Home
Kontakt
Radio chat
Radio Islam Live
gjetja e kibles
film shqip
Film Islam
FILM Mesazhi Islam Flitet shqip
Jeta e Muhamedit a.s
Ajeti mê Madhshtor
Xhamija e muhamedit a.s
Kuran i Kerim
Leximi i kuranit nê Rad
Përgjixhjet prej kuranit
Kurani sipas Sureve
Lexim i Sureve
Allahu Egziston
Hadithi
40 Hadithe e Neveviut
40 Hadithe Kudsiji
Hafizi 5 Vjeqar
Mrekullit e Allahut
Katastrof e Tsunamit
Ilahi
shêndeti
Jasin
satelitet deshmojn
Dituria e Islamve
Islam Kalendar
El-Fikh'-Ul Ekber
E Verteta e Jetes
Vdekja e pejkamberit
Pjesetetrupit tê Njeriut
Mso Gêrma Arabe
Mso tê shkruash Arab
E Vêrteta e jo ulizion
Disa raste Nuh a.s
40 Kêshilla Familjare
"Ramazani dhe Agjërimi"
Agjerimi Ramazanit
Allahu Njihet
Sahabet e Profetit-a-s
Dita e Gjykimit
Haxhi dhe Umreja
Gruja nê Islam
Hutbeja
Hz.Musa a.s
Imam Hyseini r.a
ILmihali
Islami Denon Terorizmin
Islami eshte fe e persosur
Ligjerata
Krijesat e Mrekullishme
Kurani eshte i Vertet
Kurani Sherues
Leter Nenes e Motres
Lufta e Bedrit
Mashtrimet e shejtanit
Mrekullit e Kuranit
Nektari i vulosur i Xhennetit
Mos Falja e Namazit
Biografia Muhamedit
Historija Al-Aksa Xhamis
Porosija Islame
Pse Islami
Pse Mbulesa
Ramazani dhe Namazi
Shenja mê emadhe
Shenjat e Kijametit
Per Femij Lojra
Kushtet e Fes
Libri i endrave
Akide
Marja Avdesit
Hasan Al Basri
Disa Ajete me Pêrthim Shqip
Emrat tê Femrave
Emra tê Meshkujve
Nen Dhe Ze Ndegjuan
Tronditje e Vertet
Ndegjimi i Jasinit
Popujt e zhdukur 1-2
Film islam Vizatimor
Mrekullit e Allahut s-v-t
EbuHanifa.r.a.horizonti
Shirku - Mëkati që nuk falet
Pse vendosen te mbulohen
Kurthat e Magjistarit
Pejkambert e Allahut s,v,t,
Kohet e namazit
Ezani
Ikameti
Duaja e Ezanit
Msimi i Namazit
Namazi per Fillestar
Falja e Namazit
99-Emra-Esma-ul-Husna
FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU
Ehlu’s-Sunneti Ve’l Xhemaati
Hz Isa a-s Dotê Kthehet
Disa sure të shkurta nga Kur'ani
Sherim brenda 30 minutave me ndihmen e ALLAHUT.svt
Mburoja e Muslimanit
 

Kurani Sherues

 



Kur Ani Mbrojtes Dhe Sherues

 

Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

 

KUR’ANI' MBROJTËS DHE SHËRUES

 

HYRJE

...Thuaj! Ai është për besimtarët udhëzim dhe bar... (Fussilet, 44) Falënderimi dhe lavdërimi i qofshin All-llahut, Zotit të të gjithë botërave, përshëndetjet dhe lutjet tona qofshin për Muhammedin a.s. njeriun më të sinqertë dhe më besnik, përshëndesim edhe pejgamberët që kanë jetuar para tij. Gjë në të cilën nuk ka dyshim dhe kundërshtim, e as që polemizon rreth saj, sepse ajo është e vërtetë shkencore, gjë plotësisht e qartë, është një nga çështjet bindëse, prej themeleve të fesë,... është e vërtetë se krijuesi i njeriut është All-llahu i Lartëmadhëruar. Ai është më I dijshëm për atë që ka krijuar, ç'është e dobishme për të (njeriun), ç'e mbronë, ç'e dëmton dhe shkatërron atë. All-llahu me mëshirën e vet ka dashur që njerëzit të cilët Ai i ka krijuar të mos i lejë në jetën e tyre të paudhë, të humbën, të laithiten dhe t'i shkatërrojnë shejtani i mallkuar. Për këtë shkak e zbriti (shpalli) atyre librin me t cilin, do ta rregullojmë jetën e vet (në këtë botë sh.p) dhe me të gjejmë shpëtim në botën tjetër. Njeriu nuk i takon të përpiqet që jetën e tij ta rregulloj jashtë suazave kur'anore por ai nëse don shpëtim, atëherë duhet që plotësisht t'i nënshtrohet Kur'anit (t'i jetësojë rregullat dhe parimet e tij sh.p.). Kjo është dëshira dhe mëshira e All-llahut. Kjo është dhunti dhe mëshirë e pakufishme e Të Lartëmadhëruarit... që ta krijojë njeriun dhe t'i dërgojë atij sistem dhe rregulla të cilave ai duhet t'u përmbahet, ai nuk guxon assesi që t'i lë pas dore apo t'i braktisë. A e njeh dikush më tepër njeriun se sa Ai që vetë e ka krijuar? A thua a i lejohet njeriut që t'i largohet dhe mos t'i përmbahet asaj që i ka zbritur atij dhe për të (Kur'anit)? Me të vërtetë All-llahu njeriut i ka dërguar - shpallur qindra libra përmes pejgamberëve, secili brez i a ka zbritur atë që është e dobishme për të, që përkon me atë dhe që e mbronë. Libri i fundit i shpallur është Kur'ani famëlart, fjala e All-llahut xh.sh.,Zoti i të të gjitha botëve. Ky libër i është shpallur pejgamberit të fundit, udhëheqësit tonë (prijësit), njeriut më të sinqertë dhe më besnik, Muhammedit a.s. Këtij libri muslimanët e parë i janë përmbajtur në përpikëri. Për atë shkak, jeta e tyre ka qenë kënaqësi e lumturi, bollëk e bujari, sëmundjet kanë qenë larg prej tyre, kanë qenë të mbrojtur dhe të shëndoshë, për shkak se ata janë përmbajtur ilaçit (Kur'anit) të cilin All-llahut e ka zbritur për ata dhe për ne, dhe për të gjithë brezat deri në Ditën e Gjykimit. Vallë, sa jemi duke iu përmbajtur atij? Sa i përmbahemi në krahasim me ata dhe ku jemi? A thua kjo çështje a nuk kërkon që të ndalemi pak dhe të studiojmë në mënyrë serioze, të kuptojmë shkakun pse jemi të sëmurë e kurse me vete e kemi ilaçin? Këtu dikush do të parashtrojë pyetje?

Bëhet fjalë për sëmundje shpirtërore (psikike) ose fizike? Shërim prej Kur'anit dhe me të është shpirtërisht dhe fizikisht? Tekstet e Kur'anit janë të prera se ai është shërim për besimtarët. Besimtari është ai i cili aspak nuk dyshon dhe është i udhëzuar, atëherë Kur'ani është ilaç për sëmundjet të cilat i shkaktojnë kufri (blasfemia), ateizmi dhe devijimi si dhe dukuritë tjera degjeneruese. Në këtë studim që e ke para vete lexues i nderuar, do të bëjë përpjekje të paraqes disa rregulla shkencore dhe fetare. Lus All-llahun që të pranojë këtë përpjekje timen, sepse Ai është Ai që mundëson, të na mundësojë mua dhe ty që të sillemi, veprojmë, të jetojmë dhe t'u përmbahemi dispozitave të Tij, t'i aplikojmë urdhërat e Tij, t'u shmangemi të të ndaluarave... O ju njerëz, juve tanimë ju ka ardhur këshilla nga Zoti juaj, edhe një shërim për zemrat tuaja dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët (Junus, 57)

 

KAPTINA E PARË A NUK E NJEH ALL-LLAHU NË DETAJE ATË QË E KA KRIJUAR? VALLË, NJERIU NUK E DIN SE KUSH E KA KRIJUAR?

Meqë unë nuk e kam krijuar vetveten e as dikë tjetër, e as të tjerët sikur unë nuk më kanë krijuar, as që kanë krijuar dikë tjetër, vijmë në përfundim se pa dyshim ekziston Krijuesi i cili më ka krijuar mua dhe të gjithë të tjerët. Ky është një fakt i pamohueshëm dhe i pakontestueshëm, të

cilën e vërteton ajo që është e pranishme, e përforcon përhershmëria dhe vazhdimësia e krijesave. Është një gjë e logjikshme, të cilën e pranon çdo mendje e shëndoshë, kjo është e vërtetë shkencore, deri te e cila shkenca ka arritur me hulumtimet dhe gjurmimet e veta. Me këtë të vërtetë shkencore pajtohen shumica e shkencëtarëve të së kaluarës dhe ata të kohës aktuale. Besimi në atë se All-llahu është Krijues i vetëm, është prej themeleve të fesë (islame). Këtë e përforcojnë edhe hadithet e Pejgamberit a.s. Po ashtu për këtë të vërtetë të pamohueshme flasin edhe shumë ajete të Kur'anit. Thuaj; All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është i vetmi ngadhënjimtarë (Er-Ra'd, 16) Ky tekst na urdhëron të besojmë dhe të thirrim në këtë të vërtetë, t'ua komunikojmë të tjerëve. Doemos duhet të besojmë se All-llahu është Krijues i çdo gjëje, këtë duhet t'ua përcjellim njerëzve dhe t'i këshillojmë që edhe ata t'ua përcjellim të tjerëve. Ne duhet të kërkojmë prej atyre të cilëve ua përcjellim këtë të vërtetë, që edhe ata të tretët t'i porosisin që kjo vazhdimisht të përcillet, t'u përmbahen normave të Krijuesit dhe t'i predikojnë ato. Pra, s'ka dyshim se ekzistimi i Krijuesit, i Cili ka krijuar dhe krijon çdo gjë, është gjë që e pranon logjika, e po ashtu e konfirmojnë edhe njohuritë e ndryshme krejtësisht. Për këtë flet Kur'ani, në fjalët e të cilit nuk dyshohet. All-llahu e udhëzon njeriun nga ajo që është e kuptueshme, të studiojë dhe të mendojë sipas mundësive të veta rreth asaj që e ka krijuar Ai. Metodat dhe studimet e njeriut janë të kufizuara. Njeriu takon çdo ditë qindra njerëz, e sa është i madh numri i njerëzve të cilët i sheh dhe i takon gjatë jetës së vet. A mos ka ndodhur ndonjëherë të takojë dy njerëz të njëjtë (në fizionomi, në të folur, sjellje, kulturë... sh.p.). Pra, mund të ekzistojë kjo

dallueshmëri dhe ndryshueshmëri, ndërmjet njerëzve në çdo pikëpamje, në ngjyrën e syve, në formën e gojës, në fytyrë; këto ndryshime ekzistojnë te qindra, mijëra dhe miliona njerëz. Veç është e ditur se numri i banorëve sot arrin në pesë miliardë e gjysmë, e po qe se ua shtojmë atyre numrin e njerëzve që kanë kaluar dhe atyre që do të vijnë, numri i tyre do të ishte shumë, shumë më i madh, megjithatë nuk kanë ekzistuar dy njerëz krejtësisht të njëjtë siç u cek më lartë. Cila është kjo fuqi e cila fytyrës së njeriut i ka dhënë formë të ndryshme, kurse pjesët e fytyrës të jenë identike - të ngjashme (si p.sh. hunda, sytë, veshët, vetullat sh.p.) janë të vendosura në të njëjtin vend. Kjo është detaj e cila na tregon për fuqinë e Krijuesit në Atë krijon. Dituria na i vërteton edhe gjërat më të çuditshme. Njeriu dallohet prej tjetrit edhe sipas vijave të gishtërinjve, siç ndryshojnë edhe gishtërinjtë e dorës edhe pse ajo është një pjesë e vogël e gjymtyrës. Kjo është një vijë të cilës nuk mund t'ia gjesh fillimin e as mbarimin, që të mund të thuash se këtu mbaron. Shkenca vërteton se në disa miliardë gishtërinj nuk mund të hasesh në dy të njëjtë, por kur t'ua bashkangjesim edhe gishtërinjtë e atyre që kanë jetuar para nesh dhe që do të vijnë pas nesh, numri do të ishte shumë më i madh. Megjithatë, kurrë nuk do të gjejmë dy gishtërinj krejtësisht të njëjtë!!! Shkenca na bën të ditur edhe një vërtetë tjetër, e ajo është ndryshueshmëria dhe dallimi ndërmjet zërit të njerëzve. Kjo është një gjë e dukshme dhe e qartë. Njeriu mund lehtë të dallojë tjetrin sipas zërit të tij, i cili nuk ka ngjashmëri me zërin e askujt. Njeriu për këtë nuk di, por All-llahu xh.sh. di pasi që Ai e ka krijuar. Njeriu nuk di se si është krijuar. Ai është krijuar prej qelizave të mashkullit spermatozoideve dhe qelizave vezë të femrës; si janë formuar këto dy lloj qelizash. Edhe mashkulli edhe femra ushqehen prej një lloj ushqimi, e si pra te mashkulli formohen spermatozoidet, kurse te femrat qelizat vezë? A thua këto qeliza formohen vetëm prej ushqimit ose në të ndikon edhe vetë organizmi i njeriut? Shkenca duke studiuar ushqimin dhe trupin e njeriut, ka ardhur në përfundim se aty ka faktorë tjerë relevantë përpos ushqimit dhe vetë trupit të njeriut, prej nga formohen këto qeliza. Këtyre studimeve Kur'ani shumë heret ua ka tejkaluar kur thotë: Qoftë lartësuar Ai, i cili ka krijuar çifte dhe nga e tëra ajo mbin prej toke, edhe nga vetë ata edhe nga ajo që nuk e dinë (Jasin, 36) Njeriu nuk e di se si është krijuar, e as që do ta dijë në përgjithësi por All-llahu pa dyshim e di. Njeriu nuk e di si zhvillohet dhe si funksionon trupi i tij. Çdo gjë që funksionon, patjetër të jetë e kurdisur prej dikujt. Këto lëvizje dhe ky funksionim vazhdojnë pandërprerë, por ndonjëherë pushojnë një kohë, pastaj prapë fillon funksionimi (përpos zemrës e cila vazhdimisht funksionon). Mjekësia bashkëkohore me të arriturat e veta na tregon për zhvillimin e fetusit në mitrën e nënës, kalimin nëpër faza të ndryshme, procesin e krijimit të organeve, fillimin e funksionimit të tyre (organeve). P.sh. fillimin e çuditshëm të rrahjes së zemrës, proces ky që vazhdon të kryhet në mënyrë fascinuese dhe me një rregull të posaçëm, pandërprerë derisa rrahjet e saj nuk ndalen atëherë kur arrinë çastin e përcaktuar, dhe më nuk rrah... dhe të gjitha përpjekjet e mjekëve dhe të shkencës së mjekësisë që këtë zemër ta riaktivizojnë nuk kanë sukses pa vullnetin e All-llahut xh.sh. i cili i ka caktuar që në fillim rrahjen asaj zemre. Njeriu ushqehet me lloj-lloj ushqimesh, e mbush lukthin e tij me haje e pije... me ushqime të thata dhe të lëngëta, me perime e pemë, mish... ai nuk di se si treten ato dhe si ndikojnë në organizmin e tij. Trupi i tij luan rolin e përpunuesit të atij ushqimi. Kjo është një punë e madhe dhe e pandërprerë, në të ka shumë fshehtësira, në të ka shumë thartina që e ndihmojnë tretjen e ushqimit, sidomos të mishit. Si pra këto thartina e tretin mishin (që hyn në lukth sh.p.) kurse nuk e dëmtojnë lukthin dhe cipën që e mbulojnë atë. Gjaku bën përcjellin e materieve të dobishme dhe të dëmshme. Materiet e dobishme, ushqyese, i bartë te qelizat, organet që kanë nevojë për to, kurse të dëmshmet deri te organet me të cilat hudhen jashtë organizmit të trupit të njeriut. Njeriu sheh me sytë e vet dhe fotografinë të cilën e sheh e bartë në trup. Syri përbëhet nga disa pjesë, ndër to ka edhe thjerrëzën e tij (lens). Kjo si çdo thjerrëz, fotografinë e paraqet në pjesën tjetër të syrit (retinë) në formë krejtësisht diametrale (me kokën nga toka). Megjithatë ne i shohim objektet në formë të rregullt, normale, e kjo arrihet përmes trurit. Me çfarë shpejtësie arrihet kjo, si ndodh që njeriu aq saktë me të gjitha imtësirat të shohë dhe në historinë njerëzore nuk ka ndodhur që njeriu të shohë njeriun (ose diçka tjetër) me kokën për tokë ose me këmbët nga qielli? Ky proces nuk vonohet as sa e njëmijta pjesë e sekondës e më tepër. Njeriu gjatë ditës dhe një numër të madh figurash, në çdo figurë ka edhe detaje tjera... (dhe në një mënyrë precize bën distinksion ndërmjet atyre figurave dhe imtësirave sh.p.) Kjo është një gjë e çuditshme dhe bindëse, për të cilën njeriu pak di, por All-llahu di për gjithçka, dituria e Tij nuk është e kufizuar, sepse ai është krijues i çdo gjëje. Forma e figurës, me ngjyrën e saj, madhësinë etj. kthehen në formën e drejtë ashtu siç është. Edhe kjo është një mrekulli.

Mbamendja e njeriut mbanë mend ngjyrën, madhësinë, emrin dhe formën e senit. Kur njeriu dëshiron të përkujtojë një emër ose formë të diçkaje mendon pak, pastaj i parafytyrohet, i kujtohet dhe njohuria ate send arrin në trurin e tij. Kur i humbet ose nuk i kujtohet (emri dhe forma), kjo është e fshehur diku në ndonjë pjesë të trurit. Obdukcionistët pasi që e kanë analizuar dhe studiuar trupin e vdekur të njeriut kanë përfunduar se nuk ka vende të posaçme në tru për të mbajtur mend, pra ku gjinden të gjitha ato njohuri dhe dituri të cilat njeriu i mban mend, duke e nisur prej emrit të vet, emrit të nënës, babait dhe të dhëna tjera, ngjarjet, rastet dhe gjërat nga e kaluara? Ku dhe si ruhen të gjitha këto njohuri? Njeriu për këtë nuk din, por All-llahu gjithsesi i din të gjitha fshehtësirat. Njeriu flen por nuk din se si flen. Dituria ka vërtetuar se njeriu medoemos duhet të flejë dhe sipas eksperimenteve e provave që janë bërë, janë caktuar orët që ai duhet t'i kalojë në gjumë. Me provat që janë bërë është konstatuar se ai i cili kalon katër ditë pa gjumë, i nevojitet që ato orë t'i kompensojë. Kjo analizë demanton mendimin e deritanishëm. Për këtë gjë si dhe për çdo gjë tjetër më mirë din All-llahu i Lartmadhëruar. Shkenca përmes provave mjekësore vërteton se njeriu nëse e goditet nga pagjumësia disa ditë, lodhet për së tepërmi. Por nëse vazhdon pagjumësia disa ditë, e mund të sëmuret, të çmendet bile edhe të vdesë. Para disa viteve qendrat shëndetësore na lajmëruan se Lesley Campbell, anglez i cili kishte kaluar moshën 60 vjeçare, argonom i shquar u lëndua në kokë dhe e kaploi pagjumësia. Pas një kohe kjo plagë iu shërua, por ai mbeti në pagjumësi të vazhdueshme 12 vjet të plota. Ditën punonte punët e rëndomta kurse natën rrokullisej në krevatin e tij që ta zë gjumi, të cilin e kishte humbur. Ky njeri akoma vazhdon të jetojë i pagjumë. Kjo është temë aktuale e cila studiohet në universitetet e Britanisë së Madhe duke e konsideruar si rast i cili kundërshtohet me rregulla shkencore dhe me rastet gjatë historisë. Njeriu nuk e dinë se si ndodh ky rast paprecedent në analet e shkencës dhe mjekësisë, por All- llahu padyshim e di. Kemi një rast të ngjashëm me këtë, e ai është rasti i vajzës 15 vjeçare, për të cilën lajmërojnë institucionet shkencore të Britanisë. Kësaj vajze kur flen i ndalet frymëmarrja, e kur është e zgjuar merr frymë normalisht. Ky është një rast parecedet. Është vërtetuar se gjumi i ndihmon frymëmarrjes, kurse në këtë rast ndodh diçka e pakuptueshme. Dijetarët nuk dinë shkakun e këtij fenomeni. Ata e kanë vërtetuar se gjatë dhjetë viteve të fundit janë paraqitur dhjetë raste të ngjashme. Supozohet se kjo është pasojë e ndonjë sëmundje të cilës nuk i dihet shkaku, e as që mund të ofrojnë shërim, por All-llahu më mirë e din për sëmundjen dhe për ilaçin, sepse Ai që ka krijuar sëmundjen e ka krijuar edhe ilaçin. Gjë e çuditshme është edhe të hapurit e gojës, njeriu nuk e di përse ndodh kjo! Nëse thuhet se kjo është shenjë e lodhjes ka njerëz që janë shumë të lodhur por nuk u hapet goja. Bile njeriut i hapet goja edhe pasi të zgjohet, edhe pse ka pushuar. Nëse themi se kjo është për shkak të nevojës për ajër, kemi raste kur dikush nuk mund të marrë frymë, por prapë i hapet goja. Njeriu për këtë nuk din, por për t'u habitur edhe më shumë është ajo se njeriu kur sheh dikë duke iu hapur goja edhe atij vetvetiu i hapet. Njeriu nuk e din sekretin e gjithë kësaj pos All-llahut padyshim e di. Njeriu nuk e di se si krijohet, po ashtu nuk e di edhe si vdes, kur dhe ku do të vdes. Të vërtetën për këtë e di vetëm All-llahu xh.sh. Njeriu nuk e di kur do të vdesë, e as që di për dikë tjetër se kur do të vdes. Sa herë ndodh që njeriun ta kaplojë sëmundja e rëndë saqë tjerët mendojnë se ai është duke jetuar çastet e fundit. Pranë tij është mjeku i cili mundohet q ta shërojë, por ka raste kur mjeku vdes kurse i sëmuri shërohet. Sa pleq jetojnë të shëndoshë, të thinjur, të kërrusur, u dridhen duart, u ligështohen eshtrat, lëvizin me vështirësi, u dobësohet aftësia për të mbajtur mend, kështu atij i ndihmon djali i vet ose dikush tjetër i familjes. Ka raste kur djali ose ai që i shërben vdes, ndërsa plaku vazhdon jetën po në atë ritëm. Ka shumë raste kur i sëmuri jeton një kohë të gjatë, kurse dikush tjetër papritmas vdes edhe pse ka qenë i shëndoshë. Pra kuptohet se njeriu shumë pak di, e posaçërisht për vdekjen, ku e si do të vdes etj. Për këtë All-llahu xh.sh. në Kur'an thotë: ...kurse njeriu nuk e d se çka do të bëj nesër dhe askush nuk e di se në çfarë vendi do të vdes. All-llahu me siguri i di dhe është i informuar për gjithçka (Lukman, 34) Njeriu nuk e di në detaje se si sëmuret, kur dhe si shërohet, dhe pse mjekët mundohen të gjejnë shkaqet e sëmundjes dhe mënyrën e shërimit, por edhe ata vetë pranojnë se ato janë vetëm hipoteza, kurse vetëm All-llahu është i Gjithdijshëm. * * *

Nga gjërat me të çuditshme që shkenca para kohe arriti deri tek ato janë disa zbulime në lidhje me kolesterolin. Ajo është një materie e ngjashme me yndyrat e cila shkakton sedimentimin në arterie, e cila shkakton sëmundjen arteriosklerozës prandaj edhe punohet në zbulimin e metodave për shërimin e kësaj sëmundjeje. Shënim: Dijetarët janë dakorduar se trupi e shëron vetveten mirëpo ata nuk e dinë se ç'ndodh në brendësinë e trupit. Kjo është një nga fshehtësitë e çuditshme i vërejmë gjurmët dhe rezultatete punës së trupit, konstatojmë se kjo është një enigmë, kurse nga ana tjetër, kjo është një e vërtetë shkencore. Çdoherë dijetarët zbulojnë në këtë sferë diç të re, binden në vetvete se nuk din për atë ë ndodh. Institucionet shkencore para dis viteve informuan se dijetari gjerman Joseph Foster ka arritur te një zbulim i çuditshëm se në trupin e njeriut ekziston diç në formë të instrumentit alarmues i cili i pengon sëmundjet. Fosteri ka arritur të njohë rezultatin por nuk ka arritur të mësojë se në ç'mënyrë e kryen këtë funksion. Në këtë rast ky dijetar ka mbetur i fascinuar dhe i bindur në fuqinë e All-llahut xh.sh. Ajo të cilën mjekët e konsiderojnë për ilaç është vetëm një përpjekje e tyre që të nxisin trupin të funksionojë në mënyrë të duhur. Për gjithë këtë si dhe për shumë fshehtësira mjekët nuk dinë në detaje, e as që do të dijnë ndonjëherë, kurse All-llahu xh.sh. di sepse Ai si Krijues posedon dituri absolute. E ka krijuar njeriun dhe vetëm Ai njeh brendësinë dhe fshehtësirat e tij në detaje. Sa nevojë të madhe ka njeriu për Krijuesin. Ai e di se ç'është e dobishme për krijesën - njeriun, atë ia ka caktuar si detyrë të domosdoshme farz, ndërsa ç'është e dëmshme për të, ia ka ndaluar - haram!

A nuk e di Ai i cili e ka krijuar dhe që njeh çdo send në hollësi?! (Mulk, 14)

 

KAPITULLI I DYTË KUR'ANI ËSHTË LIBËR I ALL-LLAHUT TË LARTMADHËRUAR

Se Kur'ani është libër i All-llahut të Lartmadhëruar, cekim ajetet e Kur'anit a.sh. Kjo e vërtetë përsëritet në shumë sure, bile këtë e kanë cekur ajetet e para. Në fillim të sures Bekare, e cila është sureja e dytë e Kur'ani Kerimit, thuhet: Elif, Lam, Mim. Ky libër në të cilin nuk ka dyshim aspak, është udhëzim për të devotshmit Kuptohet se ky libër është libër i All-llahut xh.sh. dedikuar njerëzimit. Fjalët e tij (Kur'anit) janë fjalë të vërteta të All-llahut xh.sh., janë fjalë të drejta, të cilat nuk mund të zëvendësohet, nuk mund të gjenden të ngjashme. Për këtë, All-llahu xh.sh. thotë: Fjalët e Zotit tënd plotësohen me sinqeritet dhe drejtësi. Nuk i ndryshon dot kush fjalët e Tij. Ai dëgjon dhe di shumë. (el-En'am, 115) Këto janë fjalë t vërteta, në të cilat aspak nuk dyshohet... Të vërtetën e flet All-llahu, dhe nuk mund të ketë fjalë më të vërteta se fjalët e Tij...

Po fjalët e kujt janë më të vërteta se të All-llahut?!! (En-Nisa, 87) Fjalët e All-llahut janë vajh, shpallje (revelatë)... Ajo nuk është tjetër, vetëm se shpallje që shpallet (En-Nexhm, 4) All-llahu xh.sh. i shpalli Muhammedit siç u shpalli edhe pejgamberëve të tjerë, para tij... nuk ka patur asnjë resul e të mos i ketë ardhur shpallja: Ne ty të japim inspirim siç i kemi dhënë inspirim Nuhit dhe pejgamberëve pas tij, e i kemi shpallur Ibrahimit, Ismailit, edhe Is'hakut, Jakubit edhe pasardhësve të tij. Isait, Ejubit edhe Junusit edhe Harunit edhe Suljmanit, kurse Davudit i dhamë Zeburin. (En-Nisa) Edhe pse fjala Kur'an është fjalë arabe, më parë kjo fjalë nuk është përmendur e as që është quajtur me këtë emër diç pas tij, pa marrë parasysh se është paskajorja e foljes KAREE; ...e kanë lexuar arabët mirëpo asnjëherë nuk e kanë përdoren paskajoren Kur'an. Ose është nxjerrur nga folja KARENE që do të thotë të krahasosh diçka me diçka tjetër... sa herë kanë krahasuar arabët por asnjëherë nuk e kanë përdorur paskajoren Kur'an. Suret, ajetet dhe shkronjat janë të afërta mes veti; Arabët sa herë kanë afruar diç, por atë që e kanë afruar mes veti nuk e kanë emërtuar me fjalën Kur'an. Ajetet e tij argumentojnë njëri-tjetrin dhe kanë ngjashmëri në mes veti. Arabët asnjëherë leximet e tyre nuk i kanë quajtur Kur'an. Në këtë mënyrë All-llahu e ruajti këtë emër që të jetë emri i librit të fundit për gjithë njerëzimin: E lexojmë atë dhe veprojmë sipas tij. Kur'ani shpeshherë emërtohet edhe me emrin KITAB (libër) si dhe me emrin Furkan ngase ai dallon të vërtetën nga e pavërteta, besimin nga kufri, bën dallimin ndërmjet sëmundjes dhe ilaçit - shërimit. All-llahu xh.sh. i cili vetë të vërtetën e thotë, në suren Furkan thotë: Qoftë lartësuar Ai i cili i shpalli robit të vet Furkanin që të jetë qortim (vërejtje) për botët (Furkan 1) All-llahu xh.sh. këtë libër e quajti DHIKËR - qortim, përkujtim... Ai është qortim për ty dhe për popullin tënd (Zuhruf, 44) Fjala dhikër po ashtu ka domethënien e sqarimit, sqarim i obligimeve të All-llahut, gjegjësisht dispozitave të sheriatit. Në lidhje me këtë All-llahu xh.sh. thotë: Ndërsa ty të shpallëm dhikër (Kur'anin, t'ua sqarosh njerëzve atë që u shpallet, mbase edhe ata do të mendojnë (en-Nahl, 44) All-llahu xh.sh. po ashtu Kur'anin e ka emëruar me emrin Nur (dritë), sepse ai është udhëzues, nga rruga e shpëtimit, nga rruga e drejtë. Prandaj besoni All-llahut dhe Pejgamberit dhe në dritën që e kemi zbritur. All-llahu është i informuar se çka bëni (et-Tegabun, I Lartmadhëruari e ka emërtuar edhe me emrin bejjinetun - shpjegim, sqarim, sepse në të ka sqarime dhe shpjegime të nduarnduarta...

Ose të mos thuani: Sikur libri na shpallej neve, më mirë se ata do ta mbanim rrugën e drejtë. Edhe juve u pa ardhur sqarimi nga Zoti juaj dhe udhëzim e mëshirë En'am, 157 Kjo është sqarim për tërë njerëzit dhe udhërrëfim e këshillë për të devotshmit (Ali Imram, 138). Një prej emrave të Kur'anit është edhe BURHAN (argument), sepse në të ka argumente bindëse... O ju njerëz,tanimë ju ka ardhur argumenti nga Zoti juaj dhe ne ju kemi zbritur dritë të qartë (Nisa, 174). All-llahu xh.sh. e ka emëruar edhe me emrin SIDKUN (e vërtetë e pamohueshme) e vërtetë në të cilën nuk dyshohet... Kurse ai që sjell të vërtetën dhe ai i cili (vërteton, ata janë gjithsesi të ruajtur (ez-Zumer, 33) HAK e vërteta absolute, për këtë flet ajeti i 112 i sures Bekare. Ne ty të kemi dërguar me të vërtetë si përgëzues e qortues Kur'ani është fjalë e All-llahut dhe e askujt tjetër: Nëse dikush prej politeistëve të lut për mbrojtje, ti mbroje që t'i dëgjojë fjalët e All-llahut? (Tevbe, 6) All-llahu që s'ka tjetër përveç tij, juve do t'ju tubojë në Ditën e Kijametit, për te nuk ka dyshim fare. Po fjalët e kujt janë me të vërteta se All-llahut? (en-Nisa, 87) Kur'ani është bar për zemrat e njerëzve:

...ka ardhur këshilla nga Zoti juaj dhe një bar për zemrat tuaja... (Junus, 82) Thuaj: ai është për besimtarët udhëzim dhe bar (Fussilet, 44). Këto tekste kur'anore na porosisin që të jemi të bindur se Kur'ani është bar dhe se ne duhet të kërkojmë shërim, dhe tjerëve këtë t'ua bëjmë me dije. Duke i studiuar me seriozitet ajetet e Kur'anit hasim në emra dhe cilësi të cilat na japin të kuptojmë se Kur'ani është bar (ilaç). Kur'ani famëlartë është libër u All-llahut të Lartmadhëruar, të cilin ia ka zbritur vulës së pejgamberëve, Muhammedit, birit të Abdullahut, njeriut më të sinqertë e më besnik. Në të gjithë këtë nuk ka aspak dyshim. Duke lexuar çdo ajet të Kur'anit, na dalin në shesh argumente të qarta se si ai është fjala e All-llahut - shpallja e Tij. Prej kur kanë zbritur ajetet e para të tij, në një natë të muajit Ramazan, në vtin 610 sipas kalendarit gregorian, e deri më sot, e gjithë bota me ndasitë, kulturat dhe religjionet e shumta. Kur'anin e konsiderojnë libër të çmuar dhe kanë konsideratë ndaj tij. Armiqtë e Isait pa sukses përpiqen që të gjejnë ndonjë zbrastësirë ose shkak për të sulmuar atë, të shkaktojnë dyshim rreth tij etj. Kurse nga ana tjetër ithtarët e tij, muslimanët, japin mundin që njerëzve t'ua bëjnë sa më të kuptueshme dhe t'ua shpjegojnë muxhizën e tij. Por ka të tjerë të cilët nuk janë as armiq të Islamit e as me muslimanët, të cilët përpiqen që të njohin se kush është e kush nuk është në rrugë të drejtë. Kur'ani është gjithmonë aktual dhe temë studimi sepse është libër i të Lartmadhëruarit. Ai është themel i fesë dhe bazë e besimit. Me anë të studimeve rreth tij nuk arrihet asgjë tjetër pos argumentimit për vërtetësinë e tij. Ai është themel i fesë dhe bazë e besimit.

Me anë të studimeve rreth tij nuk arrihet asgjë tjetër pos argumentimi për vërtetësinë e tij. Koha gjithmonë dëshmon dhe rrit bindjen për të vërtetën e tij: Shumë armiq kanë arritur që të kuptojnë të vërtetën kur'anore dhe nuk mund ta injorojnë dhe ta fshehin atë. Pikërisht për këtë me respekt për të dhe u përgjigjen porosive të tij. Por ata të cilët vazhdojnë me armiqësinë e tyre ndaj Kur'anit, këtë e bëjnë për shkaqe dhe synime të ndryshme, të errëta. Shkenca akoma nuk është përcaktuar se kur ka filluar jeta. Ademi a.s. është zanafilla e njerëzimit në sipërfaqen e Tokës. Disa mendime pajtohen se jeta ka filluar para qindra mijëra vjetësh, duke u mbështetur në gjurmët të cilat hasen. Tubimet dhe hulumtimet të cilat janë argumente relevante, japin të kuptojnë se Kur'ani këtë fakt (se Ademi është njeriu i parë në tokë) e ka thënë më herët. All-llahu xh.sh. u ka dërguar njerëzve pejgamberë çdoherë kur është paraqitur nevoja. Këta pejgamberë kanë ardhur njëri pas tjetrit, të cilën ardhje e dëshmon ajeti i Kur'anit ku thotë: Mandej ua kemi dërguar pejgamberët njëri pas tjetrit. Sa herë që një populli i ka ardhur pejgamberi i vet, e kanë përgënjeshtruar, prandaj ne i kemi ndërruar njëri pas tjetrit, ndërsa jetën e tyre e kemi shndërruar në tregime. Qoftë shporrur një popull që nuk beson (Mu'minun, 44). Ka pasur raste kur në të njëjtën kohë kishte më tepër se një pejgamber, siç ishte rasti me Ibrahimin a.s. dhe djalin e vëllait të tij Lutin a.s., Musa dhe vëllai i tij Haruni, Jahja dhe Isa të cilët ishin në farefisni. risaleti dhe Nubuvetti përmbyllet me Muhammedin a.s. Muhammedi nuk është babai i askujt nga burrat tuaj, por pejgamber i All-llahut dhe vulë e pejgamberëve. Pra All-llahu, di mirë çdo gjë (el-Ahzab, 40)

Kur'ani gjithmonë e thotë të vërtetën, dhe të vërtetat e tij shihen në praktikë (Edhe pse kanë kaluar më shumë se 14 shekuj, nuk është paraqitur pejgamber). Pra, kjo është vetëm një nga të vërtetat kur'anore që janë konfirmuar. sipas disa tezave të ndryshme, numri i pejgamberëve arrin deri më 100.000. Fakt bindës është se qindra pejgamberë janë dërguar si rusulë, të cilët All-llahu i ka pajisur me libra të shpallura. Pra, ku janë të gjithë ato libra të shpallura, ku janë së paku disa prej tyre? Ku janë më të afërtat me ne në aspektin kohor - historik siç janë fletushkat e Ibrahimit ose të Davudit, ku janë ato të cilat u shpallën pejgamberëve para Muhammedit a.s. siç ishin levhat e Musait a.s., ku është Inxhilli i Isës a.s.? të krishterët në duart e tyre kanë Ungjillin e Mateut, Llukës, Markut dhe Gjonit, kurse për origjinalin të cilin All-llahu ia shpalli Isait ata vetë pranojnë se është humbur. I njëjtë është rasti me librin e Musait - Tevratin. Ndërsa, sa o përket Kur'anit, ai gjindet në duart e njerëzve ashtu siç la zbritur, e lexojnë, studiojnë mu ashtu siç ka zbritur. Prej tij nuk mungon asnjë shkronjë, e as që i është shtuar diç. All-llahu xh.sh e ka ruajtur dhe për këtë thotë: Ne me të vërtetë e kemi shpallur Kur'anin dhe padyshim ne jemi mbrojtësit e tij (Hixhr, 9). Kur'ani në këtë mënyrë prezenton argumentet e tij se ky libër me të vërtetë është shpallje e All- llahut xh.sh. dhe vërteton se ky është libër i fundit qiellor (hyjnor). Njëkohësisht vërteton se Muhammedi a.s. është vula e Pejgamberëve. Kur'ani a.sh. All-llahu xh.sh do ta mbrojë sa të ekzistojë bota. Kjo është një e vërtetë e pakontestueshme. Për Pejgamberin ishte e domosdoshme që të ketë një muxhize (mrekulli) që me atë të vërtetojë se është i dërguari i All-llahut. Çdo mrekulli e pejgamberëve të mëparshëm ka qenë materialet (e dukshme) dhe përkohshme personi e shihte dhe i besonte, por ai që nuk shihte por vetëm

dëgjonte në të shumtën e rasteve nuk besonte. Kjo ngase çdo gjë pejgamber para Muhammedit a.s. dërgohej vetëm për popullin e vet. Për këtë na dëshmon Kur'ani a.sh.: Edhe para teje popujve u kemi dërguar pejgamberë të tyre (er-Rum, 47). Kurse Muhammedi a.s. është i vetmi pejgamber i cili është dërguar për mbarë njerëzimin. Ja se ç'thotë All-llahu xh.sh. në Kur'an: Ne të kemi dërguar për tërë njerëzit që t'u sjellësh lajme t gëzueshme dhe t'u tërheqish vërejtjen (Sebe', 28) Pra, Muhammedi a.s. është i dërguar te populli i vet dhe të popujt tjerë në kohën e tij dhe te ata të cilët do të vijnë pas tij derisa të ekzistojë kjo botë, prandaj është e domosdoshme që muxhizja e tij të jetë e përgjithshme dhe e përhershme. Asaj i besojnë një numër i konsiderueshëm i njerëzve, në çdo periudhë kohore. Nga mëshira e All-llahut xh.sh. është që muxhize e tij të jetë edhe Kur'ani famëlart i cili ngërthen baza e besimit, përcakton normat e ibadeteve, shpjegon atë që është e domosdoshme, sqaron atë prej së cilës duhet larguar. Nga kjo nënkuptojmë se Kur'ani përfshinë gjithë atë për të cilën njeriu ka nevojë, në çdo vend dhe kohë. Nëse don të bindet në muxhizet e tij diskuton dhe e studion atë, e nëse bindet dhe i beson, obligohet që t'i përmbahet asaj që e ka besuar, e nëse nuk i beson, dihet se ç'e pret. Edhe arabët kanë diskutuar rreth Kur'anit, për domethënien e fjalëve të tij, në aspektin gjuhësor, kanë qenë oratorë dhe poetë të dalluar. Ata kanë mbetur të habitur se si ai i cili ua komunikon atë Kur'an ishte njëri prej tyre dhe u rrit me ta. E dinin se as që kishte lexuar e as që kishte shkruar ndonjëherë, nuk kishte mësuar në ndonjë shkollë.

Pra, sipas tyre, e pamundur është që ky Kur'an me stilin e vet t'ia tejkalojë çdo poeti dhe oratori, ky i cili është i shkruar me shkronjat e gjuhës së tyre. Pyeteshin, vallë pse nuk është sikur fjalët e tyre. Ne si besimtarë përfundojmë se absurde është që t thuhet se ky libër hyjnor është përpiluar nga Muhammedi a.s. Meqë Kur'ani është muxhize, atij i kanë besuar poetë dhe linguistë të mëdhenj. Rrugën e tyre e kanë ndjekur edhe shumë të tjerë e që janë bindur se fjalët e këtij libri nuk janë fjalë të njeriut. Për këtë shkak, gjuha arabe pas zbritjes së Kur'anit u nda në poezi, prozë dhe Kur'an. Studimet rreth gjuhës së Kur'anit, stilit e metodikës së tij, bukurisë dhe mënyrës së rradhitjes së sureve dhe ajeteve, shenjave të pikësimit janë të vazhdueshme, derisa dikush ka menduar se mrekullia e Kur'anit është kufizuar (vetëm në atë që u cek më lartë që nuk është e vërtetë sepse mrekullia kur'anore është shumë më e gjërë dhe më e madhe). Konkursi për të shkruar diç të ngjashme, ka ekzistuar dhe do të ekzistojë përgjithmonë. Por, të dilet në opinion me një libër si Kur'ani, është gjë e pamundshme, siç cek edhe ajeti kur'anor. Dhe nëse dyshoni në atë çka i kemi shpallur robit tonë, bëni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani), madje edhe dëshmitarët tuaj, në vend të All-llahut, nëse flisni të vërtetën (el-Bekare, 23). Në këtë ajet nuk është cekur se në çfarë mënyre të bëhet kaptina, por nënkuptohet se rivaliteti në këtë aspekt është i pamundur dhe absurd, pasi që nuk është dhe nuk do të bëhet një kaptinë e ngjashme si ato të Kur'anit... Po nëse nuk e bëni dhe nuk do ta bëni, atëherë ruajuni zjarrit të përgatitur për mosbesimtarët, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët (el-Bekare, 24)

Përcaktimi vetëm në një aspekt të mrekullisë së tij, na bën të kuptojmë se Kur'ani përkufizohet në një aspekt dhe bëhet i posaçëm vetëm për ata që e kuptojnë mirë gjuhën arabe dhe retorikën e saj (e të tillët janë të paktë) jo në konsiderim me tërë njerëzimin por edhe nga vetë mesi i arabëve. Kurse Kur'ani është zbritur për shumë libra janë të shkruar dhe shkruhen në lidhje me mrekullitë e metodikës dhe retorikës së Kur'anit. Sot e kësaj dite zbulohen aspekte të ndryshme të mrekullisë kur'anore në aspektin gjuhësor, juridik etj. Prej kësaj periudhe të gjatë kohore, prej atëherë kur ka zbritur Kur'ani, në botë shpërthejnë trazira, grusht shtete dhe revolucione të shumta ku kërkohen të drejtat njerëzore të cilat janë të cenuara; për çdo ditë shtohen kërkesat për ato të drejta. Dijetarët - juristët në Kur'anin a.sh., hasin në të drejtat më të përpikta, në kushtetutën më të përsosur e cila nuk kanë zbrazëtirë në mënyrë të përkryer ka cekur dhe i ka caktuar të drejtat dhe obligimet e njeriut. Duke u bazuar në raportin e Krijuesit me njeriun, pastaj në raportin e fëmijës dhe prindërve të tij, të gjykatësit dhe të gjykuarit (të paditurit), duke marrë parasysh lidhjet bashkëshortore në çdo aspekt dhe gjithë atë për të cilën njeriu ka nevojë në të tashmën dhe në të ardhmen, mund të themi se Kur'ani ka përcaktuar parime për cilat bota përparimtare nuk ka filluar të mendojë. Kur'ani a.sh. gruas ia ka dhënë të gjitha drejtat, të cilave ligjet dhe jurisprudencat bashkëshortore kohë më parë kanë filluar t'u qasen. Kur'ani ka nderuar femrën. Kjo duket aq qartë saqë, një sure e Kur'anit e mban emrin En-Nisa (gratë), dhe në shumë raste përsëritet porosia e All-llahut dhe Pejgamberit që të kihet kujdes ndaj grave. Kur'ani e ka veçuar gruan me një të drejtë, e drejta e saj që të luftojë dhe t'i kërkojë të drejtat e veta, aq më tepër ajo mundi t'i kërkojë të drejtat edhe nga udhëheqja e shtetit, siç ishte rasti në kohën e Muhammedit a.s. kur ai ishte udhëheqës i Shtetit islamik. Shiko pra, lexues i nderuar, ajetin e parë të sures Muxhadele:

All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila diskuton me ty lidhur me burrin e saj dhe ankohet tek All-llahu. All-llahu dëgjon bisedën tuaj. Me të vërtetë All-llahu dëgjon dhe sheh shumë. Ajeti në fjalë vërteton se All-llahu xh.sh. ka bisedën e saj, e ka mbështetur kërkesën e saj. Kur'ani ndalon që fjalët e këqija të thuhen haptazi, me qëllim që të mbrohet nderi i shoqërisë, njerëzia dhe morali, por i jep të drejtë të dëmtuarit kur nuk i dëgjohet fjala, që protestën e tij ta shprehë haptazi derisa ta tërheqë vëmendjen, dhe të ndihet padrejtësia dhe të dal në shesh e vërteta ashtu që t'i bashkangjitet njerëzit dhe t'i ndihmojnë. Dijetarët dhe juristët kanë hasur në argumente të qarta se mrekullia e Kur'anit shihet edhe nga ajo se ka përcaktuar të drejta dhe e ka çdo person, shoqëri dhe çdo shtet që t'i mbrojë dhe të luftojë për këto të drejta. Dallimi ndërmjet asaj që porosit Kur'ani dhe asaj që e përshkruajnë dijetarët është dallimi ndërmjet dy burimeve, Krijuesi dhe krijesa, Zoti dhe njeriu. Simpoziumi o mbajtur në Lahaj në v. 1937, pastaj Simpoziumi ndërkombëtar i juristëve që u mbajt në Paris, kanë konstatuar se sheriati islam dhe bazamenti i parë i tij - Kur'ani, posedojnë në vete elemente të cilat janë bazë çdo ligji, bazë e çdo legjislature; Është domosdoshmëri që institucionet që merren me jurisprudencë dhe legjislaturë t'ia prezentojnë botës atë që e përmbanë Kur'ani në lidhje me ligjin (kanun) dhe legjislaturën (teshri) dhe se ai është universal për çdo kohë dhe çdo vend. Kur në vitin 1948 u shpall një dokument me rëndësi për të drejtat e njeriut u mbajtën ceremoni të shumta në tërë botën! Por ky gëzim nuk zgjati shumë ngase nuk u realizua ajo që pritej. Marrëdhënie ndërnjerëzore nuk u përmirësuan, bota nuk realizoi asnjë rresht të atij akti ndërkombëtar. Hulumtuesit dhe dijetarët mund të binden se të drejtat e njeriut në të vërtetë gjenden në Kur'an qysh para 14 shekujve (jo vetëm kaq por edhe janë aplikuar në qytet - Shtetin e Medines dhe Shtetin islam në përgjithësi sh.p.) Kujdesi për realizimin e këtyre të drejtave llogaritet ibadet. Ligji i All-llahut është ligj i përkryer dhe gjithpërfshirës; aspekti legjislativ i Kur'anit, gjithmonë është aktual dhe e reflekton me dritën e tij çdoherë kur konstituohen kushtetuta dhe akte tjera ligjore. Nga fakti se gjithë njerëzit dhe xhindët nuk mund të bëjnë diçka të ngjashme si Kur'ani, mund të përfundojmë se ai është fjalë e All-llahut xh.sh. Këtë e cekë edhe vetë Kur'ani ku thuhet: Thuaj: Sikur të bashkoheshin të gjithë xhindët dhe njerëzit të bënin një Kur'an sikur ky, nuk do të mund ta bënin sikur ky dhe pse i ndihmojnë njëri-tjetrit (el-Isra, 88) Pas përpilimit të teorive bashkëkohore njeriu arriti që ta thërrmojë atomin dhe të bëhet zotërues i fuqive atomike, të ngrihet lart në qiell e të zbresë në Hënë për herë të parë në historinë njerëzore. Përmes mjeteve moderne ai arriti të dijë se ç'ndodh në brendinë e trupit të njeriut, bile edhe në brendinë e qelizës e cila është pjesa më e vogël e trupit t njeriut (njësia themelore funksionale dhe strukturore). Njeriu pra në shkencë ka arritur rezultate të lakmueshme, ashtu që ky shekull është quajtur shekull i shkencës. Kur u arritën rezultate shkencore në lëmenj të ndryshëm, All-llahu xh.sh. ua bëri të mundshme muslimanëve (dhe njerëzve të tjerë) që të bëjnë krahasim ndërmjet rezultateve shkencore dhe asaj që është cekur në Kur'an. Doli në shesh fakti se mrekullia e Kur'anit përkon me kohën, ec krahas me gjuhën bashkëkohore, e kjo pra është mrekullia shkencore e Kur'anit. Kur'ani a.sh. gjegjësisht ajeti i parë i shpallur i tij tërheq vëmendjen me atë që urdhërohet për lexim e studim... pas asaj ceket pena. Leximi dhe pena janë dy gjëra që simbolizojnë dijen. Duke pasur parasysh ajetet e para të sures el-Alek, njeriut i bëhet obligim mësimi, studimi, hulumtimi e kështu me radhë. Lexo në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar! Krijoi njeriun prej një rrëcke. Lexo! Se është fisnik Zoti yt. I cili të mësoi penën; E mësoi njeriun çka nuk e kishte ditur (el-Alek, 1-5) Kur'ani në këtë mënyrë ithtarëve të vet ua bënë farz ilmin (shkencën), leximi përfshinë të gjitha llojet e daves, dijes dhe urtisë. Sa i takon sferës për krijimin e njeriut, kur njeriu dëshiron të studiojë këtë lëmi, është e domosdoshme që ai të ketë njohuri të shumta siç janë shkrim-leximi, gjuhën e mjekësisë, që të mund të shfrytëzojë literaturën si aritmetikën, matematikën, duhet të ketë njohuri natyrore-fizike, kiminë, botanikën si dhe çdo gjë që ka të bëjë me medicinën, që të arrijë t'i aplikojë të arriturat e saj. E gjithë bota, e në mes të tjerash edhe në aspektin mjekësor, është bindur në mrekullitë e Kur'anit, duke u nisur nga ajo se ai paraqet argumente më të vërteta. Për gjërat të cilat ka inicuar Kur'ani në kohën kur është shpallur, bota as që ka ditur diç të paktë, po ashtu edhe më tutje ai do të jetë nxitës për studime shkencore. Kur e dimë se Kur'ani është fjalë e All-llahut, nuk habitemi pse ai përfshinë njohuri shkencore si nga mjekësia preventive, medikamentoze, psikologjia, sociologjia, botanika, bujqësia (agrikultura), kimia me degët e saj, astronomia dhe kozmologjia, metafizika... bile jep edhe shpjegime eshatologjike. Kur'ani nxitë për çdo lëmi shkencore, lidhur me këtë dijetarë të profileve të ndryshme, pasi që janë mahnitur nga argumentet shkencore në Kur'an kanë shkruar libra të ndryshëm (dhe do të shkruhen për gjithmonë) në lidhje me të. Të përmendurit e ndonjërit nuk do të thotë se ai është i pari dhe i fundit që e ka bërë k. Sa për

ilustrim, do të cekim mjekun e njohur francez Maurice Bucaille i cili porosi se në shekullin e shkencës është e domosdoshme që në mënyrë precize të studiohen, librat hyjnor dhe të kuptohet autenticiteti (dhe të vërtetat që gjenden në to). Ai shkroi librin e tij Bibla, Kur'ani dhe shkencat bashkëkohore i cili është përkthyer në shumë gjuhë, në arabishte në vitin 1977. Në kapitullin e parë bëhet fjalë për Tevratin dhe në fund të studimit të tij, bindshëm tregon se ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet Tevratit dhe shkencës. Këtë konkluzë e fillon duke thënë: Nuk duhet shikuar në shkrimet biblike duke i zbukuruar me cilësi artificiale, të cilatdo të kishim dëshiruar t'i kenë, por duke studiuar në mënyrë objektive ashtu siç janë. Kjo nënkupton vetëm njohjen e teksteve, por njohjen dhe të historikut të tyre. Kjo e fundit mundëson që me të vërtetë të përfundojmë të kemi shfaqje për rrethanat të cilat kanë ndikuar në përpunimin e teksteve gjatë shekujve, deri në formimin e ngadalshëm i përmbledhjeve ashtu siç i kemi sot me shtesat dhe mangësitë e shumta Konceptet e këtilla edhe më tepër e bëjnë të pranuar mendimin se në Dhiatën e Vjetër mund të gjenden versione të ndryshme të tregimit të njëjtë,Kundërta, gabime historike, pabesueshmëri dhe joligjshmëri me njohuritë mirë të vërtetuara shkencore. Kapitulli i dytë flet për ungjijtë dhe për kundërshtimet në mes veti dhe me të dhëna shkencore. Këtë kapitull Bucaile e ka përfunduar duke thënë: Por këto të meta e sjellin në dyshim misionin e Isaut (Jezusit); dyshimet qëndrojnë vetëm në zhvillimin e tij (misionit). Kurse kapitulli i tretë mban titullin Kur'ani dhe shkenca moderne (ky është titulli edhe i librit tim i cili u botua në vitin 1959 pasi që u botua një studim shkencor për mrekullitë shkencore të Kur'anit në librin tim i cili mbante titullin Zoti dhe shkenca moderne (botuar në v. 1957). Libër ky i cili konsiderohej zanafillë në sferë të asaj se si të arrihet deri te besimi përmes shkencës bashkëkohore. Bucaille në këtë kapitull sjell argumentet për të vërtetën e Kur'anit... për atë që flet Kur'ani për krijimin e qiejve dhe të tokës, për shkencat e ndryshme në Kur'an si astronominë, elektricitetin atmosferik, prejardhjen e jetës, për botën bimore shtazore, për reprodukimin e njeriut etj. dhe përputhshmërinë e gjithë kësaj me zbulimet shkencore. Kapitulli Kur'ani, hadithi dhe shkenca moderne e përfundon në mes tjerash duke thënë:... se Kur'ani është libër i shpallur prej Zotit në të cilën nuk ka dyshim dhe është në përputhshmëri të plotë me shkencën. Në pjesën e fundit të librit me titull Përfundime të përgjithshme, thotë: Kundërshtimet, pabesueshmëritë, dallimet në lidhje me të dhënat shkencës moderne, shumë me përsosuri dhe qartë shkojnë në dobi të asaj që kaloi (që u cek se Bibla është e falsifikuar sh.p.) Duke vazhduar dy shpalljet e mëparshme (të cilat i kanë paraprirë, shpallja kur'anore, jo vetëm që është e pastër prej kundërthënieve në rrëfime, (të cilat janë specifikat e Ungjijve, si gjurmë nga reduktimet e ndryshme që u janë bërë, për më tepër bëhet fjalë për kontradiktat e nduarnduarta ndërmjet Ungjijve, që janë shenja të ndërhyrjes së dorës së njeriut, i cili mund të harrojë e gabojë, kurse Kur'ani është i mbrojtur dhe i pastër nga këto të meta sepse e mbronë All-llahu xh.sh. sh.p.) i ofron atij i cili dëshiron që në mënyrë krejtësisht objektive ta studiojnë në dritën e shkencës dhe do të gjejë në të shenja (të përputhshmërisë komplete me të dhënat shkencore moderne. Nuk mund të paramendohet që deklarata e shumta kur'anore që kanë të bëjnë me sferën shkencore, të jenë vepër e një njeriu, për shkak të pozitës në të cilën gjendej njohuria-shkenca në

kohën e Muhammedit. Në atë mënyrë është krejtësisht legjitime të konsiderohej se Kur'ani jo vetëm që është shprehje e një shpalljeje, por shpalljes kur'anore duhet dhënë vend të posaçëm, për shkak të garancisë së autencitetit që ajo ofron dhe prezencës së të dhënave shkencore të cilat kur studiohen në epokën tonë, paraqesin nxitje për komentimet (studimet, gjurmimet sh.p.) njerëzore. Bucaille atë që qartë thotë, e ka argumentuar. Ai u bë njëri prej atyre që besojnë All-llahun xhe-le shanuhu dhe Kur'anin (e pranoi Islamin). Sot kur bota e bashkë me të edhe ne jetojmë gjendet në kohën e kompjuterëve, mikroprocesorëve dhe llogaritësve të ndryshëm, All-llahu xh.sh më bëri të mundshme që të zbuloj një metodë të re për të vërtetuar mrekullinë e Kur'anit. qysh para një çerek shekulli kam vërejtur se në Kur'an a.sh. mund të vihet shenjë barazimi ndërmjet të përmendurit të dunjasë dha ahiretit, engjëjve dhe xhinëve... është pra e pamundshme që këto të dhëna kaq precize, t'i japë ndonjë vepër që është prodhim i mendjes njerëzore. Mrekullia matematikore e Kur'anit e cila ka cekur gjërat në numër të njëjtë, argumenton tri gjëra me rëndësi: 1. Kur'ani Kerim nuk është vepër e njeriut por është shpallje (relevatë) e All-llahut xhel-le shanuhu. 2. Kur'ani a.sh nuk ka pësuar ndryshime e as falsifikim e prej kohës kur është shpallur e deri më sot. 3. Kur'ani a.sh. është muxhize e përhershme deri në Ditën e Gjykimit. Njeriu i cili bindet në këto tri të vërteta, i cili bindshëm beson All-llahun, pejgamberin e Tij dhe Kur'anin a.sh. obligohet që të punojë sipas referencave të Islamit në përgjithësi, në kuadër të kësaj obligohet që të respektojë normat kur'anore. Libër ky i cili është dallim ndërmjet udhëzimit dhe lajthitjes. Një aspekt tjetër i rëndësishëm që vërteton mrekullinë kur'anore është edhe mundësia e të nxënurit përmendësh (hivzi) Nuk duhet harruar se Kur'ani ofron aspekte që ende nuk janë zbuluar siç është sekreti i disa shkronjave me të cilat fillojnë disa sure të këtij libri. Sadoqoftë dijetarët janë munduar të zbulojnë domethënien e këtyre shkronjave, nuk kanë arritur ndonjë sukses konkret e ndoshta në të ardhmen me ndihmën e all-llahut do të zbulohen domethënia e enigmatike e tyre. Pas këtyre shembujve që u cekën, ai cili mendon një cik, nuk dyshon se Kur'ani është fjalë e All- llahut të Lartmadhëruar, udhëzues dhe mëshirë për tërë botën. Prodhuesi kur prodhon një gjë (mjet), për përdorimin më të lehtë për udhëzim dhe mbrojtje për konsumatorin përgatit katalogun, e konsumatorit nëse dëshiron të ketë sukses me atë mjet , duhet t'i përmbahet atij katalogu. All-llahu xh.sh. e ka krijuar njeriun dhe ia ka shpallur Kur'anin, me të s'do mend se ka udhëzuar se me çka është obliguar dhe prej çkafit duhet të ketë kujdes të jetë i mbrojtur në këtë botë dhe i shpëtuar në botën tjetër, ahiret. Prandaj, jemi të obliguar që ta respektojmë këtë Kur'an sepse ai është mbrojtje, shërim dhe shpëtim.

 

KAPITULLI I TRETË KUR'ANI MBROJTËS DHE SHËRUES

All-llahu xh.sh. vetë Ai e ka krijuar njeriun. Në këtë aspak nuk dyshohet. Ajetet të cilat flasin për këtë janë të shumta. Çdo qelizë tek njeriu argumenton për fuqinë e All-llahut xh.sh., argumenton për urtinë dhe mjeshtrinë e Tij. Fuqia e Zotit shihet në fizionominë dhe pamjen fizike të njeriut, në funksionimin e gjymtyrëve eshtrave dhe rolin që ato luajnë, flokëve me forma dhe ngjyrë të ndrysme, mishin, yndyrërat, gjakun dhe funksionin e tyre etj. Dihet se cilësitë gjenetike të cilat njeriu i trashëgon prej prindërve dhe paraardhësve dallojnë prej njeriut në njeri. Vetëm në trupin e një njeriu ka biliona qeliza, e sa biliona qeliza kanë gjithë njerëzit prej Ademit a.s. e deri më sot? Krijesat shumohen, njerëzit linden... argumentet në çdo moment shtohen. i shembull morëm qelizat që janë vetëm një argument, të cilat janë të panumërta. I Lartmadhëruar qoftë All-llahu i cili na krijoi. Lartëso emrin e Zotit tënd, të Lartmadhërishëm. I cili krijon dhe nivelizon çdo send (A'la, 1,2) Të vërtetat për gjithëfuqishmërinë e All-llahut, përshkruhen në Kur'anin famëlart, i cili është fjalë e Tij. Argumentet për këtë nuk kanë të numëruar. Çdo njeri gjatë leximit të një fjale apo ajeti shijon kënaqësinë e muxhizes kur'anore. Thellimi gjatë të lexuarit të Kur'anit na udhëzon dhe na bind se ai është shpallur si shërim dhe mëshirë (rahmet) për njeriun.

Përpjekjet për të zbuluar aspektet e ndryshme të mrekullisë së tij janë të kahershme. Se Kur'ani është ilaç dhe shërim,shëron shpirtin e njeriut, dhe se është shpëtim në botën e ardhshme, flasin ajetet (versetet) e shumta.

 

BESIMI NË ALL-LLAHUN XHEL-LE SHANUHU

Porosia kryesore e Kur'anit adhimush-shan është besimi në All-llahun. Edhe Muhammedi a.s. besimin në All-llahun e ka numëruar si kusht t parë të besimit. Fjala besim - iman, në Kur'an është përsëritur 811 herë. All-llahu xh.sh. besimtarëve në shumë vende u drejtohet me thirrjen: O besimtarë, besoni All-llahun dhe Të dërguarin e Tij (en-Nisa, 136). Muslimani dëshmon se nuk Zot tjetër pos All-llahut. Kjo është forma më e thellë dhe më e lartë e shprehjes së besimit: Imani - besimi shtohet përmes argumenteve bindëse ku shfaqet fuqia e pakufishme e Të Lartmadhëruarit... p.sh. në precizitetin e funksionimit të krijesave. Deri te besimi i vërtetë mund të arrijë vetëm njeriu i cili logjikon, i dijshëm dhe i mençur. për këtë All-llahu xh.sh. në Kur'anin famëlart thotë: All-llahu ka dëshmuar se nuk ka Zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt dhe të diturit me veprim të drejtë. Nuk ka zot tjetër përveç Atij, të fortit dhe të urtit (Ali Imran, 17) Thirrja për besim të cilën e bën Kur'ani a.sh. ia bën njeriut pandërprerë, dhe ka qëllimin e vet. Përmes besimit All- llahu xh.sh. e ngrenë njeriun në piedestalin më të lartë në krahasim me krijesat tjera (dhe pikërisht për këtë ai do të jetë përgjegjës para All-llahut xh.sh.) All-llahu xh.sh. nuk ka nevojë për besimin e njeriut. Të Tij janë qiejt dhe toka dhe çka ndërmjet tyre, e pranojnë këtë njerëzit ose jo. Atij me dëgjueshmëri i përulet çdo gjë në këtë botë. Ai është Krijuesi i vetëm i gjithë njerëzimit. Në dorë të Tij është jeta dhe vdekja e çdo njeriu, e pranojnë këtë ose jo, i besojnë kësaj të vërtete ose e mohojnë. Besimi e njerëzve nuk shton gjë tek All- llahu. Besimi i njerëzve nuk i sjell Krijuesit as dëm e as mungesë. Pra, besimi është i patjetërsueshëm dhe i domosdoshëm për vet, njeriun, për mirëqenien e tij, krijesa ka nevojë për besimin në Krijuesin. Dijetarët dhe hulumtuesit e mbarë botës (të feve të ndryshme) janë dakorduar se besimi në Zot është i vetmi faktor i pazëvendësueshëm për mbrojtjen e njeriut nga sëmundja e pesimizmit, nga humbja e shpresës, vetëbesimit dhe të ndierit e vetes të vetmuar, i izoluar, monotonia, depresioni etj. Besimi pra, qenka ilaçi më efektiv dhe receta ndikuese nga psikologët e çdo kohe dhe vendi. Besimi është ilaçi për sëmundjet e ndryshme psikike-shpirtërore, t cilat fillojnë me humbjen e shpresës, vazhdojnë me pikëllimin dhe si rezultat final arrihet deri të çmenduria, paraliza e ndoshta edhe vetëvrasja. Njerëzit më parë kanë menduar se sëmundjet psikike nuk kanë lidhje dhe ndikim me ato fizike. Por shkencëtarët bashkëkohorë vërtetuan se ekziston, bile lidhshmëri e madhe. Në shumë raste sëmundjet psikike janë shkaktarë dhe faktorë të rëndësishëm për paraqitjen e sëmundjeve fizike. Mjeku francez Alex Carel i cili është fitues i çmimit Nobl për mjekësi dhe kirurgji, në librin e tij Njeriu - krijesë enigmë në mes të tjerash thotë:

Me siguri brenga, shqetësimi etj. tek njeriu shkaktojnë sëmundje serioze dhe më të madhe e dëmtojnë shëndetin. Njerëzit të cilët nuk dinë të mbrojnë veten nga brengat dhe zemërimet, vdesin në moshën rinore. Mjekët më parë kanë qenë të mendimit se brengat e tepërta ia hapin rrugët kancerit. Ata njerëz të cilët besojnë, shumë shpejt e ndjejnë ëmbëlsinë e besimit siç e ndiejnë nxehtësinë e diellit dhe afërsinë e shokut të ngushtë. Është arritur konsensus se brenga dhe shqetësimi shpirtëror shkaktojnë çrregullime në punën e zemrës, shkaktojnë pagjumësi, dhembjen e kokës dhe disa lloje të paralizës. Dill Karning autor i shumë teksteve psikologjike, ka ofruar rezultatet e studimeve të tij, dhe thotë: Psikiatrët janë të bindur se besimi i plotë dhe përqëndrimi në fe mjaftojnë për ta shkatërruar pesimizmin dhe shqetësimin shpirtëror. Ndër hulumtimet të cilat janë bërë kohëve të fundit në lidhje me shqetësimin shpirtëror dhe ndikimin në çrregullimin e shëndetit (konkretisht pas vitit 1982), është ai të cilin e barë dr. Fernand Raley, shkencëtar i shoqatës

 

NORTH WEST PACIFIC,

për sëmundjet e kancerit në një qytet të Amerikës. Dr. Raley rezultatet e tij t arritura në këtë lëmë, në mes tjerash i shprehu edhe në një simpozium gjithëamerikan për sëmundjen e kancerit. Ai së bashku me një ekip ekspertësh erdhi deri te kjo konkluzë: Brenga dhe presioni psikik jo vetëm që shkaktojnë sëmundjen e kancerit, por, ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve në të gjitha pjesët e trupit, prandaj pengimi me kohë i shqetësimeve shpirtërore dhe brengave është një nga mënyrat për pengimin e kancerit.

Një grup tjetër i shkencëtarëve dhe mjekëve amerikanë kanë bërë studime të ngjashme të cilat kanë zgjatur 5 vjet dhe më në fund Bol Ridsick nga Nju Jorku dhe prof. Bernard Segal i kanë shpallur rezultatet, ku mes të tjerash thuhet se shqetësimi shpirtëror dhe brenga shkaktojnë kancerin. Me anë të largimit të shqetësimeve dhe brengës kanë arritur sukses në luftën kundër kësaj sëmundjeje. Prof. Hollmson, një dijetarë i shquar, thotë: Besimi i thellë është faktori kryesor për shërimin e kancerit. Rezultatet e besimit All-llahun xh.sh. dhe qëllimet e tij veç më janë rezultate shkencore, meqë është vërtetuar ndikimi i tij i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me njeriun, trupin e tij, në jetën shpirtërore dhe jetën e kësaj bote në përgjithësi. Prej besimit, kuptohet se dobitë më të mira janë ato të ahiretit. Studimet shkencore vetëm e vërtetojnë atë që Kur'ani e ka thënë shumë më herët, se me iman - besim qetësohen zemrat. Në lidhje më këtë I Lartmadhëruari në Kur'an thotë: Ata të cilët besojnë dhe zemrat e të cilëve me përmendjen e All-llahut qetësohen - kur përmendet All-llahu u qetësohen zemrat, apo jo? (er-Rra'd, 28) Mendja e njeriut nuk mund të përfshijë thellësinë dhe domethënien e besimit në All-llahun, që përmendet në Kur'an. Mendja e njeriut nuk mund të paramendojë të gjitha ato të mira të cilat i potencon I Lartmadhëruari përmes Kur'anit. Vetëm ai që ka besim të plotë dhe të shëndoshë mund t'i shijojë të gjitha këto vlera t besimit. Besimi islam është i rëndomtë, nuk është i komplikuar, në të nuk ka kundërti. Ky besim më së miri shprehet përmes sures Ihlas:

Thuaj: Ai është All-llahu. Një i vetmi. All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. Nuk ka lindur as nuk është i lindur. Dhe asgjë Atij nuk i përngjet. Pra All-llahu është Një i pashoq, gjë të cilën e pranon logjika e shëndoshë. Ai është krijues i çdo gjëje dhe të gjithë të tjerat janë krijesa të Tij. Ai është Zot i çdo gjëje dhe te Ai kthehet çdo gjë. Imperativi Kul (thuaj) na obligon neve, besimtarëve që tjerëve t'u predikojmë dhe t'i thirrim të besojnë All-llahun xh.sh. Pra, çdo person i cili beson All-llahun, është i obliguar që këtë t'ua përcjellë të tjerëve. Është e domosdoshme që njeriu, të besojë me zemër dhe ndërgjegje të pastër, por të mos kufizohet në vetveten. Besimi duhet të shprehet edhe me zë që të jetë besimtar edhe intuicionin e vet edhe jasht. Imani duhet të jetë i pranishëm në çdo pjesë të trupit të njeriut. Njeriu kur bën ndonjë punë të mirë është i disponuar, kurse kur bën ndonjë punë të keqe dëshprohet. Besimtari nuk lejon që të bëhet pesimist, nëse dëshiron në ndonjë plan t vetin. Besimi në All-llahun e shtyn atë që mos t'i humbë shpresat, por të tentojë ta realizojë atë që e ka planifikuar. Kur besimtari sëmuret, besimi i ndihmon, i jep fuqi dhe lajm të gëzueshëm për shërim të shpejtë. Besimi më i thellë, më i pastër, më i sinqertë është besimi në të cilin thërret Kur'ani a.sh. besimi në Të Gjithëfuqishmin, të Pasurin, besimi në të Gjithëmëshirshmin i cili mbisundon me gjithçka. All-llahu është mbikëqyrës i njeriut në çdo vend dhe në çdo hap. Ai është më i afërt te njeriu sesa damari i qafës, siç thuhet në suren Kaf, ajeti i 16-të: Ne e krijuam njeriun dhe e dimë se çka dëshiron shpirti i tij, sepse Ne jemi te ai më të afërt se damari i qafës.

Besimi në All-llahun është faktori më i rëndësishëm për qetësimin e shpirtit, e qetësia shpirtërore është shenjë e besimit. Ai i cili u lëshon qetësi zemrave të besimtarëve, për t'ua forcuar besimin me vetëbesim (Fet'h, 4) Qetësia shpirtërore, siç vërteton pra mjekësia bashkëkohore, është mbrojtje dhe shërim për shumë sëmundje. Për këtë Kur'ani ka paralajmëruar qysh herët. Shembull konkret e kemi ngjarjen e Jakubit a.s. kur e humbi aftësinë e të pamurit pasi që e kaploi pikëllimi (kur e humbi të birin - Jusufin a.s.) Ky rast përmendet edhe në Kur'anin adhimush-shan: U kthye prej atyre dhe tha: O i mjeri unë për Jusufin! - dhe sytë iu patën zbardhër nga pikëllimi, ka qenë shumë i pikëlluar (Jusuf, 84) Jusufi a.s. meqë ishte i mësuar nga All-llahu se qetësia shpirtërore, ndikon në shëndetin e njeriut, i porositi vëllezërit e vet që këmishën e tij t'ia shpiejnë babait të vet dhe me atë t'i fshijë sytë. Kur babai i tij fshiu sytë ndjeu erën e Jusufit, u qetësua,iu kthye të pamurit, dhe u shërua. Jusufi a.s. u tha vëllezërve të vet: Çojeni këtë këmishë timen dhe venia babës tim në fytyrë, atij do t'i vijnë sytë (do t'i kthehet të pamurit) (Jusuf, 93) Kur ia çuan këmishën..., Por kur arriti përgëzuesi (sihariqdhënësi) ia vuri atë (këmishën) në fytyrën e tij dhe ai filloi të shohë (Jusuf, 96). Qetësia shpirtërore shëroi një sëmundje të rëndë siç është verbëria e cila ishte pasojë e brengës dhe shqetësimit shpirtëror. Njeriu me besim të thellë ndjenë kënaqësinë dhe ndikimin e besimit kur si besimtar thellohet në mendime. Në atë moment e ndjenë kënaqësinë e imanit dhe në çdo rast gjenë mbështetje te All- llahu xh.sh. NAMAZI Kur'ani kerimi i ka obliguar muslimanët me namaze në kohë të caktuara. Të falurit është caktuar për besimtarët në kohë të caktuar (en-Nisa, 103). Sa u përket kohëve, Kur'ani ato i ka caktuar me këtë ajet: Kryej namazet kur dielli niset nga gjysma e qiellit e deri në terrin e natës, edhe lutjen e agimit, me të vërtetë Kur'anin në sabah shumica dëshmojnë (el-Isra, 78). Pra kohët e namazit janë dreka, iqindija, akshami, jacia dhe sabahu. Kur'ani namazin e ka bërë farz, Muhammedi a.s. e ka quajtur shtyllë të fesë Islame. Muslimanët duhet t'i kushtojnë kujdes të posaçëm faljes së namazit. ata janë të obliguar që të studiojnë dhe zbulojnë dobitë dhe qëllimet e faljes. Nuk dyshohet se All-llahu fuqiplotë nuk ka nevojë për askend dhe për asgjë. All-llahu nuk ka nevojë për namazin e njerëzve por njerëzit kanë nevojë për namaz. All-llahu xh.sh. i ka urdhëruar njerëzit të falin namaz që ai të jetë mbrojtës dhe shërim për ta. Aq më tepër namazi është bërë temë studimi. Kur'ani e ka kapërcuer zbulimet mjekësore kur i ka shpërblyer falësit e namazit me shpëtim e kënaqësi të kësaj bote dhe botës së ardhshme. shkenca i ka studiuar kohët e namazit dhe ka përfunduar se janë të përshtatshme dhe namazi është i dobishëm për njeriun në aspektin psikik, fizik etj.

Sabahu i cili falet para lindjes së diellit, është koha më e përshtatshme në aspektin shëndetësor për zgjim nga gjumi. Dijetarët kanë rënë në dakord në fjalët ku thuhet: Flej herët, zgjohu herët. Në kohën e drekës dhe të iqindisë kur njeriu është angazhuar me punë të shumta, shkenca bashkëkohore porosit që njeriu ta ndërprejë një herë ose dy herë punën që të relaksohet. Ky pushim do ta mbrojë dhe ruajë nga lodhja (e tepërt). Sa i përket gjumit, mjekësia porosit që atë nuk duhet filluar me angazhime, i hidhëruar, i brengosur etj. Po ashtu edhe gjatë gjumit njeriu duhet të jetë krejtësisht i liruar nga problemet e ditës. Namazi i jacisë padyshim është mënyra më efikase për ta qetësuar njeriun. Fillon në një gjendje të rehatshme. Gjatë gjumit marrim qetësim psikik dhe trupor. Është konstatuar se me namaz realizohet fiskultura e domosdoshme të cilën njeriu duhet ta bëjë. Shkenca ka caktuar se ushtrimet e hershme sportive janë më të dobishme. Koha më e përshtatshme për këtë është koha para lindjes së diellit, ngase ajri është më i pastër dhe më i mirë, kështu që i konvenon trupit të njeriut. Kur'ani a.sh.këto kohë i ka caktuar dhe ka obliguar që t'u përmbahemi atyre me ç'rast njëkohësisht bëhet edhe stërvitje fizike. Stërvitje më të dobishme janë ato që bëhen gjatë namazit. Këto nuk janë blic-stërvitje e as të mërzitshme, nuk janë aq të lehta, shkel e shko, e as të rënda, por janë të stërvitje me të cilat arrihet qëllimi dhe suksesi i duhur për shëndetin e njeriut. P.sh. rukuja gjatë pesë kohëve të namazeve farze bëhet lëvizje e boshtit kurrizor, aktivizohet lukthi. Po ashtu sexhdeja e cila përsëritet dyfish (34 herë), e aktivizon qarkullimin e gjakut në mushkëri dhe në kokë, po ashtu i aktivizon arteriet, i përforcon ato gjatë rënies në sexhde kur me fytyrë qëndrohet për toke, me duart e gjunjtë dhe me majat e gishtërinjve. Qëndrimi në teshhud dhe ngritja e cila përsëritet disa herë gjatë namazeve, e aktivizon lukthin. Bie me dhënien e selamit në të djathtë pastaj në majtë, qafa lëviz në të djathtë dhe në të majtë, që do të thotë se gjatë namazit nuk mbetet asnjë pjesë e trupit pa mos e lëvizur. Namazi siç është mbrojtje dhe shërues i shumë sëmundjeve psikike, ai është mbrojtje dhe shërues edhe i shumë sëmundjeve fizike. Ai rregullon tensionin e gjakut, e stabilizon rrahjen e zemrës etj. Mjeku francez Alex Carel në librin e tij Njeriu enigmë, në tekstin me titull Namazi ilaç i mrekullueshëm, thotë: Disa aktiviteteve psikike u bashkangjiten disa ndryshime fiziologjike. Namazin nuk duhet kuptuar si përshpëritje ose përsëritje e disa pasuseve, por ai është një përjetim shpirtëror i cili shijohet me ndjenja, meditim i cili të lidh me Krijuesin e botës. Kjo gjendje shpirtërore nuk mund të arrihet përmes logjikës, po ashtu nuk është e kuptueshme për filozofët dhe disa shkencëtarë të pashpirtë. Kur njeriu ia dorëzon veten Zotit, ai njëkohësisht shpreson në begatitë e Tij, shpreson në realizimin e planeve me ndihmën e Tij, shpreson në shërim, e rast për t'u shëruar e ka namazin. Në këtë rast tek njeriu bëhet një lloj përtërirjeje, përmes namazit arrihet një shërim i mrekullueshëm. Pra namazi, ky është shërim i mrekullueshëm, është obligimi me të cilin na ka obliguar Kur'ani. Dhe në çdo ajet në të cilin përmendet namazi dhe imperativi për të, nuk ka për qëllim vetëm kryerjen formale të tij, por inicon faljen me kujdes dhe përkushtim. Pejgamberit a.s. i ka zbritur nga All-llahu xh.sh. edhe ky ajet: Dhe kryej faljen në të dy skajet e ditës, edhe në orët e para të natës (Hud, 114) me t cilin tregohet koha kur duhet bërë faljen. Ajetet e ndershme për besimtarët tonë: Dhe kryeni faljen dhe jepni zeqatin (el-Bekare, 110). Thuaju robërve të Mi që kanë besuar, le të kryejnë namazin (Ibrahim, 31). Të cilët kryejnë namazin dhe japin zeqatin... (Llukman, 4). Meqë fjala salat gjegjësisht versioni arab për namazin ka edhe domethënien Siletun (lidhje), me këtë Kur'ani Kerimi na urdhëron ta forcojmë lidhjen tonë me All-llahun, kontaktin tonë të drejtpërdrejtë me Të Gjithëfuqishmin; Pra abdesti nuk është asgjë përpos përgatitje për këtë lidhje, kurse tekbiri fillestar nuk është asgjë tjetër pos se një leje për qëndrimin e njeriut para All- llahut. Kur ai e lexon Kur'anin, i lutet me lutjet më të mira, përshëndet me përshëndetjet në t bukura dhe në fund kërkon leje që të mbarojë bisedën me Të duke dhënë selam. Edhe pse njeriu në të vërtetë gjithmonë është në lidhshmëri me All-llahun xhel-le shanuhu, All-llahu nga mëshira e Tij e pakufishme i ka përcaktuar njeriut kohë të posaçme në të cilat do t'i lutet Atij. Kjo që u përmend deri më tani ka t bëjë me namazin si ruajtës i shëndetit, por namazi gjithashtu ndikon edhe në qetësimin dhe stabilizimin shpirtëror. Namazi i ndihmon njeriut që mos ta ndjejë veten të vetmuar. Gjatë namazit njeriu e ndjen veten se është duke biseduar me All-llahun dhe kërkon ndihmë prej Tij. Para se të fillojë namazi, patjetër duhet bërë përpjekje siç janë pastrimi i vendit, trupit (gusli ose abdesti), siç thotë ajeti që vijon: O besimtarë! Kur niseni të kryeni faljen (namazin) lani fytyrat tua edhe duart me gjithë bërryla, kurse kokën tuaj fërkone (mes'h), edhe këmbët tuaja deri në zog të këmbës. Dhe nëse jeni të papastër (xhunub) atëherë pastrohuni! (el-Maide, 6). Me këtë ajet All-llahu e obligon muslimanin që para çdo namazi të marrë abdest. Abdesti njeriun e mbronë nga shumë sëmundje siç janë ato të lëkurës, po ashtu nga larja e gojës, hundës, syve, veshëve ka dobi të shumta. Pastrimi i lëkurës pengon afrimin e insekteve të cilat bartin mikrobe që e dëmtojnë trupin. Disa studime shkencore kanë vërtetuar se larja e këtyre pjesëve të trupit gjatë ditës e aktivizon qarkullimin e gjakut, përsëritja e larjes së këtyre pjesëve ndikon +në stabilizimin e qarkullimit të gjakut. Kjo konsiderohet si mënyrë për stabilizimin e tensionit të gjakut. Pra, namazi dhe abdesti janë nga faktorët e dobishëm dhe ilaç për njeriun.

 

ZEQATI

Muslimanët janë të obliguar me Kur'an që të ndajnë pjesë të caktuar nga pasuria e tyre (nëse plotësohen kushtet). Ky imperativ përsëritet në shumë ajete të Kur'anit: Kryene faljen (namazin), jepni zeqatin dhe respektonie të dërguarin (Nur, 6). Kur'ani cek se të obliguarit me zeqat është në favor (dobi) të shoqërisë dhe atë konsideron dhënie hua Zotit. ... faljen kryeni dhe lëmoshë jepni, dhe All-llahu t me gjithë zemër jepni hua! Ndërsa, të mirat që tek All-llahu i siguroni për vete qysh më arë, do t'i gjeni edhe më të mëdha tek All-llahu (el- Muzemmil, 20). All-llahu xh.sh. e ka obliguar Të dërguarin që të marrë zeqatin prej njerëzve, të pasur, që ta shpenzojë aty ku ka nevojë sepse ai është lider dhe i kishte kompetencat. Ai ka vërtetuar se zeqati është pastrim i pasurisë së besimtarit. Për këtë na dëshmon ajeti i Kur'anit ku thotë: Merre zeqatin nga pasuria e tyre që t'i pastrosh me të dhe t'i bësh të bekuar (et-Tevbe, 103).

Kur përmendëm pastërtia, pastrimi ka për qëllim edhe pastrimin e shpirtit nga koprracia, egoizmi, mendjemadhësia etj. Kurse fjala tezkijeh nënkupton bereqet, bollëkun, shtimin, pasurinë... Zeqati jepet për çdo vit për pasurinë e cila kalon nisabin (sasinë e caktuar). Zeqati i bereqeteve jepet në kohën e grumbullimit si p.sh. në korrje e shirjet, në vjeljen... Pra zeqati përfshinë të gjitha llojet e pasurisë. Më gjerësisht rreth zeqatit mund të njiheni në literaturën e fikhut (e drejta Islame).

 

AGJËRIMI

Agjërimi është njëra nga shtyllat kryesore të Islamit. Agjërohet një muaj të plotë pandërprerë duke abstenuar prej ushqimit, pijes marrëdhënieve intime dhe çfarëdo kënaqësie duke filluar prej mëngjesit deri në mbrëmje. Për çdo ibadet me të cilën na urdhëron Kur'ani, në të ka dobi. i njëjtë është edhe rasti edhe me agjërimin, siç thotë Kur'ani: Por të agjëroni është më mirë ta dini (Bekare, 184) Është e tepërt të përmenden faktet që shkenca i ka vërtetuar për atë se agjërimi është mbrojtje dhe shërim për shumë sëmundje të cilat na kanosen në këtë kohë dinamike siç ka qenë dhe do të jetë edhe për çdo kohë. Në këto rezultate kanë arritur dijetarët të shquar bile edhe nga radha e jomuslimanëve. P.sh. mjeku Alexis Karel thotë: Agjërimi synon që përmes urisë të arrihet deri te

shëndeti. Se agjërimin ta bëjë obligim feja, e bënë obligim kushtet - varfëria; Konsumimi i ushqimeve pa masë e asgjëson (pengon) kujdesin e njerëzve për njëri-tjetrin... Amerikani prof. Benedikt thotë: Gabon ai që mendon se njeriu nuk ushqehet kur abstenon nga të ngrënurit. Përkundrazi, trupi vazhdon të ushqehet edhe gjatë agjërimit. trupi më së pari tretë materiet e dëmshme që gjinden në brendësinë e tij d.m.th. trupi ushqehet nga vetvetja e han veten. Poashtu gjatë agjërimit trupi i njeriut ushqehet me yndyra të cilat janë të dëmshme dhe tepricë rreth zemrës dhe në pjesët tjera të trupit. Por më e çuditshme është se trupi kur ushqehet vetvetiu, predestinimi hyjnor cakton që gjatë agjërimit, ndërprerjes së ushqimit të ushqehet me ato materie të cilat nëse mbeten në trupin e njeriut janë më të dëmshme dhe trupi për to nuk ka nevojë. Ja pra se ç'na tha mjeku amerikan për agjërimin islam. Sipas tij agjërimi i muslimanëve është shërim prej shumë sëmundjeve. Dr. B. Sherenbur pohon se agjërimi i një muajit në vit është bazë për gjallëri, vitalitet dhe rini të përhershme. Dr. Robert Barnollo thotë: S'ka dyshim se agjërimi është ndër mënyrat më me ndikim për zhdukjen e disa mikrobeve që dëmtojnë qelizat dhe përtrirjen e tyre. sipas përfundimeve të disa konziliumeve mjekësore të universiteteve amerikane, agjërimi është mbrojtje dhe shërim nga sëmundjet e sheqerit. Për dobitë nga agjërimi flasin edhe armiqtë e përbetuar të Islamit, të cilët vazhdimisht e kanë luftuar dhe luftojnë këtë fe, siç është Rusia. Revista Ushqimet e cila botohet në Moskë, në numrin e janarit të v. 1967 mes tjerash shkruan edhe si vijon: Më në fund meriton të ceket libri i profesor Nikollajevit Uria për të arritur deri te shëndeti i cili thotë se nëse qytetarët e qyteteve të mëdha duan që të jenë të shëndoshë, duhet që të jenë të uritur të abstenojnë nga ushqimi në një periudhë tri-katërjavore, që kjo të përfshijë çdo kohë të vitit me qëllim që ta mbrojë trupin nga materiet helmuese - dëmtuese. Këtë rol s'do mend se më së miri e luan agjërimi të cilët e praktikojnë muslimanët. Agjërimi , sipas konstatimeve të shkencëtarëve të ndryshëm, e mbronë njeriun nga sëmundje e shumta e në mes tjerash edhe nga sëmundjet e lëkurës dhe të syve. Nuk duhet harruar ndikimin e agjërimit në psikikë e njeriut. Agjërimi e bën njeriun të durueshëm e durimi është mbrojtja nga sëmundjet psikike të cilat i shkaktojnë brengat dhe shqetësimet. Agjërimi e bën njeriun që të ndjejë afërsinë e All-llahut. Për agjërimin dijetarët e Lindjes dhe të Perëndimit të religjioneve dhe ideologjive të ndryshme janë dakorduar se ai është mbrojtje prej shumë sëmundjeve. Me një fjalë është shumë i dobishëm për njeriun, e në këtë e dimë duke u bazuar na ajetin: Por të agjëroni është më mirë, ta dini el-Bekare, 184)

 

HAXHI

All-llahu xh.sh. në lidhje e haxhin në Kur'anin famëlartë thotë: Dhe shpallju (njerëzve) haxhin! - do të vijnë me këmbët dhe me deve të rraskapitura, do të vijnë nga largësit të thella, që të kenë dobi dhe që në ditë të caktuara do të përmendin emrin e All- llahut për atë që i ka furnizuar me kafshë (për kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni të varfërit e mjerë. (el-Haxh-xh, 28) Ky imperativ i Kur'anit është ibadet dhe ka për qëllim të mirën e individit, kjo është kësisoj sepse kur njeriu merr rrugën e haxhxhit e eliminon përtacinë, koprracinë, disponohet. Me anë të haxhxhit njeriu bën një ndryshim në jetën e përditshme, këtë gjë bilë e rekomandojnë edhe dijetarët. Nuk ndodh ndonjë udhëtim tjetër që e realizon këtë qëllim. Haxhxhi zgjon në ndërgjegjen e njeriut ndjenjën se ai i takon një shoqërisë më të gjerë. Ai teoritikisht dhe praktikisht merr pjesë në një kongres gjithislam i cili e mbronë nga ndjenjat se ai është i vetmuar. Aktivitet të cilat i bën gjatë haxhxhit janë të dobishme për trupin e njeriut. Veshja e ihramëve, pastrimit të trupit, prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, rruarja e kokës etj., të gjitha këto pjesë përbërëse të haxhxhit kanë qëllimin e vet. Gjithashtu veshja e ihramëve të bardhë tregon pastërtinë trupore dhe shpirtërore. Tavafi konsiderohej një ndër lutjet të cilat robi ia bën All-llahut xh.sh. Remji-gjuajtja e gurëve është një akt simbolik i cili simbolizon largimin prej mëkateve dhe luftë ndaj forcave të errëta, shejtanit të cilin e gjuan me gurë duke iu kërcënuar se nuk i përgjigjet thirrjes së tij në asnjë vepër.

Nuk duhet harruar edhe pirjen e ujit të zem-zemit i cili i shëron shumë sëmundje. Për ujin e zem- zemit Muhammedi a.s. thotë: Për njeriun pirja nga uji zem-zemit është e dobishme Ndoshta ne vetëm pak kemi cekur prej dobive të shumta të haxhxhit.

 

USHQIMI MBROJTJE DHE SHËRIM

Çdo urdhër i All-llahut ka intencën e vet pozitive si dhe çdo ndalim ka qëllimin e vet. Njëri prej këtyre ndalimeve të All-llahut është edhe: Ndalimi i teprimit në ngrënie dhe pirje. Kur'ani kerimi na porositë që gjatë ngrënies dhe pijes të kemi kujdes atë mos e teprojmë. Hani pini por mos e teproni (el-Araf, 31) Kjo normë kur'anore është bërë parim bazë e mbrojtjes dhe e shërimit në mjekësi. Shumë mjekë të ndryshëm të rruzullit tokësor pacientëve të tyre u kanë porositur që ta pakësojnë ushqimin dhe pijën. konsumimi i tepërt i ushqimeve dhe pijeve shkakton sëmundje të ndryshme. Shtimi i peshë shkakton sëmundje të zemrës, mushkërive, lukthit, ngritjen e tensionit të gjakut etj. Pikërisht për këtë Kur'ani a.sh. për mbrojtjen e shëndetit të njeriut ndalon të tepruarit në ushqim dhe në pije. Të ushqyerit me ushqim të pastër Kur'ani a.sh. besimtarët i porositë prej ushqimeve të pastra dhe të lejuara:

O njerëz, hani nga ajo çka në tokë, q është e lejuar dhe mirë (el-Bekare, 168) Njeriu duhet të hajë prej llojeve të ndryshme të cilat atij i janë bërë hallall të lejuara. Urdhëri për ndalim të disa ushqimeve ka ardhur për shkak se ato janë të dëmshme për njeriun. Haram të ndaluara janë këto ushqime: Ju ndalohet cofëtina, gjaku dhe mishi i derrit dhe ajo që është e prerë në emër të ndonjë tjetri, jo në emër të All-llahut; edhe ajo që është mbytur dhe vrarë dhe që ka ngordhur pas ndonjë rrëzimi dhe që është shqyer me brirë ose e ka hëngër ndonjë egërsirë, përveç nëse e keni therrë ju de që është flijuar për hir të idhujve (el-Maide, 3). Shkenca ka pranuar se Kur'ani ka inicuar në gjërat e dobishme dhe të dëmshme qysh para 14 shekujve. Pas zbulimit t mikroskopit janë zbuluar mikrobet dhe bakteriet, si dhe qenie të imëta të cilat gjinden në disa ushqime. Cofëtina është e dëmshme për njeriun, poashtu edhe gjaku sepse përmbajnë mikrobe të ndryshme etj. Mishi i derrit përmban parazitin - shiriti i derrit. Kjo është kafsha e vetme që përmban këtë parazit. Po ashtu është vërtetuar se yndyra e derrit ndikon në formimin e gurit në veshkë. Ajo që s'është prerë në emër të All-llahut por në emër të dikujt tjetër, paraqet shirk. Ky mish shkakton nervozizëm dhe shpirtngushtësi te ai që konsumon, plus dënimit që do ta përjetojë në botën tjetër. Edhe kafsha që është mbytur, vrarë, që ka ngordhur pas ndonjë rrëzimi, që është shkyer me brirë ose që ka hëngër ndonjë egërsirë, të gjitha këto konsiderohen cofëtina, përveç nëse arrihet që të therren, përndryshe janë haram që të konsumohen. Ndalimi i konsumimit të alkoolit

All-llahu xh.sh. me qëllim që ta ruajë shëndetin dhe mendjen e njeriut, e ka ndaluar konsumimin e alkoolit, siç dëshmon ajeti që vijon: O besimtarë, nuk ka dyshim se alkooli edhe loja me para, edhe idolatria, edhe shigjeta për fall janë të ndyra, nga punët e shejtanit, prandaj largohuni që të jeni të shpëtuar (el-Maide, 90). Pas vendimit të prerë të Kur'anit për ndalimin e alkoolit për shkak se shkakton dëme të mëdha në shëndetin psiko-fizik të njeriut, edhe shkenca solli vendim të ngjashëm. Kështu që universitetet dhe institucionet tjera shkencore të rangut të ndryshëm janë dakorduar se alkooli është helmues dhe vdekjeprurës. Alkooli dëmton mëlçinë, lukthin, shkakton çrregullim në rrahjen e zemrës, njeriu që konsumon alkool humb fizionominë e vet. Në v. 1982 mjekët e Universitetit të Floridës kanë bërë t ditur se gjatë studimit laboratorik të alkoolit kanë hasur në një materie kimike e cila shkakton çrregullim në frymëmarrjen gjatë gjumit, shkakton mungesën e oksigjenit i cili është i domosdoshëm për trupin e që konsiderohet shumë më i rëndësishëm për qelizat e trurit. Këto qeliza dobësohen në qoftë se përdoret alkooli. E gjithë bota përpiqet që ta pengojë përdorimin e alkoolit kështu që miratohen ligje me të cilat u kërcënohen konsumatorëve të kësaj pije shkatërruese. Por ata nuk e kanë arritur e as nuk kanë për ta arritur suksesin që e ka arritur Kur'ani në lidhje me ndalimin e alkoolit. Islami ka ardhur me vendim të prerë për prohicionin e tij dhe për largimin nga çdo kontakt me të siç janë prodhimi, shitblerja, punësimi në vendet ku prodhohet, transportohet, distribuohet, ulja në ato vende ku pihet, e mos të flasim për konsumimin e tij.

 

USHQIMET MBROJTËSE DHE SHËRUESE

Përdorimi i mjaltës Kur'ani a.sh. i përshkruan vetitë shëruese të mjaltit... Nga brendia e tyre (bletave) dalin pije me ngjyra të ndryshme që janë bërë shërim për njerëzit (en- Nahl, 69). Mrekullinë dhe kuptimin e plotë të këtij ajeti më së miri e di vetë All-llahu xh.sh. por në kohën e fundit shkencëtarët përmes analizave kanë arritur në disa përfundime. Mjalti përmendet edhe në një ajet tjetër të Kur'anit: Shembulli i xhennetit që u është premtuar atyre që janë të ruajtur, ku ka lumenj me ujë të pashtershëm dhe ka lumenj të ëmbël e me shije të pandryshueshme, lumenj me lëng rrushi, të shijshëm për ata që e pinë edhe lumenj me mjaltë të shtrydhur (Muhammed, 15). Është vërtetuar se bleta prodhon katër lloje të materieve ushqyese. Shkenca thotë se në të gjitha këto materie ushqyese ka shërim për njerëzit siç na ka lajmëruar Kur'ani shumë më herët. Të gjitha institucionet mjekësore si dhe ato për studimin e ushqimeve e kanë cekur dobinë dhe specifikën e shërimit me mjaltë. Sa për ilustrim do ta cekim një mjek rus, Poprishij i cili është autor i librit me mjaltë Shërimi me mjaltë. Ky libër është rezultat i studimeve të gjata dhe të mundimshme nën kontrollin e Asociacionit Medicinal. Në këtë libër për çdo sëmundje është caktuar nga një kaptinë dhe pos tjerash ceket rëndësia e përdorimit të mjaltit për fëmijët dhe për të moshërriturit, pleqtë etj. Hurmat të freskëta Kur'ani a.sh. për rastin e Mejremes (nënës së Isaut a.s.) thotë: Shkunde trungun e hurmës se për ty kanë për të rrënë hurma të freskëta. Andaj haji dhe qetësohu! (Merjem, 25). Hurmat e freskëta, ushqimi me t cilin All-llahu e furnizoi Merjemen, sipas dijetarëve janë ushqim që barazohen me mishin dhe asnjëherë nuk janë të dëmshëm. Janë nga ushqimet më të dobishme dhe përmbajnë vitamina të shumta. Në ajetin që më parë e përmendëm gjendet edhe fjala qetësohu. Dijetarët pohojnë se hurmat e freskëta e qetësojnë dhe disponojnë njeriun në momentet e dëshprimit. Mejremin në çastet e lindjes, kur ishte e vetmuar dhe kishte dhimbjet e mëdha të lindjes, All-llahu, e porositi që t hajë prej hurmave dhe prej tyre të fitojë fuqinë, qetësinë, disponimin etj. Ushqimet tjera Rrushi - Ndër pemët Kur'ani Kerimi rrushin e ka cekur në 11 vende. Sa për ta ilustruar këtë do ta cekim këtë ajet: Ne nëpër të (tokë) krijojmë kopshte panojsh (hurmash), vreshta dhe bëjmë që nga ajo të shpërthejnë burime (Jasin, 34). Rrushi sikur edhe hurma është nga frytet më të dobishme. Ai përmban dy lloje të sheqerit - glukozën që është sheqer i rrushit dhe fruktozën që emërtohet sheqer pemë. Këto dy lloje t sheqerit janë më të nevojshme, më të dobishme dhe më të lehtë për njeriun. Këto ushqime tretën shumë lehtë prandaj preferohet që t'i konsumojnë të sëmurit. Shega - Aty ka pemë dhe sheqë (Rrahman, 68). Po ashtu edhe shega përmendet në Kur'anin famëlart. Përmendet edhe në dy ajetet tjera (sureja Nisa). Shkenca vërteton se edhe shega sikur hurma dhe rrushi posedon vitamina të ndryshme, ndihmon në rrënien e temperaturës, shuan

etjen etj. Ibni Bejtari thekson se lëvorja e shegës nëse digjet dhe përzihet me mjaltë dhe nëse me atë lyhet lëkura disa ditë me radhë shërohet sëmundja e fruthit. Shega pra është pemë me veti shëruese. Ulliri - Kur'ani a.sh. si një nga ushqimet mbrojtëse dhe shëruese e cek edhe ullirin, i cili gjashtë herë përmendet në të (Kur'an). Ulliri përmbanë vitamina të shumta, kurse përparësia kryesore e tij është se prej tij prodhohet vaji, njëri prej produkteve më cilësorë i cili sipas mjekësisë, pastron mushkëritë, aktivizon qarkullimin e gjakut etj. Po ashtu ky vaj i jep lëkurës një ngjyrë shumë të bukur. Sapuni i cili përmban vaj ulliri është më cilësor. Përveç këtyre cilësive, ulliri është edhe fryt shumë i shijshëm për ushqim. Fiku - Edhe fiku ceket në Kur'an, bile një sure e mban emrin suretul Tin (kaptina e fikut). Në fillim të kësaj sureje thuhet: Pasha fikun dhe ullirin... (et-Tin - 1). Fiku pozitivisht ndikon në frymëmarrje, në sëmundjet e gojës, është i dobishëm për gratë shtatzënë dhe ato që janë me foshnjë të vogël. Këto janë disa nga ushqimet të cilat i ka cekur Kur'ani famëlart e të cilat janë shëruese dhe e mbrojnë njeriun.

 

KAPITULLI I KATËRT MBROJTJA DHE SHËRIMI ME KUR'AN

S'do mend se e vërtetë absolute është ajo që e ka thënë All-llahu xh.sh. në Kur'anin famëlart:

Ne shpallim nga Kur'ani atë çka është bar dhe mëshirë për besimtarët (el-Isra, 82) Kur'ani a.sh. ndikon në sëmundjet, gjegjësisht në shërimin e tyre. Në këtë nuk ka dyshim. Kjo është më e lehtë se sa copëtimi (rrënimi) dhe shkatërrimi i kodrave dhe maleve. Ja se ç'thotë ajeti i mëposhtëm. Sikur këtë Kur'an t'ia kishim zbritur ndonjë mali, do të kishe parë si përulet dhe si copëtohet nga frika ndaj All-llahut. Ata janë shembuj që ua sjell njerëzve, ndoshta mendojnë (el-Hashr, 21). Njeriu qetësohet psiqikisht me leximin e këtyre ajeteve (si dhe në përgjithësi me ajetet tjera të Kur'anit, pa marrë parasysh i lexon vetë apo dikush tjetër ia lexon. Është vërtetuar shkencëtarisht se te njeriu ndikojnë shumë gjëra për të cilat ai vetë shumë pak di! Për shembull, njeriu në disa raste posedon aftësi dhe fuqi të ndryshme, ka raste kur zgjohet i disponuar dhe i fuqishëm duke mos ditur shkakun e kësaj. Njeriu e ndjenë ndikimin e qartë të muzikës dhe çdoherë kur ndërrohet ritmi, te njeriu shkakton mosrehati - sëmundje. Gjithashtu zhurma negativisht ndikon edhe te i sëmuri. Pra, muzika dhe zhurma ndikojnë pozitivisht dhe negativisht. Kur'ani a.sh. me siguri ndikon pozitivisht, sepse është fjalë e All-llahut e cila është shëruese më e mirë. Mjeku dhe mjekësia konsiderohen vetëm shkak për shërim. Kur'ani a.sh. kur na urdhëron për konsultim, njëkohësisht rekomandon edhe konsultimin e mjekut: Dhe konsultohu me ata në punë.... Edhe Pejgamberi a.s. ka urdhëruar që të mjekohemi: Për çdo sëmundje ka ilaç..., All- llahu për çdo sëmundje ka krijuar ilaç, por atë ilaç dikush e di e dikush nuk e di. Së pari vjen dëshira e All-llahut xh.sh. e pastaj ilaçi dhe mjekimi. Njeriu kur e përdorë ilaçin ose kur i drejtohet mjekut, duhet të ketë mbështetje të plotë tek All-llahu, sepse Ai është i mëshirshëm dhe shërues.

Ai në Kur'an thotë: ...A nuk u mjafton atyre, që ne ta shpallur librin, i cili u lexohet atyre? Ne atë ka, me siguri, mëshirë e qortim për popullin i cili beson (el-Ankebut, 51)

 

AJETET QË KANË TË BËJNË ME SHËRIMIN

Dijetarët kanë bërë përpjekje që t'i shpjegojnë ajetet të cilat mund të lexohen për shërimin e të sëmurëve. Disa prej tyre (ulemave), janë të mendimit se ato janë: sureja Fatiha dhe Ihlas, duke u bazuar në transmetimin e Enesit (Zoti qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi a.s. ka thënë: Kur ta veshë kokën në jastëk (kur të biesh të flesh) dhe e lexon Fatihasë dhe suren Ihlas, je i mbrojtur prej çdo gjëje përveç prej vdekjes. Po ashtu thuhet se sureja Kafirun dhe Ihlas shërojnë dyfytyrshmërinë, shirkun, kufrin. Ngjashëm me këtë thuhet edhe për suren Felek dhe Nas. Imam Kushejriu thotë: Djali im është i sëmurë rëndë derisa humbi shpresa se mund të shërohet. Unë e ëndërrova Muhammedin a.s. i cili më tha: Pse nuk i lexon ajetet e shërimit? I kërkova në Kur'an dhe ato ishin gjashtë ...dhe do t'i shërojë kraharorët e njerëzve besimtarë (et-Tevbe, 14). ... Një bar për zemrat tuaja (Junus, 57). ....I cili kur sëmurem më shëron (esh-Shuara, 80). Që është bërë shërim për njerëzit (en-Nahl, 69). Thuaj! Ai është për besimtarët udhëzim dhe bar (Fussilet, 44). Ia lexova birit këto ajete disa herë duke shpresuar në shërimin e tij dhe me lejen e All-llahut u shërua. Transmetohet se Ebu Muhammed Jahja el-Mes'habij (njëri nga shokët e Shafiut), ka qenë njeri i devotshëm, ka jetuar një jetë të gjatë duke mos e goditur asnjë sëmundje, bile Zoti e ka mbrojtur në rastet kur ka pasur përpjekje dhe ka ekzistuar mundësia që ai të zhduket. Kur e kanë pyetur pse atë e mbronë All-llahu është përgjigjur: Unë shumë i përsëris ajetet e mbrojtjes të cilat janë: Atij nuk i vjen rëndë mbajtja e tyre. Ai është i Lartmadhërishëm, i Madh. (el-Bekare, 255). Zoti im pa dyshim është roje mbi çdo send (Hud, 57). Dhe All-llahu është ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshirëplotëve (Jusuf, 64). Ai (njeriu) ka përcjellës përpara dhe pas, atë e ruajnë me urdhër të All-llahut (er-Rrad, 11). Ne në të vërtetë e kemi shpallur Kur'anin dhe pa dyshim në jemi mbrojtësit e tij (el-Hixhr, 19). Dhe e ruajmë atë prej çdo djalli të mallkuar (el-Hixhr, 17). Kurse qiellin e kemi bërë kulm të sigurt. (el-Enbija, 32). Duke i mbrojtur prej çdo djalli prapshtan (es-Saffat, 7). Dhe mbi ju me siguri vigjilojnë (el-Intifar, 10). ...dhe mbrojtje. Ai është ligj i të Fortit, të Gjithëdijshmit (Fussilet, 12). All-llahu i mbronë edhe ata të cilët ata i marrin si mbrojtës në vend të Atij. Ti nuk je përfaqësues i tyre (esh-Shura, 6). Nuk ka njeri, i cili nuk ka një mbrojtës (et-Tarik, 4). Dhe mbi ju me siguri vigjilojnë, shkrues fisnikë, të cilët dijnë se çka punoni (el-Intifar, 10-12). Njëmend, hakmarrja e Zotit tënd është shumë e fortë. Pa dyshim vetëm Ai është, që e fillon dhe e rifillon. Dhe falë shumë dhe ka plot dashuri. Zoti i gjithësisë, i Lartmadhërishëm. Që punon çka dëshiron vet. A të ka ardhë ty lajmi për ushtritë e faraonit dhe Themudit? Por, ata të cilët mohojnë - përgënjeshtrojnë. Por, All-llahu do t'i mbërthejë nga të gjitha anët. Po, ai Kur'an madhështor. Në një pllakatë të ruajtur mirë (el- Buruxh, 12-22) Të gjitha këto ajete të shërimit dhe mbrojtjes janë pjesë prej Kur'ani Kerimit i cili është fjalë e All- llahut. Është e preferueshme që i sëmuri vetë ose dikush t'ia lexojë Kur'anin në tërësi. Ai i cili me vëmendje e lexon suren Felek (Ai i cili nuk e njeh arabishten në përkthim sh.p.), do të vërejë se kërkon mbrojtje, e mbrojtës është All-llahu i gjithëfuqishëm, i cili ka krijuar çdo gjë. Ai pra e mbronë njeriun prej çdokujt dhe prej çdo të keqeje. Sherr (e keqe) është ajo që e bëjnë ata që lidhin dhe fryjnë nyja, ajo është sëmundje të cilën e shkakton magjia (sihri). Kurse e keqja e egoistit kur egoizmi e kaplon është sëmundje e cila ka pikënisjen në vetëkënaqësi - egoizëm. Këto ajete fisnike të kësaj sureje e urdhërojnë njeriun që të kërkojë mbrojtje tek All-llahu nga sëmundjet e ndryshme fizike e psikike. Kuptimi i sures Nas është kërkesë apo lutje e njeriut me të cilën i drejtohet të Gjithëfuqishmit - Krijuesit të njerëzve dhe të të gjitha botëve. Ai i lutet All-llahut ta mbrojë nga e keqja e cytësit i cili ngacmon, në gjoksin e tij, pa marrë parasysh se ajo cytje a është nga njerëzit, nga ai ose nga xhinët. Ky sherr, siç duket, është sherri i sëmundjeve psikike të cilat ndikojnë edhe në aspektin fizik.

 

ISTIGFARI - MBROJTJE DHE SHËRIM

Kur'ani a.sh. e ka krahasuar istigfarin (kërkimin e faljes) me praninë e Muhammedit a.s. në mesin e bashkëkohanikëve të tij, në lidhje me largimin e të këqijave, fatkeqësive dhe dënimeve, ashtu që thotë: All-llahu ata nuk i dënonte sepse ishe ti në mesin e tyre, dhe ata All-llahu nuk i dënon derisa luten për falje (en-Fal, 33). Prania e Muhammedit a.s. ka mjaftuar që mirësia dhe bereqeti ta përfshijnë ummetin e tij, kurse istigfari është lutje personale për mbrojtje prej dënimit dhe nuk mund të ndikojë te dikush tjetër. Çdo njeri është nën hijen e istigfarit të ve. Pohimi i pjesës së parë të ajetit të lartpërmendur është realizuar, All-llahu xh.sh. nuk e ka dënuar ummetin e Muhammedit a.s. duke qenë ai (Pejgamberi a.s.) në mesin e tyre. edhe pjesa e dytë e ajetit pa dyshim duhet të realizohet: Njeriu i cili vazhdimisht bën istigfar All-llahu e mbronë prej dënimit. Është vërtetuar se istigfari është një nga metodat më të suksesshme për shërim nga sëmundjet psikike. Psikologjia ka konstatuar se njeriu kur gabon, në vetvete ndjenë një disharmoni shpirtërore e cila mund ta shpiejë deri në delirium. E istigfari është mbrojtje më e mirë nga kjo. All-llahu u premton njerëzve, e nuk ka kush që e realizon premtimin e vet më mirë se sa i Lartmadhëruari. Kur dikush, i lutet atij, Ai i pranon lutjet. Nuk duhet harruar se lutja paraqet ibadet, prandaj ai që nuk i lutet All-llahut, ai refuzon ibadetin.

Ata të cilët janë mendjemëdhenj ndaj lutjes së All-llahut, do të hyjnë në xhehennem të nënçmuar. Ne sikur ta studiojmë në thellësi namazin i cili është farz dhe kryhet për 5 herë brenda 24 orëve, do të përfundojmë se vetë namazi është (lutje). Sureja Fatiha e cila përsëritet për çdo reqat, ka formën e lutjes. Ajeti i kësaj sureje Drejtona në rrugë të drejtë është një lutje e nevojshme dhe e dobishme për njeriun, përfshinë çështjet e jetës dhe të fesë. As puna e kësaj jete e as e asaj të amshueshmes nuk mund të jenë në rregull nëse nuk je i drejtuar në sirati-mustekim (në rrugë të drejtë). Besimtari mund t'i drejtohet All-llahut edhe me lutje tjera si p.sh. O Zot, më fal mua, prindërit e mi dhe gjithë besimtarët në Ditën e Gjykimit. O Zot, Ty të lutem, që të më mbrosh mua dhe familjen time nga hidhërimi dhe dënimi yt, dhe na mbrojë prej sherrit të njerëzve. Njeriu po ashtu mund të lutet edhe pas namazit, me kusht që duaja të jetë me vend dhe e mirë. Shumë ajete të Kur'anit janë në formë të duasë. Lutësi duhet të jetë i vendosur dhe i bindur se lutja e tij do të pranohet, pasi që ai e di se All-llahu xh.sh. në Kur'an thotë: Dhe kur të pyesin robërit e mi për Mua, unë jam në të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet, prandaj le të kërkojnë përgjigje prej Meje dhe të më besojnë Mua për të qenë në rrugë të drejtë (el-Bekare, 168). Nëse i marrim dhe i shqyrtojmë ajete e shumta të Kur'anit, për pyetjet të cilat i parashtrohen Muhammedit a.s. , All-llahu xh.sh. i është përgjegjur duke i thënë atij, KUL (Thuaj), ndërsa në këtë ajet besimtarëve u përgjigjet pa ndërmjetësimin e fjalës. Për shembull: Të pyesin për alkoolin dhe bixhozin. Thuaj që të dyja janë mëkat i madh (el-Bekare, 219). Të pyesin për Ditën e kijametit kur do të ndodhë. Thuaj: Atë e di vetëm Zoti (el-A'raf, 187) Të pyesin për shpirtin, Thuaju: çështja e shpirtit është punë vetëm e Zotit tim (el-Isra, 85) Dhe të pyesin për malet, Thuaju: Zoti ata do t'i bëjë hi e pluhur (Taha, 105) Në të gjitha këto ajete dhe në disa ajete tjera, pas pyetjes vjen përgjigjja që fillon me thuaj, kurse në ajetin 186 të sures Bekare nuk është rast i tillë. Shtrohet pyetja: Vallë a pranohet çdo lutje dhe prej çdo kujt? Nevojitet që lutja të bëhet me sinqeritet dhe vendosmëri të thellë, pasi që paraqet ibadet. Prandaj adhuroni All-llahun me sinqeritet në fenë e Tij (el-Mu'min, 41) Islami është besim dhe nuk ka fe pa besim dhe ibadet. Feja islame ngritet mbi pesë shtylla: Të dëshmuarit se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut (Tevhid) dhe se Muhammedi a.s. është I dërguar i Tij. Pas kësaj pasojnë katër shtyllat tjera të cilat paraqesin ibadet (namazi, zeqati, haxhi dhe ramazani). Njeriu është i obliguar që të bëjë ibadet ndaj All-llahut. Besimi besimtarin e obligon të jetë i pastër nga çdo gjë e dyshimtë dhe e ndaluar. Besimtari i lutet All-llahut duke qenë i bindur n përgjigjen e Tij. Muhammedi a.s. na ka sqaruar se si duhet të sillet ai i cili dëshmon t'i pranohet lutja. All-llahu është i pastër, prandaj e pranon vetëm të pastrën, ai i ka urdhëruar besimtarët me atë ë i ka urdhëruar pejgamberët dhe thonë: O të dërguar! Hani nga ushqimet e mira dhe bëni vepra të mira, sepse Unë e di mirë se ç'bëni ju (el-Mu'min, 51), po ashtu u drejtohet besimtarëve dhe thotë: O besimtarë, hani nga ushqimet e mira që ju kemi dhënë (el-Bekare, 172). Më tutje Pejgamberi a.s. thotë: Si do t'ia pranojë All-llahun lutjen një njeriut i cili ngren duart lartë nga qielli dhe thotë: O Zot, o Zot... kurse ushqehet me haram, vishet dhe mbahet me haram. Luteni All-llahun duke qenë të bindur se All-llahu i pranon lutjet e tuaja, dhe dine se All-llahu nuk e pranon lutjen e atij, zemra e të cilit është indiferente. Duaja është shpresë dhe kërkesë tek All-llahu xh.sh., prandaj besimtari duhet të jetë kujdes sepse e di se kujt ia bën atë. Për t'u plotësuar lutja e tij duhet të jetë ashtu siç porosit Kur'ani: Lutjuni Zotit tuaj me përulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata të cilët e teprojnë. Dhe mos bëni trazira në tokë pasi që në të është vënë rregull, dhe Atij lutjuni me frikë dhe dëshirë të madhe. Dëshira e All-llahut është me të vërtetë afër mirëbërësve. (el-A'raf, 55,56) All-llahu na porosit që t'i lutemi Atij duke shpresuar në falje dhe duke u frikësuar nga dënimi i Tij... Ata bënin gara që të bënin sa më shumë vepra të mira dhe na lutnin me shpresë dhe frikë, dhe ndaj nesh kanë qenë të përulur (el-Enbija, 90). Muhammedi a.s. duke e ditur rëndësinë e lutjes thotë: Duaja është truri i ibadetit, ajo është e natyrshme për njeriun, shihet qartazi tek ai kur e godet ndonjë fatkeqësi.

Kur godet njeriun ndonjë e papritur, i drejtohet Zotit të vet dhe i lutet Atij, pastaj pasi All-llahu e mëshiron, ai e harron (njeriu) Atë të cilit më parë i është lutur dhe i bën shok All-llahut për t'u larguar nga rruga e Tij. Thuaj: Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd sepse pa dyshim je nga banorët e zjarrit (ez-Zumer Por njerëzit i prekë ndonjë e keqe, ata me përulje i drejtohen Zotit të tyre, e pastaj kur Ai u mundëson të shijojnë mëshirën e Tij, menjëherë një grup Zotit i konsiderojnë shok tjetër (të barabartë) (rum, 33) Kur njeriu i nënshtrohet dhe i përulet All-llahut, ai nuk mund të paramendojë mëshirën e madhe të Tij. Ai është shumë afër robërve të vet në çdo rast, u përgjigjet atyre dhe e largon të keqen... E kush përveç All-llahut i përgjigjet të ngratit kur i drejtohet, Ai i cili të keqen e largon dhe juve ju bën zëvendës në tokë. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Fort pak ju përkujtoni! (en-Neml, 62) Ajetet në të cilat flasin për lutjen janë të shumta, në sure të ndryshme të Kur'anit. Ato kanë të bëjnë me shërimin, mbrojtjen si dhe me kërkesa tjera: O Zoti ynë. Mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë, pa qëllim. Mos na ngarko barrën që ua ke ngarkuar atyre para nesh. O Zoti ynë. Mos na ngarko për detyrë atë për çka nuk kemi mundësi. Shlyej mëkatet tona, dhe ki mëshirë ndaj nesh, Ti je Zoti ynë, Andaj na ndihmo kundër popullit mosbesimtarë (el-Bekare, 286). Njeriu duhet të dija se çdo e keqe që e godet është rezultat i veprave të tij. Megjithatë, kur i lutet All-llahut, Ai e mëshiron:

Çfarëdo fatkeqësie që t'ju gjejë, është ajo që e keni bërë vetë, por Ai fal shumë (esh-Shura, 30) Njeriu kur sëmuret e humbë fuqinë, shëndetin, dobësohet e All-llahu e mëshiron dhe shëron. Lutja për kërkim mbrojtje te All-llahu është porosi e Muhammedit a.s. ku thotë: Lutja më e mirë është që prej All-llahut të kërkosh mbrojtje, shërim dhe falje në këtë botë dhe botën tjetër, e nëse këto të dhurohen, në këtë botë dhe në botën tjetër, je nga të shpëtuarit Kur'ani a.sh. na e shpjegon gjendjen e pejgamberëve. Kur ata i ka goditur ndonjë fatkeqësi, i janë nënshtrua All-llahut dhe i janë drejtuar me lutje dhe së shpejti atyre u ka ardhur përgjigjja. Për ilustrim e cekim ejjubin a.s. i cili është goditur me shumë sprovime, e ka kapluar sëmundja, e ka humbur pasurinë dhe fëmijët. Ai i është drejtuar me lutje All-llahut, e i Lartmadhëruari i është përgjigjur duke e shëruar, i ka dhënë fëmijë e pasuri. Këtë rast e vërteton Kur'ani: Edhe Ejjubi, kur e thirr në ndihmë Zotin e vet: Më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi i nga të mëshirshmit! Iu përgjigjëm dhe fatkeqësinë që e mundonte ia hoqëm, dhe i dhamë fëmijë e familjen nga mëshira jonë, që të jenë mësim për adhuruesit (en-Enbija, 83,84). Zekerijjanë a.s. e mundi pleqëria, gruaja e tij arriti moshën e sterilitetit (kur nuk është në gjendje të lindë më). u përmallua për një fëmijë. I kishin humbur të gjitha shpresat. Megjithatë, Zekerijja a.s. iu drejtua All-llahut xh.sh. me lutje të sinqertë dhe bindje të thellë se All-llahu do t'i përgjigjet dhe do t'ia plotësojë dëshirën. Ai ishte i bindur në gjithfuqishmërinë e all-llahut. i Lartmadhëruari ia pranoi lutjen dhe ia plotësoi dëshirën... Edhe Zekirkjjas, kur e luti Zotin e vet: O Zoti im, mos më le të vetmuar e Ti je trashëgimtari më i mirë. Ju përgjigjëm edhe atij dhe ia falëm Jahjanë. dhe bashkëshorte të mirë. Ata bënin gara që të bëjnë sa më shumë vepra të mira dhe na lutnin me shpresë frikë, ndaj nesh kanë qenë të përulur (en-Enbija, 89-90). Poashtu Junusin a.s. duaja shpëtoi prej një vështirësie të rëndë dhe vdekjeje të sigurt... kur u fundos në det dhe e gëlltiti peshku. Dikush mund të mendojë se është e paparamendueshme që të shpëtosh nga barku i peshkut dhe thellësia e detit, por, me ndihmën e All-llahut edhe kjo ndodh. Junusi a.s. iu drejtua Zotit xh.sh. me lutje e Ai e Shpëtoi nga gjendja në të cilën ndodhej. Për këtë më së miri na rrëfen Kur'ani a.sh.: Edhe Dhen Nunin, kur shkoi i zemëruar dhe mendoi se atij nuk kemi çka t'i bëjmë - po pastaj në errësirë klithi (nga frika): nuk ka Zot përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë jam zullumqar. Ju përgjigjë dhe shpëtuam nga ajo që e shtrëngonte. Kështu ne i shpëtojmë besimtarët (en-Enbija, 87, 88) Muhammedi a.s. për këtë rast thotë: Lutja e Dhen - Nunit (Junusit) të cilën e bëri në barkun e peshkut është: Nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Ti qofsh i lavdëruar. Unë me të vërtetë jam zullumqar. Çdo besimtar që i drejtohet all-llahut me këtë lutje, lutja i pranohet. Selefus-salih (gjenerata e parë e muslimanëve) janë munduar që të shpjegojnë se si pranohet lutja. Ibni Ataullah thotë: Duaja i ka shtyllat, degët kohën dhe shkaqet e saj. Nëse e qëllon shtyllën forcohesh, e nëse i qëllon degët lartësohesh, e nëse i qëllon kohën dhe shkaqet shpëton. Shtylla e saj është që të bëhet me gjithë zemër dhe duke shpresuar në bekimin e All-llahut. Degët (krahët) e saj janë

sinqeriteti dhe ushqimi hallall, kurse koha është kur njeriu është i vetmuar dhe i qetë shpirtërisht, shkaqet e pranimit janë salavatet mbi Muhammedin a.s. Këto ishin disa fjalë rreth duasë dhe rolit të saj për mbrojtje dhe shërim. Si dhe për ndikimin e saj tek i sëmuri psikikisht dhe fizikisht. Pse jo, meqë e shohim në praktikë se vizita e cila bëhet të sëmurit nga ndonjë dashamirë i sinqertë, fjalët e tij e inkurajojnë dhe pozitivisht ndikojnë në shërimin e të sëmurit, atëherë është më e sigurt se fjalët e Zotit ndikojnë më mirë. Pa dyshim se fjalët e All-llahut të cilin edhe pse nuk e shohim, Ai na sheh, janë të vërteta. Fjala e Tij është edhe Kur'ani Kerimi i cili është shërues, mbrojtës dhe ilaç.


 

 

Abdurrezak Neufel Botuar nga: SHB Furkan ISM Të gjitha të drejtat e këtij libri i takojnë botuesit Fondacioni i Rinisë Islame — Cyrih www.islamischen.ch e-mail: info@islamischen.ch 2



 

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden