Home
Kontakt
Radio chat
Radio Islam Live
gjetja e kibles
film shqip
Film Islam
FILM Mesazhi Islam Flitet shqip
Jeta e Muhamedit a.s
Ajeti mê Madhshtor
Xhamija e muhamedit a.s
Kuran i Kerim
Leximi i kuranit nê Rad
Përgjixhjet prej kuranit
Kurani sipas Sureve
Lexim i Sureve
Allahu Egziston
Hadithi
40 Hadithe e Neveviut
40 Hadithe Kudsiji
Hafizi 5 Vjeqar
Mrekullit e Allahut
Katastrof e Tsunamit
Ilahi
shêndeti
Jasin
satelitet deshmojn
Dituria e Islamve
Islam Kalendar
El-Fikh'-Ul Ekber
E Verteta e Jetes
Vdekja e pejkamberit
Pjesetetrupit tê Njeriut
Mso Gêrma Arabe
Mso tê shkruash Arab
E Vêrteta e jo ulizion
Disa raste Nuh a.s
40 Kêshilla Familjare
"Ramazani dhe Agjërimi"
Agjerimi Ramazanit
Allahu Njihet
Sahabet e Profetit-a-s
Dita e Gjykimit
Haxhi dhe Umreja
Gruja nê Islam
Hutbeja
Hz.Musa a.s
Imam Hyseini r.a
ILmihali
Islami Denon Terorizmin
Islami eshte fe e persosur
Ligjerata
Krijesat e Mrekullishme
Kurani eshte i Vertet
Kurani Sherues
Leter Nenes e Motres
Lufta e Bedrit
Mashtrimet e shejtanit
Mrekullit e Kuranit
Nektari i vulosur i Xhennetit
Mos Falja e Namazit
Biografia Muhamedit
Historija Al-Aksa Xhamis
Porosija Islame
Pse Islami
Pse Mbulesa
Ramazani dhe Namazi
Shenja mê emadhe
Shenjat e Kijametit
Per Femij Lojra
Kushtet e Fes
Libri i endrave
Akide
Marja Avdesit
Hasan Al Basri
Disa Ajete me Pêrthim Shqip
Emrat tê Femrave
Emra tê Meshkujve
Nen Dhe Ze Ndegjuan
Tronditje e Vertet
Ndegjimi i Jasinit
Popujt e zhdukur 1-2
Film islam Vizatimor
Mrekullit e Allahut s-v-t
EbuHanifa.r.a.horizonti
Shirku - Mëkati që nuk falet
Pse vendosen te mbulohen
Kurthat e Magjistarit
Pejkambert e Allahut s,v,t,
Kohet e namazit
Ezani
Ikameti
Duaja e Ezanit
Msimi i Namazit
Namazi per Fillestar
Falja e Namazit
99-Emra-Esma-ul-Husna
FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU
Ehlu’s-Sunneti Ve’l Xhemaati
Hz Isa a-s Dotê Kthehet
Disa sure të shkurta nga Kur'ani
Sherim brenda 30 minutave me ndihmen e ALLAHUT.svt
Mburoja e Muslimanit
 

ILmihali




 

 

Ilmihal

Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

ILMIHAL THEMELET E FESË ISLAME


 

HYRJE

Rabbi jessir. Ve la tuassir. Rabbi temmim bil-hajr. Amin!

Ç’ËSHTË ISLAMI

Islami është feja të cilën All-llahu ia shpalli tërë njerëzimit nëpërmjet Të Dërguarit të vet, Muhammedit (a.s.). Islam do të thotë përkushtim ndaj All-llahut. Ky përkushtim arrihet: duke besuar, duke i zbatuar detyrat fetare dhe duke bërë sjellje të mira. Me shqiptimin e Kelimei - Shehadetit shfaqet përkatësia e besimit islam. Kelimei Shehadeti shprehet: “Eshhedu en la ilahe il-lell-llah Ve eshhedu enne Muhammeden Abduhu ve resuluhu” e kjo do të thotë: “Besoj dhe deklaroj që vetëm All-llahu është Zot dhe besoj e deklaroj që Muhammedi është rob i Zotit dhe I Dërguari i Zotit”.

Ata që i takojnë besimit islam, quhen muslimanë. Na me fe jemi muslimanë. Dini ynë është Islami.

EL-FATIHA

Sureja (kaptina) e parë në Kur’an quhet - Fatiha. Shkurtimisht ajo përmban Besimin Islam, kryerjen e detyrave fetare dhe sjelljet e mira. Fatihan është i detyruar ta mbajë mend secili musliman. Në Fatiha thuhet: “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim” Elhamdu lil-Lahi rabbil-alemin, err - Rrahmanirr - Rrahim, Maliki jevmid-din. Ijjake na’budu ve ijjake nestein. Ihdines-siratal-mustekim. Siratal-ledhine en’amte alejhim

Gajril-magdubi Alejhim ve led-dal-lin!” Amin. që ka kuptimin: “Në emër të All-llahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!” “Falënderimi All-llahut, Krijuesit të botërave - Bëmirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit, Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Na udhëzo ne në rrugë të drejtë! Në rrugën e atyre, të cilëve u ke dhuruar bekimin tënd, e jo në rrugë të atyre ndaj të cilëve je i zemëruar dhe të cilët kanë humbur!” Amin.

PJESA E PARË BESIMI ISLAM

(IMANI) Besimi islam përbëhet prej gjashtë të vërtetave kryesore të fesë. Gjashtë të vërtetat e fesë janë; “Amentu bil-Lahi, ve melaiketihi, ve kutubihi, ve rusulihi, vel-jevmil-ahiri, ve bil-kaderi hajrihi ve sherr-rrihi minall-Llahi teala”. e kjo do thotë: “Unë besoj All-llahun, meleqtë (engjëjt) e Tij, kitabet (librat) e Tij, pejgamberët (të dërguarit) e Tij,

Ditën e Kijametit (ditën e fundit - Ditën e Gjykimit) dhe gjithçka që ndodh, bëhet me caktimin e All-llahut”. Gjashtë të vërtetat e fesë duhet besuar në mënyrë të patundur dhe duhet ditur përmendsh. Pa i besuar këto gjashtë të vërtetat kryesore të fesë, kurrkush nuk mund të jetë musliman. Të vërtetat kryesore të fesë quhen -

SHARTET E IMANIT

(kushtet për të qenë musliman ose muslimane).

SHARTI (KUSHTI) I PARË I IMANIT (BESIMIT) DUHET BESUAR NË ALL-LLAHUN xh.sh

Qenia më e përsosur në natyrë është njeriu. Është i krijuar prej trupit dhe shpirtit e i shpërblyer me të menduarit dhe besimin. Është i lidhur me natyrën nëpërmjet pesë shqisave. Njeriu dallohet nga qeniet tjera të gjalla në këto pikëpamje: mendon dhe gjykon, arrin dituri dhe flet. Gjithçka që na rrethon në tokë e në qiell, shohim se është rregulluar shumë bukur. Gjithçka lëviz dhe zhvillohet në një rregull dhe harmoni të plotë dhe saktësisht të përsosur. Rastësisht kurrgjë nuk ka. Duke menduar mbi këtë rregull në natyrë, jemi të shtyrë që të bindemi se ekziston dikush që e sundon tërë botën. Ai pra është Zoti i Madhërueshëm. Gjithçka që jeton, e ka të lindur aftësinë për të kryer detyrën e vet, për t’i shërbyer një qëllimi të caktuar dhe për të vepruar për ekzistencën e vet. Zogu, i cili posa ka dalë nga veja, menjëherë fillon ta ushqejë veten me kokrra drithërash, zogjtë e shpendëve hapin sqepin e tyre që t’ua hedh

e ëma ushqimin, edhe këlyshët e maces me sy të mbyllur e gjejnë dhe i thithin qumështin e nënës. Secila krijesë ka shenja dhe veti me të cilat dallohet nga të tjerat. Asnjë gjethe, asnjë lule nuk është plotësisht e ngjashme me tjetrën. Të gjitha fytyrat e njerëzimit duken të ngjashme, por në kurrgjë s’janë krejtësisht të njëjta. Studimi i natyrës dhe i dukurive të saj na jep për të kuptuar se ka Krijues, i cili gjithçka di dhe gjithçka mundet. Ai Krijues është All-llahu xhel-le-shanuhu. Për të kuptuar Qenien e të Lartit Zot (dhatuhu teala), mendja e njeriut është e kufizuar. Ne e besojmë dhe e njohim All-llahun me anë të cilësive të Tij (sifateve).

CILËSITË E ZOTIT

Cilësitë e Zotit janë: sifati dhatijje dhe sifati thubutijje. Sifati dhatijje janë këto:

  1. Zot ka, ekziston (Vuxhûd)

  2. I përhershëm - pa fillim (Kidem)

  3. I përhershëm - pa mbarim (Bekâ)

     4.  Një është (Vahdânijjet)

  1. Nuk i përngjan askujt as asgjësë (Muhâlefetun lil-havâdithi)

  1. Ekziston vetvetiu (Kijemun-binefsihi);

    Cilësitë e Zotit të cilat quhen sifati thubutijje janë:

    1) Zoti jeton (Hajât)

    2) Di gjithçka (Ilm)

    3) Dëgjon gjithçka (Sem’i)

    4) Sheh gjithçka (Besar)

    5) Me vullnetin e vet bën gjithçka (Irâdet)

    6) Është i plotfuqishëm (Kudret)

    7) Flet me të folurit e vet hyjnor (Kelâm)

    8) Gjithçka shpik, përmban dhe zhduk (Tekvîn)

    Kur e përmendim emrin e All-llahut, duhet të themi: Xhel-le shanuhu (-i Lartësuari).E kjo shkurtimisht shkruhet: “xh. sh.” Emri origjinal i Zotit është All-llah. Kjo fjalë është në gjuhën arabe. Kur e shqiptojmë Bismil-lahin, All-llahut të madhërueshëm i kërkojmë ndihmë e mëshirë. Bismil- lahi shqiptohet kështu: “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim” - që do të thotë: “Në emër të All-llahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit”.

     

KUSHTI I DYTË I BESIMIT DUHET BESUAR NË ENGJËJT E ZOTIT

Toka në të cilën jetojmë, është e mbështjellë me ajër deri në një lartësi të caktuar. Këtë ajër ne nuk e shohim, por e thithim dhe e nxjerrim jashtë. Mbi një lartësi të caktuar është një hapësirë pa ajër. Për këtë hapësirë pa ajër, njerëzit tash për tash, shumë pak dinë. Feja ne na mëson se në hapësirë dhe rreth nesh jetojnë engjëjt. Engjëjt janë krijesa të All-llahut xh.sh. që nuk duken. Ata kurrë nuk gabojnë, por me bindje dhe kënaqësi i kryejnë detyrat e veta, të cilat ua caktoi All-llahu xh.sh.. Engjëjt e përcjellin njeriun, i sjellin mendime të mira dhe i shenojnë veprat e tij. Engjëj ka shumë, por më të njohur janë: Xhebraili, Azraili, Israfili, Mikaili, Kirâmen - Kâtibin, Munkiri dhe Nekiri. Aparati i radios dhe ai televiziv na dëshmojnë se çdo fjalë dhe çdo vepër jona mund të incizohet, pa e parë ne dhe pa e ndier. Të gjitha këto vërtetojnë besimin tonë në engjëjt e Zotit. Engjëjt, Kirâmen Kâtibin shkruajnë veprat tona për të cilat në Ditën e Gjykimit kemi për të dhënë llogari. Qeniet e padukshme të cilat sjellin mendime të këqija quhen shejtanë (djaj). Ata janë armiqtë tanë. Kur e shprehim “Eudhubil-lahin”, lusim All-llahun xh.sh. që të na ruajë nga djalli i mallkuar. “Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim”, - “I mbështetem All-llahut nga djalli i mallkuar”.

KUSHTI I TRETË I BESIMIT DUHET BESUAR NË LIBRAT E ZOTIT (KITABET)

Librat (Kitabet) e Zotit janë shpalljet e Zotit të cilat ua treguan njerëzimit të dërguarit e Zotit. Këto shpallje i solli prej Zotit engjëlli, Xhebraili. Shpalljet e Zotit përmbajnë udhëzime, këshilla, lutje dhe rregulla e dispozita mbi jetën e njerëzimit. Neve na janë të njohura katër kitabe të më- dha: Tevrati, Zeburi, Inxhili e Kur’ani si edhe suhufet (përmbledhje me të vogla udhëzimesh).

KUR’ANI

Kur’ani është libri i shenjtë, të cilin All-llahu i lartëmadhëruar me anë të Xhebrailit ia shpalli Të Dërguarit të vet, Muhammedit alejhisselam. Kur’ani është shpallur në gjuhën arabe. Përbëhet prej 114 sureve (kaptinave) dhe 6.666 ajeteve (versete). Shpallja e Kur’anit ka zgjatur njëzet e tre, vjet dhe ato: trembëdhjetë vjet në qytetin Mekke, e dhjetë vjet në qytetin Medine. Kur’ani është tubuar në një koleksion i cili quhet Mus’haf. Kur’ani është ligji dhe prijësi më i mirë në jetë. Ai ne na mëson se ç’duhet të bëjmë dhe si të sillemi ndaj njëri-tjetrit. Muslimanët duhet ta lexojnë (mësojnë), studiojnë dhe shqyrtojnë Kur’anin. Secili musliman duhet të dijë përmendsh kaptinën e parë (Fatihan) e të paktën edhe dy kaptina më të shkurtra (Inna ea’tajna dhe Kul huvall-llahu-n).Personi, i cili e di tërë Kur’anin përmendsh, quhet hafiz.

 

KAPTINA - “INNA EA’TAJNA” (KEVTHER)

Inna ea’tajnakel-kevther. Fesal-li lirabbike venhar Inne shanieke huvel-ebter”.

KAPTINA - “KUL HUVALL-LLAHU” (IHLAS)

Kul huvall-llahu ehad All-llahus-samed Lem jelid ve lem juled Ve lem jekun lehu kufuven ehad”.

 

KUSHTI I KATËRT I BESIMIT DUHET BESUAR NË TË DËRGUARIT E ZOTIT

Të Dërguarit e Zotit janë njerëz të zgjedhur - pejgamberë, të cilëve u çoi shpalljen e vet All-llahu xh.sh., për t’ua transmetuar e shpjeguar ata njerëzimit. Të Dërguar të All-llahut ka pasur shumë, e në Kur’an janë të përmendur njëzet e tetë. Ndër pejgamberët më të njohur janë:Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi alejhimusselam. Të gjithë të dërguarit kanë patur këto cilësi (sifate): gjithnjë e kanë thënë të vërtetën (sidk), kanë qenë me përpikëri të besueshëm (emanet), Shpalljen e All-llahut xh.sh. e kanë transmetuar dhe shpjeguar saktësisht dhe në tërësi (teblig), kanë qenë shumë të zgjuar e të mençur (fetanet) dhe kurrë s’kanë gabuar (ismet). I dërguari i parë është Ademi a.s. Ai është edhe njeriu i parë në tokë. All-llahu xh.sh. e krijoi Ademin dhe bashkëshorten e tij, Havën dhe prej tyre ka zanafillën origjina e njerëzimit. Nuk është e njohur se kur është krijuar njeriu i parë. I dërguari i fundit është Muhammedi a.s. Kur të përmendet emri i njohur I Dërguari i Zotit, duhet thënë: “alejhisselam”. (- Paqja e All- llahut qoftë mbi të). E kjo shkurtimisht shkruhet: “a.s.”

KUSHTI I PESTË I BESIMIT DUHET BESUAR NË DITËN E GJYKIMIT

Bota në të cilën jemi duke jetuar tash, quhet Dunja. Kjo s’ka qenë gjithmonë, por është krijuar, prandaj e ka edhe skajin e vet të mbarimit. All-llahu i gjithfuqishëm përveç kësaj bote kalimtare ka krijuar edhe një botë tjetër, e cila quhet Ahiret. Në Ahiret do të jetojmë pas mbarimit të jetës në këtë botë. Vdekja s’është mbarim i jetës, por ndryshim i mënyrës së të jetuarit, ashtu që shpirti e vazhdon jetën nën kushte tjera. Kur nuk do të ekzistojë njerëzimi dhe nuk do të ketë më jetë në këtë botë, All-llahu fuqiplotë një ditë do të ringjallë gjithçka dhe tërë njerëzimi do të tubohen para Tij në Ditën e Gjykimit. Të gjitha veprat e bëra, të cilat i kanë shkruar engjëjt, Kiramen Katibin, do t’i paraqiten secilit njeri dhe ai ka për të dhënë llogari për to (Sual dhe Hisab). Veprat e njerëzve do të vihen në një peshojë - Mizan - të saktë dhe të përsosur. Te ai që rëndojnë më tepër veprat e mira, do të shpërblehet me Xhennet (parajsë), e tek ai që rëndojnë më tepër veprat e këqija, do të dënohet me Xhehenem (ferr). Pejgamberët dhe njerëzit tjerë të mirë (evlija) do të kenë të drejtë ndërmjetësimi (shefaati), për t’u bërë fjalëmirë për gabimtarët. Xhenneti është një vend në Ahiret ku besimtarët përgjithmonë gëzojnë kënaqësi, sipas shkallës së shpërblimit të fituar. Xhehenemi është vend ku gabimtarët do t’i vuajnë dënimet e tyre sipas peshës së gabimit të bërë.

Se kur do të jetë Dita e Gjykimit, nuk di tjetërkush përveç All-llahut xh.sh.

KUSHTI I GJASHTË I BESIMIT DUHET BESUAR NË CAKTIMIN E ZOTIT

All-llahu xh.sh. është Sundues i pakufishëm në tërë botën. Gjithçka që ekziston, i nënshtrohet vullnetit, diturisë dhe fuqisë së Tij. Gjithçka që ngjan, ndodh sipas caktimit të Zotit. All-llahu xh.sh. është i kënaqur me veprat tona të mira, e nuk është i kënaqur me veprat e këqija. Vetëm me vepra të mira mund të mbërrihet kënaqësia dhe dashuria e Zotit. Çdo vepër të njeriut, para se të ndodhë ajo, All-llahu xh.sh. e di këtë. Njeriu kryen vepra me vullnetin e vet të lirë, por vullneti i lirë i tij është i kufizuar, sepse nuk mund të dalë jashtë rregullës që All-llahu xh.sh. e ka ditur përpara. Në jetën e vet njeriu duhet të ndjekë rrugën e fesë dhe të arsyes e të mendjes. Nëse neve na ndodh diçka e pakëndshme ose fatkeqësi, duhet të përpiqemi që ta evitojmë atë, e nëse nuk mund ta bëjmë, atëherë duhet të kemi durim dhe në asnjë moment të mos e humbasim shpresën se ajo pakënaqësi do të pushojë një ditë. Vetëm All-llahu xh.sh. e di se ç’është mirë për dikë, në çka është e mira dhe kur është më e dobishme ndonjë e mirë.

Shpeshherë ndodh që njeriu s’e do atë që është e mirë për të. Ose anasjelltas: e do atë që nuk është e mirë për të, ngase dituria e tij është e kufizuar. Ai nuk e di rrjedhimin përfundimtar të asaj gjëje në përgjithësi. Angazhimi i vetëdijshëm në realizimin e detyrave jetësore brenda kufijve të dispozitave të fesë, është kada dhe kader (besim në caktimin e All-llahut). Momenti i vdekjes është i caktuar, por ai për ne është i panjohur. Prandaj ne jemi të detyruar që ta ruajmë dhe ta mbrojmë jetën dhe fenë dhe për to gjithnjë të kujdesemi. Të punojmë sikur që kemi për të jetuar përgjithmonë, e t’i lutemi All-llahut xh.sh. sikur nesër kemi për të vdekur.

DISA PARIME NGA BESIMI ISLAM

Janë të shumta parimet e Besimit Islam, e ne do t’i numërojmë vetëm disa prej tyre:

  1. Të besosh në All-llahun xh.sh. , të mbështetesh në Të dhe të ruhesh prej besimeve të kota dhe prej iluzioneve.

  2. Të kesh mëshirë ndaj të gjitha gjallesave, sepse të gjitha ato i ka krijuar Sunduesi i Gjithësisë - All-llahu i Madhërueshëm.

  3. Të besosh se vetëm All-llahu fuqiplotë duhet të adhurohet dhe se vetëm prej tij të kërkohet ndihmë.

  1. Të besosh se të gjithë pejgamberët e All-llahut kanë mësuar se ka vetëm një Zot - All-llahu xh.sh. - dhe se të gjithë ata shpjeguan dhe transmetuan një fe - besim (Din).

  2. Të besosh në jetën e ardhshme pas vdekjes (Ahiret), në të cilën çdo vepër e mirë do të shpërblehet, e çdo vepër e keqe do të dënohet, për çka kurrfarë vuajtjeje e fatkeqësie nuk guxon të na shtyjë që vetvetes t’ia marrim jetën.

  3. Të besosh se të gjitha pakënaqësitë dhe fatkeqësitë, të cilat na godasin në jetën tonë, janë të parapara dhe janë kaluese.

  4. Gjithnjë të kujtosh All-llahun dhe në çdo moment ta përmendësh Atë, e në sjellje dhe vepra ta marrësh shembull Muhammedin-Pejgamberin (a.s.), t’i kryesh obligimet fetare dhe të sillesh në përputhshmëri me rregullat e fesë. Duke iu përmbajtur këtyre parimeve, do të arrijmë fitim të shumëfishtë.

     

    SHERIATI

     

    Përmbledhja e dispozitave fetare, sipas të cilave veprojnë muslimanët, quhet sheriat. Sheriati është ligji fetar i muslimanëve. Dispozitat e sheriatit përfshijnë të gjitha veprat e personave të rritur dhe të mençur - të arsyeshëm (Ef’ali mukel-lefin) dhe për këto vepra parasheh rregullat e veta. Obligimet, ndalimet e njerëzve sipas sheriatit ndahen në këto tetë lloje:

     

  1. FARZ - është çdo punë që All-llahu rreptësisht urdhëroi të punohet.

  2. VAXHIB - është ajo që All-llahu urdhëroi të punohet.

  3. SUNNET - është ajo që vetë Muhammedi - I Dërguari e punoi, e porositi ose lejoi të punohet.

  4. MUSTEHAB - është gjithçka që është e lavdishme për të punuar.

  5. MUBAH - është ajo që as s’është urdhëruar, as s’është ndaluar (halal).

  6. HARAM - është gjithçka që rreptë e ndaloi All-llahu të punohet.

  7. MEKRUH - është ajo për çka qortohet njeriu po ta punojë.

  8. MUFSID - janë ato vepra të cilat prishin aktet fetare. Nga All-llahu i madhërueshëm do të fitojmë shpërblim (thevab) për zbatimin e urdhrave të Tij dhe porosive të Të Dërguarit. Për moskryerjen e urdhrave të All-llahut dhe për bërjen e veprave të këqija, do të meritojmë dënimin (ikab). Për kryerjen e veprave që janë mekruh, mund të kemi qortim, e për disa mekruhe mund të pësojmë edhe dënim të lehtë. Kryerja dhe zbatimi i urdhrave të All-llahut xh.sh. njerëzimit i sjell dobi, e veprat e ndaluara i sjellin dëme e fatkeqësi si në këtë jetë ashtu edhe në jetën tjetër.

     

PJESA E DYTË IBADAT

Islami themelohet në pesë kushte kryesore. Këto kushte janë:

  1. Shqiptimi i formulës me të cilën shprehet përkatësia islame (Kelimei – shehadet),

  2. falja e namazeve farze,

  3. agjërimi i Ramazanit,

  4. dhënia e zekatit,

  5. kryerja e haxhxhit (kush ka mundësi).
    Pesë kushtet kryesore quhen shartet e Islamit. Shartet e Islamit janë të lidhura me shartet e Imanit, sikurse trupi me shpirtin, e për zemër kanë Kelimei shehadetin. Për këtë arsye Kelimei shehadeti është bazë e Islamit.

     

KUSHTI I PARË I ISLAMIT KELIMEI SHEHADETI

Kelimei shehadeti është shprehja me të cilën shfaqet përkatësia islame. Kjo shprehje është e caktuar, e në gjuhën arabe thuhet: “Eshhedu en la ilahe il-lell-llah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu”. Kjo do të thotë: “Besoj dhe deklaroj që vetëm All-llahu është Zot dhe besoj e deklaroj që Muhammedi është rob i Zotit dhe I Dërguari Tij”. Fjala Shehadet dmth.: të vërtetohet ajo që e besojmë, edhe atë, duke deklaruar (shqiptuar) pranë njerëzve të tjerë. Me Kelimei shehadet vërtetohet dhe dëshmohet se i takon Islamit. Ky shqiptim është detyra e parë fetare. Kelimei shehadeti ka dy pjesë; shqiptimi i besimit në njëshmërinë e All-llahut dhe shqiptimi i besimit në pejgamberinë e Muhammedit. Njësinë e All-llahut dhe pejgamberinë e Muhammedit e përmban shprehja: - “La ilahe il-lell-llahu Muhammedun Resulull-llah”. - “Vetëm All-llahu është Zot, e Muhammedi është I Dërguar i Zotit”. Kjo shprehje quhet Kelimei tevhid.

Për njësinë e All-llahut shkurtimisht flet kaptina Ihlas (kulhu-vall-llahu). Përkthimi i kaptinës Ihlas ka këtë kuptim: “Thuaj: All-llahu është një. All-llahu është Ai të cilit gjithkush i drejtohet për ndihmë e mëshirë. S’e ka lindur kënd dhe s’është i lindur prej dikujt. Dhe kurrkush s’është akran i Tij”. Muhammedi (a.s.) është njeri, sikurse edhe njerëzit tjerë. All-llahu i Madhërueshëm i ka krijuar të gjithë njerëzit. Për këtë ne s’e adhurojmë Muhammedin, sepse ai është njeri, rob i All-llahut. Muhammedin e zgjodhi All-llahu i Madhërueshëm për Të Dërguarin e vet, që shpalljen e Tij t’ia transmetojnë dhe t’ia shpjegojë njerëzimit dhe t’i shërbejë si shembull se si duhet të sillen gjatë tërë jetës. Prandaj, ne i ndjekim gjurmët e Tij, pse është I Dërguar i All-llahut dhe e duam shumë. Kaptina e Kevtherit na udhëzon ne për këtë (Inna ea’tajna). Përkthimi i kësaj kaptine ka këtë kuptim: “Ne t’i kemi dhënë ty (O Muhammed) të gjitha të mirat. Andaj, fale namazin dhe preje - there - Kurbanin. Me të vërtetë ai që ty të ka mëri, do të zhduket dhe do të mbetet pa gjurmë”. Secili prind e ka për detyrë që t’ua mësojë fëmijëve të vet Kelimei shehadetin. Secili musliman duhet ta ketë dëshirë të përhershme që mbarimin e jetës në këtë botë, ta përfundojë me Kelimei shehadet.

KUSHTI I DYTË I ISLAMIT NAMAZI (SALAT)

Namazi është ibadet islam që kryhet duke u falur dhe duke lexuar. Namaze janë pesë: Sabahu, Dreka, Ikindia, Akshami dhe Jacija. Secili namaz falet në kohën e vet (të mëngjesit, mesditës, pasditës, mbrëmjes dhe natës). Namazi përbëhet prej gjashtë pjesëve. Ato pjesë janë: tekbiri fillestar, qëndrimi në këmbë, leximi i Kur’anit, përkulja, lëshimi i fytyrës në tokë (sexhdeja) dhe ulja. Këto gjashtë pjesë përbëjnë formën e namazit. Të qëndruarit në këmbë, përkulja, rënia në sexhde dhe të ndenjurit ulur janë punë trupore dhe duhet të mësohen duke ushtruar (me ushtrime). Një qëndrim në këmbë, një përkulje dhe dy sexhde përbëjnë një rekaate të namazit.

SI QËNDROJMË NË KËMBË NË NAMAZ?

Në namaz qëndrojmë gatitu dhe shikojmë para. Këmbët duhet të ndahen njëra nga tjetra për tre gishta, e duart duhet vënë të djathtën mbi të majtën. Gishti tregues, gishti i mesëm dhe gishti i unazës janë të shtrirë, e me gishtin e madh dhe me gishtin e vogël e mbështjellim dorën e majtë. Meshkujt i vënë duart në mesin e trupit, kurse femrat i vënë në gjoks.

Duke ndenjur në këmbë, në namaz lexojmë Kur’an.

NË NAMAZ SI PËRKULEMI (RUKU’)?

Në namaz përkulemi me mjedisin e trupit, me duar mbështetemi mbi gjunjë, shikojmë në gishta të këmbëve. Përkulja në namaz quhet “ruku”.

SI E BËJMË SEXHDEN NË NAMAZ?

Duke rënë në sexhde, përkulemi dhe me duar i kapim gjunjët, i lakojmë këmbët dhe lëshohemi në gjunjë, mandej i shtrijmë duart me gishtërinj të shtrirë dhe në mes tyre e vemë hundën, e mandej ballin. Në sexhde shikojmë teposhtë hundës. Ngremë kokën nga sexhdeja dhe ulemi, e mandej edhe një herë e vëmë kokën në tokë (sexhdeja e dytë). Prej sexhdes së dytë ngrihemi në këmbë në rekaatin e dytë, po me atë rregull sikurse jemi lëshuar.

 

SI RRIMË ULUR NË NAMAZ?

Në namaz rrimë ulur në gjunjë.Mashkulli më tepër mbështetet në këmbën e majtë, këmbën e djathtë e mban me shputë të drejtuar lart, e gishtat e këmbës të lakuar. Femra, të dy këmbët i lakon në anën e djathtë. Duart mbahen mbi gjunjë, por gishtërinjtë nuk guxojnë të kalojnë përtej gjunjëve e as s’duhet të jenë të zgjëruar shumë. Shikohet pranë vetes, në prehër.

KUSHTET (SHARTET) E NAMAZIT

Para se të hyhet në namaz duhet të bëhet përgatitja dhe të plotësohen gjashtë kushtet e namazit. Kushtet e namazit janë:

  1. Trupi, petku dhe vendi ku do të falemi duhet të jenë të pastër.

  2. Të marrësh abdest, ose të lahesh, e nëse është nevoja duhet marrë tejemmum,

  3. Të jesh i veshur sipas rregullit,

  4. Të falesh në kohën e duhur,

  5. Të kthehesh nga kibla,

  6. Të vendosësh për t’u falur (të bësh nijjet).

Gjashtë kushtet e namazit quhen shartet e namazit. Një prej këtyre kushteve po të mungonte, s’do të mund të faleshim.

KUSHTI I PARË PËR NAMAZ PASTËRTIA E PËRGJITHSHME

Muslimanët gjithnjë duhet ta kenë të pastër; trupin, petkun dhe banesën. Me trup të papastër dhe me petkun e ndyrë, nuk mund të falet. Në pastërti bëjnë pjesë: të lamurit, larja pas kryerjes së nevojës (tahareti), të rruajturit që të mos pikojë urina ose ndonjë ndyrësi tjetër në petk, të hequrit e qimeve nën sqetulla dhe nga vendet e turpshme, të lamurit e dhëmbëve, të shkurtuarit e thonjve dhe të lamurit e duarve para dhe pas ngrënies.

KUSHTI I DYTË PËR NAMAZ

Pastrime të veçanta:

ABDESTI

Abdest është larje e posaçme me ujë të pastër e me qëllim të të falurit namaz ose të lexuarit Kur’an në Mus’haf. Abdesti merret kështu:

  1. Lexojmë Bismil-lahin,

  2. i lajmë duart deri përtej shuplakës tri herë,

  3. i lajmë dhëmbët dhe shpërlajmë gojën dhe hundën, tri herë. Me dorë të djathtë shpërlajmë gojën, e me të majtën hundën.

  4. e lajmë fytyrën, prej ku kanë dalë flokët e deri nën mjekër dhe prej veshit në vesh, tri herë,

  5. e lajmë së pari dorën e djathtë, e mandej të majtën deri pas bërryli, tri herë,

  6. me dorë të lagët e prekim pjesën e përparshme të kokës (Mes’h), një herë,

  7. me duar të lagëta i prekim veshët dhe qafën, një herë, Gishtin tregues e vëmë në vesh, gishtin e madh pas veshit, e me tre gishtat tjerë, me anën e jashtme të tyre e fërkojmë qafën,

  8. e lajmë së pari këmbën e djathtë, e mandej të majtën deri përtej nyjeve, Duke marrë abdest e lexojmë Kelimei shehadetin. Kur të marrim abdestin, fytyrën dhe duart i thajmë me peshqir.

Nëse nuk kemi ujë të mjaftueshëm, atëherë fytyrën, duart dhe këmbët i lajmë vetëm nga një herë dhe e fërkojmë kokën. Këto katër punë përbëjnë farzet e abdestit. Në këtë rast gojën dhe hundën s’i shpërlajmë, e as veshët dhe qafën s’i fërkojmë. Me një abdest mund të falim shumë namaze.

ÇKA E PRISH ABDESTIN

Abdesti është i prishur në qoftë se kryejmë ndonjë nevojë, në qoftë se na rrjedh prej trupit gjak, ose qelb, ose limfë, në qoftë se flemë, në qoftë se na bie të fikët dhe në qoftë se kthejmë prap plot gojën-vjellim. MES’H MBI MBATHJE Kur marrim abdestin dhe i mbathim mestet (këpucët) të cilat i mbulojnë nyjet e këmbëve, atëherë me rastin e marrjes së abdestit të ri s’ka nevojë që t’i zbathim këpucët dhe t’i lajmë këmbët, por vetëm me dorë të lagët i prekim këpucët, (e bëjmë Mes’hin). Me gishta të dorës së djathtë e fër- kojmë mesten e djathtë duke filluar prej gishtave drejt nyjeve, e me gishtat e dorës së majtë e

fërkojmë mesten e majtë po në atë mënyrë. Nëse jemi në shtëpi mesteve mund t’u japim Mes’h vetëm gjatë një dite (24 orë), e në qoftë se jemi udhëtar (Musafir), Mes’hi zgjat tri ditë (72 orë). Mes’hi nuk vlen në qoftë se këpuca është e papastër ose është e shqyer shumë.

MES’HI MBI LIDHËZ (FASHË)

Në qoftë se kemi varrë - plagë ose dregzë, të cilën nuk guxojmë ta lagim, atëherë kur të marrim abdest, vetëm me dorë të lagët e prekim fashën (bëjmë Mes’hin). Në qoftë se plaga gjithnjë rrjedh (pikon), atëherë për çdo kohë të namazit duhet marrë abdest të ri. Gjatë kohës së atij namazi mund të falen shumë namaze tjera, edhe pse plaga rrjedh, vetëm nëse është prishur abdesti me ndonjë mënyrë tjetër. GUSUL Gusli është larje e veçantë fetare e paraparë pas hedhjes së farës (kur është xhunub) dhe pas spastrimit femëror (hajz dhe nifas). Gusli merret në këtë mënyrë:

  1. Goja dhe fyti të shpërlahen me ujë (gargara),

  2. hunda të shpërlahet me ujë (istinshak),

  3. dhe tërë trupi të lahet, ashtu që të mos mbetet asnjë vend i thatë.

     

    TEJEMMUMI

     

    Tejemmum është spastrim me dhe në raste kur nuk ka ujë. Kur gjendet muslimani në një gjendje që duhet të marrë abdest ose duhet të lahet, e ujë s’ka, nuk mund të vijë deri te uji, ose s’guxon të përdorë ujin, atëherë, në vend të abdestit ose guslit me ujë, merr tejemmum me dhe. Prandaj tejemmumi është spastrim simbolik. Tejemmumi merret kështu:

    1. Duhet vendosur me zemër se për çka po merr tejemmum, në vend të abdestit, apo në vend të guslit.

    2. Me shuplaka ta prekësh dheun e pastër dhe të thatë ose ndonjë objekt prej dheu, pak i shkund dhe i fërkon për fytyre, një herë.

    3. Përsëri prek me shuplakat përtokë dhe, me dorën e majtë e fërkon të djathtën deri mbi bërryl, e me të djathtën e fërkon të majtën deri mbi bërryl, një herë. Mëngët duhet të jenë të përvjelur sikurse edhe kur marrim abdest.

Si dhe llogariten edhe: rëra, guri, tjegulla, qerpiçi e të ngjashme. Në qoftë se kemi tejemmum në vend të guslit, e kemi ujë vetëm për abdest, mund të marrim edhe abdest. Gjërat që e prishin abdestin, e prishin edhe tejemmumin. Si të na bëhet i mundshëm përdorimi i ujit, vlera e tejemmumit bie. Mes’hi mbi këpucë, Mes’hi mbi lidhëz (fashë) dhe tejemmumi janë lehtësime fetare për namaz - të falurit.

KUSHTI I TRETË PËR NAMAZ MBULIMI I TRUPIT

Kur duam të hyjmë në namaz, duhet të jemi të veshur si ka hije. Te femrat duhet të jetë i mbuluar tërë trupi e edhe flokët, përveç fytyrës, duarve deri përtej shuplakave dhe këmbëve deri përtej nyjeve. Te meshkujt, në rast të mungesës së petkave, trupi duhet të jetë i mbuluar prej beli deri nën gjunjë. Meshkujt, të cilët shkojnë kryeshtruar, ose që bartin aso lloj kapele, me të cilën nuk mund ta vënë ballin në tokë, mund të falen pa kapelë - kryeshtruar.

KUSHTI I KATËRT PËR NAMAZ KOHA E NAMAZIT

Të falurit e të gjitha pesë namazeve është e lidhur me kohë, varësisht me lëvizjen e diellit. Sipas numrit të namazeve, dita dhe nata janë ndarë në pesë pjesë të kohës. Secili namaz falet në kohën e vet, gjegjësisht ka kohën e vet. Fillimi i secilës kohë të namazit caktohet sipas pozitës së diellit në qiell. Koha e namazit të Sabahut fillon prej agimi e vazhdon deri në lindjen e diellit. Koha e namazit të mesditës - drekës fillon kur dielli pak largohet nga mesi i qiellit e vazhdon deri në Ikindi. Koha e namazit të Ikindisë fillon kur hija e një objekti rritet për një deri në dy gjatësi dhe vazhdon deri në Aksham. Koha e namazit të Akshamit fillon me të perënduar të diellit e vazhdon deri në Jaci. Koha e namazit të Jacisë fillon kur në perëndim s’mbetet më shkëlqimi i diellit dhe vazhdon deri para agimit. Është e ndaluar që të falet në momentin kur dielli është duke lindur dhe gjysmë ore pasi të lindë; kur dielli kalon përmes qiellit dhe kur perëndon, përveç Ikindisë që është filluar. Fillimi i kohëve të namazit është shënuar për tërë vjetin në takvim (kalendarin e muslimanëve). Fillimin e kohëve të namazit e lajmërojnë muezzinët duke thërritur ezanin.

EZANI

All-llahu ekber, All-llahu ekber, All-llahu ekber, All-llahu ekber, Eshhedu en la ilahe il-llell-llah, Eshhedu en la ilahe il-llell-llah, Eshhedu enne Muhammeden Resulull-llah, Eshhedu enne Muhammeden Resulull-llah. Hajje ‘ales-salah, Hajje ‘ales-salah, Hajje ‘alel-felah, Hajje ‘alel-felah, All-llahu ekber, All-llahu ekber, La ilahe il-lell-llah”. Në ezanin e Sabahut pas “Hajje ‘alel-felah” shhtohet edhe: “Essalatu hajrun minen-nevm,

Essalatu hajrun minen-nevm”. Ezanin e thërrasin vetëm meshkujt. Ezani thirret në minare, e mundet edhe në ndonjë vend tjetër. Ezanin duhet thirrur ngadalë dhe me zë të lartë.

KUSHTI I PESTË PËR NAMAZ KIBLA

Vendi nga i cili kthehemi me rastin e hyrjes në namaz, është Kibla. Atëherë kthehemi nga shtëpia e shenjtë (mubarek) Kabe, e cila gjendet në qytetin Mekke në Arabi. Mekkeja është në juglindje prej vendit tonë. Në qoftë se nuk e dimë se nga është Kibla, e nuk kemi kë të pyesim, atëherë duhet të kthehemi në atë anë, nga na mbushet mendja se është Kibla. Nuk është mirë të falemi pranë fotografisë ku është i fotografuar njeri ose ndonjë gjallesë tjetër.

KUSHTI I GJASHTË PËR NAMAZ NIJJETI (VENDOSJA)

Para se të hyjmë në namaz duhet me zemër të vendosim se cilin namaz duam të falim: Sabahun, Drekën, Ikindinë, Akshamin apo Jacinë. Ky vendim i prurë me zemër quhet nijjet. Nijjeti mund të shprehet me fjalë të veçanta në gjuhën tonë ose në gjuhën arabe. Secili namaz ka nijjetin e vet. Duke shqiptuar nijjetin, duhet t’i koncentrojmë edhe mendimet dhe me respekt të plotë të hyjmë në namaz. Nijjeti për të gjitha namazet në gjuhën arabe kështu do të ishte: “Nevejtu en usal-lije lil-lahi teala salatel-vakti edaen mustakbilel kibleti - All-llahu ekber”.

IKAMETI

Meshkujt para nijjetit e thonë ikametin. Ikameti thuhet kështu: “All-llahu ekber, All-llahu ekber, All-llahu ekber, All-llahu ekber. Eshhedu en la ilahe il-lell-llah, Eshhedu en la ilahe il-lell-llah.

Eshhedu enne Muhammeden Resulull-llah, Eshhedu enne Muhammeden Resulull-llah. Hajje’ales-salah, Hajje’ales-salah. Hajje’alel-felah, Hajje’alel-felah. Kad kametis-salatu. Kad kametis-salah. All-llahu ekber, All-llahu ekber. La ilahe il-lel-llah”.

PJESËT PRËBËRËSE TË NAMAZIT (RUKNET E NAMAZIT)

Namazi ka gjashtë pjesë përbërëse, e ato janë:

1. Tekbiri fillestar (tekbiri iftitah)

  1. Ndejtja në këmbë (kijam)

  2. Leximi i Kur’anit (kiraet)

  3. Përkulja (ruku’)

  4. Vënia e fytyrës në tokë (sexhde)

  5. Ulja në mbarim të namazit (kadei ehire).
    Pjesët përbërëse të namazit quhen ruknet e namazit. Të ndenjurit në këmbë, leximi, përkulja, dhe sexhdja përbëjnë një rekaat. Namazi mund t’i ketë dy, tri edhe katër rekaate.

     

    TEKBIRI FILLESTAR

     

    Në namaz hyjmë duke i ngritur duart. Shuplakat i kthejmë nga Kibla e shqiptojmë: “All-llahu ekber”. Meshkujt i ngrenë duart deri në lartësi të veshëve, duke prekur të butit e veshëve me gishta të mëdhenj. Femrat i ngrenë duart baras me lartësinë e supeve - krahëve. Gishtat duhet të jenë të shtrirë. Me tekbirin fillestar (iftitah tekbir) hyhet në namaz.

     

QËNDRIMI NË KËMBË NË NAMAZ

Pasi të shqiptojmë tekbirin fillestar, i bashkojmë duart e rrimë gatitu, duke shikuar vendin ku do të bëjmë sexhden edhe lexojmë Kur’an. Të ndenjurit në këmbë në namaz quhet kijam. Kush nuk mund të rrijë në këmbë nga sëmurja ose pleqëria, falet ulur. – Si rrimë në këmbë në namaz? – Si do të falet ai që nuk mund të qëndrojë në këmbë?

LEXIMI I KUR’ANIT NË NAMAZ

Duke qëndruar në këmbë në namaz, lexojmë Kur’an. Ky lexim quhet kiraet. Në rekaatin e parë të secilit namaz lexohet: Subhaneke, Eudhubil-lahi, Bismil-lahi, Fatiha dhe një kaptinë (sure). Në rekaatin e dytë të secilit namaz lexohet: Bismil-lahi, Fatiha, dhe një sure apo një ajet i gjatë apo tri të shkurtra. Në rekaatin e tretë dhe të katërt të namazeve farze lexohet: Bismil-lahi dhe Fatiha. Në namaz lexojmë ngadalë dhe qetë aq sa e dëgjojmë veten. Kur mbarojmë leximin, përkulemi duke thënë: “All-llahu ekber”. Fjala - “All-llahu ekber” - quhet tekbir.

SUBHANEKE

Subhanekall-llahumme, ve bihamdike, ve tebarekesmuke, ve teala xhedduke, ve la ilahe gajruke.

PËRKULJA NË NAMAZ

Përkulja me gjysmën e trupit quhet ruku: Duke bërë rukun shqiptojmë: “Subhane rabbijeladhim” - tri herë. Duke u ngritur nga rukuja shqiptojmë: “Semiall-llahu limen hamideh”, mandej ndalemi pak e themi: “Rabbena lekel-hamd”, tanimë duke thënë “All-llahu ekber” bejmë sexhde. Kur jemi duke kryer rukun, shikojmë këmbët.

RËNIA ME FYTYRË NË TOKË (SEXHDE)

Prej ruku’it bëjmë sexhden. Së pari i ulim gjunjët, mandej shuplakat e atëherë hundën dhe ballin. Në sexhde shqiptojmë: “Subhane rabbijel e’la” - tri herë. Duke thënë tekbirin e ngremë kokën nga sexhdeja dhe ulemi pak, e atëherë në të njëjtën mënyrë e bëjmë sexhden e dytë. Prej sexhdes, duke thënë “All-llahu ekber”, ngrihemi në rekaatin e dytë. Në sexhde shikojmë poshtë fytyrës. Në sexhde tokën e prekim me gishta të këmbëve, me gjunjë, me shuplaka, me hundë dhe me ballë.

TË NDENJURIT ULUR NË NAMAZ

Pas çdo rekaati të dytë dhe në fund të namazit ulemi. Namazi prej dy rekaatesh, ka vetëm një ulje - Kadei ehire. Namazet prej tri ose katër rekaatesh kanë nga dy ulje: Uljen e parë pas dy rekaateve dhe Kadei ehiren në mbarim të namazit. Në uljen e parë e lexojmë Ettehijjatu. Në uljen e fundit e lexojmë Ettehijjatu, Salavatet dhe Duatë, mandej japim (shprehim) selam. Ja, si thuhen Ettehijjatu, Salavatet dhe Duatë - lutjet:

 

ETTEHIJJATU

Ettehijjatu lil-lahi ves-salavatu ve-tajjibatu, esselamu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetull-llahi ve berekatuhu, Esselamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe il-lell-llah. Ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.”

SALAVATET

All-llahume sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed. Kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahim. Inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammed. Kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime, Inneke hamidun mexhid”.

DUATË (LUTJET)

Rabbena atina fid-dun-ja haseneten ve fil-ahireti haseneten ve kina adhaben-nar. Rabbenag-firli ve li validejje ve lil-mu’minine jevme jekumul-hisab”.

DALJA NGA NAMAZI

Duke dhënë selam dalim nga namazi. Selami jepet kështu: duke kthyer kokën në anën e djathtë shqiptojmë. “Esselamu alejkum ve rahmetull-llah”. Mandej e kthejmë kokën në anën e majtë dhe i themi të njëjtat fjalë. Duke shqiptuar selamin shikojmë majën e supeve. Pasi të japim selam, lexojmë: “All-llahumme entes-selamu ve minkes-selam. Tebarekte ja dhel-xhelali vel-ikram”. Më parë kemi mësuar se si rrimë ulur në namaz.

LLOJET E NAMAZIT PESË NAMAZET FARZE

Namazet ndahen në dy lloje: farze dhe sunnete. Faljen e namazave farz e ka urdhëruar All-llahu i madhërueshëm, e faljen e namazeve sunnete e ka porositur Muhammedi - I Dërguari. Edhe farzi edhe sunneti falen në të njëjtën mënyrë, me përjashtim të një ndryshimi të vogël, i cili qëndron në ate se çka lexojmë në këmbë e çka ulur. Së pari duhet mësuar për t’i falë namazet farze. Më parë kemi përmendur se namazet mund t’i kenë dy, tri ose katër rekaate. Edhe këtu do t’i mësojmë me këtë radhë.

NAMAZI I SABAHUT

Namazi farz i sabahut ka dy rekaate. Pas rekaatit të dytë bëhet ulja. Nijjeti bëhet kështu: “Unë vendosa në emër të All-llahut, për të falë farzin e sabahut”. Pasi të shprehim tekbirin fillestar, i lidhim duart, qëndrojmë gatitu dhe lexojmë: Subhaneke, Eudhubil-lahin, Bismil-lahin, Fatihan dhe një sure. Kur e mbarojmë leximin, bëjmë ruku’un dhe dy sexhde, mandej ngrihemi në rekaatin e dytë. Në rekaatin e dytë lexojmë: Bissmil-lahin, Fatihan dhe një sure. Pas kësaj e bëjmë ruku’un dhe dy sexhde dhe ulemi në gjunjë.

Në uljen e fundit lexojmë: “Ettehijjatu, Salavatet dhe Duatë e tani japim selam. Me këtë është kryer namazi i farzit të Sabahut.

NAMAZI I DREKËS

Namazi farzi i drekës ka katër rekaate. Ulja bëhet pas rekaatit të dytë dhe në mbarim të namazit. Nijjeti bëhet kështu: “Unë vendosa në emër të All-llahut, për të falë farzin e drekës”.

Tre rekaatet e para falen njësoj sikur të akshamit. Pas rekaatit të tretë ngrihemi në këmbë në rekaatin e katërt. Edhe në rekaatin e katërt lexojmë: Bismil-lahin dhe Fatihan. Pastaj e bëjmë ruku’un dy sexhdet dhe uljen e fundit e dhe japim selam. Me këtë kryhet namazi farz i drekës.

NAMAZI I IKINDISË

Namazi farz i ikindisë ka katër rekaate. Falet njësoj sikur farzi i drekës? Nijjeti bëhet kështu: “Unë vendosa, në emër të All-llahut, për të falë farzin e ikindisë”.

NAMAZI I AKSHAMIT

Namazi farz i akshamit ka tri rekaate. Rrihet ulur pas rekaatit të dytë dhe në mbarim të namazit. Nijjeti bëhet kështu: “Unë vendosa në emër të All-llahut, për te falë farzin e akshamit”. Dy rekaatet e para falen sikurse edhe farzi i sabahut. Në uljen e parë lexojmë Ettehijjatu dhe shehadetin pastaj ngrihemi në rekaatin e tretë. Në rekaatin e tretë lexojmë: Bismil-lahin dhe Fatihan. Mandej e bëjmë ruku’un dhe dy sexhdet tani ulemi në uljen e fundit. Në uljen e fundit lexojmë: Ettehijjatu, Salavatet dhe Duatë e mandej japim selam. Me këtë kryhet namazi farz i akshamit.

NAMAZI I JACISË

Namazi farz i jacisë ka katër rekaate. Falet njësoj sikur namazi i drekës dhe i ikindisë. Nijjeti bëhet kështu: “Unë vendosa, në emër të All-llahut, për të falë farzin e jacisë”.

 

ÇKA E PRISH NAMAZIN

Namazi prishet: Nëse mbetemi pa abdest, nëse flasim, qeshim, qajmë me zë, vajtojmë, kollitemi pa nevojë ose bëjmë diçka që nuk përngjan për të qenë në namaz.

KËSHILLA MBI NAMAZET FARZE

Vërtetuam që falja e namazit farz është shumë e thjeshtë. Obligimi i faljes së namazeve farze fillon prej kur njeriu arrin moshën madhore (pubertet) e vazhdon deri në vdekje. Prindërit e kanë për detyrë që t’i mësojnë fëmijët e tyre të falen që në moshën shtatëvjeçare, e prej dhjetë vjetësh ata duhet të frymëzohen dhe ta bëjnë shprehi të falurit. Namazi farz mund të mbetet pa u kryer vetëm në rast pengese, të cilën e pranon feja. Në qoftë se namazi farz mbetet pa u falur, duhet që sa më shpejt të falurit e tij të kryhet. Të falurit pas kohe - Kaza - bëhet ashtu sikurse kur falet (në kohën e vet) me rregull, e në nijjet duhet theksuar se cili namaz është p.sh.: i sabahut, i drekës, i ikindisë, akshamit ose i jacisë dhe kështu bëhet nijjet: “Unë vendosa, në emër të All-llahut, për të falë farzin e sabahut që më ka kaluar”. Femra nuk mund të falet gjatë ditëve të larjes (menstruacionit), dhe ato namaze nuk i falë pastaj. Në momentin kur i pushon menstruacioni, duhet të lahet dhe obligohet që të falë me kohë namazin, e mund të falë edhe kada.

Namazet që kanë kaluar pa falë në kohën e vet, mund të falen në çdo kohë që është për t’u falur. Në qoftë se duke falur namazin e sabahut na zë lindja e diellit, ai namaz nuk vlen, prandaj duhet të falet më vonë. E në qoftë se duke falur namazin e ikindisë na zë dielli në të perënduar, ai na- maz është i vlefshëm. Kur jemi në rrugë namazet farze prej katër rekaatesh i shkurtojmë dhe i falim në dy rekaate. Namazet e shkurtuara falen sikur namazi i sabahut. Të sëmurit dhe pleqtë mund të falen ulur ose shtrirë.

NAMAZET SUNNETE

Pranë namazeve farze, si namaze kryesore, I Dërguari i All-llahut, Muhammedi a.s. ka falur edhe namazet sunnete për hir të dashurisë së madhe që ka pasur ndaj All-llahut të Madhërueshëm. Ne namazet sunnete i falim nga dashuria e madhe që kemi ndaj Të Dërguarit të All-llahut. Namazet sunnete falen, para, prapa ose para dhe prapa farzeve. Namazet sunnete mund t’i kenë dy ose katër rekaate. Edhe namazet sunnete falen sikurse ato farze, e ndryshimi qëndron në të lexuarit në rekaatin e tretë, të katërt dhe në uljen e parë. Që të mund të falen namaze sunnete, duhet mësuar përmendësh edhe dy kaptina - sure.

KAPTINA “FELEK”

Kul eudhu bi - rabbil-felek,

Min sherr-rri ma halek,

Ve min sherr-rri gasikin idha vekab,

Ve min sherr-rrin-neffathati fil - ukad,

Ve min sherr-rri hasidin idha hased”.

KAPTINA “NAS”

Kul eudhu bi rabbin-nas,

Melikin-nas,

Ilahin-nas,

Min sherr-rril vesvasil - hannas,

El-ledhi juvesvisu fi sudurin-nas,

Minel-xhin-neti ven-nas”.

SUNNETET DHE FARZET NË PESË NAMAZET E DITËS

Sunetet dhe farzet në pesë namazet e ditës falen me këtë radhë:

  1. Namazi i sabahut: dy rekaate sunnet dhe dy farz; gjithsej katër rekaate.

  2. Namazi i drekës: katër rekaate sunnet, katër rekaate farz dhe dy rekaate sunnet i fundit, gjithsej dhjetë rekaate.

  3. Namazi i ikindisë: katër rekaate sunnet dhe katër farz gjithsej tetë rekaate.

  4. Namazi i akshamit: tri rekaate farz dhe dy sunnet, gjithsej pesë rekaate.

  5. Namazi i jacisë: katër rekaate sunnet, katër rekaate farz, dy rekaate sunnet i fundit dhe tri rekaate viter, gjithsej trembëdhjetë rekaate. Për të gjitha namazet sunnet dhe viter duhet bërë nijjet. Suneti i drekës dhe i jacisë prej dy rekaatesh është quajtur edhe sonsunnet.

     

    SI FALEN SUNETET

     

    Namazet sunnete prej dy rekaatesh, falen ashtu sikurse farzi i sabahut. Sunneti i drekës prej katër rekaatesh, falet sikurse edhe farzi i drekës, por në rekaatin e tretë e të katërt përveç Fatihas lexohet edhe një kaptinë.

Sunneti i ikindisë prej katër rekaatesh, ndryshon nga sunneti i drekës në atë se në sunnetin e ikindisë, në rekaatin e tretë lexohet sikurse në rekaatin e parë. Në uljen e parë të këtij sunneti lexohen Ettehijjatu, Salavatet dhe Duatë.

KËSHILLA MBI SUNNETET

Sunnetet prej katër rekaatesh - i ikindisë dhe i jacisë mund t’i falim të shkurtuar në dy rekaate, e mund t’i lëmë pa i falur fare. Dy sunnetet e drekës, sunnetin e akshamit dhe sunnetin e fundit të jacisë, mund t’i lëmë pa i falur nëse jemi shumë të zënë ose të paaftë. Sunnetin e sabahut, kurrë nuk duhet lënë pa e falur. Kur e falim farzin e sabahut vonë, pasi të ketë lindur dielli, duhet të falim edhe sunnetin e sabahut. Sunneti pas kohe, kurrë nuk falet, përveç këtij rasti.

NAMAZI I VITRIT

Namazi i vitrit është namaz i veçantë, i cili falet pas sunnetit të fundit të jacisë. Namazi i vitrit ka tri rekaate, e falet sikurse farzi i akshamit, por ndryshon në lexim në rekaatin e tretë.

Rekaati i tretë falet në këtë mënyrë: Pasi të lexohet Bismil-lahi, Fatiha dhe një kaptinë, i ngrenë duart duke thënë: “All-llahu ekber”. Atëherë i lidhim duart dhe mandej lexojmë duanë e Kunutit. Pasi të kryejmë duanë e Kunutit, e bëjmë ruku-un, dy sexhdet, uljen e fundit dhe japim selam.

DUAJA E KUNUTIT

All-llahumme inna nesteinuke, ve nestagfiruke, ve nestehdike, ve nu’minu bike, ve netubu ilejke, ve netevekkelu alejke, ve nuthni alejkel-hajre kul-lehu, neshkuruke, ve la nekfuruke, ve nahleu ve netruku men jefxhuruke”. “All-llahumme ijjake na’budu, ve leke nusal-li ve nesxhudu. Ve ilejke nes’a ve nahfidu. Nerxhu rahmeteke ve nahsha adhabeke. Inne adhabeke bil-kuffari mulhik”.

 

KAPTINA “VEL-ASRI”

Ja edhe një kaptinë, e cila zakonisht lexohet në rekaatin e parë të namazit vitër, pas Fatihas. “Vel-asri, Innel-insane le fi husr, Il-lel-ledhine amenu ve amilus-salihati, ve tevasav bil-hakki ve tevasav bis-sabr.”

DHIKRI (MADHËRIMI I EMRAVE TË ALL-LLAHUT) PAS NAMAZIT

Kur e kryejmë plotësisht ndonjë namaz, është mirë të lexohet Salati temxhid, Ajetul-kursijja, tesbih, dhe bëjmë dua - lutje.

SALATU-T-TEMXHID

Ala resulil-lahi salavat”.

All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed”.

Subhanall-llahi vel-hamdulil-lahi ve la ilahe il-lell-llahu vall-llahu ekber.

ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lahil-alijjil-adhim”.

AJET-UL-KURSIJJ

Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim.

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.

All-llahu la ilahe il-la Hu,

El-hajjul-kajjum.

La te’hudhuhu sinetun ve la nevm,

Lehu ma fis-semavati ve ma fil-erd.

Men dhel-ledhi jeshfeu indehu il-la bi idhnihi.

Ja’lemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum,

ve la juhitune bi shej in min ilmihi il-la bi ma shae.

Vesia kursijjuhus-semavati vel erda,

ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-alijjul-adhim”.

Kur të mbarojmë ajetul kursijjen, atëherë e lexojmë këtë:

TESBIH

Ja Rabbi, Dhel-Xhelali, subhanall-llah”. Atëherë themi

33 herë “Subbanall-llah”,

mandej lexojmë: Subhanel-baki daimenilhamdu lil-lah”, dhe themi

33 herë “El-hamdulil-lah”.

Më në fund lexojmë: Rabbil-alemine teala shanuhu All-llahu ekber” dhe shqiptojmë

33 herë “All-llahu ekber”.

Numërorët, kokrrat e tespive i marrim me qëllim që të mundemi më lehtë të numërojmë atë që e shqiptojmë, e në mungesë të tyre mund të numërojmë me anë të gishtave ose përmendsh. Pas kësaj lexojmë:

La ilahe il-lell-llahhu vahdehu,

la sherike leh.

Lehul-mulku ve lehul-hamdu

ve huve ala kul-li shej-in kadir”.

Ve ma erselnake il-la rahmeten lil-alemin”.

tanimë ngrihen duart me shuplaka të kthyera nga qielli dhe lexohet nga duaja.

DUAJA E NAMAZIT

Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim.

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.

Elhamdu lil-lahi rabbil-alemin.

ves-salatu ves-selamu ala sejjidina Muhammedin ve ala alihi ve sahbihi exhmein.

All-llahumme, rabbena tekabbel minna inneke Entes-semiul Alim.

Ve tub alejna, ja mevlana, inneke Entet-Tevva burr-rrahim.

All-llahumme sel-limna ve sel-lim-dinena, ve lateslub vakten-nez’i imanena.

ve la tusel-lit alejna men la jehafuke ve la jerhamuna. Verzukna hajrejid-dunja vel-ahireti, inneke ala kul-li shej-in kadir. All-llahumme habbib ilejnel-imane vel-islame vel-ihsan.

Ve ker-rih ilejnel-kufre vel-fusuka vel-isjan,

bi rahmetike, ja Erhamerr-Rrahimin.

Rabbena atina fid-dunja haseneten ve fil-ahireti heseneten ve kina adhaben-nar! Rabbenagfirli ve li validejje ve lil mu’minine jevme jekumul-hisab! Amin, amin, amin, ja Erhamerr-Rrahimin. Subhane rabbike rabbil-izzeti amma jesifun. Ve selamun alel murselin. Vel-hamdulil-lahi Rabbil-alemin”. Më në fund me shuplakat dhe gishtat e duarve e fërkon fytyrën dhe e lexon fatihan. Në vend të duasë mund të lexohet edhe vetëm Fatiha.

XHEMA’ATI (TË FALURIT BASHKËRISHT)

Namazet farze mund të falen bashkërisht me të tjerët (xhema’at), ndërsa namazet sunnet falen vetmas. Të falurit e namazit bashkë me imamin quhet xhema’at. Secili xhema’at ka imamin e vet që i udhëheq dhe muezzinin.

Gjatë të falurit me xhema’at imami qëndron përpara, e xhema’ati radhitet pas tij në rreshta (safe), krah për krah. Në safe nuk guxon të ketë zbrazëtira, po duhet të shpeshtohen. Kur qëndrojmë në këmbë duke u falur bashkërisht, vetëm imami lexon e të tjerët heshtin. Në rekaatin e parë të gjithë e lexojnë Subhaneken. Namazi me xhema’at falet në xhami, e mund të falet edhe në dhomë, kopsht, arë dhe në vendet tjera. Kur të falurit bëhet në grup, në nijjet duhet të shtohet: “Pëlqej ndaj këtij imami” (iktedejtu bi hadhel-imami). Personi që falet me imam quhet - Muktedi. Në namazin e akshamit, jacisë dhe të sabahut, imami e lexon Kur’anin me zë, e në drekë dhe ikindi pa zë. Muktedija nuk e thotë: “Semiall-llahu limen hamideh” kur ngrihemi nga rukuja, po e thotë: “Rabbena lekel-hamd”.

XHAMIA

Kur I Dërguari i All-llahut, Muhammedi (a.s.) u shpërngul prej Mekkes në Medine (hixhret), menjëherë e ndërtoi xhaminë dhe vendosi themelet e Ummetit islam. Xhamia është faltore dhe shkollë e muslimanëve. Secili musliman duhet të kujdeset që ta ruajë xhaminë e vet. Xhamia e ka imamin, muezzinin dhe mutevel-lin-kujdestarin. Imami e udhëheq xhema’atin në namaz dhe në mësimet fetare, muezzini e shpall kohën e namazit, ndërsa mutevel-liu kujdeset për mirëmbajtjen e xhamisë dhe për pasurinë (vakuf). Xhamia pa minare quhet mesxhid.

NAMAZET TJERA

Përveç pesë namazeve të rregullta, falen edhe disa namaze tjera siç janë: Namazi i xhumasë, namazi i Bajramit, namazi i xhenazes, namazi i teravihve etj.

NAMAZI I XHUMASË

Ditën e premte, në vend të drekës meshkujt e falin xhumanë. Para këtij namazi farz, lexohet hutbeja, e mandej, me xhema’at, falen dy rekaate farz të namazit të xhumasë. Përveç farzit të xhumasë falim edhe sunnete. Namazi i xhumasë falet sipas këtij rendi: Së pari gjithkush vetmas i falë katër rekaate sunnet të xhumasë. Mandej lexohet hutbe pas të cilës falen me xhema’at dy rekaate farz të xhumasë. Pasi të falet farzi duhet t’i falë secili vetmas nga katër rekaate tjera sunnet të xhumasë. Pas sunnetit të dytë të xhumasë mund t’i falim edhe katër rekaate ahiri dhuhri dhe dy sunnet ul- vakti. Sunneti i xhumasë para dhe pas farzit falet sikurse edhe sunneti i drekës. Ahiri dhuhri falet sikurse farzi i drekës, e sunnetul vakti sikurse sunneti i fundit i drekës.

Hutba është fjalim instruktiv i imamit i cili mbahet në lavdi të All-llahut, falënderim Të Dërguarit dhe si këshillim i muslimanëve, nga vendi i shenjtë i quajtur minber, hutba duhet të dëgjohet me respekt dhe kujdes. Një pjesë e hutbes shprehet në gjuhën tonë e një pjesë në gjuhën arabe. Farzi i xhumasë bëhet nijjet kështu: “Unë vendosa, në emër të All-llahut, të fali farzin e xhumasë pas këtij imami”. Sunneti bëhet nijjet kështu: “Unë vendosa, në emër të All-llahut të fali sunnetin e xhumasë”. Në qoftë se duam të falim ahiri dhuhrin dhe synnet ul-vaktin, atëherë duhet t’i theksojmë në nijjet. Atij që i kalon xhumaja, e fal drekën. Në vendet ku falet xhumaja, dreka nuk falet në xhema’at. Xhumanë më së miri është për ta falur në xhaminë kryesore. Xhema’ati më i vogël - minimum në xhuma është: imami dhe tre meshkuj të moshës së rritur.

NAMAZI I BAJRAMIT

Në ditën e Bajramit, në mëngjes, falen dy rekaate me xhema’at - namaz i Bajramit. Koha për faljen e namazit të Bajramit fillon gjysmë ore pas lindjes së diellit e vazhdon deri para dreke. Nijjeti i namazit të Bajramit bëhet kështu: “Unë vendosa, në emër të All-llahut, të fali namazin e Bajramit me këtë imam”. Namaze të Bajramit janë dy: i Ramazanit dhe i Kur’banit.

Namazi i Bajramit falet sikurse edhe farzi i xhumasë, duke i shtuar nga tri tekbire në të dy rekaatet dhe duke i ngritur duart te veshët. Në rekaatin e parë tekbiret merren para leximit, e në të dytin pas leximit. Hutba mbahet pas namazit. Në qoftë se për ndonjë arsye s’mund të falet namazi i Bajramit ditën e parë, namazi i Bajramit të Ramazanit mund të falet në ditën e dytë, e namazi i Bajramit të Kurbanit mund të falet edhe në të tretën, por në kohën kur e ka Bajrami për t’u falur. Tekbiret në rekaatin e parë merren pasi të lexohet Subhaneke. Namazi i Bajramit është vaxhib.

NAMAZI I XHENAZES

Kufomës së të vdekurit i falet namazi i xhenazes me xhema’at, duke qëndruar gjithë kohës në këmbë. Namazi i xhenazes është farz i përbashkët (farzi kifaje) për të gjithë muslimanët e atij vendi ku vdes ose varroset muslimani i vdekur, e në qoftë se atë namaz e kryejnë disa njerëz, nga obligimi lirohen edhe muslimanët tjerë. Po qe se muslimanit të vdekur askush s’ia falë namazin e xhenazes, të gjithë muslimanët e atij vendi janë mëkatarë. Namazi i xhenazes duhet t’i falet secilit musliman e muslimane, të madhit e të voglit, përveç fëmijë që lind i vdekur. Namazi i xhenazes është një lloj lutjeje e posaçme e muslimanëve për të vdekurin. Namazi i xhenazes falet kështu:

I vdekuri, i pastruar, i mbështjellë në qefin (bez i bardhë), i erësuar me erë të këndshme dhe i vënë në tabut (arkivol), vihet para xhema’atit në atë mënyrë që, ana e djathtë e tij të jetë e kthyer nga Kibla. Imami qëndron drejt gjoksit të të vdekurit e xhema’ati pas tij të radhitur në rreshta (safe). Nijjeti bëhet kështu: “Unë vendosa të fali namazin e xhenazes, duke lavdëruar All-llahun, duke bekuar Të Dërguarin, duke u lutur për të vdekurin, pajtohem ndaj këtij imami”. Pas tekbirit fillestar lexohet Subhaneka, duke ia shtuar fjalën - “Ve xhel-lethenauke”, para fjalës “Ve, la ilahe gajruke”. Mandej imami dhe xhema’ati e thonë për të dytën herë “All-llahu ekber”, por duart nuk i ngrenë te veshët. Pas kësaj e lexojnë salavatin, e për të tretën herë thonë: “All- llahu ekber”, dhe e lexojnë duanë. Pas duasë për të katërtën herë thonë “All-llahu ekber” dhe japin selam. Edhe në namazin e xhenazes, gjatë qëndrimit në këmbë, duart mbahen lidhur. Duatë mund të jenë sikurse ato që lexohen në namaz kur jemi ulur. Pasi të falet namazi, për shpirtin e të vdekurit lexohet Fatiha, e kufoma dërgohet në varreza për varrim. Vetëm meshkujt e falin namazin e xhenazes dhe e përcjellin kufomën. Varri duhet të jetë i thellë sa gjysma e shtatit të njeriut, për meshkuj, e për femra deri në lartësinë e gjoksit të shtatit. Ana e djathtë e kufomës në varr është e kthyer nga Kibla. Muslimani e ka për detyrë t’i përkujtojë të vdekurit e vet. Veçanërisht duhet t’i përkujtojë prindërit e vdekur. Kur i vizitojmë varrezat e të vdekurve të afërm, duhet të lexohet Fatiha. Kaptinat që i kemi mësuar deri më tash, edhe ato mund të lexohen me rastin e përkujtimit të të vdekurit.

NAMAZI I TERAVIHVE

Namazi i teravihve falet gjatë muajit të Ramazanit pas sunnetit të dytë të jacisë. namazi i teravihve i ka njëzetë rekaate, pas çdo dy rekaatesh bëhet ulja. Nijjeti bëhet kështu: “Unë vendosa, në emër të All-llahut, të fali namazin e teravihve”. Ky namaz zakonisht falet me xhema’at. Namazi i teravihve falet sikurse sunneti i ikindisë. Edhe namazi i teravihve është sunnet.

TEHIJJET-UL-MESXHID (NAMAZI NË SHENJË NDERIMI)

Në qoftë se në ndonjë rast vizitojmë ndonjë xhami, atëherë, si nder ndaj asaj xhamie duhet të falen dy rekaate namaz. Ai namaz quhet - Tehijjetul mesxhid, dhe falet sikurse farzi i sabahut.

ARRITJA NË XHEMA’ATE DHE KRYERJA E TË FALURIT

Personi që arrinë të falet me xhema’at, bile një rekaat, quhet mesbuk. Kur imami jep selam në anën e djathtë, mesbuku ngrihet dhe e fal atë që i ka kaluar. Në qoftë se e arrin imamin në ruku, llogaritet se e ka arritur rekaatin.

Në qoftë se mesbuku arrin në rekaatin e dytë, e fal rekaatin e parë që i ka kaluar, kryen uljen e fundit e mandej jep selam. Mesbuku në ulje e lexon Ettehijjatu dhe e pret imamin derisa të japë selam e mandej ngrihet dhe fal atë që i ka kaluar. Nëse e lexon salavatin dhe duatë, s’bën ndonjë dëm, por më mirë është pas Ettehijjatu, të heshtë. Në qoftë se mesbuku është vonuar në ato namaze në të cilat imami lexon me zë (aksham, jaci dhe sabah), ai e thotë tekbirin fillestar dhe hesht, e Subhaneke-n e lexon kur të ngrihet që të falë atë që i ka kaluar. Mirëpo, në qoftë se është vonuar në namaz ku imami lexon pa zë (drekë, ikindi), Subhaneke-n e lexon edhe në të hyrë në namaz, edhe kur të ngrihet të falë çka i ka kaluar. Në qoftë se mesbuku e arrin imamin në rekaatin e tretë të farzit të akshamit, e fal më vonë një rekaate, bën uljen e parë e mandej ngrihet, e fal rekaatin e dytë dhe bën uljen e fundit. Në rekaatin e parë që i ka kaluar kur e fal lexon: Subhaneke-n, Eudhu bismile-n, Fatihan dhe një sure, e në të dytën: Bismile-n, Fatihan dhe një sure. Në qoftë se mesbuku e arrin imamin në rekaatin e tretë të atyre namazeve që kanë nga katër rekaate, (drekë, ikindi e jaci), rekaatet e kaluara i fal të parën dhe të dytën një pas një, e mandej bën uljen dhe jep selam. Nëse e arrin imamin në rekaatin e katërt, rekaatet e kaluara i fal; të parën dhe rri në uljen e parë, mandej të dytën dhe të tretën dhe bën uljen e fundit.

Në qoftë se mesbuku e arrin imamin në uljen e fundit, ai pret derisa imami të japë selamin e parë, mandej ngrihet dhe i fal rekaatet e kaluara në atë mënyrë sikurse edhe falen. Edhe në uljen e fundit, nëse e arrin imamin, llogaritet se është falur me xhema’at. Gjatë faljes së rekaateve të kaluara, duhet pasur kujdes që ulja të bëhet gjithnjë pas dy rekaateve. Për këtë arsye, në qoftë se e arrijmë imamin në rekaatin e tretë të akshamit, ose në të katërtën të drekës, ikindisë dhe të jacisë, e falim rekaatin e parë që na ka kaluar e tani rrimë në uljen e parë, pse atëherë ne i kemi falur dy rekaate, e mandej i falim rekaatet që na kanë mbetur. Kur i falim rekaatet e kaluara, në të parën, kur jemi në këmbë lexojmë: Subhaneke-n, Eudhu- bismile-n, Fatihan dhe një sure, e kur të falim të dytën lexojmë, Bismilen, Fatihan dhe një sure. Kur falim të tretin ose të katërtin rekaate, atëherë në këmbë lexojmë vetëm Bismile-n dhe Fatihan. Në qoftë se jemi vonuar në namazin e teravihve, atëherë duhet së pari të falim farzin e jacisë dhe sunnetin e fundit, e mandej i bashkohemi imamit në teravhiv. Kur imami të japë selamin e parë në mbarim të namazit të teravhihve, mesbuku ngrihet dhe i fal ato rekaate që i kanë kaluar. Kur të kryhet të falurit e rekaateve të kaluara në teravih, atëherë fal vitër namazin. Mesbuku në namazin e teravihve mund të falë vetëm ato rekaate që i kanë kaluar në atë selam, e të gjitha tjerat mund t’i lë. Pjesa e namazit të xhumasë që ka kaluar, falet sikurse në namazin e sabahut. Ashtu edhe namazi i Bajramit, por këtu duhet pasur kujdes për tekbire.

 

HARRESA DHE LËSHIMI NË NAMAZ - SEHVI SEXHDE

Kur padashtas njeriu bën në namaz diçka tjetër, që s’është paraparë me dispozita (mosleximi i Fatihas, sures, apo lënia e uljes së parë), duhet bërë sehvi sexhde. Sehvi sexhdeja bëhet kështu: Pasi të jepet selam në anën e djathtë, bëhet dy sexhde, e mandej lexohet Ettehijjatu, salavatet dhe duatë, tani jepet selam. Në qoftë se gabimin e bëjmë me dashje, atëherë duhet përsëritur namazin.

QËLLIMI I NAMAZIT

Namazi është mënyra më e përsosur e nderimit që i bëhet All-llahut xh.sh. Ngritja e duarve, qëndrimi në këmbë gatitu, përkulja, rënia në sexhde dhe të ndenjurit ulur, janë lëvizje trupore, me të cilat shfaqet respektimi ndaj All-llahut Krijues xh.sh., duke i shprehur madhëri e nderim, respekt e lavdërim, adhurim e lutje. Kjo është mënyra më e përshtatshme e edukimit shpirtëror dhe rruga më e mirë e afrimit te All-llahu. Adhurimin (ibadetin) në këtë mënyrë e kanë praktikuar të gjithë pejgamberët e All-llahut prej Ademit e deri në Muhammedin a.s. Qëllimi i namazit është përkujtim dhe afrim ndaj All-llahut xh.sh. Nëpërmjet gjashtë kushteve të tij, namazi na lidh me jetën dhe kërkon angazhimin tonë për jetë. Që të mund të falemi, duhet të jemi të pastër dhe të veshur mirë, e për të arritur këte, duhet

njohur rregullat për pastrim dhe veshmbathje. Namazi, detyrë e domosdoshme, është shumë i dobishëm si për pastërti ashtu edhe për shëndet, për individ dhe për tërë bashkësinë.

ELÎF, LÂM, MÎM

Përveç sureve që i kemi mësuar deri më tash, është mirë të mësojmë edhe suren Elîf, Lâm, Mîm. Kjo sure thuhet: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Elîf, Lâm, Mîm, Dhadikel-kitabu la rejbe fih. Huden lil muttekin. El-ledhine ju’minune bil-gajbi ve jukimunes-salate ve mimma rezeknahum junfikun. Vel-ledhine ju’minune bima unzile ilejke ve ma unzile min kablike, ve bil-ahireti hum jukinun. Ulaike ala huden min rabbihim ve ulaike humul-muflihun.

 

PËRKTHIMI I TEKSTEVE TË ARABISHTES NË GJUHËN SHQIPE

Për të ditur përkthimin e teksteve arabishte, të cilat lexohen në namaz, është gjë e porositur dhe e dobishme. Më parë mësuam përkthimin e Fatihas, dhe sureve Kevther e Ihlas, e tash do të mësojmë edhe përkthimin e teksteve të arabishtes.

PËRKTHIMI I EZANIT:

All-llahu është më i madhi! Deklaroj që vetëm All-llahu është Zot! deklaroj që Muhammedi është I Dërguar i All-llahut”! “Eja në namaz! Eja në shpëtim! All-llahu është më i madh! Vetëm All-llahu është Zot!” Shprehja e parë thuhet katër herë, pesë të tjerat nga dy herë, e fundit një herë.

Pas shprehjes “Eja në shpëtim” në ezanin e sabahut i shtohet “Më i mirë është të falurit (namazi) se gjumi”. Edhe kjo thuhet dy herë.

PËRKTHIMI I “SUBHANEKES”

I Famshëm je vetëm Ti, O All-llahu im! Dhe Lavdia të qoftë Ty. I Lartë është emri Yt dhe Madhëria jote është shumë e madhe. Nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.

PËRKTHIMI I KAPTINËS “FELEK”

Thuaj: I drejtohem All-llahut të agimit (të më ruajë). Nga e keqja që krijoi. Dhe nga e keqja e errësirës së natës kur ajo bie. Dhe nga e keqja e atyre që fryjnë në nyja. Dhe nga e keqja e ziliqarit kur bën zili”.

PËRKTHIMI I KAPTINËS “NAS”

Thuaj: I drejtohem All-llahut të njerëzimit. Sunduesit të njerëzimit. All-llahut të njerëzimit (të më ruajë) nga e keqja e asaj qenie që bën për të dyshuar dhe për të menduar keq, e mandej largohet. E cila hedh dyshimin dhe mendimet e këqija në gjoksin e njerëzimit. Qoftë ajo nga xhinnet apo nga njerëzit”.

PËRKTHIMI I KAPTINËS“ASR”

Pasha kohën! Me të vërtetë njerëzit janë në humbje përveç atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira njëri tjetrin e këshillojnë për drejtësi dhe durim”.

PËRKTHIMI I “ETTEHIJATIT”

Nderimet tona All-llahut. Atij të falurit tonë dhe të gjitha veprat e mira. Të përshëndesim Ty, o I Dërguar i All-llahut dhe bekimi e mëshira e All-llahut qofshin mbi Ty. Paçim shpëtim ne dhe të gjithë robët e mirë të All-llahut.

Deklaroj që vetëm All-llahu është Zot dhe deklaroj që Muhammedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Zotit”.

PËRKTHIMI I “SALAVATIT”

O Zot, shfaqi mëshirën Tënde Muhammedit dhe familjes së Muhammedit, sikur që ia shfaqe Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit. Vërtet Ti je i lavdishëm dhe i famshëm.

PËRKTHIMI I DUASË

O Zot yni, na jep mirësi në këtë jetë, dhe mirësi në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimet e Xhehennemit (Ferrit)! O Zot yni, më fal mua, prindërit e mi dhe gjithë besimtarët në atë ditë kur fillojnë llogaritë”.

PËRKTHIMI I DUAVE TË KUNUTIT

O Zot, ne prej Teje kërkojmë ndihmë, prej Teje kërkojmë falje dhe prej Teje kërkojmë udhëzime. Ne Ty të besojmë, Ty të drejtohemi me pendime, në Ty shpresojmë edhe Ty të jemi mirënjohës në çdo të mirë. Ty të falënderojmë dhe t’i fshehim mirësitë tua. Refuzojmë dhe i shmangemi atij që gabon ndaj Teje. O Zot, vetëm Ty të adhurojmë, për hir Tëndin falemi dhe përulemi në tokë, vetëm nga Ti anojmë dhe përpiqemi duke shpresuar në mëshirën Tënde, e duke iu frikësuar dënimit Tënd. Dënimi Yt, vërtet, do t’i arrijë jobesimtarët”.

PËRKTHIMI I “AJET-UL-KURSIJJES”

All-llahu është ajo qenie e Madhërueshme, përveç të cilit tjetër Zot nuk ka. Ai jeton dhe Ai vetvetiu përqëndron. S’e kapë të koturit as gjumi. E Tij është gjithçka që është në qiej dhe në tokë. Kush është ai që pranë Tij mund të ndërmarrë diç pa lejen e Tij?! Ai di ç’është para tyre dhe ç’është prapa tyre, e ata s’mund të përfshijnë kurrgjë nga dija e Tij përveç atë çka do Ai. Dituria e Tij përfshin qiejt dhe tokën dhe s’i vie rëndë pse i mban ato. Ai është i madh dhe i madhërueshëm”.

PËRKTHIMI I DUASË PAS NAMAZIT

Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotëruesit të botërave. Mëshira dhe bekimi i qoftë Muhammedit a.s., familjes dhe shokëve të tij. O Zot, zotërues, na prano lutjet tona (ibadetet). Me të vërtetë Ti i dëgjon dhe i di të gjitha. Na e prano pendimin tonë. Ti bën falje dhe Ti je i butë. O Zot, mbrona ne dhe fenë tonë, dhe në momentet e vdekjes na e mbro besimin tonë. Mos na lësho ne në dorë të atij që nga Ti nuk frikësohet, e ndaj nesh nuk ka mëshirë. Na gëzo ne me të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Me të vërtetë, Ti mund të bësh gjithçka. O Zot, na e bën të dashur neve besimin, bindshmërinë ndaj Teje dhe bamirësinë, e na e bën të pakëndshme pabesueshmërinë, gabimet dhe pabindshmërinë. Për hir të mëshirës Sate, o më i Madhi mëshirues! O Zot yni, na pajis me mirësi të kësaj dhe botës tjetër dhe na mbro nga dënimet e Xhehennemit”.

KUSHTI I TRETË I ISLAMIT AGJËRIMI I RAMAZANIT (SAVM)

Muaji në të cilin agjërohet është Ramazani. Të agjërosh Ramazanin do të thotë të ruhesh nga të ngrënit, pirja, thithja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale dhe këtë duke filluar prej para agimit e

derisa të perëndojë dielli. Qëllimi i agjërimit është për të treguar besnikërinë dhe përkushtimin ndaj All-llahut xh.sh. Çdo i rritur e i shëndoshë, musliman e muslimane është i obliguar të agjërojë. Para se të fillohet agjërimi duhet bërë nijjet (vendosja) për të agjëruar. Mjafton të vendoset me zemër, por mundet edhe me fjalë, duke u shprehur kështu: “Unë vendosa, në emër të All-llahut, të agjëroj nesër Ramazanin”. Nëse kemi agjëruar, vendosja - nijjeti - mund të bëhet deri paradreke. Ramazani është muaj lutjesh, mirëbëriesh dhe ringjallje feje. Nëpër xhami lexohet dhe shpjegohet Kur’ani, e nëpër shtëpi ndihmohen të varfrit, vizitohen dhe u bëhet pritje farefisit, fqinjve, dashamirëve dhe miqve. Gjatë muajit të Ramazanit falen teravihtë natën. Sahur - syfyr - është koha para fillimit të agjërimit dhe në këtë kohë zakonisht hahet. Imsak quhet momenti i fillimit të agjërimit, e iftar është momenti kur duhet të ndërpritet agjërimi. Fillimi i agjërimit bëhet duke larë gojën dhe duke pirë ujë, andaj, duke shprehur vendosjen për agjërim, kurse mbarimi - iftari me Bismil-lah të pihet ujë. Në iftar s’duhet të hahet shumë, e në syfyr po. Agjërimi është shumë i dobishëm si për shpirt ashtu edhe për trup. Me agjërim forcohet dëshira dhe disiplina, e zbatohet edhe vepra e obligueshme vjetore. Gjatë agjërimit duhet të ruhemi nga të gjitha veprat e këqija, e aq më tepër edhe nga të folurit e panevojshëm.

I sëmuri, udhëtari, ushtari, punëtori në punë jashtëzakonisht të rëndë, nëna gjidhënëse, etj. mund të mos agjërojnë Ramazanin, në qoftë se agjërimi u dëmton shëndetin, por janë të detyruar t’i agjërojnë të gjitha ditët e lëshuara, posa t’u vijë rasti e t’u jepet mundësia. Plaku, plaka e mbetur, i sëmuri, për të cilët s’ka shpresë përmirësimi të shëndetit, s’janë të detyruar të agjërojnë, por për çdo ditë duhet të japin fidje (sadaka e blerë) në sasi të sadakai fitrit, në qoftë se kanë pasuri. Agjërimi është i prishur nëse diçka hamë, pimë, ndezim duhan etj. Agjërimi s’është i prishur nëse këto bëhen me harresë. Në qoftë se me dashje e prishim agjërimin, duhet pasandej të agjërohet ajo ditë dhe përveç saj edhe gjashtëdhjetë ditë rresht duhet agjëruar (kefaret). Njeriu i cili nuk agjëron gjatë Ramazanit, është gabimtar dhe duhet të gjitha ato ditë më vonë t’i agjërojë.

ITIKAF

Një ose dy veta të devotshëm dhe të ditur të qytetit, para iftarit të ditës së njëzetë të Ramazanit e deri në ditën e fundit të tij, e kalojnë tërë këtë kohë në xhami duke u lutur (ibadet) dhe duke e menduar madhërinë e All-llahut. Vetëm për ndërrimin e abdesit dhe kryerjen e nevojës dalin prej xhamisë. Kjo tërheqje nga jeta e përditshme quhet itikaf. Edhe vetë Muhammedi a.s. ka bërë itikaf.

 

LEJLET-UL-KADRI”

E njëzeteshtata natë e Ramazanit quhet “Lejlet-ul-kadri”. Kjo është nata më e shenjtë e vitit. Këtë natë sa më tepër duhet kaluar në ibadet dhe në punë të dobishme.

SADAKAI FITRI

Nga fundi i muajit të Ramazanit sadakai fitri u jepet të varfërve ose fondit të caktuar nga institucioni më i lartë fetar në vend. Lartësinë e këtij sadakai e cakton institucioni më i lartë fetar, sipas kritereve të Sheriatit. Muslimanët dhe muslimanet që nuk janë të varfër, e japin sadakai fitrin për vete dhe për fëmijët e tyre që janë të mitur. Afati i fundit për dhënien e sadakai fitrit-është koha para se të falet Bajrami. Qëllimi i dhënies së sadakai fitrit është që të bëhet e mundshme edhe mbajtja e institucioneve fetaro-arsimore islame.

BAJRAMI I RAMAZANIT (ID-UL-FITR)

Si gëzim i kryerjes së detyrave fetare, në mbarim të muajit të Ramazanit, festohet Bajrami i Ramazanit. Në mëngjes, ditën e Bajramit, falet namazi i kësaj feste. Për këtë festë duhet: të pastrohesh, të veshësh petkat më të mira, të të vijë erë e mirë, duhet ngrënë diçka para se të shkohet në xhami, të shkohet herët në xhami dhe gjatë rrugës të këndohen tekbire, por pa zë, të jesh i gëzuar, të japësh sadaka. Prindërve dhe të vjetërve në shenjë respekti duhet t’ua puthim dorën, po ashtu edhe fqinjve, dashamirëve dhe njerëzve intelektualë, duhet të shtrihet dora e pajtimit me ata që ke qenë i hidhëruar.

KUSHTI I KATËRT I ISLAMIT ZEKATI

Zekati është taksë e detyrueshme fetare. Kur mbërrin pasuria e një muslimani a muslimane sasinë e një vlere (nisab) ari ose argjendi, është i detyruar që të japë këtë taksë - zekatin - në fondin të cilin e aktualizon Bashkësia Islame. Vlera e nisabit kap shumën prej 91 gramë ari ose 641 gramë argjendi. Orenditë shtëpiake (havaixhi aslije) nuk bëjnë pjesë në vlerën e sasisë së nisabit dhe këto janë: shtëpia dhe mobiliet, veshja, mbathja, veglat dhe mjetet për punë (makinat, librat etj.). Zekati jepet për atë pasuri të caktuar nëse ajo ka qenë në pronën tonë një vjet. Taksa - zekati -

jepet ari, argjendi ose mall tregtie. Një e katërdhjeta e asaj pasurie jepet zekat (2,5%) në të holla ose mall. Zakonisht zekati jepet në muajin e Ramazanit. Zekati nuk mund t’i jepet bashkëshortit, as fëmijëve ose prindërve, për arsye se këta janë të detyruar që të ndihmojnë njëri tjetrin në momentet e pakëndshme ose të varfërisë. Me dhënien e kësaj takse - zekatit, ndihmojmë tjetrin dhe ngjallim dashuri e bujari ndër njerëz.

KUSHTI I PESTË I ISLAMIT HAXHXHI

Kongresi i muslimanëve (haxhilerëve) të gjithë botës është haxhxhi. Secili musliman a muslimane duhet të anojë me zemër, të përpiqet e të angazhohet që në jetën e vet ta bëjë haxhxhin një herë. Para se të nisemi për haxhxh duhet: 1. Të pendohemi nga gabimet e bëra dhe të vendosim që në të ardhmen të jemi të drejtë ndaj All- llahut xh.sh. dhe ndaj njerëzimit, duke bërë një jetë të rregullt dhe të njerëzishme. 2. T’i lajmë borxhet dhe te përmirësohemi nga ato fyerje që ua kemi bërë njerëzve tjerë (secilit duke i kërkuar falje - hallall). 3. Materialisht të sigurojmë familjen derisa të kthehemi prej haxhxhit.

Haxhxhi ka rregulla dhe dispozita të posaçme, të cilat më së miri mund të mësohen gjatë vetë kryerjes së haxhxhit. Farzat e haxhxhit janë: - Të vishet ihrami (veshje e posaçme), - banimi i përbashkët, falja e namazit dhe dëgjimi i hutbes në vendin Arefat afër Mekkes, dhe - të bëhet vizita e nderit rreth e përqark Qabes (tavaf).

BAJRAMI I KURBANIT (ID-UL-AD’HA)

Bajrami i Kurbanit bie në ditën e dhjetë të Dhilhixhes. Kjo është festa e dytë e madhe e muslimanëve në vit. Në mëngjes të kësaj dite falet namazi i Bajramit. Edhe namazi i këtij bajrami falet sikurse namazi i Bajramit të Ramazanit. Prej sabahut, natën e Kurban Bajramit e deri në ikindi të ditës së katërt të Bajramit, pas çdo namazi farz, lexohen tekbiret. Këto tekbire quhen tekbiri teshrik. Tekbiret e teshrikut thuhen kështu: “All-llahu ekberull-llahu ekber La ilahe il-lell-llahu vall-llahu ekber,

All-llahu ekber ve lil-lahil-hamd”. Në qoftë se harrojmë ta themi këtë tekbir, duhet të thuhet kur të na kujtohet. Edhe namazet që kanë mbetur pa u falur gjatë ditëve të Bajramit, kur t’i falim duhet bërë edhe tekbirin pas tyre.

KURBANI

Secili musliman dhe muslimane që ka pasuri në sasi të nisabit (të sasisë së argjendit), dhe, ajo pasuri është më tepër nga nevojat shtëpiake, është i obliguar të prejë-therë kurban në festën e Kurbanit. Kurbani pritet pasi të falet namazi i Bajramit, e mund të pritet deri në ikindi të ditës së tretë të Bajramit. Kurbani që theret natën e Bajramit, nuk konsiderohet kurban, por një lloj sadakai (zakonisht për shpirt të të vdekurit). Për kurban mund të priten deshtë e shëndoshë dhe të rritur (dele, dash, cap, dhi) dhe bagëti të mëdha. Një bagëti e madhe mund të vlejë kurbanë për shtatë persona. Një pjesë e mishit të kurbanit duhet t’u shpërndahet të varfërve, fqinjve dhe dashamirëve dhe për nxënësit e Medresesë. Lëkura e kurbanit është porosi që t’i jepet Bashkësisë Islame për nevojat e saj. Dispozitat mbi mënyrën e prerjes së kurbanit, më së miri mund të mësohen nga këshillimet që mbahen me rastin e Bajramit në xhami.

 

KALENDARI I HIXHRETIT (I MUSLIMANËVE)

Çdo detyrë ose akt fetar e ka kohën e vet të caktuar se kur duhet për ta kryer. Koha e namazit është e lidhur me qarkullimin e diellit, kurse koha e agjërimit, e zekatit dhe e haxhxhit, me qarkullimin e hënës. Prandaj është e nevojshme për t’i ditur emrat e muajve sipas kalendarit të hixhretit. Kaledari i hixhretit llogaritet prej asaj dite, kur I Dërguari i All-llahut xh.sh., Muhammedi u shpërngul prej Mekkes në Medine (bëri hixhret). Emrat e muajve sipas kalendarit të hixhretit janë: Muharrem, Safer, Rebiul-evvel, Rebiul-ahir, Xhumadel-ula, Xhumadel-uhra, Rexheb, Shaban, Ramazan, Shevval, Dhulkade dhe Dhulhixhxhe. Dita e premte konsiderohet si dita e parë e javës (xhuma).

DITËT MË ME RËNDËSI JANË:

Dita e parë - 1 Muharremi - Vit i Ri i hixhretit. E dymbëdhjeta ditë e Rebiul-evvelit - Mevludi i Ndershëm (lindja e Muhammedit a.s.). Dita e parë e Ramazanit-fillimi i muajit të agjërimit. Dita e parë, e dytë dhe e tretë e shevvalit - Bajrami i Ramazanit.

Dita e dhjetë, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë e Dhilhixhes - Bajrami i Kurbanit. Përveç këtyre janë edhe katër net të bekuara.

DOBITË PREJ DETYRAVE FETARE

Ashtu siç janë të dobishme pesë shqisat e njeriut për jetën trupore, ashtu janë të dobishme pesë detyrat fetare për jetën trupore dhe shpirtërore. Pesë shqisat janë pesë organe të ndryshme nëpërmjet të të cilave pasqyrohet jeta trupore, e pesë detyrat kryesore të fesë janë pesë veprime të ndryshme nëpërmjet të të cilave shprehet dhe shfaqet përkatësia islame. Kelimei shehadeti është sikurse shqisa e të prekurit, kurse namazi, zekati, agjërimi dhe haxhxhi, sikurse shqisa e të dëgjuarit, shikimit, të shijuarit dhe të nuhaturit. Mbi dobitë e detyrave fetare, flet shkenca e veçantë Islame.

PJESA E TRETË MORALI ISLAM (AHLAKU)

Përmbledhja e rregullave mbi sjelljet e mira është morali. Të jesh i moralshëm domethënë t’u përmbahesh atyre rregullave dhe normave morale, e i pamoralshëm domethënë t’i shkelësh ato rregulla. Burimet e moralit islam janë Kur’ani, Hadithi dhe sjelljet e burrave të mëdhenj islamë. Dispozitat mbi moralin islam ndahen në tri grupe:

  1. Detyrat ndaj All-llahut Fuqiplotë,

  2. detyrat ndaj vetvetes,

  3. detyrat ndaj njerëzve tjerë.

     

    DETYRAT NDAJ ALL-LLAHUT XH.SH.

     

    Ndaj All-llahut jemi të detyruar:

    1. T’u besojmë paluhatshëm gjashtë të vërtetave kryesore të fesë.

    2. Detyrat fetare t’i kryejmë rregullisht dhe me kënaqësi,

    3. Gjithnjë ta kemi ndër mend se gjithçka që ka urdhëruar All-llahu fuqiplotë, është e dobishme, e gjithçka që Ai ka ndaluar, është e keqe.

     

        DETYRAT NDAJ VETVETES

         

        Ndaj vetvetes jemi të detyruar:

        1. Të ruajmë shëndetin dhe jetën,

        2. Të fisnikërojmë zemrën me besim dhe dituri,

        3. Të aftësohemi për punë e për fitim,

        4. Ta bëjmë shprehi sjelljen e mirë.

         

        DETYRAT NDAJ NJERËZVE TJERË

        Ndaj njerëzve tjerë jemi të detyruar të jemi të mirë, të drejtë, të sinqertë dhe të dobishëm.

         

DETYRA TË VEÇANTA

Detyrat e moralit mund të jenë të veçanta dhe të përbashkëta.

JETA DHE SHËNDETI

Jetën dhe shëndetin na i dhuroi All-llahu i Madhërueshëm, prandaj ne duhet që t’i ruajmë. Për të ruajtur jetën dhe shëndetin duhet: pastrimi, ushqimi, veshmbathja dhe maturia në jetë. Veçanërisht duhet pasur kujdes ndaj pastrimit personal.

USHQIMI DHE VESHMBATHJA

All-llahu xh.sh. na ka dhënë neve artikuj të llojllojshëm me të cilët ushqehemi. Ai na ka mësuar e udhëzuar që të ushqehemi me ushqime të dobishme dhe të lejueshme dhe të jemi të matur. Është e ndaluar për të ngrënë: mishi dhe yndyra e derrit, mishi i shtazëve të ngordhura, mishi i shtazëve që nuk janë therë-prerë sipas dispozitave të caktuara dhe gjaku. Po ashtu janë të ndaluara të gjitha pijet alkoolike.

Muslimani dhe muslimanja duhet të vishen si u ka hije dhe nuk duhet që ta teprojnë në stoli e luks. Meshkujt nuk guxojnë të bartin mëndafshin dhe arin, e femrat nuk guxojnë të bartin petk të shkurtër, të ngushtë dhe të tejdukshëm. Ushqimi, veshmbathja dhe çdo gjë tjetër duhet të jenë fituar në mënyrë të ndershme (hallall).

DITURIA DHE EDUKIMI

Dituria dhe edukimi na fisnikërojnë zemrën dhe mendimet tona dhe na zbrapsin nga veprat, fjalët, mendimet dhe shprehitë e këqija. Nuk mjafton vetëm të kemi dituri, por sipas diturisë duhet edhe të sillemi. Sjellja sipas diturisë na i përsos vetitë natyrore. Që të mund të arrijmë një edukim të mirë, duhet të jemi të njerëzishëm, të kemi turp, të kemi vëmendje dhe të jemi të durueshëm. Nuk guxojmë të jemi me paramendime të këqija, kryelartë, dinak dhe të ashpër.

PUNA DHE EKZISTENCA

Njeriu duhet të punojë dhe në mënyrë të ndershme t’ia sigurojë jetën vetes dhe familjes, të jetë në gjendje që t’i ndihmojë të varfrit dhe të paaftit dhe të jetë në gjendje që të kontribuojë diçka për fe dhe për atdhe. Duhet të lusim All-llahun e Madhërueshëm që të kemi sukses dhe fat në punë (hajr).

PRIRJET E MIRA

Prirje të mira arrijmë në shkollë, në shtëpi dhe në shoqëri të mirë. Nëpër rrugë dhe në shoqëri të keqe fitojmë prirje dhe vese të këqija. Në prirjet e mira bëjnë pjesë: herët të biem dhe herët të ngrihemi, të jemi të rregullt, të besueshëm, të vërtetë, të sinqertë, të respektueshëm ndaj të tjerëve, të butë ndaj të vegjëlve, të përshëndesim me selam. T’ua lejojmë vendin të tjerëve, çdo punë të mirë ta fillojmë me Bismilah etj.

MIRËSIA

Detyrat parësore të moralit ndaj njerëzve tjerë janë: mirësia, saktësia dhe drejtësia. Mirësinë e karakterizojnë: mendimi i mirë ndaj të tjerëve, nëse atë e meritojnë, ndjesa (falja) dhe afrimi i ndihmës të tjerëve, në vepra të mira etj. Kundër mirësisë janë: urrejtja, zilia dhe shpifja.

SAKTËSIA

Saktësia qëndron: në të folurit e saktë, të vërtetë, të mos bësh hipokrizi dhe premtimet e dhëna t’i zbatosh. Kundër saktësisë janë rrena, dyfytyrësia dhe hipokrizia. Njeriu gënjen atëherë kur me qëllim e thotë të pavërtetën, ose kur fjalët dhe veprat e tij nuk përputhen me qëndrimin dhe shprehjet e tij. Janë disa gjëra që nuk duhet paraqitur haptazi edhe pse janë të vërteta e të sakta sikurse: bartja e fjalëve të tjetrit, zbulimi i ndonjë turpi të tjetrit, të metave, sekreti dhe të tjera.

DREJTËSIA

Drejtësia është që secili individ të gëzojë atë që është e tij dhe atë që i takon atij, e të tjerëve t’ua lejojë atë të drejtë që u takon atyre. Drejtësia është kundër padrejtësisë. Mbi detyrat e moralit islam më gjërësisht flet shkenca mbi moralin (ahlaku). Mbi këtë lëmë janë shkruar shumë libra. Si shembull në moral na shërben Muhammedi a.s.

DETYRAT NDAJ NJËRI-TJETRIT

Njeriu është qenie që priret për jetë të përbashkët. Forma më e parë e jetës së përbashkët është familja, e shteti është forma më e lartë e jetës së tillë. Detyrat e përbashkëta sillen kryesisht në këto marrëdhënie: burri dhe gruaja, bashkëshorti dhe bashkëshortja, prindërit dhe fëmijët, farefisi, fqinjët, Ummeti islam dhe atdheu.

 

BASHKËSHORTI DHE BASHKËSHORTJA (BURRI DHE GRUAJA)

Muslimani që është i aftë për këtë duhet të martohet dhe të lidhë kurorë. Kontrata mbi jetesën e përbashkët të burrit dhe të gruas, quhet kurorë ose nikah. Për të qenë i vlefshëm kurorëzimi duhet t’i ketë këto kushte:

  1. të dy palët duhet të jenë të rritur, të mençur dhe të pranojnë lidhjen e kurorës,

  2. të mos ketë pengime fetare për kurorëzim,

  3. kurora të lidhet në prezencën e dëshmitarëve. Me të lidhur të kurorës themelohet familja martesore dhe merren përsipër obligimet e kurorës. Burri është i detyruar të sillet mirë ndaj gruas dhe ta furnizojë me krejt çka duhet. Gruaja është e detyruar të dëgjojë burrin e vet në gjithçka që s’është gabim dhe të ruajë nderin dhe pasurinë e burrit. Kurora mund të prishet në raste të arsyeshme.

     

PRINDËRIT DHE FËMIJA

All-llahu fuqiplotë ka mbëltuar në zemrat e prindërve dhe të fëmijëve dashuri ndaj njeri-tjetrit. Po të mos ishte dashuria prindore, fëmijët s’do të kishin mund të mbeten gjallë, e po të mos ishte dashuria e fëmijëve, prindërit do të mund të mbeteshin pa ndihmë dhe pa afërsi. Prindërit janë të detyruar:

  1. të kudjesen për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre,

  2. të kujdesen për edukimin e mirë të tyre,

  3. të kujdesen në dhënien e diturisë dhe shkollimit, ose të ndonjë mjeshtrie dhe t’i aftësojnë për jetë. Sunnet është që fëmijët tanë t’i pagëzojmë me emër të mirë, e meshkujt t’i bëjmë synet. Babai është i detyruar t’i mbajë fëmijët e vet, meshkujt derisa të bëhen të aftë për jetesë, e femrat derisa të martohen. Fëmijët kanë këto obligimeve ndaj prindërve: të jenë mirënjohës dhe të dëgjueshëm, t’i respektojnë, t’i duan dhe t’u ndihmojnë. Fëmijët janë të obliguar të kujdesen dhe t’i mbajnë prindërit, në qoftë se ata janë të sëmurë, ose të paaftë, e në qoftë se prindërit janë të varfër, e fëmijët janë të pasur ose të aftë për fitim, atëherë fëmijët janë të detyruar që t’i furnizojnë prindërit në çdo pikëpamje. Parimet e moralit Islam prej fëmijëve kërkojnë një qëndrim të këtillë ndaj prindërve:

  1. Gjithnjë me vëmendje dhe të gatshëm t’i dëgjojnë fjalët e prindërve, e edhe në raste kur ato janë qortuese.

  2. çdo thirrjeje të prindërve, menjëherë t’i përgjigjen,

  3. në bashkëbisedë me prindërit kurrë mos e ngrenë zërin lart,

  4. për prindërit duhet të ngrihen në këmbë dhe mos kalojnë para tyre,

  5. të përpiqen që gjithnjë dhe në çdo rast të arsyeshëm prindërit t’i kënaqin,

  6. t’i kujtojnë dhe t’i përmendin me lutje prindërit e vdekur dhe në emër të tyre t’u japin sadaka e ndihmë të varfërve,

  7. t’i nderojnë dhe t’i respektojnë miqtë e prindërve të vdekur.

     

    FAREFISI (AKRABAJA)

     

    Edhe ndaj të afërmve tjerë duhet pasur kujdes dhe sjellje të mirë. Pas prindërve, më të afërmit nga farefisi janë: vëllezërit, motrat dhe fëmijët e tyre, mandej axha, daja, halla, tezja dhe fëmijët e tyre. Edhe të afërmit tjerë duhet të shikohen, të ndihmohen, të vizitohen dhe gjithnjë të ruajmë lidhmërinë e farefisit (sillai rrahm). Ndihma ndaj të afërmve nuk guxon të jetë në dëm të njerëzve tjerë.

     

FQINJËT

Banorët e disa banesave, të një lagjeje, të një fshati quhen fqinjë. Detyrat ndaj fqinjit janë: 1. të përshëndetesh dhe të kesh takim të mirë,

  1. të mos bëhet asnjë e keqe ndaj njëri-tjetrit,

  2. të angazhohesh që sa më shpejt të shuhen mosmarrëveshjet,

  3. të ruhet nderi dhe pasuria e njëri-tjetrit,

  4. ta ndihmojë njëri-tjetrin

  5. në gëzime dhe në ngushëllime të vizitojë njëri-tjetrin,

  6. të kihet kujdes ndaj njëri-tjetrit.

     

    BASHKËSIA ISLAME (UMMETI ISLAM)

     

    Të gjithë muslimanët janë vëllezër me fe. Shumë muslimanë bëjnë një grumbull, shumë grumbuj bëjnë një grumbull të madh (xhema’at) e shumë grumbuj të mëdhenj bëjnë Bashkësinë. Ndaj këtyre grumbujve e bashkësive, muslimanët kanë disa detyra të caktuara sikurse janë:

    1. të falen bashkë në xhamitë e tyre nëpër lagje,

      1. Bajramin dhe xhumanë t’i falin në grumbuj të mëdhenj,

      2. të kujdesen mbi çështjet fetare, t’i mbajnë xhamitë dhe entet tjera fetare. Të gjithë muslimanët e botës quhen Ummeti Muhammed (populli i Muhammedit).

         

        ATDHEU

         

        Atdhe quhet vendi ku kemi lindur dhe ku jetojmë. Sipas Islamit, muslimanët duhet ta duan atdheun e vet dhe të kujdesen për të. Detyrat ndaj atdheut janë:

        1. të respektosh ligjet e atdheut dhe t’i plotësosh obligimet tuaja ndaj bashkësisë,

        2. të ndihmosh në ngritjen dhe përparimin e atdheut tënd,

        3. të mbrosh atdheun kur i kërcënohet rreziku,

        4. të mbjellësh dhe të përhapësh dashurinë e tij ndër bijtë.

         

MËKATET

Feja është institut hyjnor që udhëzon njerëzit e mençur që me dëshirën e vet të bëjnë atë që vetvetiu është e mirë. Feja ndalon të gjitha ato që janë të dëmshme e të këqija për trup dhe shpirt, zemër e mendje, pasuri e nder. Kur punohet ajo gjë që është e ndaluar me fe, bëhet një gabim (mëkat). Mëkat është, me dashje t’i thesh ose t’i lëshosh pa i kryer detyrat e ibadeteve ose të moralit. Mëkati është gjë e keqe dhe sjell rrjedhime të këqija e të rënda si në këtë jetë ashtu edhe për jetën tjetër. Mëkate mund të jenë: mëkati ndaj All-llahut të Madhërueshëm, ndaj vetes dhe ndaj njerëzve tjerë. Të gjitha thyerjet dhe mosrespektimet e urdhrave të All-llahut, janë mëkate ndaj Tij. Të gjitha ato që i sjellin dëme tjetrit në jetë, shëndet, pasuri a në nder, janë mëkate ndaj të tjerëve. Mëkat është t’i mundosh gjallesat, t’i mbytësh pa nevojë dhe t’i shkatërrosh bimët kur nuk është nevoja. Mëkate të mëdha janë:

  1. Sharja e All-llahut xh.sh.

  2. Sharja e Të Dërguarit dhe e gjërave të shenjta,

  3. Mbytja e vetvetes ose mbytja e tjetrit,

    1. Fyerja e prindërve,

    2. Dëshmimi ose betimi i rrejshëm,

    3. Vjedhja dhe kamata (faizi-fajdja),

    4. Imoraliteti dhe të dehurit,

    5. Përsëritja e gabimeve, edhe nëse janë të vogla. Sharja e All-llahut xh.sh., Të Dërguarit dhe fyerjet, asgjësimi i vendeve të shenjta bëjnë që njeriu të dalë nga feja, prandaj pas ndonjë akti të këtillë, duhet penduar dhe përsëri të hyhet në fe. Sharja e Zotit, shkakton humbjen e të gjitha të arriturave të mëparshme me vepra të mira.

       

      TEVBE (PENDIMI)

       

      Për gabimin e bërë, me dashje ose pa dashje, duhet penduar (për të bërë tevbe). Për dëmet e bëra materiale ose fyerje qofshin, duhet kërkuar falje (hallallashtisë). Pendimi rëndom bëhet gojarisht e thuhet kështu: Sinqerisht dhe pa u luhatur vendos me zemër që veprën e keqe kurrë nuk do ta bëj më, pastaj shpreh fjalët e pendimit: “Estagfirull-llah, Estagfirull-llah, Estagfirull-lah ve etubu ilejh”. “O Zot i mëshirshëm, sinqerisht pendohem unë për gabimet që kam bërë, dhe kërkoj faljen Tënde”. Pasi të shpreh këtë, e lexon Amentubil-lahin dhe Kelimei shehadetin. Në qoftë se njeriu mashtrohet dhe përsëri e bën gabimin, duhet përsëri të bëjë tevbe-pendim.

Pendimin më tepër duhet shprehur dhe duhet kërkuar faljen e All-llahut të madhërueshëm, në ato net që janë të lavdishme, e veçanërisht në natën e Ramazanit dhe në të dy netët e bajrameve. Është porosi që çdo natë para se të bihet për të fjetur të bëhet tevbe.

ORARI DITOR I JETËS ISLAMIKE

  1. Posa të ngrihesh në mëngjes, me zemër të gëzuar kujtoje All-llahun, merr abdest dhe fale sabahun! Mos e lë pa e bërë këtë kurrë!

  2. Kujdesu për pastërti e rregull! Në punën tënde shko i gëzuar! Me kujdes e vetëdije kryeje detyrën!

  3. Kur të takohesh me të tjerët të jesh i njerëzishëm, i mirë dhe i kujdesshëm! Ruaju nga fjalët e pakëndshme!

  4. Kujtoje All-llahun gjatë ditës, kujdesu për namaze dhe përpiqu që bile një namaz të falësh në xhami!

  5. Kurrë mos u ul në tryezë pa i larë duart! Para se të fillosh të hash, thuaje Bismil-lahin, e pas ngrënies thuaj Elhamdulil-lah! Duart laji edhe pas buke! Ushqehu me masë dhe kënaqu me atë që e ke!

    1. Mos fle pa e falur jacinë! Në shtrat lexo atë çka e di përmendsh nga Kur’ani, dhe mbështetu në mëshirën e All-llahut! Mos fle shumë gjatë!

    2. Ruaju nga mëkatet dhe shmangu nga shoqëria e keqe! Mos rri pa punë dhe ndihmoju në punë familjes tënde në shtëpi dhe të afërmve!

       

      PEJGAMBERËT PARA MUHAMMEDIT A.S.

       

      Feja ne na mëson se All-llahu Fuqiplotë e krijoi njeriun. I pari njeri është Ademi a.s. Prej Ademit dhe bashkëshortes së tij, Havës është origjina e njerëzimit. Kohë pas kohe e, sipas zhvillimit mendor të gjinisë njerëzore, All-llahu i Plotfuqishëm i dërgoi pejgamberët e vet për t’ia treguar njerëzimit fenë dhe për t’i udhëzuar ata se si duhet të jetojnë dhe të sillen ndaj njëri-tjetrit. Pejgamberët kanë qenë njerëzit më të mirë dhe më të zgjuar të kohës së vet. I pari pejgamber është Ademi a.s. e i fundit është Muhammedi a.s. Të gjithë pejgamberët kanë predikuar të njëjtën fe (fenë Islame). S’dihet se kur është krijuar njeriu i parë dhe sa pejgamberë kanë qenë. Në Kur’an janë të përmendur me emër këta të dërguar:

      Adem,a.s,Idris, a.s,Nuhë, a.s,Hudë, a.s

      Salih, a.s,Ibrahim,a.s,Ismail, a.s,Is-hak, a.s

      Lutë, a.s,Ja’kub, a.s,Jusuf, a.s,Shuajb, a.s

      Musa, a.s,Harun, a.s,Davud, a.s,Sulejman, a.s

      Ejjub, a.s,Dhulkifl, a.s,Junus, a.s,Iljas, a.s

      Eljesa, a.s,Zekerijja, a.s,Jahja, a.s,Isa, a.s

      Uzejr, a.s,Llukman, a.s,Dhulkarnejn,a.s

       

      Muhammed. a.s

Pejgamberët më të dalluar(ulul-azm) janë:

Nuhë, a.s,Ibrahim, a.s,Musa, a.s,Isa a.s,Muhammedi a.s.

I DERGUARI I ALL-LLAHUT, MUHAMMEDI A.S. LINDJA DHE JETA E MUHAMMEDIT PARA PEJGAMBERISË

I Dërguari i All-llahut, Muhammedi alejhis-selam, u lind ditën e hënë, me dymbëdhjetë të Rebiul- evvelit, gjegjësisht në muajin gusht të vitit 570 në qytetin Mekke, në Arabi. Babai tij e pati emrin Abdullah, kurse nëna Emine. Sipas gjinisë i takonte familjes së njohur Hashimi, e fisit, Kurejsh. Dy muaj para lindjes së Tij, vdes babai, kurse nëna i vdiq kur i pati gjashtë vjet. Pas vdekjes së nënës, Muhammedin e mori pranë vetes gjyshi i vet nga i ati, Abdulmuttalibi, i cili vdes pas dy vjetësh. Atëherë Muhammedin e mori nën kujdes xhaxhai i tij, Ebu Talibi. Për Muhammedin u kujdesën si për fëmijët e vet edhe gjyshi edhe xhaxhai i tij. Te xhaxhai i tij, Ebu Talibi, Muhammedi qëndroi derisa i mbushi njëzet e pesë vjet. Atëherë u martua me Hadixhen, e vejë e njohur, dhe kaloi në shtëpinë e saj. Derisa ishte te xhaxhai, Muhammedi e ndihmonte atë në punët e shtëpisë dhe në ato tregtare, e kur kaloi në shtëpi të Hadixhes, u bë tregtar i pavarur. Qysh në kohën e lindjes Muhammedi dha shenja se do të bëhet njeri i madh, pejgamber i All- llahut. Këto shenja janë vërejtur gjatë tërë jetës së tij para pejgamberisë. Si fëmijë ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe i njerëzishëm. Gjithnjë e ka folur të vërtetën dhe është shmangur nga të gjithë ato që ishin të shëmtuara. Gjithkush e ka dashur dhe me të mirë ka kaluar. Edhe në rini ishte i tillë. Nga sjelljet e jashtëzakonshme të mira e quajtën Muhammed Emin (Muhammed

besniku). Nuk dinte të shkruajë ngase atëbotë në Mekke s’ishte zhvilluar shkollimi dhe arsimimi, por ka qenë njeriu më i mirë dhe më i njerëzishëm në qytet. Kurrë s’i ka adhuruar idhujt, në të cilët besonin atëherë arabët. Kur ishte si tregtar i pavarur, njerëzit linin gjërat më të çmueshme tek ai për t’i ruajtur. Gjithnjë ka qenë i pastër dhe i rrregullt. Fama e Tij ka qenë shembull në qytetin e vet.

PEJGAMBERIA E MUHAMMEDIT

Në moshën katërdhjetëvjeçare të jetës, Muhammedi u tërhoq në vetmi. Shkonte në shpellën Hira, afër Mekkes, dhe atje rrinte ditë të tëra duke menduar mbi gjithësinë dhe jetën. Duke qenë në atë gjendje një ditë e sheh engjëllin Xhebrail dhe dëgjon fjalët: “Lexo, në emër të Zotit tënd, i cili gjithçka ka krijuar!” Kjo ishte shpallja e parë. Prej atëherë Muhammedi a.s. filloi të pranojë shpalljen e Zotit dhe, si I Dërguar i Zotit ka thirrë njerëzit që të pranojnë fenë islame. Shpallja dhe thirrja në fenë Islame ka vazhduar njëzet e tre vjet; trembëdhjetë vjet në Mekke e dhjetë vjet në Medine. Gjatë kësaj kohe Islami u përhap në Arabi dhe është dëgjuar dhe jashtë kufijve. Muhammedi është shpërngulur nga Mekkeja për në Medine dhe ajo shpërngulje quhet Hixhret. Muhammedi në Medine ndërtoi xhaminë dhe vuri themelet e Ummetit islam. I Dërguari i Zotit, Muhammedi a.s. në moshën gjashtëdhjetetrevjeçare ndërroi jetë. Trupi i bekuar i Të Dërguarit është varrosur në xhaminë e Tij, në Medine.

Jeta dhe puna e Muhammedit shërben si shembull në të cilin duhet të bazohemi. Fjalët dhe veprat e Muhammedit a.s. quhen Hadith. Mevludi është dita e lindjes së Muhammedit a.s. Hixhret është dita kur Muhammedi u vendos në Medine pas shpërnguljes nga Mekkeja. Që të dyja këto ditë, muslimanët i kremtojnë si festë. Muslimanët prej Hixhretit e llogarisin vjetin e vet (kalendarin e Hixhretit), e Mevludin e këndojnë gjatë tërë vitit si manifestim fetar, e veçmas më dymbëdhjetë të Rebiul-evvelit. Këto janë recitimet dhe fjalimet më të shkëlqyera në gjuhën tonë, arabe dhe turke mbi Muhammedin a.s.

ISLAMI PAS MUHAMMEDIT HULEFAI RASHIDINËT

Gjatë jetës së Muhammedit (570-632), fenë Islame e pranoi e gjithë Arabia. Kjo kohë quhet “Koha e lumtur Islame - Asrus-seadeti”. Muslimanët e kësaj kohe që iu shoqëruan Muhammedit a.s. quhen as-hab (shokët e të Dërguarit të Zotit). Kur u shpërngul Muhammedi në Ahiret, as-habët për kryetar të tyre e zgjodhën Hazreti Ebu Bekrin (zëvendës i Të Dërguarit të Zotit). Ebu Bekri në tërësi e zëvendësoi Të Dërguarin Muhammed a.s. Pas Ebu Bekrit për Halife u zgjodh hazreti Umeri, pas tij hazreti Uthmani dhe pas Uthmanit hazreti Aliu. Këta katër halifë quhen Hulafai rashidinë (halifët në rrugë të drejtë). Gjatë kohës së sundimit të tyre (732-661) Islami u përhap në Siri, Irak, Palestinë, Egjipt, Persi, Turkistan dhe kaloi në Afrikën Veriore. Kryeqyteti i Hulafai rashidinëve ishte Medina.

 

EMEVITËT

Pas vdekjes së hazreti Aliut shteti Islam u bë shtet monarkik me halifët nga familja e Emevive. Gjatë sundimit të Emevive (661-749) muslimanët depërtuan larg në Azi dhe kaluan në trollin e Evropës (Spanjë). Kryeqyteti i Emevive u bë Damasku.

ABASIDËT

Në vitin 749 u rrëzuan Emevitët, e pushtetin e morën në dorë Abasidët. Gjatë sundimit të Abasidëve (749-1258) u krijua mbretëri e madhe Islame, e Bagdadi u ndërtua si kryeqytet i ri. Gjatë kësaj kohe feja islame edhe më tepër u zgjerua. Në vitin 1258 mongolët e rrënuan Bagdadin dhe e mbytën halifin. Një anëtar i dinastisë Abaside iku në Egjipt, ku u shpall për Halife. Në gërmadhat e mbretërisë së madhe arabe mbinë shumë shtete të vogla muslimane dhe sunduesit e atyre shteteve (sulltanët) e njohën Halifin në Egjipt për kryetar suprem të fesë të të gjithë muslimanëve në botë. Mongolët të cilët e pushtuan Bagdadin edhe vetë e pranuan fenë Islame dhe e zgjeruan atë në Indi, në Rusinë Aziatike, në Kinë, Indonezi dhe në krahina tjera.

OSMANLINJTË

Kur e pushtuan turqit Egjiptin në vitin 1517, e rrëzuan halifin e atëhershëm arab, e halif u bë sulltani turk Selimi I. Kryeqytet i Halifes atëherë u bë Stambolli. Në vitin 1924 turqit e ndërprenë hilafetin dhe halifin e atëhershëm Abdul-Mexhidin II e ndoqën, i cili më vonë vdiq në Indi. Prej asaj kohe muslimanët nuk kanë Halife.

ISLAMI SOT

Islami është përhapur sot në të gjitha pesë kontinentet e botës dhe numri i muslimanëve arrin në shtatëqind milionë.

PËRFUNDIM (HITAM)

Ilmihali përbën bazat e fesë Islame, të cilat duhet t’i di secili musliman dhe muslimane. Është bazë fillestare për të njohur përmbajtjen e Kur’anit. Në versetet “Elîf, Lâm, Mîm” të cilat i kemi mësuar përmendësh, All-llahu Fuqiplotë thotë për Kur’anin:

Në emër të All-llahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit”! “Elîf, Lâm, Mîm. Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim. Është udhërrëfyes i atyre që i frikohen Zotit, i atyre që besojnë në atë që është e padukshme (gajb) dhe që falen dhe nga ajo që u kemi dhënë shpërblejnë (japin); i atyre që besojnë në shpalljet që t’i kemi dërguar Ty (o Muhammed) dhe para teje; i atyre që janë të bindur në jetën e ardhshme. Ja, këta janë në rrugë të drejtë të Zotit të tyre. Këta janë të shpëtuarit”. Ve sal-lall-llahu Teala ve sel-lem ala Sejjidina Muhammedin ve ala alihi ve sahbihi exhmein. Velhamdu lil-Lahi Rabbil alemin.



Fejzullah Haxhibajriq Botuar nga: SHB Logos-A Të gjitha të drejtat e këtij libri i takojnë botuesit Fondacioni i Rinisë Islame — Cyrih www.islamischen.ch e-mail: info@islamischen.ch 2




 

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden