu do të përdor tërë pasurinë e tij për të përhapur fenë e Allahut dhe do të pasojë normat morale fisnike dhe urdhrat e paqes në vendet ku ai do të dal fitimtar. Praktikat e pakrahasueshme të tij do të zbusin zemrat e njerëzve dhe do t’i udhëzojnë ata drejt parimeve morale Islamike. Kështu, për një periudhë shumë të shkurt kohe këto norma morale do të sundojnë botën.

Mehdiu do të qëndrojë në umetin (popullin) tim për së paku shtatë, apo ndoshta për tetë ose nëntë vite. Në ato vite umeti im do të jetojë një kohë lumturie aso që ata kurrë më parë nuk e kanë përjetuar. Nga qielli do t’ju zbres shiu rrëke, toka nuk do të mbaj asgjë nga bimësia e saj dhe do të ketë bollëk për të gjithë. (Taberaniu)

Para se t’i zotohen atij për besnikërinë e tyre, njerëzit do të shkojnë në turma atje ku banon ai dhe kushdo që shkon atje do të gëzojë bollëkun hyjnor. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 25)


 

 

 

 

                               PËRFUNDIM

Në Kur’an, Allahu thotë se Ai ka bërë që të ndodhin shumë mrekulli përmes profetëve. Kur Profeti Musa (as) hodhi shkopin e tij, për shembull, ai u shndërrua në gjarpër dhe kur ai goditi detin me atë shkop ai u nda më dysh, duke lënë një shteg të thatë në mes. Profeti Isa (as) erdh në jetë pa baba dhe foli derisa ende ishte në djep. Një mrekulli tjetër ishte mënyra se si ai ishte në gjendje t’i shëroj të sëmurët... Të gjitha këto mrekulli ishin mbështetje dhe ndihmë që ju dha atyre, në shikimin e Allahut, për t’ju mundësuar atyre që t’i bindin njerëzit dhe për t’i bindur ata për të besuar në ta.

Allahu mbështeti Profetin Muhammed (saas) si me anë të mrekullive në Kur’an ashtu edhe me informacionin që iu dha atij për të panjohurën. Profeti (saas) dha hollësi lidhur me ngjarjet që do të ndodhnin në të ardhmen e afërt dhe të largët. Duke parë këto të jetësohen vërtet është një mjet për shtimin e ngazëllimit të besimtarëve si edhe për ngrohjen e zemrave të jobesimtarëve ndaj Islamit.

Ndodhitë që do të dukej e pamundur të ndodhin në kohën e tij dhe që asnjë njeri s’do të mund madje as t’i imagjinonte, të cilat tani po ndodhin njëra pas tjetrës, janë dëshmi e qartë e të vërtetës që Profeti (saas) po rrëfente dituri të posaçme.

Duhet ta bëjmë të qartë se ata të cilët nuk pranojnë të udhëzohen në rrugën e drejtë prapëseprap nuk do të pranojnë të besojnë, përkundër dëshmive të qarta dhe mrekullive të Profetit (saas) dhe Kur’anit. Allahu zbulon këtë të vërtetë në Kur’an:

Ata betohen solemnisht në Allahun se, nëse iu vjen një mrekulli, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm te Allahu!” E kush ju siguron se ata, kur t’u vijë një mrekulli, do të besojnë? (Sure En’am: 109)

 

 

 



 


 

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden