Home
Kontakt
Radio chat
Radio Islam Live
gjetja e kibles
film shqip
Film Islam
FILM Mesazhi Islam Flitet shqip
Jeta e Muhamedit a.s
Ajeti mê Madhshtor
Xhamija e muhamedit a.s
Kuran i Kerim
Leximi i kuranit nê Rad
Përgjixhjet prej kuranit
Kurani sipas Sureve
Lexim i Sureve
Allahu Egziston
Hadithi
40 Hadithe e Neveviut
40 Hadithe Kudsiji
Hafizi 5 Vjeqar
Mrekullit e Allahut
Katastrof e Tsunamit
Ilahi
shêndeti
Jasin
satelitet deshmojn
Dituria e Islamve
Islam Kalendar
El-Fikh'-Ul Ekber
E Verteta e Jetes
Vdekja e pejkamberit
Pjesetetrupit tê Njeriut
Mso Gêrma Arabe
Mso tê shkruash Arab
E Vêrteta e jo ulizion
Disa raste Nuh a.s
40 Kêshilla Familjare
"Ramazani dhe Agjërimi"
Agjerimi Ramazanit
Allahu Njihet
Sahabet e Profetit-a-s
Dita e Gjykimit
Haxhi dhe Umreja
Gruja nê Islam
Hutbeja
Hz.Musa a.s
Imam Hyseini r.a
ILmihali
Islami Denon Terorizmin
Islami eshte fe e persosur
Ligjerata
Krijesat e Mrekullishme
Kurani eshte i Vertet
Kurani Sherues
Leter Nenes e Motres
Lufta e Bedrit
Mashtrimet e shejtanit
Mrekullit e Kuranit
Nektari i vulosur i Xhennetit
Mos Falja e Namazit
Biografia Muhamedit
Historija Al-Aksa Xhamis
Porosija Islame
Pse Islami
Pse Mbulesa
Ramazani dhe Namazi
Shenja mê emadhe
Shenjat e Kijametit
Per Femij Lojra
Kushtet e Fes
Libri i endrave
Akide
Marja Avdesit
Hasan Al Basri
Disa Ajete me Pêrthim Shqip
Emrat tê Femrave
Emra tê Meshkujve
Nen Dhe Ze Ndegjuan
Tronditje e Vertet
Ndegjimi i Jasinit
Popujt e zhdukur 1-2
Film islam Vizatimor
Mrekullit e Allahut s-v-t
EbuHanifa.r.a.horizonti
Shirku - Mëkati që nuk falet
Pse vendosen te mbulohen
Kurthat e Magjistarit
Pejkambert e Allahut s,v,t,
Kohet e namazit
Ezani
Ikameti
Duaja e Ezanit
Msimi i Namazit
Namazi per Fillestar
Falja e Namazit
99-Emra-Esma-ul-Husna
FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU
Ehlu’s-Sunneti Ve’l Xhemaati
Hz Isa a-s Dotê Kthehet
Disa sure të shkurta nga Kur'ani
Sherim brenda 30 minutave me ndihmen e ALLAHUT.svt
Mburoja e Muslimanit
 

Mrekullit e Kuranit


Mrekullit e Kuranit tê Shenjtê

Kjo mrekulli eshte ne forme te statistikes qe tregon perkthimin e fjaleve ne Kur'anin e shenjte ne lidhje me jeten. 

Fjala/Përkthimi Sa her asht përmendur në kuran 
Al-Dunya Bota 115 
Al-Akhira Ahireti 115 

Fjala/Përkthimi Sa her asht përmendur në kuran 
Al-Mala'ikah Melaqet 88 
Al-Shayateen Shejtani 88 

Fjala/Përkthimi Sa her asht përmendur në kuran 
Al-Hayat Jeta 145 
Al-Maout Vdekja 145 

Fjala/Përkthimi Sa her asht përmendur në kuran 
Al-Rajul Mashkulli 24 
Al-Mar'ha Femra 24 

Fjala/Përkthimi Sa her asht përmendur në kuran 
Al-Shahr Muji 12 

Fjala/Përkthimi Sa her asht përmendur në kuran 
Al-Yahom Dita 365 

Fjala/Përkthimi Sa her asht përmendur në kuran 
Al-bahar Deti 32 
Al-bar Toka 13 
Nëse i bashkojn të dy fjal totali i përmendur asht 45 . Tash nëse e bejm ni matematikë kjo del: 
Uji :::: 32/45 X 100% = 71.11111111% 
Toka ::: 13/45 X 100% = 28.88888888% 
Naltë ështe përqindja e ujit dhe përqindja e tokës se ne që e dim kësaj dite . Pra kjo asht edhe ni mrekulli e famshëm e kuranit. 
"

RRUMBULLAKESIA E TOKES!

Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës." (Ez-Zumer 5)

Fjalët e përdorura në Kuran për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer "mbështjellë" në ajetin e mësipërm, është fjala "tek'uir". Në fjalorët arabë kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës.

Informacioni i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëra-tjetrën na ndihmon të njohim formën e tokës. Kjo mbështjellje mund të ndodhë vetëm nëse toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë, në Kuran, që në shekullin VII.

Nuk duhet të harrojmë se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj foljeje është i rrallë, gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim.

Sidoqoftë, ne duhet të sjellim ndërmend se njohuritë e astronomisë të asaj kohe e perceptonin botën krejt ndryshe. Atëherë mendohej se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Ajetet kuranore përmbajnë informacione, te cilat ne kemi mundur t'i njohim vetëm disa shekuj më parë. Përderisa Kurani është fjala e Allahut, ai përdorur fjalët më të sakta e më preçize, kur flitet për përshkrimin e universit.

STREHE E SIGURTE!
Në Kuran, Allahu na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:

"Qiellin e kemi bërë si strehë të sigurtë e të mbrojtur…" (El Enbija 32)
Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.

Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.

Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultraviolet dhe valët e radios - janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjese të rrezeve të shkurtra ultraviolet, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës te bimët dhe për ekzistencën e të gjithë gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultraviolet të lëshuara nga dielli filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe esenciale e tyre arrijnë në Tokë.

Vetia mbrojtëse e atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celcius.

Atmosfera lejon që të arrijnë në Tokë vetëm rrezet e nevojshme për jetën. Për shembull, rrezet ultraviolet arrijnë në Tokë në një përpjestim të caktuar. Vetëm në sajë të këtij fakti është e mundur kryerja procesit të fotosintezës te bimët dhe, rrjedhimisht, vazhdimi i jetës për të gjitha gjallesat.

Ky ilustrim na tregon meteorët, të cilët janë gati për tu përplasur me tokën. Trupat qiellorë, gjatë udhëtimit në hapësirë, mund të paraqesin kërcënim serioz për Tokën, por Allahu, i Cili ka krijuar çdo gjë në mënyrën më të përkryer, e ka bërë atmosferën një "strehë mbrojtëse". Falë kësaj mbrojtjeje të përkryer, gati të gjithë meteorët nuk mund ta dëmtojnë Tokën, sepse kur arrijnë atmosferën ata shpërbëhen në miliona copa të vogla.

Pjesa më e madhe e njerëzve, kur shohin qiellin, nuk mendojnë rreth vetive mbrojtëse të atmosferës. Ata thuajse nuk mendojnë kurrë se çfarë vendi do të kishte qenë Toka nëse kjo strukturë nuk do të ekzistonte. Fotografia lart paraqet një krater gjigand të krijuar nga një meteor, i cili ra në Arizona, në SHBA. Sikur të mos ekzistonte atmosfera, miliona meteorë do të binin në Tokë dhe ajo do të bëhej një vend i pabanueshëm. Por vetitë mbrojtëse të atmosferës bëjnë të mundur që krijesat të jetojnë të sigurta. Kjo është sigurisht mbrojtja që Allahu ka vendosur për njerëzit, e cila është shpallur në Kuran.

Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e cila krijohet si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat hasen vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jete në Tokë.

Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë:

Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon shtresën mbrojtëse kundër rrezatimit Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Madje as Venusi  planeti ynë "motër"  nuk ka fushë magnetike. Mburoja rrezatuese Van-Alen është një dizenjim unik për Tokën.

Shtresa magnetosferike e formuar prej fushës magnetike të Tokës i shërben asaj si një fushë mbrojtëse prej trupave qiellorë dhe rrezeve kozmike të dëmshme. Në foton lart duket qartë kjo shtresë magnetosferike, e cila quhet ndryshe Brezat Van Alen. Këta breza rrethues ndodhen me mijëra kilometra larg Tokës dhe mbrojnë të gjitha krijesat në tokë prej energjisë shkatërruese të ardhur nga hapësira.
Të gjitha këto zbulime shkencore vërtetojnë se Toka është e mbrojtur në një mënyrë tepër të veçantë. Gjëja më e rëndësishme është se kjo "mbrojtje" na u bë e njohur në Kuran 1400 vjet më parë, në ajetin: "Qiellin e kemi bërë strehë të sigurtë e të mbrojtur."

Energjia e çliruar në një prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike, si ajo që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit, u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura u rrit menjëherë në 2500 gradë Celcius.
Energjia që çlirohet nga një shpërthim diellor është kaq e madhe, saqë mendja e njeriut e ka të vështirë ta konceptojë. Një shpërthim i vetëm është i barabartë me energjinë e çliruar nga 100 miliardë bomba atomike si ajo e hedhur në Hiroshimë. Bota është e mbrojtur nga efektet shkatërruese të kësaj energjie prej atmosferës dhe brezit rrethues Van Alen.
Duke u larguar prej Tokës, e cila është e përshtatur në mënyrë të përkryer për jetën njerëzore, përtej atmosferës, në hapësirë ne hasim një të ftohtë ngrirës. Bota është e mbrojtur prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin në ca 2700 Cl, në sajë të atmosferës.
Me pak fjalë, një sistem i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm në kohët e fundit shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Allahu na ka njoftuar në Kuran për mburojën mbrojtëse të Tokës që shekuj më parë.

QIELLI KTHYES!
Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë "kthyese" të qiellit:

"Betohem në qiellin që kthen." (Et-Tarik 11)

Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit "kthyes" të shtresave që e rrethojnë Tokën.

Troposfera, e cila ndodhet 13 deri në 15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e ujit që vjen në gjendjen e avujve nga sipërfaqja e Tokës dhe në kthimin poshtë të tij në formë shiu.

Shtresa e ozonit me lartësi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dëmshëm dhe rrezet ultraviolet, të cilat vijnë nga hapësira dhe i kthen të dyja mbrapsht në hapësirë.

Jonosfera kthen valët e radios të transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtë në pjesë të ndryshme të saj, tamam si një satelit pasiv komunikimi, duke bërë të mundur kështu transmetimin e valëve radiofonike dhe televizive në një distancë tepër të largët.

Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dëmshme radioaktive që përhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se të arrijnë Tokën.
Fakti që gjithë këto veti të shtresave të atmosferës, të zbuluara vetëm kohët e fundit, janë shpallur në Kuran prej shumë shekujsh provon bindshëm se Kurani është fjala e Allahut.

Prezenca e ujit është mjaft e rëndësishme për jetën në Tokë. Një nga faktorët që ndikon në formimin e ujit është Troposfera, e cila është një prej shtresave të atmosferës. Shtresa e Troposferës kondenson ujin që vjen në gjendje avujsh nga sipërfaqja e Tokës dhe e kthen poshtë në formë shiu.

Shtresa atmosferike, e cila bllokon rrezet që mund të jenë shkatërruese për jetën në Tokë, është Ozonosfera. Ajo kthen rrezet e dëmshme të ardhura nga hapësira, siç janë ato ultraviolet, duke parandaluar arritjen e tyre në Tokë.

Secila shtresë e atmosferës ka veti të dobishme për jetën e krijesave. Shtresa e Jonosferës, për shembull, e cila është një nga shtresat më të larta të atmosferës, kthen valët e radios të lëshuara nga një qendër e caktuar poshtë në Tokë dhe bën të mundur kështu që këto valë të kapen në distanca të mëdha.

SHTRESAT E ATMOSFERËS!
Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e qiellit nga shtatë shtresa.

"Allahu krijoi për ju çdo gjë që gjendet në tokë, pastaj vullnetin e vet Ai drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i gjithëdijshmi për çdo gjë." {El Bekare 29}
"Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë)... Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej." (Fusilet 11-12)
Fjala "qiell" në gjuhën arabe përdoret me disa kuptime. Në disa raste ajo ka kuptimin e atmosferës. Në disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur përdoret në numrin shumës, ajo në përgjithësi ka një kuptim më të gjerë se fjala "univers", pasi përfshin universin, i cili përbën qiellin e parë, dhe gjashtë qiej të tjerë.

Por nëse ne i japim fjalës "qiej" kuptimin e parë, d.mth. atë të atmosferës, atëherë arrijmë në përfundimin se atmosfera që rrethon planetin tonë përbëhet nga shtatë shtresa.

Me të vërtetë, sot është bërë i njohur fakti se atmosfera që rrethon Tokën, përbëhet prej disa shtresave të ndryshme, të cilat shtrihen mbi njëra-tjetrën. Dhe për më tepër numri i këtyre shtresave është i njëjtë me numrin e përmendur në Kuran, d.m.th. shtatë shtresa. Kjo temë përshkruhet nga një burim shkencor si më poshtë:

"Shkencëtarët kanë zbuluar se atmosfera përbëhet prej disa shtresave të ndryshme. Shtresat ndryshojnë nga njëra-tjetra nga vetitë e tyre fizike, si trysnia dhe lloji i gazeve. Shtresa atmosferike më e afërt me Tokën quhet TROPOSFERË . Ajo zë 90% të atmosferës. Shtresa mbi troposferë quhet STRATOSFERË . Shresa tjetër ku përthyhen rrezet ultraviolet quhet SHTRESA E OZONIT . Shtresa tjetër quhet MEZOSFERË . TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferë. Gazet e jonizuara formojnë një shtresë brenda termosferës, e cila quhet JONOSFERË . Shtresa më e skajshme e atmosferës së Tokës shtrihet prej 480 km deri në 960 km. Kjo pjesë quhet EKZOSFERË ."

Toka i ka të gjitha kushtet që i nevojiten jetës. Një prej tyre është atmosfera, e cila shërben si një fushë mbrojtëse për gjallesat. Sot është një fakt i njohur që atmosfera është e përbërë prej shtresave të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Kjo gjë është e përshkruar ekzaktësisht në Kuran, ku thuhet se atmosfera përbëhet prej shtatë shtresave. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit.

Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe për më tepër " shtatë " shtresa. Shkenca moderne nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej "shtatë" shtresave bazë dhe këtë arriti ta zbulojë jo shumë kohë më parë.
Nëse ne numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet ekzaktësisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor.

1. Troposfera
2. Stratosfera
3. Ozonosfera
4. Mezosfera
5. Termosfera
6. Jonosfera
7. Ekzosfera

Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë fakt shtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit të dymbëdhjetë të sures Fusilet: "secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej". Me fjalë të tjera, në këtë ajet Allahu deklaron se Ai caktoi çdo qielli funksionin e vet.

Dhe me të vërtetë, siç e kemi parë edhe në postimin e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave ka funksione jetike në dobi të njerëzimit dhe të gjitha formave të tjera të jetës në Tokë. çdo shtresë pra ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, deri te mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, nga reflektimi i valëve radiofonike e televizive, deri tek mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve.

Një prej këtyre funksioneve për shembull, është deklaruar në një burim shkencor si vijon:
Atmosfera e Tokës ka 7 shtresa. Shtresa më e ulët quhet troposferë. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetëm në troposferë.
Kjo është një prej mrekullive hyjnore, sepse këto argumente, të cilat u zbuluan vetëm në sajë të teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.

LËVIZJA E MALEVE!
Në një ajet tjetër, na bëhet e ditur se malet nuk janë të palëvizshme ashtu siç mund të na duket, por ato janë në një lëvizje të vazhdueshme.

Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin... (En-Neml 88)

Kjo lëvizje e maleve ndodh si pasojë e lëvizjes së kores së Tokës, mbi të cilën ato janë vendosur. Korja e Tokës 'noton'mbi shtresën e mantelit, e cila është më e dendur.

Ishte fillimi i shekullit XX kur për herë të parë në histori, një shkencëtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanë qenë të bashkuara së bashku në kohën e krijimit të tokës, por më pas u zhvendosën në drejtime të ndryshme dhe u ndanë duke u larguar larg njëri-tjetrit.

Gjeologët kuptuan se Wegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, pra pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij. Sipas fjalës së Wegener në një artikull të publikuar në vitin 1915, kontinentet në tokë u bashkuan së bashku rreth 500 milionë vjet më parë duke formuar nje masë të madhe te quajtur Pangaea e lokalizuar ne Polin e Veriut.

Afërsisht 180 milionë vjet më parë, Pangaea u nda në dy pjesë, të cilat u zhvendosën në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre kontinenteve madhështore ishte Gondwana, e cila përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktidën dhe Indinë. E dyta ishte Laurasia, e cila përfshinte Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë përveç Indisë. Njëqind e pesëdhjetë milionë vjet pas kësaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanë në pjesë më të vogla.

Këto kontinente, të cilat u shfaqën pas ndarjes së Pangaeas janë spostuar mbi sipërfaqen e Tokës disa centimetra çdo vit, duke shkaktuar ndryshime në përqindjen e tokës dhe detit.

Kjo lëvizje u zbulua si rezultat i kërkimeve gjeologjike të kryera në fillim të shekullit XX. Kjo lëvizje e kores së Tokës është shpjeguar nga shkencëtarët si më poshtë:

"Korja dhe pjesa e sipërme e mantelit, me një trashësi 100 km, janë të ndara në segmente të quajtura shtresa. Gjenden gjashtë shtresa të mëdha dhe disa shtresa të vogla. Sipas teorisë të quajtur "tektonika e shtresave", këto shtresa lëvizin në Tokë, duke mbajtur me vete "dyshemenë" e kontinenteve dhe oqeaneve. Lëvizja e kontinenteve është llogaritur të jetë 1-5 cm në vit. Gjatë kohës që shtresat vazhdojnë të lëvizin, ato realizojnë një ndryshim të vogël në gjeografinë e Tokës. Për shembull, çdo vit, Oqeani Atlantik bëhet pak më i gjerë."

Në Kuran është përmendur "lëvizja e maleve". Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin "lëvizja kontinentale."

Është e padiskutueshme që kjo është një prej mrekullive të Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetëm kohët e fundit nga shkencëtarët.

Lëvizja kontinentale
200 milionë vjet më parë
135 milionë vjet më parë
65 milionë vjet më parë
Sot
Hemisfera perëndimore 50 milionë vjet më pas
Hemisfera lindore 50 milionë vjet më pas
Fotografia në të majtë tregon pozicionin e kontinenteve në të kaluarën. Nëse lëvizja e kontinenteve do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, miliona vite më pas, ato do të jenë në pozicionin e treguar në foton në të djathtë.

MREKULLIA TE HEKURI!
Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren 'El Hadid', d.m.th. në suren e Hekurit, thuhet:

"Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit..." (El Hadid 25)

Fjala "zbritur" e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por, nëse ne do të marrin në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, i cili është, "i zbritur fizikisht nga qielli", ne kuptojmë se në këtë ajet gjejmë një mrekulli shkencore mjaft domethënëse.

Në sajë të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigandë të hapësirës.
Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur "nova" ose "supernova". Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët, të cilët përmbajnë hekur, shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor.

E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra ai "ka zbritur në tokë" në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. Është e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit.

"El-Hadid" është surja e pesëdhjetë e shtatë e Kuranit. Vlera numerike e fjalës "el-hadid" në Arabisht është përsëri 57. Vlera numerike si fjalë e vetme "hadid" është 26. Dhe siç shihet më lart në tabelën periodike, numri atomik i hekurit është 26. Allahu, i Plotfuqishëm na informon për hekurin dhe na tregon neve një mrekulli shkencore së bashku me kodet matematike që ajo përmban.

KRIJIMI QIFT!
"Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet prej bimëve që mbin toka, apo prej vetë njerëzve apo prej shumë gjërave që ata nuk i dinë." (Ja Sin 36)

Megjithëse koncepti i fjalës "çift" ose "dy" përdoret kryesisht për mashkullin dhe femrën, shpallja "prej shumë gjërave që ata nuk i dinë" ka kuptim më të gjerë. Një prej këtyre kuptimeve është zbuluar në kohën tonë.

Shkencëtarit britanik Paul Dirac, i cili propozoi se materia është e krijuar në çift, iu dha çmimi Nobël i fizikës në vitin 1933. Ky zbulim i quajtur " parit ", pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti-materien. Anti-materia mbart vetitë e kundërta të materies.

Për shembull, në kundërshtim me materien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Ky fakt shtjellohet kështu nga një burim shkencor:

"... çdo grimcë ka antigrimcën e tij me ngarkesë të kundërt... ...dhe kjo lidhje e papërcaktuar na tregon se krijimi i çifteve dhe asgjesimi i tyre ndodh në zbrazëtirë në çdo kohë dhe në çdo vend."

RELATIVITETI I KOHËS!
Në ditët tona, relativiteti i kohës është një argument shkencor i vërtetuar. Ky argument u zbulua nga teoria e relativitetit të Ajnshtajnit në fillimet e shekullit XX. Para asaj kohe njerëzit nuk e dinin se koha është një koncept relativ dhe se ajo mund të ndryshonte me ndryshimin e vendit. Por, shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, vërtetoi botërisht këtë fakt me teorinë e relativitetit. Ai tregoi se koha varet nga pesha dhe shpejtësia. Në historinë e njerëzimit, askush nuk e kishte thënë këtë gjë kaq qartë më parë.

Veç me një përjashtim; në Kuran gjendet informacion rreth relativitetit të kohës! Lexoni disa nga ajetet rreth këtij subjekti:

"Ata kërkojnë prej teje t'ua shpejtosh dënimin, por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, sepse një ditë te Zoti yt, është sa një mijë vjet që llogaritni ju ." (El Haxh 47)
"Ai e rregullon çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet ." (Es-Sexhde 5)

"Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet ." (El Me'arixh 4)
Fakti që relativiteti i kohës është përmendur kaq qartë në Kuran, i cili filloi të shpallej në rreth vitit 610 e.s., është një argument tjetër që provon burimin hyjnor të këtij libri të shenjtë.

Koha është një koncept i varur tërësisht nga ai që e percepton atë. Nëse një periudhë kohe e caktuar për një person është e gjatë, e njëjta periudhë mund të duket e shkurtër për një tjetër. Me qëllim që të kuptojmë se kush ka të drejtë, ne kemi nevojë për mjete të tilla si orët dhe kalendarët. Pa to është e pamundur të llogaritet koha me saktësi.

RAPORTI I SHIUT!
Një prej shumë informacioneve rreth forimimit të shiut dhënë në Kuran është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të duhur. Kjo është përmendur në suren Ez-Zuhruf si më poshtë:

"Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar . Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret." (Ez-Zuhruf 11)

Fakti i zbritjes së kësaj sasie të matur dhe të përcaktuar shiu është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. Është llogaritur se në një sekondë avullonjnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 miliardë tonë ujë në vit. Ky numër është i barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë në një vit. Kjo të lë të kuptosh se uji qarkullon brenda një cikli të ekuilibruar "me masë caktuar". Jeta në Tokë varet nga ky qarkullim i ujit.

Sikur njerëzit të shfrytëzonin të gjithë potencialin teknologjik që disponojnë, nuk do të mund ta realizonin dot këtë qarkullim në mënyrë artificiale.
Madje edhe një devijim i vogël i këtij ekuilibri, shumë shpejt do të sillte një çekuilibër të madh ekologjik dhe për rrjedhojë fundin e jetës në Tokë. Por, kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit ekzaktësisht në të njëjtën sasi, ashtu siç është shpallur në Kuran.

çdo vit, sasia e ujit që avullon nga Toka dhe e atij që bie poshtë në të në formë shiu është "konstante": 513 miliardë tonë. Kjo sasi konstante është e shpallur në Kuran në ajetin "Ai lëshon shiun nga qielli me masë të caktuar". Pandryshueshmëria e kësaj sasie është mjaft e rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe për rrjedhim, të jetës në tërësi.

FORMIMI I SHIUT!
Formimi i shiut mbeti një mister për një kohë të gjatë. Vetëm pasi u shpikën mjetet e parashikimit të motit u bë e mundur të zbuloheshin fazat e formimit të shiut, i cili ndodh në tre faza. Së pari, avujt e ujit ngrihen lart në qiell me anë të erës. Më pas, formohen retë dhe në fund shfaqen pikat e shiut.
I gjithë informacioni i dhënë në Kuran për shiun, përkon ekzaktësisht me këtë proces. Në një ajet, ky informacion është përshkruar në këtë mënyrë:

"Allahu është Ai që i lëshon erërat, të cilat lëvizin retë dhe Ai i shtrin lart si të dojë i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen." (Err-Rrum 48)

Tani, le të shohim më hollësisht këto tre faza të përshkruara në ajet më teknikisht.

FAZA E PARË"Allahu është Ai i Cili lëshon erërat..."
Flluska ajri të panumërta, të cilat formohen nga shkumëzimi i ujit të oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnë nxjerrjen e grimcave të ujit, të cilat ngrihen lart në qiell. Këto grimca, të cilat janë të pasura me kripë, transportohen nga erërat dhe ngrihen lart në atmosferë. Këto grimca të cilat quhen aerosols, funksionojnë si kolektorë uji, formojnë pika reje duke mbledhur rreth vetes avujt e ujit që ngrihen prej detit në grimca të vogla.

FAZA E DYTË: "... e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrin lart si të dojë i bën ato edhe të ndara në pjesë ..."
Retë formohen nga avulli i ujit, i cili kondensohet rreth kristaleve të kripës apo grimcave të pluhurit që gjenden në ajër. Meqë pikat e ujit në këto re janë mjaft të vogla (me një diametër 0.01 dhe 0.02 mm), retë "varen" në ajër dhe përhapen në qiell. Dhe kështu, qielli mbushet plot me re.

FAZA E TRETË: "...dhe përmes tyre e sheh se si bie shi"
Grimcat e ujit, të cilat rrethojnë kristalet e kripës dhe grimcat e pluhurit, shtojnë dhe formojnë pikat e shiut. Kështu, pikat që bëhen më të rënda se ajri i lënë retë dhe fillojnë të bijnë në tokë në formë shiu.
Siç e pamë, çdo fazë në formimin e shiut gjendet e shpallur në ajetet e Kuranit. Dhe për më tepër, këto faza janë të shpjeguara ekzaktësisht sipas rradhës së duhur. Si shumë fenomene të tjera të Tokës, Allahu na jep shpjegimin më të saktë të këtij fenomeni shumë shekuj më parë se të zbulohej ky fenomen.

Në një ajet tjetër, rreth formimit të shiut është dhënë informacioni i mëposhtëm:

" A nuk e ke parë se si Allahu i drejton retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën (si një mullar) dhe atëherë ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon nga lart breshër prej reve të mëdha si male. Me breshrin Ai godet kë të dojë dhe e largon nga kush të dojë. Shkëlqimi i dritës së vetëtimës së tij gati sa ta merr shikimin." (Kuran 24:43)

Shkencëtarët duke studiuar llojet e reve u gjendën përpara rezultateve të papritura mbi formimin e reve të shiut. Retë e shiut janë të krijuara dhe të formuara në bazë të një sistemi fazash të përcaktuara mirë. Fazat e formimit të Kumulonimbus, e cila është një prej llojeve të reve të shiut, janë këto:

Faza e parë: Retë shtyhen nga era:
Retë Kumulonimbus fillojnë të formohen kur era shtyn copa të vogla reje në një zonë ku ato bashkohen.

Faza e dytë: Bashkimi:
A) Re të izoluara (retë kumulus)
B) Kur retë e vogla bashkohen me njëra – tjetrën, rrymat e ajrit brenda resë së madhe rriten dhe kështu reja zmadhohet.
Faza kumulus e izoluar
Gjatësia (km)
Faza e rritjes

Këto lëvizje nga poshtë lart janë më të forta në qendër se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Ato bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht duke marë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë lart nuk mund t'i mbajë, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj.Ky argument shkencor është shpallur 14 shekuj më parë prej Allahut, në ajetin e 43të tëSures En-Nur, në këtë mënyrë: "... (Ai) i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre... "
Kristale akulli
Pika uji
Pas kësaj retë bashkohen duke formuar një re më të madhe.

Faza e tretë: Grumbullimi:
Kur retë e vogla bashkohen bashkë, lëvizjet nga poshtë lart brenda resë së madhe, rriten. Këto lëvizje nga poshtë lart janë më të forta në qendër se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Ato bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht duke marë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë lart nuk mund t'i mbajë, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj.

Retë e vogla (retë Kumulus) lëvizin dhe bashkohen nëpërmjet erës, ashtu siç thuhet në Kuran: "Allahu i drejton retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën."
Faza Kumulus e izoluar
Gjatësia (km)
Faza e rritjes

ERËRAT MBARËSUESE!
Në një ajet tjetër në Kuran, është përmendur vetia karakteristike e "mbarësimit" të erërave dhe e formimit të shiut.
Ne i dërgojmë erërat "fekonduese" (pllenuese) , pastaj lëshojmë shi nga qielli që t'ju japim për të pirë... (El Hixhr 22)

Në këtë ajet na bëhet e qartë se faza e parë e formimit të shiut është era. Deri në fillim të shekullit XX vetmja lidhje e njohur ndërmjet erës dhe shiut ishte se "era lëviz retë". Megjithatë, kërkimet meteorologjike të kohës së sotme demonstruan rolin "mbarësues" të erës në formimin e shiut.

Kjo veti mbarësuese e erës funksionon në këtë mënyrë:
Në sipërfaqen e oqeanëve dhe deteve formohen flluska ajri si pasojë e shkumëzimit të ujit. Në momentin që këto flluska pëlcasin, me mijëra grimca të vogla, me diametër një të qindën e milimetrit, ngrihen lart në ajër.

Këto grimca të njohura me emrin "aerosols", përzihen me pluhurin e tokës të mbartur nga era dhe ngrihen në shtresat më të larta të atmosferës. Këto grimca duke u ngritur nga erërat në lartësi të mëdha, bijnë në kontakt me avujt e ujit. Avujt e ujit kondensohen rreth këtyre grimcave, duke u kthyer në pika të vogla uji, të cilat bashkohen me njëra–tjetrën duke formuar retë dhe pastaj bijnë në Tokë në formën e shiut.
Siç shihet, erërat "fekondojnë" avujt e ujit me grimcat që ngrihen nga deti dhe për rrjedhojë formojnë retë e shiut.

Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, pikat e ujit në shtresat e larta të atmosferës nuk do të formoheshin kurrë dhe ne nuk do të kishim shi.
Gjëja më e rëndësishme këtu është roli vendimtar i erës në formimin e shiut, i cili është shpallur shekuj më parë në një ajet të Kuranit, në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak rreth fenomeneve natyrore...
Fotografia më lart na tregon fazat e formimit të një dallge. Dallgët formohen si pasojë e erës që fryn mbi sipërfaqen e ujit. Me erën, grimcat e ujit fillojnë të lëvizin në një lëvizje rrethore. Kjo lëvizje formon dallgët dhe flluskat e formuara nga dallgët përhapen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Ky fakt është shpallur në ajetin "Ne i dërgojmë erërat "fekonduese"(pllenuese), pastaj lëshojmë shi nga qielli…"



 

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden