Home
Kontakt
Radio chat
Radio Islam Live
gjetja e kibles
film shqip
Film Islam
FILM Mesazhi Islam Flitet shqip
Jeta e Muhamedit a.s
Ajeti mê Madhshtor
Xhamija e muhamedit a.s
Kuran i Kerim
Leximi i kuranit nê Rad
Përgjixhjet prej kuranit
Kurani sipas Sureve
Lexim i Sureve
Allahu Egziston
Hadithi
40 Hadithe e Neveviut
40 Hadithe Kudsiji
Hafizi 5 Vjeqar
Mrekullit e Allahut
Katastrof e Tsunamit
Ilahi
shêndeti
Jasin
satelitet deshmojn
Dituria e Islamve
Islam Kalendar
El-Fikh'-Ul Ekber
E Verteta e Jetes
Vdekja e pejkamberit
Pjesetetrupit tê Njeriut
Mso Gêrma Arabe
Mso tê shkruash Arab
E Vêrteta e jo ulizion
Disa raste Nuh a.s
40 Kêshilla Familjare
"Ramazani dhe Agjërimi"
Agjerimi Ramazanit
Allahu Njihet
Sahabet e Profetit-a-s
Dita e Gjykimit
Haxhi dhe Umreja
Gruja nê Islam
Hutbeja
Hz.Musa a.s
Imam Hyseini r.a
ILmihali
Islami Denon Terorizmin
Islami eshte fe e persosur
Ligjerata
Krijesat e Mrekullishme
Kurani eshte i Vertet
Kurani Sherues
Leter Nenes e Motres
Lufta e Bedrit
Mashtrimet e shejtanit
Mrekullit e Kuranit
Nektari i vulosur i Xhennetit
Mos Falja e Namazit
Biografia Muhamedit
Historija Al-Aksa Xhamis
Porosija Islame
Pse Islami
Pse Mbulesa
Ramazani dhe Namazi
Shenja mê emadhe
Shenjat e Kijametit
Per Femij Lojra
Kushtet e Fes
Libri i endrave
Akide
Marja Avdesit
Hasan Al Basri
Disa Ajete me Pêrthim Shqip
Emrat tê Femrave
Emra tê Meshkujve
Nen Dhe Ze Ndegjuan
Tronditje e Vertet
Ndegjimi i Jasinit
Popujt e zhdukur 1-2
Film islam Vizatimor
Mrekullit e Allahut s-v-t
EbuHanifa.r.a.horizonti
Shirku - Mëkati që nuk falet
Pse vendosen te mbulohen
Kurthat e Magjistarit
Pejkambert e Allahut s,v,t,
Kohet e namazit
Ezani
Ikameti
Duaja e Ezanit
Msimi i Namazit
Namazi per Fillestar
Falja e Namazit
99-Emra-Esma-ul-Husna
FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU
Ehlu’s-Sunneti Ve’l Xhemaati
Hz Isa a-s Dotê Kthehet
Disa sure të shkurta nga Kur'ani
Sherim brenda 30 minutave me ndihmen e ALLAHUT.svt
Mburoja e Muslimanit
 

Jasin




                                  '' Kaptina "Jasin"

                                            ''Hyrje''

është kaptinë mekase, e zbritur pas sures "El-Xhinn". Ka gjithsej 83 ajete, 729 fjalë dhe 3000 shkronja. Në radhitjen e Mus'hafit mban numrin 36. Transmetojnë Ibn Durejsi, Nehasi Ibn Merduvije dhe Bejhekiu në "Ed-Delail" nga Ibn Abbasi të ketë thënë: "Kaptina "Jasin" ka zbritur në Mekë." Po ashtu Ibn Merduvije transmeton nga Aishja r.a. të ketë thënë: "Kaptina Jasin ka zbritur në Mekë". [1] Emërtimi i kësaj kaptine. Kjo kaptinë është emërtuar "Jasinë", sipas ajetit të parë të saj, në të cilin Allahu xh.sh. betohet me fjalët: "Ja, Sin". Në lidhje me kuptimin e kësaj fjale, dijetarët kanë dhënë disa mendime, ndër të cilat mbizotëron mendimi se kjo fjalë nënkupton "ja insan-o njeri", ose "o Muhamed" etj., por, megjithatë, rreth këtyre mendimeve do të flasim më gjerësisht gjatë komentimit. Kjo kaptinë në mesin e komentatorëve njihet edhe me disa emra të tjerë, si: "El-Kalb", "Ed-Dafia'h", "El-Kadije" dhe "El-Muimmeh"[2] Vlera e kësaj kaptine Disa kaptina kuranore kanë porositë e tyre universale në kohë dhe hapësirë, e ndër to, pa dyshim bën pjesë edhe surja "Jasin", e cila pas asaj "El-Fatiha", është ndër suret që ka zgjuar interesimin më të madh në mesin e dijetarëve ndër shekuj, për vetë faktin se në të shtjellohen tematika që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me besimin në Zotin Një, vërtetësimin e misionit të Muhamedit a.s., ringjalljen etj. Jasini është fjalë e drejtpërdrejtë e Allahut dhe përgjigje e hapur ndaj të gjithë atyre që i qenë kundërvënë thirrjes kuranore dhe përudhjes së njerëzve, të cilën e ka transmetuar Muhamedi a.s.... Sado që kjo sure, sipas përmbajtjes së vet, është koncize dhe përpjesëtimisht e shkurtër, ajo shënon qartë fondamentet e besimit islam, si pikënisje dhe bazë për ngritjen e mëtejme shpirtërore, morale dhe materiale të myslimanëve.[3] Kjo kaptinë ka një vlerë të veçantë, sepse nëpërmjet ajeteve të saj, njeriu arrin përjetimin e ndjenjave të veçanta shpirtërore lidhur me fillimin e krijimit, për të kaluar pastaj në përjetimin e çdo çasti a momenti të kësaj bote, që është e paradestinuar të shkatërrohet, që do të përfundojë me vdekje, dhe përjetësimin e amshueshmërisë, që fillon me ringjalljen dhe me llogarinë: shpërblimin ose ndëshkimin. Kjo kaptinë ishte shumë e dashur për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.. Transmetohet nga Xhabir bin Semurete të ketë thënë: "I Dërguari i Allahut në namazin e sabahut e këndonte suren Jasin".[4] Madje, i Dërguari i Allahut kishte porositur dhe nxitur që kjo kaptinë të nxihej përmendsh. Transmetohet nga Ibn Abasi r.a. të ketë thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: "Do të dëshiroja që ajo (d.t.th. surja Jasin) të jetë në zemrën e çdo pjesëtari të Ymetit tim" .[5] - Nëpërmjet këtyre 83 ajeteve të kaptinës Jasin, shohim se çdo shkronjë dhe çdo fjalë e saj paraqet një imazh dhe rrëfim në vete, nëpërmjet të cilëve njeriu njihet me disa pyetje që shpeshherë mundojnë mendjen e tij: prej nga, deri ku, ç'është ringjallja ?!... etj.. - Kjo kaptinë është me vlerë të madhe edhe për faktin se shtjellon në mënyrë të mahnitshme të gjashtë fondamentet e Imanit. Ndonëse nga periudha mekase kemi edhe disa sure që flasin për degët e Imanit, si suret: "Sad", "El-A'ëraf", "Kaf", dhe "En-Nexhm", megjithatë, asnjëra prej tyre nuk i ka shtjelluar degët e Imanit në mënyrë aq madhështore e të kapshme sikurse surja "Jasin". Hadithet e transmetuara rreth kaptinës Jasin Në lidhje me vlerën e sures Jasin janë transmetuar shumë hadithe. Ndonëse disa prej tyre janë të vërteta, disa të dobëta, e disa sosh madje edhe të trilluara, kjo megjithatë, absolutisht nuk e zbeh vlerën dhe rëndësinë e madhe që ka kjo kaptinë, sepse, siç thamë, ajo shtjellon bazat e besimit islam. Sa për ilustrim, do të përmendim disa hadithe rreth vlerës së kësaj kaptine: - Transmetojnë Imam Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe, Muhamed bin Nasr, Ibn Hibbani, Taberaniu, Hakimi dhe Bejhekiu[6] nga Ma'ëkil bin Jesari të ketë thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut: "Atij që e lexon suren Jasin, duke dëshiruar me këtë kënaqësinë e Allahut, do t'i falen mëkatet e kaluara, prandaj lexojeni atë (Jasinin) për të vdekurit tuaj."[7] - Transmetohet nga Ebu Derda'ë të ketë thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut: "Nuk ka asnjë të vdekur që t'i lexohet surja Jasin, e të mos i lehtësohet atij."[8] - Transmetohet nga Ibn Abbasi r.a. të ketë thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: "Do të dëshiroja që ajo (d.t.th. surja Jasin) të jetë në zemrën e çdo pjesëtari të Ymetit tim" .[9] - Është transmetuar nga Enesi r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: "Çdo gjë ka zemër, e zemra e Kuranit është Jasini...."[10] Të njëjtin transmetim e transmetojnë Bezzari dhe të tjerë nga Ebu Hurejre.[11] - Aishja r.a. përcjell thënien e të Dërguarit të Allahut: "Është një sure në Kuran, e cila do ta ndihmojë atë që e lexon dhe atë që e dëgjon, e ajo është surja Jasin."[12] - Është transmetuar nga Xhundeb bin Abdullahu të ketë thënë: "Ka thënë Resulullahu s.a.v. s.: "Atij që e lexon suren Jasin, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, do t'i falen mëkatet.[13] - Transmeton Darimiu, Ebu Ja'la, Taberaniu në "El-Evsat", Ibn Merduvije, dhe Bejhekiu në "Shuabi-l-Iman" nga Ebu Hurejre të ketë thënë: "Atij që e lexon suren Jasin, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, do t'i falen mëkatet në atë natë"[14]. - Është transmetuar nga Hasan el Basriu, Allahu qoftë i kënaqur ndaj tij, të ketë thënë: "Atij që e lexon Jasinin natën, duke pasur për qëllim kënaqësinë e Allahut, do t'i falen mëkatet", e pastaj shtoi: "Më është përcjellë se ajo (surja Jasin) është e barabartë me këndimin e tërë Kuranit".[15] - Transmetohet nga Ebu Hurejre të ketë thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut: "Ai që lexon Jasinin natën, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, atij do t'i falen mëkatet në atë natë" [16] - Transmetohet nga Ata'ë bin Ebi Rebah ka thënë: "Më është përcjellë që i Dërguari a.s. të ketë thënë: "Kush e lexon Jasinin në fillim të ditës, atij do t'i kryhet çdo nevojë".[17] - Transmetohet nga Shehr bin Havsheb të ketë thënë: "Ka thënë Ibn Abbasi: "Ai që e lexon Jasinin kur të jetë zgjuar, atij do t'i jepet lehtësimi i ditës derisa të ngryset, dhe kush e lexon Jasinin në fillim të mbrëmjes, atij do t'i jepet lehtësimi i natës derisa të gdhijë (zgjohet)".[18] Hadithet që flasin rreth vlerës së sures "Jasin", janë shumë, por ne u mjaftuam vetëm me disa prej tyre, për të argumentuar vlerën që ka kjo sure, duke mos u thelluar në ato transmetime që, në esencë, janë të dobëta, të dyshimta e të trilluara nga ithtarët e shumë fraksioneve islame dhe sekteve të humbura. Disa fjalë rreth këtyre transmetimeve - Ndonëse, siç e përmendëm më parë, disa hadithe që janë transmetuar në lidhje me vlerën e kësaj sureje, janë të dobëta, kjo megjithatë nuk i ka penguar pjesën më të madhe të dijetarëve të jurisprudencës dhe të hadithit që të lejojnë të punohet me hadithe të dobëta, në punët dytësore, që nuk kanë të bëjnë me dispozita ligjore (fedailu-l-a'ëmal), natyrisht nëse dobësitë e atij hadithi nuk janë të mëdha, ndërkohë që shumica e këtyre haditheve rreth vlerës së "Jasinit", hyjnë mu në këtë kategori, që do të thotë se lejohet të veprohet sipas tyre. - Ajo që është përcjellë nga këto hadithe rreth vlerës dhe sevapit të të lexuarit të sures Jasin, nuk ka nevojë për ndonjë komentim shtesë, sepse edhe ashtu, të lexuarit e sures Jasin dhe tërë Kuranit, është ibadet (adhurim), dhe një gjë të tillë nuk mund ta mohojë askush prej dijetarëve, as prej të hershmëve dhe as të vonshmëve.[19] - Ajo që është përcjellë nga këto transmetime, se surja "Jasin" është shkak për lehtësimin e çështjeve, vështirësive, rrëskut dhe plotësimin e kërkesave, - mbase vjen si pasojë e përmbajtjes së kësaj kaptine, në të cilën veçohen bazat e fesë dhe të besimit, pastaj argumentet mahnitëse hyjnore dhe përputhshmëria e përsosur në mes bazave të besimit dhe plotësimit të kërkesave e të çështjeve, siç shihet edhe në përfundimin e kësaj sureje: "Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai bëhet menjëherë. I lartë është Ai në dorën e të Cilit është pushteti mbi çdo send dhe vetëm tek Ai ktheheni. (Jasin, 82,83) - Ajo që është përcjellë nëpërmjet këtyre haditheve, se leximi i saj sjell dhe mbjell gëzim e kënaqësi në zemrat e atyre që lexojnë këtë kaptinë, mund të themi se është vërtetuar edhe në praktikë. Fshehtësia e kësaj mbase qëndron tek përshkrimi që bën Allahu xh.sh. për banorët e Xhenetit, se në çfarë kënaqësish do të jenë ata nesër në Ahiret, sepse në ajetet 55-58 thuhet: "Ata të Xhenetit tash janë të angazhuar me kënaqësi. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë. Aty kanë pemë dhe ç' të duan. Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!" A thua çfarë gëzimi më të madh mund të ketë njeriu sesa ky gëzim, kur të ketë përjetuar kënaqësitë e Xhenetit. Prandaj edhe besimtarit, kur t'i lexojë këto ajete, i largohet çdo pikëllim e dëshpërim dhe ai me të drejtë lakmon dhe I lutet Allahut të jetë prej këtij grupi të shpëtuar´, që do të shijojë kënaqësitë e Xhenetit. - Ajo që është përcjellë se surja Jasin lexohet edhe për të vdekurit, nga disa dijetarë është sqaruar se qëllimi është që t'i lexohet atij që është në prag të vdekjes ose duke dhënë shpirt, për t'ia lehtësuar mundimet e vdekjes. Në lidhje me këtë, është transmetuar nga Ahmedi në Musnedin e tij (16969) nga Ebu Mugire, e ky nga Safvani të ketë thënë: "Më kanë rrëfyer disa dijetarë se ishin të pranishëm kur Gudajf ibnul Harithit, i sëmurë për vdekje, i qe përkeqësuar gjendja shëndetësore, e ai u kishte thënë: A ka dikush prej jush ta lexoni suren Jasin.? Atëherë Salih bin Shurejh Es-Sekunij filloi të lexonte, dhe, kur arriti në ajetin 40 të kësaj sureje, Gudajfi dorëzoi shpirtin e tij para Krijuesit. Pas kësaj ngjarjeje, dijetarët thoshin: Nëse i lexohet Jasini atij që është në prag të vdekjes, i lehtësohen vuajtjet."[20] Por ka edhe shumë prej dijetarëve që leximin e sures "Jasin" e konsiderojnë si diçka të mirë dhe të pranuar edhe për të vdekurit, duke bërë analogji në bazë të haditheve të Pejgamberit a.s., që, nëse tek i vdekuri arrin sevapi edhe pas vdekjes[21], për të cilën gjë nuk ka dyshim se arrin, atëherë sigurisht se arrin edhe sevapi i leximit të Kuranit, gjegjësisht "Jasinit".[22] Lidhmëria e kësaj kaptine me atë parapraken - "Fatir" Në mes të këtyre dy kaptinave, sipas komentatorëve, ekziston një lidhmëri shumëdimensionale, e ne do të përmendim vetëm disa sosh: 1. Meqë Allahu xh.sh. në kaptinën "Fatir" në ajetin 37 thotë: "…Madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi...", dhe në ajetin 42 të po kësaj kaptine: "...e kur u erdhi atyre pejgamberi, (Muhamedi) atyre nuk u shtoi tjetër veçse largim.", këtu qëllimi është për Muhamedin a.s., të cilin hebrenjtë dhe të krishterët e përgënjeshtruan, tash në fillim të kaptinës "Jasin", Allahu është betuar se misioni (Shpallja) që i ka ardhur Muhamedit, është e vërtetë dhe është nga Allahu, se Muhamedi është në rrugën e drejtë dhe është dërguar më qëllim që t'i tërheqë vërejtjen popullit të tij, ashtu siç ishin paralajmëruar më parë edhe baballarët e tyre. (Shih: Jasin, 1-6) 2. Në mes dy kaptinave ka ngjashmëri edhe në përmendjen e disa argumenteve, që dëshmojnë për fuqinë hyjnore në gjithësi. P.sh. në ajetin 13 të kaptinës "Fatir" Allahu xh.sh. thotë: "...i nënshtroi Diellin dhe Hënën, që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar", ndërkohë që në kaptinën "Jasin" thotë: "Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i Ngadhënjyesit, të Dijshmit. Edhe Hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rremb i hurmës së tharë)". (Shih: Jasin, 38,39). 3. Në kaptinën "Fatir", ajeti 12, Allahu xh.sh. thotë: "...e i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij...", ndërsa në suren "Jasin" ajeti 41, thotë: "Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot". 4. Armiqësia e djallit ndaj njeriut, shpërfaqet pothuajse në mënyrë identike në të dyja suret. Në kaptinën "Fatir" Allahu xh.sh. thotë: "Djalli është armik juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit." (Fatir, 6), ndërkohë që në suren "Jasin" (ajetet 60-61) Allahu xh.sh. thotë: O bijtë e Ademit, po a nuk jua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? (Ju porosita) Të Më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!" Përmbajtje e shkurtër e kësaj kaptine Kjo kaptinë, në vija të përgjithshme shtjellon bazat elementare të besimit, ndërkohë që brenda ajeteve të saj shtjellon disa tema të rëndësishme, ndër të cilat do të veçonim këto: 1. Fillimi i sures (ajetet 1-12) flet për betimin e Allahut në Kuranin fisnik, se Muhamedi a.s. vërtet është i dërguar nga Allahu, se është në rrugë dhe udhëzim të drejtë. Këto dy argumente paraqiten si dy parabola imanore kundër mizorisë dhe padrejtësisë, në njërën anë, dhe inatit e xhelozisë së idhujtarëve që nuk e pranonin Shpalljen hyjnore, në anën tjetër. 2. Në pjesën e dytë të kësaj sureje (ajetet 13-32) shtjellohen disa çështje që kanë të bëjnë me besimin e "gajbit", më saktësisht me besimin e Botës tjetër. Këtu flitet për disa të dërguar (sipas komentatorëve, fjala është për misionarët, apo nxënësit e Isait a.s. të dërguar tek një popull në Antioki, që kishin refuzuar udhëzimin. Ndërkohë këtu si një figurë e dashur na paraqitet një njeri që haptazi përkrah të dërguarit e Allahut dhe e fton edhe popullin e tij ta bëjnë një gjë të tillë, sepse, në të kundërtën, fundi i tyre do të ishte tragjik. Kjo, zaten, ishte një vërejtje edhe për banorët e Mekës, të që mos silleshin si ai popull që u tregua i ngurtë ndaj mësimeve hyjnore, dhe për atë kryeneçësi të tyre, u ndëshkuan rëndë nga Allahu xh.sh. 3. Në pjesën e tretë të kësaj kaptine, (ajetet 33-44) kryesisht kemi të bëjmë me shfaqjen e fuqisë absolute dhe manifestimin e kësaj fuqie hyjnore në proceset natyrore dhe në ekzistencë. Një prej argumenteve të kësaj fuqie absolute, është edhe ringjallja pas vdekjes, etj... 4. Edhe pse argumentet për ringjalljen ishin aq të forta dhe logjikisht të pakontestueshme, kjo megjithatë nuk i bindi idhujtarët që të largonin inatin dhe xhelozinë e tyre ndaj së vërtetës.. Por, për këtë inat të tyre, ata do të ndëshkohen nesër në Ahiret, kurse besimtarët do të kënaqen me begatitë e Xhenetit. (Shih ajetet 45-68) 5. Në pjesën e pestë të kaptinës, shohim disa argumente për vërtetësinë e Shpalljes që i erdhi Muhamedit a.s., për disa karakteristika të kësaj shpalljeje, të cilat i njihnin bashkëkohësit e Resulullahut s.a.v.s. dhe ishin dëshmitarë të tyre, etj.. (Shih ajetet 69-76). 6. Ndërsa në pjesën e gjashtë tematike të kësaj sureje, (në ajetet 77-81) sërish shfaqen disa argumente për mundësinë e ringjalljes së të vdekurve, pasi të jenë shkatërruar trupat e tyre e të jenë shndërruar në pluhur. 7. Në fund të kësaj sureje (shih ajetet 82-83), vërtetohet edhe një herë se të vërtetat e besimit, të cilat tash do të mund të përmblidheshin në dy cilësi të Allahut: Sundues dhe i Plotfuqishëm, dëshmojnë fuqishëm për Njëshmërinë e Tij. Ai është Sundues për çdo krijesë dhe i Plotfuqishëm për çdo proces në këtë ekzistencë, e ndër këto procese edhe për ringjalljen dhe tubimin e gjithë njerëzimit para Tij, në Ditën e Gjykimit.[23] Betimi në Kuran dhe qëndrimi i Resulullahut s.a.v.s., ndaj popullit të tij ?? {1} ????????? ??????? {2} ???? ??? ??????????? {3} ?? ???? ????????? {4} ????? ??????? ??????? {5} ?????? ???? ? ???? ??????? ??? ??????? {6} ??? ?? ?????? ?? ????????? ??? ???????? {7} ??? ?????? ?????????? ??????? ??? ?? ???????? ?? ????????? {8} ???????? ??? ???????? ??? ??? ??????? ??? ?????????????? ??? ???????? {9} ????? ??????? ???????????? ? ? ???????? ???????? {10} ????? ???? ? ????? ?????? ????? ??????? ???????? ???????? ????????? ????? ???? {11} ??? ??? ???? ??????? ??????? ?????? ????????? ???? ??? ????????? ???? ???? {12} 1. Ja, Sin! 2. Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë! 3. S'ka dyshim se ti (Muhamed) je prej të dërguarve! 4. Je në një rrugë të drejtë. 5. (Kur'ani është) Zbritje e të Plotfuqishmit, e Mëshiruesit. 6. Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar. 7. Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë. 8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga, e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me kokat lart. 9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pengesë e edhe prapa tyre pengesë, dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin. 10. Dhe për ata është e njëjtë, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. 11. Ti i tërhiq vërejtjen vetëm atij që përvetëson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (kur nuk e sheh askush), përgëzoje atë me falje dhe shpërblim të mirë. 12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit, i shkruajmë veprat dhe gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Levhi-Mahfudh). Shkaku i zbritjes së ajeteve 1-7 Transmeton Ebu Neimi në "Ed-Delail en-Nubuvveh" nga Ibn Abasi, të ketë thënë: "Resulullahu s.a.v.s., derisa qëndronte në sexhde, këndonte Kuran më zë të lartë, në mënyrë që të irritonte (dëmtonte) kurejshët. Meqë nuk mund ta duronin, ata u ngritën drejt tij që ta ndalonin me forcë, por, papritmas, duart e tyre iu lidhën rreth qafave të tyre dhe sytë filluan t'u verboheshin, saqë më nuk shihnin. Atëherë, të tmerruar e të frikësuar, i thanë Pejgamberit a.s.: "O Muhamed, të përbejmë për Allahun dhe lidhjet familjare që kemi, na i largo këto...," e Muhamedi a.s. u lut, dhe atyre iu larguan ato mundime, por, megjithatë, askush prej tyre nuk i besoi..[24]. Pas kësaj ndodhie zbritën ajetet: 1-7. Shkaku i zbritjes së ajeteve 8 e 9 Transmeton Ibn Xherir et-Taberiu nga Ikrimja, të ketë thënë: "Ebu Xhehli kishte thënë: "Po ta shihja tash Muhamedin, do ta bëja këtë... (do ta nënçmoja, do ta mundoja), dhe Allahu kishte zbritur ajetet 8 e 9 të kësaj kaptine. Kurejshët e tjerë i thoshin Ebu Xhehlit, ja ku është Muhamedi, ndërsa Ebu Xhehli, që nuk po e shihte dot, bërtiste: "Ku është ai, ku është ai, nuk po e shoh."[25] Shkaku i zbritjes së ajetit 12 Transmetojnë Tirmidhiu dhe Hakimi nga Ebu Seid el Huderij, të ketë thënë: "Benu Selime dëshiruan të shpërnguleshin pranë xhamisë së Pejgamberit a.s. në Medinë, ndërsa i Dërguari i Allahut u kishte thënë që të mos shpërnguleshin duke shtuar: "O Beni Selime! Edhe në shtëpitë tuaja do t'u shkruhen gjurmët tuaja".[26] Të njëjtin transmetim nga Ibn Abasi e transmeton edhe Taberaniu. Koment: ?? 1. Ja, Sin! Shkronjat simbolike që i hasim në fillim të disa kaptinave kuranore, janë fshehtësi prej urtësive hyjnore, të cilat askush, përveç Allahut, nuk mund t'i deshifrojë, ndonëse disa dijetarë janë përpjekur të japin ndonjë mendim për këtë apo atë kuptim të tyre. Këto shkronja, sipas shumicës së dijetarëve, janë sfida më e madhe me të cilën i sfidoi Allahu xh.sh. idhujtarët arabë, duke ua bërë me dije se ky Kuran është prej fjalëve arabe, që ata i njihnin shumë mirë. Gjithashtu ua bëri me dije se ishin të paaftë të sillnin diçka të ngjashme, andaj edhe këto dy shkronja Ja dhe Sin, janë pjesë e kësaj sfide hyjnore. Megjithatë, dijetarët ndër shekuj janë përpjekur të japin disa mendime për kuptimin e mundshëm të këtyre fjalëve. - Disa nga dijetarët mendojnë se fjala "Jasin" është betim i Allahut dhe një prej Emrave të Tij të bukur.[27] - Disa të tjerë kanë thënë se fjala "Jasin" është një prej emrave të Pejgamberit a.s., prandaj, bazuar në këtë fakt, sot shumë prej muslimanëve i emërtojnë fëmijët e tyre me emra, si: Jasin, Taha, Tasim, Tasin etj. Transmetohet nga Aliu r.a. të ketë thënë: "E kam dëgjuar Resulullahun s.a.v.s. të ketë thënë: "Allahu më ka quajtur në Kuran me këta emra: Muhammed, Ahmed, Taha, Jasin, Muzzemmil, Muddeth-thir dhe Abdullah"[28]. - Është transmetuar nga Katadeja dhe nga Ibn Abbasi, të kenë thënë: "Jasin"do të thotë "o njeri"sipas dialektit Tajj".[29] - Në një transmetim, po ashtu nga Ibn Abbasi, është shënuar se fjala "Jasin" është me prejardhje abisinase dhe do të thotë "o njeri".[30] Megjithatë, kuptimin e vërtetë e të mirëfilltë të fjalës "Jasin", e di vetëm Allahu Fuqiplotë, dhe mendoj se më së miri është që këto shkronja simbolike të mbeten të tilla çfarë në fakt edhe janë - një sfidim hyjnor, pa u përpjekur për t'u thelluar në ndonjë komentim apo deshifrim të mundshëm të tyre. Allahu a'ëlem! ????????? ??????? 2. Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë! Betimi i Allahut në Kuranin famëlartë, tregon për rëndësinë dhe madhështinë e Fjalës së Allahut. Mbi të gjitha, ky është një betim që nënkupton përforcimin dhe lartësimin e Muhamedit a.s., karshi kurejshëve. Allahu dëshiron t'ia bëjë me dije Resulullahut s.a.v.s. se ndihma Hyjnore kurrë nuk do të mungojë, duke e ditur se vuajtjet që do të pasonin më vonë, do të ishin shumë të vështira për Pejgamberin a.s., por megjithatë, e Vërteta dhe Drita do të ngadhënjenin ndaj kufrit dhe errësirës. Kurani si libër dhe mesazh i fundit i Allahut drejtuar njerëzimit, me urtësinë e tij, me bukurinë e të shprehurit dhe me thellësinë e mendimit, paraqet vlerën mbinjerëzore, dhe si i tillë, ai për myslimanët ka qenë, është dhe do të mbetet fuqi nxitëse e zhvillimit të mendimit kreativ në jetën e tyre të përditshme. Kurani ka një forcë magjepsëse e tërheqëse, e cila për besimtarët paraqet ushqimin e tyre shpirtëror, dhe vizionin për të ardhmen e tyre, ndërkohë që edhe pabesimtarët mahniten nga madhështia e fjalëve të urta të tij, sepse ai, sipas formës së tij, përmbajtjes dhe bukurisë së të shprehurit, paraqet diçka që nuk hyn në sferat e aftësisë njerëzore. Ftesa e Kuranit drejtuar njerëzimit, përherë është e hapur dhe e pamposhtur dhe, e tillë si një Fjalë e Allahut, si atribut i përhershëm i Tij dhe si një mesazh i përkryer hyjnor, - do të jetë burim i dritës, i përparimit dhe i vizioneve të qarta për të ardhmen e ndritur të njerëzimit. ???? ??? ??????????? 3. S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve! Në lidhje me këtë ajet kuranor, dijetarët kanë thënë se është përgjigje e betimit të Allahut në ajetin e dytë të kaptinës "Jasin": "Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë!, që nënkupton faktin se Muhamedi, pavarësisht se çfarë thonë për të idhujtarët, pavarësisht nga talljet dhe përqeshjet e tyre, megjithatë, ai është i dërguar i Allahut, siç ishin edhe të dërguarit e tjerë para tij: Ademi, a.s. Nuhu a.s. Ibrahimi a.s., Musai a.s., Isai a.s., por me një dallim, sepse është më i madhi prej tyre, ai është : "mëshirë për botët", është "kandil ndriçues", "përgëzues", "tërheqës i vërejtjes" etj.. Është transmetuar nga Ibn Abbasi të ketë thënë: "Pabesimtarët kurejshë e përqeshnin Muhamedin a,s, duke i thënë se ti as nuk ishe i dërguar e as që të ka dërguar Allahu tek ne", prandaj Allahu u betua në Kuranin e urtë se Muhamedi ishte pejgamber dhe madje vula e tyre dhe më madhështori prej tyre." Besimi në pejgamberët e dërguar është edhe një prej kushteve fondamentale të besimit islam. Ne duhet t'i besojmë të gjithë ata pejgamberë që Allahu i ka cekur në Kuran. Mohimi, qoftë edhe vetëm i njërit prej tyre, do të ishte mohim i besimit islam, që njeriun menjëherë e kthen në pabesimtar. Në një mënyrë tjetër, ky ajet ka ardhur për t'i dhënë kurajë Muhamedit a.s. që të vazhdonte misionin e tij, pa u ligështuar dhe pa humbur shpresën për suksesin e misionit të tij, sepse ndihmën e Allahut dhe ngrohtësinë e Tij do ta kishte gjithmonë pranë. . ?? ???? ????????? 4. Je në një rrugë të drejtë. Allahu i sjell porosi dhe këshillë të qartë të dërguarit të Tij se ai vërtet është në rrugë të drejtë, nuk është magjistar dhe as i çmendur, por i zgjedhur nga Allahu mëshirëplotë për të udhëzuar mbarë njerëzimin, duke përcjellë tek ata revelatën e fundit hyjnore. I bëhet me dije këtij të dërguari se është në rrugën e pejgamberëve të Allahut, të cilët nëpër shekuj përcollën mesazhin e Tij tek popujt e tyre, duke i thirrur njerëzit në besim dhe shpëtim nga kthetrat e shejtanit. Andaj të mos e humbte shpresën nga talljet dhe përqeshjet e tyre. Edhe pejgamberët që ishin para tij kishin përjetuar pothuajse të njëjtat vuajtje, ndonëse vuajtjet e tij do të jenë më të vështirat dhe më të papërballueshmet, por duhej ta dinte se pas errësirës së natës, vjen drita e mëngjesit. I bëhet me dije se e ardhmja e Islamit, ndonëse e zymtë në fillet e para të tij, megjithatë do të jetë e ndritshme. . ????? ??????? ??????? 5. (Kurani është) Zbritje e të Plotfuqishmit, e Mëshiruesit. S'ka dyshim që Kurani është zbritje e të Plotfuqishmit, për të udhëzuar të humburit në rrugën e drejtë. Është Libër plot urtësi, plot ngrohtësi. Është ftesë hyjnore drejtuar qenieve njerëzore, që të kapen për litarin e Allahut e të mos ndjekin intrigat e shejtanit. Ky ajet vjen edhe si mohim ndaj thënieve të idhujtarëve se ky Kuran, me të cilin kishte ardhur Muhamedi, është pjellë e mendjes dhe imagjinatës së tij, ose është mësim i ndonjë magjistari. Ky ajet, përkundrazi, vërteton bindshëm se Kurani është Fjalë e Allahut, e Cila nuk mund të imitohet e as të sfidohet nga askush. Allahu xh.sh. thotë: "...ai (Kurani) është një libër ngadhënjyes (i pashoq). Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit." (Fussilet, 41, 42). . ?????? ???? ? ???? ??????? ??? ??????? 6. Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar. Ky Kuran ka ardhur për t'ua tërhequr vërejtjen idhujtarëve arabë, të parëve të të cilëve nuk u qe tërhequr vërejtja më përpara, dhe për këtë shkak kanë mbetur të zhytur në humbëtirat e injorancës e të hutuar nga e vërteta. Është një fakt i njohur se Allahu i Madhërishëm nuk dënon një popull, pa i tërhequr më parë vërejtjen nëpërmjet të dërguarve të Tij. Vetëm nëse kjo ftesë për udhëzim e shpëtim has në veshë të shurdhër, siç ka ndodhur, fatkeqësisht, shpeshherë në të kaluarën, e po ndodh edhe sot, atëherë pason ndëshkimi nga qielli. Ndëshkimi hyjnor është i ndryshëm; disa i shkatërron fizikisht, disa shpirtërisht e disa prej tyre i bën robër të epsheve dhe pasioneve të tyre. Zemrat dhe mendjet e tyre i kaplon ndryshku i kufrit, kështu që ata përjetësisht janë në grupin e pabesimtarëve, sepse më përpara kishin refuzuar Dritën e udhëzimit hyjnor. ??? ?? ?????? ?? ????????? ??? ???????? 7. Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë. Muhamedi a.s. ishte i obliguar që t'i thërriste në besimin e drejtë popullin e tij, e pastaj edhe krejt njerëzimin. Atëbotë njerëzimi qe katandisur në mjerim dhe pabesim të thellë. Kishin humbur çdo arsye të shëndoshë. Thjesht kishin humbur vlerat më fisnike nga zemrat e njerëzve, kështu që ata qenë shndërruar në armiq të njëri-tjetrit. Në këto shoqëri, thjesht, mbretëronte ligji i xhunglës dhe i të fortit. Vetëm më të fortët mund t'i mbijetonin kësaj katrahure njerëzore. Fatkeqësisht, në këtë shoqëri idhujtariste, kishte pak njerëz që mund të logjikonin drejt dhe t'i përgjigjeshin ftesës së Allahut. Shumica prej tyre preferonin të qëndronin në fenë që kishin trashëguar prej baballarëve dhe paraardhësve të tyre-idhujtarinë. Zemrat dhe mendjet e tyre ishin të damkosura e të vulosura me vulën e kufrit. Të tillëve nuk u bënte dobi asnjë këshillë, prandaj, me të drejtë, ata njerëz do të shijonin dënimet e tmerrshme të Xhehenemit, sepse ata në fakt nuk ishin të verbër nga sytë po nga mendja. Ata kishin mbetur të hutuar në humbëtirat e kësaj bote e do të jenë të humbur përgjithmonë edhe në Ahiret ??? ?????? ?????????? ??????? ??? ?? ???????? ?? ????????? 8. Ne u kemi varur në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me kokat lart. Në lidhje me zbritjen e këtij ajeti, kemi edhe shkakun e zbritjes që përmendëm pak më parë, por njëkohësisht ky ajet paraqet figurativisht pamjen e shëmtuar të atyre që nuk i përgjigjen thirrjes së Allahut. Ata u ngjajnë kafshëve (deveve), të cilave u vendosen në kokë frerë, rripa e hallka, me të cilët atyre u shtrëngohen qafa dhe koka, dhe nuk mund të shohin poshtë, po vetëm andej nga ne dëshirojmë t'i drejtojmë. Kjo do të thotë se shejtani i mallkuar i ka lidhur me frerë dhe nuk i lejon të shikojnë dritën e Allahut për shkak të kokëfortësisë dhe verbërisë së tyre. ???????? ??? ???????? ??? ??? ??????? ??? ?????????????? ??? ???????? 9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pengesë e edhe prapa tyre pengesë, dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin. Këta idhujtarë i kishin të mbyllur sytë ndaj së vërtetës. Ata, para dhe prapa tyre kishin perde e pengesa, dhe nuk ishin në gjendje të dallonin dritën e Kuranit. Ata njerëz, të kredhur në luksin dhe kënaqësitë e kësaj bote, e kishin të vështirë t'i linin të gjitha këto mirësi, dhe të pasonin një njeri si Muhamedi, i cili i ftonte në mirësitë e Xhenetit e të Ahiretit, të cilin askush prej tyre nuk e kishte parë. Por kjo nuk ishte e tëra. Ata njerëz kishin sëmundje në zemrat e tyre, ato i kishte mbuluar ndryshku i kufrit, tek ata nuk ndikonin më as fjala e as këshilla e mirë. Për ta, kjo botë simbolizonte mirësinë dhe kënaqësinë e plotë, e cila me çdo kusht duhej shfrytëzuar e përjetuar. Imam Meragiu në tefsirin e tij, gjendjen e idhujtarëve, në kohën kur atyre u tërhiqej vërejtja nëpërmjet ajeteve kuranore, e përshkruan duke thënë: "Idhujtarët ishin të burgosur në burgun e injorancës së tyre. Kjo i pengonte ata që të vështronin argumentet në veten e tyre dhe në gjithësi. Ishin të privuar nga meditimi se ç'u ngjau popujve para tyre, si dhe nga të menduarit për pasojat që ata mund të kishin në të ardhmen (për shkak të mohimit dhe kryeneçësisë së tyre)."[31] Këtë ajet kuranor, shumë prej mufesirëve e ndërlidhin edhe me ngjarjen e lavdishme të Hixhretit, teksa përmendin bisedat e parisë kurejshe që ta hiqnin qafesh Muhamedin. Ndër këto mendime të prishura, kishte mbizotëruar mendimi i Ebu Xhehlit, që të zgjidheshin disa djem të rinj e të fuqishëm nga çdo familje autoritative e Mekës. Ata në një natë dhe në një orë të caktuar do të hynin me forcë në shtëpinë e Muhamedit, dhe të gjithë përnjëherë do ta godisnin me shpata. Gjaku i Muhamedit do të shpërndahej në shumë familje e fise, kështu që hashemitët (farefisi i Muhamedit) do të kishin vështirë të hynin në luftë kundër të gjithë mekasve. Natyrisht për këtë komplot djallëzor që po i përgatitej, Muhamedi a.s. qe informuar nga Allahu xh.sh.. Është shënuar nëpër librat e Sires, se Muhamedi a.s. kishte marrë në dorë një grusht rërë a pluhur dhe, me Urdhrin e Allahut e duke e kënduar këtë ajet që po komentojmë, ua kishte hedhur këtë pluhur syve. Të gjithë atentatorët i kishte kapluar kotja. Ata nuk e kishin vërejtur fare largimin e tij, sepse ata ishin penguar ta shihnin të dërguarin e Allahut, ndërkohë që Muhamedi a.s. me Ebu Bekrin ishin larguar në drejtim të shpellës "Eth-Thevr", kurse Aliu r.a. shpejt e shpejt kishte zënë vendin në shtratin e Resulullahut s.a.v.s...."[32] . ????? ??????? ???????????? ? ? ???????? ???????? 10. Dhe për ata është e njëjtë, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. Ky ajet vetëm i kujtonte Muhamedit a.s. që të mos e mundonte veten aq shumë për t'i bindur në besim këta njerëz, sepse për ta ishte njësoj: ua tërhoqe vërejtjen apo jo, ata prapë nuk do të besonin. Ata ishin pabesimtarë dhe do të vdisnin si të tillë. Në fillim të Shpalljes, Muhamedi a.s., nga dëshira e madhe që të zgjeronte sa më shumë radhët e besimtarëve, shpresonte se me përkrahjen e Islamit nga paria kurejshite, populli i rëndomtë do ta përqafonte më shpejt Islamin, prandaj një rëndësi tepër të madhe i kishte kushtuar udhëzimit të tyre, për se Allahu ia kishte tërhequr vërejtjen, së pari për anashkalimin e myslimanit të verbër Ibn Mektum (në suren Abese), e pastaj edhe në ajetin 3 të kaptinës Esh-Shuara'ë: "A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!" . ????? ???? ? ????? ?????? ????? ??????? ???????? ???????? ????????? ????? ???? 11. Ti i tërhiq vërejtjen vetëm atij që përvetëson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (kur nuk e sheh askush), pra përgëzoje atë me falje dhe shpërblim të mirë. Nëpërmjet këtij ajeti, Allahu xh.sh. i jep direktiva Muhamedit a.s. se në ç'drejtim duhej ta orientonte thirrjen e tij. Ai më tepër duhej të përqendronte vëmendjen për udhëzimin e atyre që pranonin dritën dhe udhëzimin e Allahut dhe që vërtet kishin nevojë të pastroheshin nga ndryshku i kufrit, i cili më herët kishte pasë mbërthyer zemrat e tyre. Të tillët, me ndihmën e Allahut, tashmë kishin shpëtuar nga kurthet e shejtanit, por megjithatë asokohe u nevojiteshin ngrohtësia hyjnore dhe këshillat e Pejgamberit a.s,. që të plotësonin besimin e tyre. Zaten, ata njerëz, në një të ardhme të afërt do t'u dridhnin themelet perandorive tirane të Bizantit dhe Persisë, që sundonin mbi gjysmën e botës. Dhe, ata njerëz sypatrembur, që kishin merituar ofiqin e ashabëve të Pejgamberit a.s., ishin njerëzit më të merituar për të shijuar kënaqësitë e Xhenetit dhe shpërblimin e Allahut xh.sh. Allahu xh.sh. në Kuran thotë: " Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh." (El-Mulk, 12) ??? ??? ???? ??????? ??????? ?????? ????????? ???? ??? ????????? ???? ???? 12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit, i shkruajmë veprat dhe gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Levhi-Mahfudh). Vetëm Allahu, që është Krijuesi ynë, është në gjendje të na ngjallë pas vdekjes. Vetëm Ai e di se ç'fshehin zemrat tona. Çdo vepër dhe gjurmë jona në këtë botë, do të regjistrohet në Librin e ruajtur (Levhi-Mahfudh). Mashtrohet secili që mendon se kjo botë është e tëra, se jeta jonë merr fund me vdekjen. Përkundrazi, vdekja është vetëm fillimi i një procesi tjetër jetësor, që fundin e ka me ringjalljen dhe daljen përpara Allahut për të dhënë llogari për veprat e bëra në këtë botë. Ky ajet dëshiron t'i vërë në dije pabesimtarët se jeta e kësaj bote, me të gjitha kënaqësitë e rrejshme dhe iluzore, një ditë - megjithatë - do ta ketë fundin, ndërsa në ditarin e jetës së tyre do të mbesin të shkruara të gjitha veprat dhe gjurmët e tyre. Asgjë nuk do të humbë tek Allahu në atë ditë kur Ai do të na gjykojë për bëmat tona në këtë botë. Atë ditë, siç shpjegon Kurani famëlartë, çdo punë e mirë, qoftë edhe sa një thërrmijë, do të dalë në shesh, por edhe çdo punë a vepër e keqe, po ashtu do të shfaqet, për të mos iu bërë e padrejtë askujt, për se jep shenjë edhe ajeti kuranor: "E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë." (Ez-Zelzele, 7-8) Disa dijetarë, për fjalët e ajetit "dhe gjurmët e tyre.." mendojnë se nënkuptojnë që njerëzit do të merren në llogari edhe për veprat e pasardhësve, duke u nisur nga hadithi i Resulullahut s.a.v.s. : "Ai që fillon në Islam një praktikë (traditë) të mirë, atij do t'i takojë shpërblimi i tij dhe shpërblimi i atyre që do të punojnë me atë praktikë (traditë), pa iu pakësuar këtyre aspak shpërblimi i tyre, ndërsa edhe ai që fillon në Islam një praktikë (traditë) të keqe, atij do t'i takojë barra e mëkatit të vet, po edhe barra e mëkatit të atyre që do të veprojnë pas tij me atë praktikë, pa iu munguar aspak ndëshkimi i tyre."[33] Kurse disa dijetarë, si Katadeja, Muxhahidi dhe Haseni fjalën "gjurmë" në këtë ajet e shpjegojnë si gjurmë e hapave, ndërsa Tha'lebiu përcjell nga Enesi r.a. të ketë thënë se gjurmët këtu nënkuptojnë hapat që bën njeriu kur shkon në xhami, ditën e xhumasë.[34] Megjithatë, konteksti i ajetit i lë hapur çështjet e të kuptuarit, qoftë në kuptimin e përgjithshëm, qoftë në atë të veçantë a specifik, dhe të vërtetën e di vetëm Allahu i Gjithëdijshëm. Dijetari i mirënjohur Shenkiti, në lidhje me kuptimin e këtij ajeti, ka disa qasje mjaft interesante, të cilat do t'i cekim shkurtimisht. Ai, ndër të tjera, thotë: "Shohim se Allahu xh.sh. në këtë ajet cek katër gjëra: - Allahu do t'i ringjallë të vdekurit, pa dyshim, meqë në lidhje me këtë ka folur në cilësinë e të Madhërishmit, se Ne do t'i ringjallim të vdekurit; - Ai ka shënime të sakta për ato që vepruan njerëzit në këtë botë; - Ai i regjistron madje edhe gjurmët

Shkruan: Sabri ef. BAJGORA

 

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden