Home
Kontakt
Radio chat
Radio Islam Live
gjetja e kibles
film shqip
Film Islam
FILM Mesazhi Islam Flitet shqip
Jeta e Muhamedit a.s
Ajeti mê Madhshtor
Xhamija e muhamedit a.s
Kuran i Kerim
Leximi i kuranit nê Rad
Përgjixhjet prej kuranit
Kurani sipas Sureve
Lexim i Sureve
Allahu Egziston
Hadithi
40 Hadithe e Neveviut
40 Hadithe Kudsiji
Hafizi 5 Vjeqar
Mrekullit e Allahut
Katastrof e Tsunamit
Ilahi
shêndeti
Jasin
satelitet deshmojn
Dituria e Islamve
Islam Kalendar
El-Fikh'-Ul Ekber
E Verteta e Jetes
Vdekja e pejkamberit
Pjesetetrupit tê Njeriut
Mso Gêrma Arabe
Mso tê shkruash Arab
E Vêrteta e jo ulizion
Disa raste Nuh a.s
40 Kêshilla Familjare
"Ramazani dhe Agjërimi"
Agjerimi Ramazanit
Allahu Njihet
Sahabet e Profetit-a-s
Dita e Gjykimit
Haxhi dhe Umreja
Gruja nê Islam
Hutbeja
Hz.Musa a.s
Imam Hyseini r.a
ILmihali
Islami Denon Terorizmin
Islami eshte fe e persosur
Ligjerata
Krijesat e Mrekullishme
Kurani eshte i Vertet
Kurani Sherues
Leter Nenes e Motres
Lufta e Bedrit
Mashtrimet e shejtanit
Mrekullit e Kuranit
Nektari i vulosur i Xhennetit
Mos Falja e Namazit
Biografia Muhamedit
Historija Al-Aksa Xhamis
Porosija Islame
Pse Islami
Pse Mbulesa
Ramazani dhe Namazi
Shenja mê emadhe
Shenjat e Kijametit
Per Femij Lojra
Kushtet e Fes
Libri i endrave
Akide
Marja Avdesit
Hasan Al Basri
Disa Ajete me Pêrthim Shqip
Emrat tê Femrave
Emra tê Meshkujve
Nen Dhe Ze Ndegjuan
Tronditje e Vertet
Ndegjimi i Jasinit
Popujt e zhdukur 1-2
Film islam Vizatimor
Mrekullit e Allahut s-v-t
EbuHanifa.r.a.horizonti
Shirku - Mëkati që nuk falet
Pse vendosen te mbulohen
Kurthat e Magjistarit
Pejkambert e Allahut s,v,t,
Kohet e namazit
Ezani
Ikameti
Duaja e Ezanit
Msimi i Namazit
Namazi per Fillestar
Falja e Namazit
99-Emra-Esma-ul-Husna
FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU
Ehlu’s-Sunneti Ve’l Xhemaati
Hz Isa a-s Dotê Kthehet
Disa sure të shkurta nga Kur'ani
Sherim brenda 30 minutave me ndihmen e ALLAHUT.svt
Mburoja e Muslimanit
 

shêndeti




Pastrimi i helmimit në mënyrë natyrore) Një ilaç shumë i lehtë dhe efikas qëmoti i harruar në trojet tona, por i përdorur që nga lashtësia në vendet Arabe dhe në vende të tjera. Për fillim vetëm disa pika tjera në aspekt të shëndetit. Shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm se çka do të thotë shëndeti në trupin tonë. Gjithashtu me rritjen e zhvillimit në sfera të ndryshme të prodhimit dhe arritjes, industrializimit, largimi nga natyra dhe mbyllja nëpër vende të ngushta pa oksigjen të pastër, ushqimi i pregaditur me lloj-lloj komponente të dëmshme etj. Pra, nga ndotja e ambientit edhe më tepër shtohet rreziku që të jemi të ekspozuar helmimeve të ndryshme që në fillim as që janë të dukshme. Mirëpo, nëse ndalemi dhe mendojmë se sa do të shtohet kjo sasi me kalimin e kohës, atëherë lirisht mund të themi se secili prej nesh është i ndotur nga pasojat e helmit që sot me dozë të madhe gjindet çdokund, edhe para PC-së time. Librat që i kam lexuar me ndihmën e All-llahut [xhel-le she'nuhu] shkruhet se ka metoda shumë të thjeshta për largimin e helmit nga trupi i njeriut. Njëra metodë shumë efikase është edhe shpërlarja e gojës me vaj luledielli, kurse në tjetrën thuhet me vaj ulliri. Edhe nga aspektet fetare kemi porosinë e të Dashurit tonë Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i cili ka thënë: “Aq shpesh më ka këshilluar Xhibrili alejhi selam për Misvakun dhe po të mos ishte si mundim për ymetin tim do të bëhej obligim larja e dhëmbëve para çdo Namazi nga dobia e madhe që del nga kjo”. Kurse nga medicina dihet se të gjitha gjëndrat gjinden në gojë. Por, edhe shumë sëmundje munden të diagnistifikohen vetëm me të çelurit e gojës, pamjes, erës e sidomos me ngjyrën dhe ndryshimin e gjuhës etj. Shpërlarja e gojës me Vaj- shëron shumë sëmundje Pra, kjo metodë ka qenë dhe është Inshall-llah një metodë që përdoret sot edhe kësaj dite në vendet arabe. Por, në botë është bërë e njohur nga mjeku rus Dr. F. Karach në një Kongres të Bakteriologëve dhe Onkologëve. Nuk do të ndalem të numëroj të gjitha sëmundjet që mund të shërohen në këtë mënyrë pasiqë ka shumë sëmundje, por si për fillim vetëm ato kryesoret: Bronhitet, Sinuset , Infektionet gripale, gjithë problemet me shqisat e tjera në kokë,( sy, hundë, shije, aromë, veshë). Ekcemet në lëkurë, sëmundjet e mushkërive, shpënetkës, mëlçisë, sëmundjet e përgjithshme te femrat, mundimet e zemrës, kokëdhimbja, sëmundjet nervore, të veshkëve, Thrombozat, problemet në aparatin e tretjes, lodhja- rraskapitja, Rheuma, koncetrimi i dobët, depresioni, pagjumësia, dhimbjet e dhëmbëve dhe në përgjithësi për përmirësimin e shëndetit dhe imunitetit ndaj sëmundjeve. Por, edhe nëse nuk kemi asnjë sëmundje nga të përmendurat atëherë duhet të themi Elhamdulilah All-llahut [xhel-le she'nuhu] por gjithsesi përdoreni se efektet do të jenë: forcimi i trupit, rritet imuniteti i trupit, dhëmbët forcohen, ndalen gjakderdhjet nga mishi i dhëmbëve dhe vërehet se pas një kohe të shkurtë të përdorimit dhëmbët zbardhohen ( edhe vetëm kjo do të mjaftonte). Mënyra e përdorimit Mënyra është shumë e thjeshtë: Mirret një lugë ushqimi Vaj luledielli ose Vaj ulliri, mvaret çka preferoni dhe mundeni të gjeni. Në fillim është për çdokend pak e rëndë paramendimi se duhet mbajtur Vaji në gojë por me kohë largohet ai mundim. E nëse keni problem në fillim ju preferoj marrjen e një luge të kafes me Vaj. Më së miri në mëngjes para se të lani dhëmbët dhe para se të hani diçka (në bark të zbrazët) dhe me këtë Vaj e shpërlani gojën për 10-15 Minuta. Nëse kjo kohë paraqet problem për juve në faljen e Namazit të mëngjesit atëherë mundet këte të veproni edhe më vonë p.sh. para ngrënies së drekës apo para darke. Nëse keni proteza të dhëmbëve ato duhet të hiqen sipas mundësive. Mënyra është sikur gar-gara gjatë Abdesit, pra vaji lëvizet në gojë të mbyllur dhe pastaj pështyhet. Atëherë do të vëreni se vaji ka marr një ngjyrë të bardhë apo bëhet sikur qumshti. Aty, po të mirret kjo nën mikroskop gjinden të gjitha bakteriet- shkaktarët e sëmundjeve. Për atë shkak edhe kujdes gjatë hudhjes në vende ku nuk duhet, më së miri është të hudhim këtë në vendet e mbeturinave ose në WC. Pastaj lahen dhëmbët mirë me ujë të vokët, brushë dhe pastë të dhëmbëve se ende aty ka bakterie që kanë mbetur. Nëse edhe me pak Vaj nuk mundeni të bëni shpërlarjen e gojës atëherë lani së paku me ujë të pastërt para çdo Namazi në kohëzgjatje prej 3 Minutave (5x3=15 Minuta). Siç shihet prapseprapë vijmë deri te urdhëri që All-llahu [xhel-le she'nuhu] e ka bërë obligim për ne Abdesin; Namazin pra me të vërtetë vetëm për të mirën tonë. “I Lartësuar qoftë All-llahu xh.sh më i Miri Krijues”. Para se të përfundoj, të them se edhe kohëzgjatja e përdorimit të kësaj metode duhet të jetë më e gjatë, mvarsisht nga sëmundja që lëngoni. Në libër thuhet minimum 2 jave deri në një vit kur kemi sëmundje të rënda. Pastaj në fillim mundet edhe të reagoni me keqësim të gjendjes, nga kjo shihet se metoda e kurimit ka ndikim. Mirëpo, prapseprapë ju edhe vetë do të vendosni se a dëshironi të vazhdoni apo jo më tutje. Kjo nuk është garancë e sigurtë por një metodë që është përdorur dhe ende përdoret me shumë efikasitet. Ju referoj nëse dëshironi më gjerësisht atëherë të lexoni për këtë metodë më tepër pasi se ka në gjuhë të ndryshme nëpër faqet e internetit. Librat që i kam përdorur janë në gjuhë gjermane: 1. Orët e mirëqenies nga 1001 Natë ( Shëndeti dhe mirëqenia nga Orienti). 2. I shëndetshëm dhe i fortë me përtypjen e Vajit (Rruga efikase për shëndet më të mirë pa kundërefekte). Në libër ka shumë të dhëna për pacientët e shëruar, por ne si musliman e dimë se çdo e mirë vjen dhe është në Dorë të All-llahut xh.sh. e sikur secilës metode të shërimit t’i vihet edhe Lutja e sinqertë atëherë shërimi është edhe më i shpejtë dhe më efikas. Sepse vetëm All-llahu është Esh-Shafij- Gjithëshëruesi, El-Muxhib – Lutjepranuesi. E lus All-llahut [azze ve xhel-le] që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut xh.sh. dhe vetëm Ate e falëmnderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo. Lutja jonë e fundit: Falemnderimi i takon All-llahut, Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjitë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hirë të All-llahut [xhel-le she'nuhu] duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit. Përgatiti: Suzana Hasani 21 Prill 2007 








”Nuk ka bimë më të dashur për All-llahun [azze ve xhel-le] se druri i kënasë.“ Në një transmetim thuhet: ”Pasi e krijoi All-llahu [azze ve xhel-le] Xhenetin, e rrethoi me borzilok, e pastaj borzilokun e rrethoi me këna. Prej vegjetacionit të vet që All-llahu e ka krijuar, më e dashur i është këna. Dhe me të vërtetë, ai i cili është i ngjyrosur me kënë, e bekojnë melekët e qiejve, kurse në mëngjes toka i bën nderim.“ Në Xhenet ka drunjë që quhen Tubba për t’a kaluar rrethin e këtij druri i duhet kalorësit të kalërojë më shumë se 100 vjet dhe ky dru në disa transmetime thuhet se është Druri i kënasë. All-llahu alem. Kur vdiq Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i kishte flokët e lyera me kënë dhe i shiheshin disa fije të flokëve në të kuqe pasi se ai kishte shumë pak flokë të thinjura. Ebu Davudi ka treguar se i Dërguari i All-llahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ka thënë: ”Nuk ka bimë më të dashur për All-llahun [xhel-le she'nuhu] se druri i kënasë.“ Nëse All-llahu [xhel-le she'nuhu] don diçka atëherë ne do ta duam gjithashtu, për atë shkak edhe dëshiroj të tregoj mbi këtë bimë të dashur nga ajo që kam mbledhur me ndihmën e All-llahut [xhel-le she'nuhu]. Nga vetë fakti se All-llahu [xhel-le she'nuhu] e don shumë këtë bimë atëherë ka me siguri të mira në te. Edhe pse me vetëdije të plotë se është shumë pak por me shpresë të madhe se Inshall-llah do të ketë lexues që do të sensibilizohen pak dhe do të hulumtojnë edhe më shumë në këtë drejtim, me lutje të sinqertë drejtuar All-llahut [xhel-le she'nuhu] që të ju ndihmojë juve, mua dhe të gjithë muslimanëve në aspekt të arritjes së diturisë dhe përparimit në çdo lëmi. Druri i kënasë (El-Hinna; Al-khanna; Lawsonia inermis) Druri i kënasë rritet në vende të nxehta dhe të thata me temperaturë prej 19-27°C. Bima është e gjatë prej 3 deri 5 Metra dhe prodhon lule të bardha, ngjyrë kreme dhe pak në të kuqe. Gjethet kanë formë eliptike 2-3 cm, të gjata kurse frutat janë të rrumbullakta dhe të kuqe dhe në të gjinden me qindra fara. Vetitë shëruese dhe fitoterapeutike të kënasë në medicinën arabe, kanë pasur përdorim të madh. Kënaja është në shkallën e parë e ftohtë kurse në të dytën e thatë. Kënaja shëron vendet e djegura, përdoret në shërimin e të thatëve të gojës, stomatitis, dhe ënjteve të nxehta. Vënia e kënasë së zier në vendet e prera shëron plagën, dhe mënjanon lagështinë e tepërt si dhe stimulon rigjenerimin e indeve. "I Dërguari i All-llahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], sa herë që ka pësuar ndonjë lëndim apo thumbim, ka vënë këna dhe nuk ka vuajtur kurrë“. Këna ndihmon gjithashtu në shërimin e variolës në stadin e saj fillestar, lyhet pjesa e pasme e këmbës me këna dhe kjo do të pengojë përhapjen e mëtejme të sëmundjes. Balsami i kënasë mund të përdoret në shërimin e thyerjes, infeksionet, mirëmbajtjen dhe zbukurimin e thonjve. Kënaja ndihmon në rritjen, bukurinë dhe volumin e flokëve, rrit freskinë rinore, përmirëson të shikuarit dhe është e dobishme në shërimin e kallove, puçrrave dhe të thatëve ndërmjet këmbëve. Në Malajzi kënanë e përdorin duke i zier gjethet e saj dhe duke e pirë kundër sëmundjeve reumatike ose çrregullimet e lukthit. Në Indonesi është shëruar Lepra me këna. Medicina moderne i ka vërtetuar me anë të zbulimeve më të reja se në të gjindet komponenta Naphthochinon, Lawsone, Tannin dhe tjera pjesë përbërëse, të cilat ndihmojnë lëkurën që lyhet me këna të djersitet më pak. Poashtu këto veti kanë edhe veti për mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve nga rrezatimet ultraviolete (UV) në mënyrë natyrore. Njëkohësisht ajo ka edhe vetinë e ftohjes që gjatë temperaturave të larta ka ndikim të madh e sidomos në vendet e ngrohta. Për atë shkak edhe ditëve të sotme përdoret me shumicë në përgaditjen e shumë preparateve të kozmetikës nëpër botë me sukses shumë të madh dhe pa kundërefekte siç janë te ngjyrat e flokëve që përdoren ditëve të sotme të cilat përmbajnë Toxine shumë të dëmshme për trupin e njeriut. Në literaturat e mëposhtme mund të gjeni edhe shumë receta për përdorimin e kënasë në raste të ndryshme pasi se këtu nuk do të mundem t’i përmendi të gjitha. Por përdoret në forma të kremit, pudrës, shamponave, zbutës të flokëve, ngjyrë, çaj, etj. Gjithashtu ka edhe shumë faqe të internetit që tregojnë për përdorimin dhe vetitë e kënasë edhe atë në gjuhë të ndryshme. E me siguri çka nuk duhet harruar pyetni edhe më të moshuarit se ata ende e kanë atë thesarin e vjetër të ruajtur nga eksperienca e tyre Inshall-llah. Bota kthehet dita ditës në mjekësinë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke studjuar dhe analizuar, për atë shkak edhe Sira (Biografia) e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], është në masa të mëdha e studjuar nga gjithë njerëzimi për të përfituar nga çdo gjë që ka përdorur dhe treguar ai,[sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pasi se aty ka dobi të mëdha. Kurse ne si musliman duhet edhe më tepër të mundohemi që t’i përdorim këto të mira thjeshtë se ne e dimë edhe më mirë se ai, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], nuk ka folur nga mendja e Tij por atë e ka udhëzuar All-llahu [subhanehu ve teala]. Dhe siç ka thënë edhe: Diturinë kërkone çdokund dhe merre nga secili ku e gjen por të pastërt, e më e mira është pasimi i rrugës së të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. E lus All-llahut [azze ve xhel-le] që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut [subhanehu ve teala] dhe vetëm Ate e falëmnderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo. Lutja jonë e fundit: Falemnderimi i takon All-llahut, Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjitë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hir të All-llahut [subhanehu ve teala] duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit. Përgatiti: Suzana Hasani 03 Maj 2007 ---------------------------------- Literatura e përdorur: 1. „Dhuntitë e Xhenetit „- Abdul-Latif Ashur - (Bashkim Aliu & Vesel Mehmedi) 2. „Mjekësia e të Dërguarit Muhammed s.a.v.s.“ - Ibn-Kajjim el- Xhevzi (Dr. sci. Ali F. Iljazi) 3. „Mjekësia profetike“ – Imam Xhelaluddin es – Sujuti (Dr. sci. Ali F. Iljazi) 4. „Mjekësia e Muhammedit s.a.v.s.“- Imam Xhelaluddin Es – Sujuti ( Muhammed Bajrami) 5. „Kënaja prej kokës deri te këmbët“ – të jetojmë me natyrën ( Libër gjermanisht) 





Pasha fikun dhe ullirin! „Pasha fikun dhe ullirin“, fillon sureja e Kur’anit Kerim „Tin“ ku All-llahu i Lartësuar betohet në këto të mira dhe begati që i dhuroi njerëzimit. All-llahu [subhanehu ve teala] i përmend dhe betohet në to në Kur’anin Kerim dhe dihet se Ai i Lartësuari betohet vetëm në diçka të rëndësishme. Njëherë Ebu Derda [radijallahu anhu] ia kishte ofruar të Dërguarit të All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] një pjatë me fiq të freskët, kurse Ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishte kthyer kah të tjerët duke i ftuar që të hanë së bashku me të. Me këtë rast u kishte thënë:“Sikur të përmendja ndonjë pemë që bie nga Xhenneti, do të thoja se është kjo pemë, sepse pemët e Xhennetit nuk kanë berthamë“. Dhe kishte shtuar edhe këtë: "Hani nga kjo pemë se kjo i pengon hemorroidet, shëron njerëzit leshtor dhe ndihmon në rastet me artrit ( lat. Arthrolithiasis)“. Ka disa lloje të fiqve, kurse lloji më i mirë është fiku i bardhë, i cili duhet të piqet dhe të qërohet para se të hahet. Fiku (arab. Tin; lat. Ficus carica) është një fryt i këndshëm në vete përmban ngrohtësi dhe është shumë ushqyes. Pema e fikut është nga familja e trumzës. Gadishulli Arabik, veçanërisht pjesa jugore e tij, është i pasur me fiq, për shkak të tokës pjellore. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Përmban shumë karbohidrate, mbi 73%, albumina 2% dhe 3,1% yndyrna. Fiqtë e njomë kanë mjaft vitaminë C, provitaminë A, vitamin B1, hekur, kalcium, phosphor, klor, magnezium, bakër. Në 100 gr. fiq gjinden 270 kalori. Ngrënia e fiqve shëron zërin e ngjizur, u bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjen që shkaktohet nga mukusi (jarga) i njelmët. Gjithashtu shëron problemet me kollë kronike. Ngrënia e fiqve të freskët e pengon zhvillimin e urinës toksine, ndihmon në nxjerrjen jashtë të shtresimeve (sedimenteve) të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur të veshkëve. Megjithatë ngrënia e tepërt e fiqve nxit krijimin e morrave. Nga ana tjetër është i pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup. Për atë shkak këshillohet të mos përdoret prej atyre që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë ngase i jep organizmit forcë dhe nxehtësi. Fiku parandalon rënien e flokëve, mënjanon erën e rëndë të gojës. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës. Merren 1-2 gjethe të freskëta dhe zihen në 200 ml. ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu i fituar pihet në mbrëmje para gjumit ose në mëngjes në lukth të zbrazët. Lus All-llahun [subhanehu ve teala] të pranojë këtë vepër që është thjesht vetëm për hir të Tij dhe për asgjë tjetër. Falemnderimi i takon All-llahut, Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët. (Inshall-llah vazhdon me përshkrimin e ullirit) Përgatiti: Suzana Hasani 18 Maj 2007 -------------------------------- Literatura e përdorur: 1. „Thesare në Kur’an” – Saimir Bulku, Orjeta Deda (Bulku) 2. „Mjekësia e të Dërguarit Muhammed s.a.v.s.“ - Ibn-Kajjim el- Xhevzi (Dr. sci. Ali F. Iljazi) 3. „Mjekësia profetike“ – Imam Xhelaluddin es – Sujuti (Dr. sci. Ali F. Iljazi) 4. „ Mjekësia e Muhammedit s.a.v.s.“- Imam Xhelaluddin es – Sujuti ( Muhammed Bajrami)






“All-llahu është dritë e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes dhe as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembull për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë." [En Nur, 35] “Pasha fikun dhe ullirin!” [Et-Tinë, 1] Kur’ani e përmend shpesh ullirin, pasi se është një pemë e bekuar, e shenjtë te të gjithë popujt që e popullojnë brigjet e detit Mesdhe, që prej kohëve të lashta. Tek këta popuj, ulliri ishte simbol i pjellorisë dhe i lavdisë. Thuhet në disa transmetime se pas ndaljes së anijes Nuhut, alejhi selam, e dërgoi pëllumbin, i cili u kthye me një degë të ullirit. Ajo ishte kodra Xhudij dhe aty edhe zbriti nga anija pas vërshimit që ndodhi. E si të mos jetë i bekuar, kur All-llahu [subhanehu ve teala] e bekoi atë, duke e bërë njërin nga argumentet më mahnitëse në botën e bimëve për vetitë që ka, për vlerat ushqimore dhe utilitare. Fjala vaj dhe ulli është përmendur 7 herë në Kur’an, dhe kjo për rëndësinë e kësaj peme dhe dobinë e saj. Disa prej vlerave të kësaj peme, të cilave Kur’ani Kerim u dha një vend të veçantë janë: -Ulliri është substancë e mirë ushqimore që përmban një përqindje të lartë yndyrnash, proteinash dhe kripërash minerale si janë: kalciumi, hekuri, fosfori dhe një përqindje të lartë vitaminash A dhe D. Prej vlerave ushqimore të fryteve të ullirit është se ato përmbajnë 16,7 % lëndë karbohidrate, 1,5% proteina dhe përqindje të lartë yndyrnash që arrin 13,5%. Gjithashtu përmban përqindje të lartë sode deri në 2400 mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakër, fosfor... Përdorimi nuk është vetëm në ullirin si frut dhe si vaj por nga kjo pemë e bekuar përdoren edhe gjethet kundër shumë sëmundjeve si p.sh. kundër temperaturës së lartë dhe tensionit të lartë. Të përtypurit e gjetheve të ullirit nihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur, kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Ullinjtë e gjelbër janë më të mirë sidomos për të sëmurët me diabet, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Druri i ullirit është shumë i fortë dhe jeton deri më 2000 vjet. Në traditë përmendet se shejtani nuk i afrohet askujt që është lyer me vaj ulliri. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Hani vajin e ullirit dhe fërkoni trupin me të pasi ai është i bekuar!” [Buhariu dhe Muslimi] Vaji i ullirit është mbrojtësi më i mirë i zemrës, organeve të tretjes, mplakjes, bukurisë etj. Vaji i ullirit është njëri ndër vajrat e vetme bimore, i cili fitohet nga frutet e ullirit drejtëpërdrejt pa u rafinuar, d.m.th. pa përpunime kimike. Duke ruajtur përbërësit e vet, ai paraqet një ndër mbrojtësit më të mirë të shumë sëmundjeve. Janë bërë shumë studime nga të cilat është ardhur në përfundim se roli i vajit të ullirit është mjaft i madh. Këtë më së miri e tregon edhe Agjencia Amerikane për ushqim dhe Barna (FDA), e cila vitin e kaluar u lejoi prodhuesve që në etiketat e vajit të ullirit të vendosin edhe mbishkrimin “Shëndeti i qëndrueshëm”, për arsye se yndyrnat e pangopura të vajit të ullirit zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjtet e zemrës dhetë gjakut. Ligjdhënësit mjekësorë të Amerikës kanë lejuar që në etiketa të shkruhet edhe mbishkrimi me përmbajtje se vaji i ullirit, i cili përdoret për çdo ditë nga dy lugë (23gr), mund të zvogëlojë rrezikun mga sëmundjet koronare për shkak të veprimit të yndyrnave të pangopura që përmban ky vaj. Në mënyrë që kjo të arrihet duhet të largohemi nga ushqimi i yndyrnave të ngopura në sasi që merret nag vaji i ullirit. Në këtë mënyrë vaji i ullirit bëhet përbërësi i tretë ushqimor (pas sojës dhe Omega-3 acideve organike) të cilat mund të kenë këtë përmbajtje me leje zyrtare. Me hulumtimet e bëra nga Dr. Wilsoni nga Britania e madhe është vërtetuar se acidi oleinik, të cilin e përmban vaji i ullirit, i mbron qelizat nga oksidimi dhe paraqet faktor që ngadalson mplakjen e njerëzve. Mbrojtës i zemrës dhe organeve të tretjes Vaji me ngjyrë të gjelbërt të mbylltë, me aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Fshehtësia më e madhe e veprimit të vajit të ullirit qëndron në përmbajtjen e acideve yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshne. Gjithashtu përmban edhe shumë acide yndyrore të pangopura të cilat në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi (rregullojnë kolesterolin), e mbrojnë zemrën gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, angina pectoris, infarkti kardial, tromboza dhe rregullojnë tensioni e gjakut. Vaji i ullirit përpos acideve yndyrore përmabn edhe një numër të madh të vitaminave të tretshme në yndyrna si: A,D,E,K. Afër 90% e vitaminës E në vajin e ullirit ndodhet në formë të alfa-tokoferolit. 100 gr. vaji i ulllirit posedon 884 kalori. Nga kjo nuk duhet pasur frikë për trashje, përkundrazi ky vaj ndihmon në zbritjen e mbipeshës trupore, sepse duke iu falëmnderuar aromës intenzive vaji i ullirit e rrit shijen në sasi të duhur. Acidi oleinik zvogëlon vlerat e kolesterolit të dëmshmëm (LDL), duke zvogëluar numrin e receptorëve për të. Polifenolet e ndryshme me vitaminën E veprojnë si antioksidansë dhe pamundësojnë krijimin e radikalëve të lirë, si dhe oksidimin e kolesterolit LDL, të cilët janë shkaktarët e parë në krijimin e pllakëzave arteriosklerotike të dëmshme. Vaji i ullirit vepron mirë edhe në traktin gastrointestinal, duke zvogëluar rrezikun nga i thati në lukth, lehtëson gastritisin, vepron si laksativ i lehtë dhe në këtë mënyrë ndihmon tek problemet në jashtëqitje. Ka një ndikim të mirë mbi disa çrregullime të aparatit tretës si: kapsllëku dhe disa raste të kolitit të zorrëve dhe të veshkëve. Eliminon gurët në veshkë dhe tëmth, për këtë ka edhe përshkrime të sakta në përdorimin kundër këtyre sëmundjeve në doza të caktuara. Në te ka edhe përbërës tjerë që janë kundër sëmundjeve kancerogjene të shumta për të cilat ka shumë libra të shkruara. Gjithashtu vaji përdoret në shumë medikamente mjekësore nga goja apo në formë gjilpërash. Veprimi në mirëmbajtejn e trupit Duke pasur parasysh se lehtëson mineralizimin e eshtrave jashtëzakonisht është i shfrytëzueshëm tek fëmijët që janë në rritje e sipër, si dhe te personat e moshuar të cilët kanë probleme me osteoporozën. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjajshëm me qumshtin e nënës. Për këtë arsye ai ka rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Nga kohërat e lashta vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon tek lëkura e thatë dhe asaj i jep shkëlqim. Flokëve dhe thonjëve i jep fortësi dhe i ruan flokët nga të thinjurit e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunet, shamponet, kremrat, losinet etj. Për t’i arritur të gjitha këto efekte pozitive në vajin e ullirit duhet që: -Më së miri ta shfrytëzojmë në ushqimin e përgatitur, të ftohtë ose pak të ngrohur. -Më së miri është që vajin e ullirit ta ruajmë në temperaturë deri 15 shkallë celsius, në hapësirë të errët dhe gjithsesi në shishe qelqi. E lus All-llahun [Azze ve xhel-le] që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut [subhanehu ve teala] dhe vetëm Ate e falemnderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo. Lutja jonë e fundit: Falemnderimi i takon All-llahut , Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hir të Tij, duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit. Përgatiti: Suzana Hasani 12 Qershor 2007 -------------------------------------- Litteratura e përdorur: 1. „Thesare në Kur’an” – Saimir Bulku, Orjeta Deda (Bulku) 2. „Mjekësia e të Dërguarit Muhammed s.a.v.s.“ - Ibn-Kajjim el- Xhevzi (Dr. sci. Ali F. Iljazi) 3. „Mjekësia profetike“ – Imam Xhelaluddin es – Sujuti (Dr. sci. Ali F. Iljazi) 4. „Mjekësia e Muhammedit s.a.v.s.“- Imam Xhelaluddin es – Sujuti ( Muhammed Bajrami) 5. ”Pse gratë” – Abdul Aziz Esh Shenavi – ( Osman Abazi ) 6. Mr.Ph. Hirije Aziri – Bimët mjekësore ( Internet ) 


 

Studimi më i fundit mjeksor - Oman, 7 Mars 2007 Agjënsia e lajmëve Islame shpallë studimet më të fundit mjeksore për shërimin e sëmundjeve të zemrës dhe arteriosklerozës. Është zbuluar se falja ditore e namazit të sabahut në kohën e vet është mënyra më e mirë për t'u shëruar nga sëmundjet e zemrës dhe arterioskleroza. Sëmundjet më të shpeshta të zemrës janë ç'rregullimet e rrahjeve, që ndodhin nga lëndët mpikëse të zemrës dhe arterioskleroza, shkak i së cilës është pushimi i gjatë i trurit. Një grup mjekësh nga Jordania kanë vërtetuar se ç'rregullimet e rrahjeve të zemrës është sëmundja më e rrezikshme, e cila i kanosët zemrës. Gjithashtu dhe arterioskleroza dhe tromboza (dobësia dhe bllokimi i gjarkullimit të gjakut), që shkak kryesor i këtyre sëmundjeve është gjumi i gjatë, qoftë ai ditën apo natën. Studimet mjeksore kanë konstatuar se njeriu kur bën gjumë të gjatë pakësohen tepër të rrehurat e zemrës, nuk i kalon 50 të rrehura në një minutë. E kur pakësohen të rrehurat e zemrës gjaku kalon nepër kanalet e veta shumë ngadal dhe kjo dukuri sjellë rënien e kriprave dhe yndyrës. Shkak i kësaj njeriu kanoset me arteriosklerozë apo trombozë (dobësimin e arterive apo bllokimin e tyre) e kjo shkakton në zemër ç'rregullimin dhe dobësimin e rrahjeve gjithashtu shkakton dobësimin e arterieve, të cilat do të transferojnë gjakun nga zemra e në tru e që nga kjo shkaktohet apopleksia (pushimi i trurit), e cila e vën jetën në rrezik. Ky studim mjeksor bën të ditur se është e domosdoshme që të ndërpritet gjumi i gjatë, gjegjësisht të mos kalojë më tepër se katër orë. Pas kësaj periudhe të gjumit, për ta vënë zemrën në sistemin e duhur, duhet që të bëhën levizje trupore së paku 15 min. E këto levizje duhet të jenë ditore dhe të bëhën në oret e para të mëngjesit. Me fjalë të tjera, falja e namazit të sabahut në kohën e vet dhe duke shkruar në xhami është ushtrimi i duhur pas gjumit për të shëruar sëmundjet e zemrës. Në këtë studim gjithashtu përmendet se një musliman, i cili e ndërpret gjumin e tij dhe falë namazin e sabahut duke dalur në xhami bën riparimin dhe sistemimin e rrehjeve të zemrës dhe ruan arteriet e saja. Sidomos tek ata që bëjnë më tepër se tetë orë gjumë ditor. Marrë nga: www.almesryoon.com 11 Mars 2007


 

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden