Home
Kontakt
Radio chat
Radio Islam Live
gjetja e kibles
film shqip
Film Islam
FILM Mesazhi Islam Flitet shqip
Jeta e Muhamedit a.s
Ajeti mê Madhshtor
Xhamija e muhamedit a.s
Kuran i Kerim
Leximi i kuranit nê Rad
Përgjixhjet prej kuranit
Kurani sipas Sureve
Lexim i Sureve
Allahu Egziston
Hadithi
40 Hadithe e Neveviut
40 Hadithe Kudsiji
Hafizi 5 Vjeqar
Mrekullit e Allahut
Katastrof e Tsunamit
Ilahi
shêndeti
Jasin
satelitet deshmojn
Dituria e Islamve
Islam Kalendar
El-Fikh'-Ul Ekber
E Verteta e Jetes
Vdekja e pejkamberit
Pjesetetrupit tê Njeriut
Mso Gêrma Arabe
Mso tê shkruash Arab
E Vêrteta e jo ulizion
Disa raste Nuh a.s
40 Kêshilla Familjare
"Ramazani dhe Agjërimi"
Agjerimi Ramazanit
Allahu Njihet
Sahabet e Profetit-a-s
Dita e Gjykimit
Haxhi dhe Umreja
Gruja nê Islam
Hutbeja
Hz.Musa a.s
Imam Hyseini r.a
ILmihali
Islami Denon Terorizmin
Islami eshte fe e persosur
Ligjerata
Krijesat e Mrekullishme
Kurani eshte i Vertet
Kurani Sherues
Leter Nenes e Motres
Lufta e Bedrit
Mashtrimet e shejtanit
Mrekullit e Kuranit
Nektari i vulosur i Xhennetit
Mos Falja e Namazit
Biografia Muhamedit
Historija Al-Aksa Xhamis
Porosija Islame
Pse Islami
Pse Mbulesa
Ramazani dhe Namazi
Shenja mê emadhe
Shenjat e Kijametit
Per Femij Lojra
Kushtet e Fes
Libri i endrave
Akide
Marja Avdesit
Hasan Al Basri
Disa Ajete me Pêrthim Shqip
Emrat tê Femrave
Emra tê Meshkujve
Nen Dhe Ze Ndegjuan
Tronditje e Vertet
Ndegjimi i Jasinit
Popujt e zhdukur 1-2
Film islam Vizatimor
Mrekullit e Allahut s-v-t
EbuHanifa.r.a.horizonti
Shirku - Mëkati që nuk falet
Pse vendosen te mbulohen
Kurthat e Magjistarit
Pejkambert e Allahut s,v,t,
Kohet e namazit
Ezani
Ikameti
Duaja e Ezanit
Msimi i Namazit
Namazi per Fillestar
Falja e Namazit
99-Emra-Esma-ul-Husna
FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU
Ehlu’s-Sunneti Ve’l Xhemaati
Hz Isa a-s Dotê Kthehet
Disa sure të shkurta nga Kur'ani
Sherim brenda 30 minutave me ndihmen e ALLAHUT.svt
Mburoja e Muslimanit
 

Islami Denon Terorizmin



HYRJE


"Zoti urdhëron të mbani drejtësi, të jeni bamirës e bujarë ndaj të afërmve dhe ndalon paturpësinë, keqbërjen e tiraninë." (Kurani 16:90)

Si muslimanë, ne dënojmë fuqishëm sulmet në të dy qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 shtator 2001, të cilat shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. Këto sulme nxitën vënien e çështjes së rëndësishme të burimit të vërtetë të terrorizmit në qendër të diskutimeve dhe vëmendjes së botës.

Shumë udhëheqës të botës, organizata të mëdha të mjeteve të informimit publik e stacione radio-televizive thanë se Islami e ndalon dhunën dhe nxit paqen mes njerëzve e kombeve. Qarqet perëndimore që kishin arritur ta kuptonin mirë Fenë Islame dhe që ishin të mirëinformuar për Islamin burimor u shprehën qartë se fjalët "Islam" dhe "terror", nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës dhe se asnjë fe hyjnore nuk e lejon dhunën.

Ky libër pohon se burimi i terrorit të dënuar nga të gjithë ne, është në mënyrë të prerë jashtë çdo feje hyjnore dhe nuk ka asnjë hapësirë për terrorizëm në Islam. Kjo është bërë e qartë në Kuran, i cili është burimi kryesor i Islamit, si dhe në praktikat e të gjithë udhëheqësve të vërtetë muslimanë, ndër të cilët i pari ishte Profeti Muhamed. Ky libër, shfaq në dritën e vargjeve të Kuranit, si dhe me shembuj nga historia, se Islami e ndalon terrorizmin dhe synon të sjellë paqe dhe siguri në botë.

Siç dihet, për shekuj me radhë, akte të ndryshme terrorizmi janë kryer në vende të shumta të botës nga grupe të ndryshme për qëllime të ndryshme. Disa herë organizata komuniste, disa herë grupe fashiste, e nganjëherë fraksione radikale e separatiste, mbajnë përgjegjësinë për akte të tilla. Ndërsa vende si Amerika, bëhen shpesh objekt i sulmeve nga racistët apo grupet ekstremiste edhe vendet e Evropës kanë qenë shndërruar në qendër të veprimtarisë së dhunshme të kryer nga grupet terroriste. "17 Nëntori" në Greqi, RAF (Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe) dhe neonazistët në Gjermani, ETA në Spanjë, IRA në Irlandë, Brigadat e Kuqe në Itali dhe shumë organizata të tjera kërkojnë që të dëgjohen zërat e tyre përmes terrorit dhe dhunës, duke vrarë njerëz të pafajshëm e të pambrojtur. Natyra e terrorizmit ndryshon me ndryshimin e kushteve dhe e rrit ndikimin dhe forcën e saj me mjetet e reja, të siguruara nga teknologjia e zhvilluar. Veçanërisht mjetet e komunikimit masiv, si interneti, e kanë rritur në mënyrë të ndjeshme rrezen dhe ndikimin e veprimtarive terroriste.

Përveç organizatave perëndimore, ekzistojnë gjithashtu edhe organizata terroriste me origjinë në Lindjen e Mesme. Këto organizata njihen si përgjegjëse për kryerjen e një numri sulmesh terroriste në të gjitha anët e botës. Fatkeqësisht, fakti se autorët e akteve të ndryshme terroriste i përkasin identiteteve të krishtera, muslimane apo çifute bëhet shkak që disa njerëz të hedhin pretendime që nuk pajtohen me fetë hyjnore. E vërteta është se, edhe nëse terroristët i përkasin identitetit musliman, terrori i ushtruar prej tyre nuk mund të etiketohet si "terror islamik", ashtu sikurse nuk mund të quhet "terror çifut" nëse ushtruesit e tij janë çifutë, apo "terror i krishterë" nëse autorët janë të krishterë, për arsye se siç do të nxirret në dukje në faqet që vijojnë, vrasja e njerëzve të pafajshëm në emër të një feje hyjnore është e papranueshme. Nuk duhet harruar se mes viktimave që humbën jetën në Nju Jork e Uashington, kishte njerëz që e besojnë Jezusin (të krishterë), Moisiun (çifutë) dhe Profetin Muhamed (muslimanë). Vrasja e njerëzve të pafajshëm është një mëkat i madh. Asnjë njeri që beson dhe i trembet dënimit të Zotit nuk duhet ta bëjë kurrë diçka të tillë.

Kur ushtrohet një dhunë e tillë, mund të dëmtohet vetë feja. Ata që ushtrojnë një dhunë të tillë japin një paraqitje negative të fesë në sytë e njerëzve, gjë që mund të shkaktojë largimin e njerëzve nga feja dhe të nxisë urrejtjen ndaj atyre që i janë përkushtuar besimit. Për pasojë, çdo sulm me fasadë fetare i kryer ndaj qytetarëve amerikanë apo ndaj njerëzve të tjerë të pafajshëm, bëhet shkak për dëmtimin e fesë.

Nëse dikush kërkon shkakun e një akti terrorist, ai duhet ta kërkojë burimin e tij tek ideologjitë antifetare. Feja nxit dashurinë, dhembshurinë, faljen, paqen dhe të jetuarit sipas standardeve të larta morale. Terrorizmi, nga ana tjetër, është në anën e mizorisë, dhunës, dhembjes, gjakderdhjes dhe vrasjes.

Feja urdhëron për dashuri, mëshirë dhe paqe. Terrori, nga ana tjetër, është e kundërta e fesë; është mizor, i pamëshirshëm dhe kërkon gjakderdhje e mjerim. Në këtë mënyrë, zanafilla e një akti terrorist nuk duhet kërkuar te besimi, por te mosbesimi. Njerëzit me botëkuptim fashist, komunist, racist apo materialist për jetën, duhet të vihen në dyshim e të shihen si ushtrues potencialë të terrorizmit. Terrori (dmth, vrasja e njerëzve të pafajshëm) në Islam është një mëkat i madh dhe muslimanët janë të ngarkuar me përgjegjësinë për t'i parandaluar këto akte dhe për të sjellë paqe e drejtësi në botë.



 

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden