Home
Kontakt
Radio chat
Radio Islam Live
gjetja e kibles
film shqip
Film Islam
FILM Mesazhi Islam Flitet shqip
Jeta e Muhamedit a.s
Ajeti mê Madhshtor
Xhamija e muhamedit a.s
Kuran i Kerim
Leximi i kuranit nê Rad
Përgjixhjet prej kuranit
Kurani sipas Sureve
Lexim i Sureve
Allahu Egziston
Hadithi
40 Hadithe e Neveviut
40 Hadithe Kudsiji
Hafizi 5 Vjeqar
Mrekullit e Allahut
Katastrof e Tsunamit
Ilahi
shêndeti
Jasin
satelitet deshmojn
Dituria e Islamve
Islam Kalendar
El-Fikh'-Ul Ekber
E Verteta e Jetes
Vdekja e pejkamberit
Pjesetetrupit tê Njeriut
Mso Gêrma Arabe
Mso tê shkruash Arab
E Vêrteta e jo ulizion
Disa raste Nuh a.s
40 Kêshilla Familjare
"Ramazani dhe Agjërimi"
Agjerimi Ramazanit
Allahu Njihet
Sahabet e Profetit-a-s
Dita e Gjykimit
Haxhi dhe Umreja
Gruja nê Islam
Hutbeja
Hz.Musa a.s
Imam Hyseini r.a
ILmihali
Islami Denon Terorizmin
Islami eshte fe e persosur
Ligjerata
Krijesat e Mrekullishme
Kurani eshte i Vertet
Kurani Sherues
Leter Nenes e Motres
Lufta e Bedrit
Mashtrimet e shejtanit
Mrekullit e Kuranit
Nektari i vulosur i Xhennetit
Mos Falja e Namazit
Biografia Muhamedit
Historija Al-Aksa Xhamis
Porosija Islame
Pse Islami
Pse Mbulesa
Ramazani dhe Namazi
Shenja mê emadhe
Shenjat e Kijametit
Per Femij Lojra
Kushtet e Fes
Libri i endrave
Akide
Marja Avdesit
Hasan Al Basri
Disa Ajete me Pêrthim Shqip
Emrat tê Femrave
Emra tê Meshkujve
Nen Dhe Ze Ndegjuan
Tronditje e Vertet
Ndegjimi i Jasinit
Popujt e zhdukur 1-2
Film islam Vizatimor
Mrekullit e Allahut s-v-t
EbuHanifa.r.a.horizonti
Shirku - Mëkati që nuk falet
Pse vendosen te mbulohen
Kurthat e Magjistarit
Pejkambert e Allahut s,v,t,
Kohet e namazit
Ezani
Ikameti
Duaja e Ezanit
Msimi i Namazit
Namazi per Fillestar
Falja e Namazit
99-Emra-Esma-ul-Husna
FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU
Ehlu’s-Sunneti Ve’l Xhemaati
Hz Isa a-s Dotê Kthehet
Disa sure të shkurta nga Kur'ani
Sherim brenda 30 minutave me ndihmen e ALLAHUT.svt
Mburoja e Muslimanit
 

Nektari i vulosur i Xhennetit










Nektari i vulosur i Xhennetit

SAFIJJURRAHMAN EL-MUBAREKFURI

N E K T A R I

I V U L O S U R

I XH E N N E T I T

STUDIM I JETËSHKRIMIT TË RESULULLAHUT

FJALA E PROFESOR ALI EL- HAREKANIT, SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIGËS BOTËRORE ISLAME, (RABITËS)

Falënderimi i qoftë Allahut Y, Sunduesit të botëve, Krijuesit të qiejve
dhe të tokës, Dhuruesit të territ dhe të dritës, salavati e selami i
Allahut Y qofshin mbi Muhammedin e, i cili është vulë e të gjithë
Pejgamberëve, që ka ditur të gëzojë dhe të paralajmërojë, të premtojë
dhe të kërcënojë. Allahu e ka nxjerrë njerëzimin me të nga errësira në
dritë dhe e ka shpënë në rrugën e drejtë, sirati mustekim, në rrugën e
Zotit të gjithçkaje që ekziston në qiej dhe në tokë.

A nuk po i kthehet, pra, çdo gjë Allahut?!

Kur Allahu i Lartmadhëruar e ka pajisur Pejgamberin e me shef’at
dhe i ka caktuar pozitë të veçantë ndër Pejgamberët, i ka porositur
muslimanët që ta duan atë dhe i ka bërë të dashur pasue-sit e tij. Ai
ka thënë: "Thuaju (o Muhammed!): "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani
pas meje, që All-llahu t’ju dojë dhe t’ju falë mëkatet..." (Ali Imran,
31)

Këto Fjalë të Allahut janë porosi për muslimanët që me tërë qenien e vet të përpiqen dhe ta duan Resulullahun e.

Arsyet për ta dashur vazhdimisht Resulullahun e shtohen shumëfish
nga dita në ditë, e ato gjenden në personalitetin, në karakterin dhe në
veprën e tij.

Andaj, që nga fillet e para të Islamit, muslimanët fuqishëm qenë
mishëruar me Resulullahun e, e imituan atë dhe çdo herë theksuan vlerat
dhe virtytet e tij, andaj filluan edhe të shkruajnë rrugën e jetës së
tij - "Siretu Resulullah e".

Jetëshkrimi i shkëlqyeshëm i Pejgamberit e bazohet në fjalët, në
veprat dhe në karakterin e tij shembullor. Aishja r.a. ka thënë:
"Sjellja e tij është sipas Kur’anit", ndërsa Kur’ani është Libri i
Alla-hut Y, Fjala e Tij universale, prandaj, kush sillet kështu, do të
jetë njeriu më i mirë, personaliteti më i formuar dhe ndër krijesat më
të dashura të Allahut Y.

Edhe sot muslimanët i bashkon dashuria e madhe dhe e pakufishme
ndaj Pejgamberit e. Pra, kush e do atë (Pejgamberin e), edhe lexon edhe
shkruan për të.

Kështu lindi ideja që të mbahet Kongresi i Parë Islam kushtuar
studimit të jetës, të punës dhe të veprës së ndershme të Resulul-lahut
e.Ky kongres u mbajt në Pakistan në vitin 1396 h. Liga islame –
Rabita – dha shpërblime në të holla me vlerë prej 150 mijë rijalësh
sauditë për pesë veprat më të mira mbi jetëshkrimin e Resulullahut e me
këto parakushte:

1. që studimi të jetë i plotë dhe t’i përfshijë saktësisht ngjarjet historike sipas rendit kronologjik;

2. të jetë origjinal dhe i pabotuar më parë;

3. që autori të numërojë të gjitha veprat klasike, me të cilat është shërbyer;

4. që autori të shkruajë posaçërisht autobiografinë e vet të plotë,
me kualifikim profesional dhe të përmendë punimet e veta shkencore ose
veprat e botuara, nëse ka;

5. që studimi të jetë i shkruar qartë ose i shtypur;

6. të jetë i shkruar në gjuhën arabe ose në ndonjë gjuhë të gjallë;

7. studimi do të pranohet nga fillimi i muajit rebiul th-thani 1396 h. gjer në fillim të muajit muharrem të vitit 1397 h.;

8. studimi do t’i dorëzohet Sekretariatit të Përgjithshëm të
Rabitës Islame në Mekë, në zarf të vulosur, që do të regjistrohet nën
numrin e veçantë serik;

9. punimet do t’i kontrollojë komisioni i posaçëm profesional, i përbërë nga dijetarët e kësaj fushe.

Kjo proklamatë ka qenë stimulim që në konkurs të marrin pjesë të
gjithë ata të cilëve Allahu Y u ka dhuruar dashuri ndaj Resulu-llahut e
dhe që e kanë studiuar personalitetin, punën dhe veprën e tij, e veç
kësaj kanë pasur prirje për të shkruar.

Në selinë e Rabitës filluan të arrijnë punime të shkruara në gjuhën arabe, urde dhe në gjuhë të tjera.

Në konkurs arritën 171 punime, prej të cilave: 84 studime në gjuhën
arabe, 64 në gjuhën urde, 21 në gjuhën angleze, një në gjuhën franceze
dhe një në gjuhën hamite (afrikane).

Komisioni profesional, pas leximit dhe shqyrtimit të të gjitha
punimeve, zgjodhi pesë më të mirat, autorët e të cilave u shpërblyen.

Këta janë:

1. Fitues i shpërblimit të parë, profesor Safijju-r-Rahman
El-Mubarekfuri, ligjërues në UniversitetinSelefik në Indi.Vlera e
shpërblimit ishte 50 mijë r.s.;

2. Fitues i shpërblimit të dytë, dr. Mexhid Ali Kani nga
Universiteti Krahinor Islamik Nju Dehli të Indisë. Vlera e shpërblimit
40 mijë r.s.;

3. Fitues i shpërblimit të tretë, dr. Nusajr Ahmed Nasiri, rektor i Universitetit Islamik në Pakistan. Vlera 30 mijë r.s.;

4. Fitues i shpërblimit të katërt, profesor Hamid Mahmud Mensur Lemudi nga Egjipti. Vlera 20 mijë r.s.;

5. Fitues i shpërblimit të pestë, profesor Abdusselam Hashim Hafëzi nga Medina, Arabia Saudite, vlera e shpërblimit 10 mijë r.s.

Rabita shpalli emrat e fituesve në Konferencën e Parë Aziatike në
Karaçi, që u mbajt në muajin shaban të vitit 1398 h. dhe për këtë e
informoi mbarë opinionin islam.

Kjo ngjarje u shënua në Mekë në solemnitetin e organizuar nga Emir
Saud b. Abdul-Muhsin b. Abdul-Azizi, zëvendësmëkëmbës i qarkut të
Mekës, më 12 rebiul-evvel 1399 h.

Sekretariati i Rabitës, në këtë solemnitet, bëri të ditur se do
t’i botojë studimet e shpërblyera në disa gjuhë botërore. Sipas kësaj,
lexuesit të nderuar i ofrojmë veprën që ka fituar shpërblimin e parë,
të autorit shejh Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri, profesor në
Universitetin Selefik në Indi. Do të botohen edhe veprat e tjera të
shpërblyera, duke lutur Allahun e Lartësuar që t’i pranojë veprat tona,
të kryera posaçërisht në emër të Tij. Allahu Y është Sundues i mirë dhe
Ndihmës i mirë.

PARATHËNIA E BOTUESIT
Jetëshkrimi i Resulullahut e gjithnjë do të jetë pikëvrojtim historik,
burim i pashtershëm nga i cili do të frymëzohen gjenerata të tëra,
kureshtarë të etshëm, të cilët janë trashëgimtarë të pejgamberisë,
pishtarë të imanit, flakadani i të cilëve do të flakërojë përgjithmonë,
e aureoli i dritës së tyre do të përhapet vazhdimisht.

Kush e ka studiuar me përkushtim rrugën e jetës së Resulu-llahut e
dhe i ka kushtuar rëndësi të mjaftueshme vlerave të tij ideore,
meditative dhe praktike, sheh zinxhirin e pashkëputur të ngjarjeve
interesante dhe të jashtëzakonshme historike, në të cilat Resulullahu e
dhe një grup i vogël besimtarësh kanë mbizotëruar qysh në atë kohë me
shumë njohuri shkencore. Prejardhja e materies, shkaqet e gravitacionit
të Tokës dhe shumë njohuri të tjera nga Kur’ani ua kanë ngritur atyre
njerëzoren në shkallë të paparë dhe të panjohur deri atëherë në gjininë
njerëzore. Kush thellohet më tepër në jetën dhe në veprën e
Resulullahut e ndeshet me një transfor-mim misterioz nga historia e
thatë, sterile e boshe, që i ngjason shkretëtirës, në një histori të
begatë porsi toka e pasur e pjellore nga e cila mbin e më vonë rritet
njerëzorja, dituria, qytetërimi dhe bukuria.

Nga burimi i Resulullahut e njerëzit shuan etjen, nga kopshti i
tij i trëndafilave ata volën frute dhe lule aromatike. Me këto janë
ushqyer dhe janë qortuar vetëm aq sa të dihej se janë njerëz e jo
engjëj. Ke mundur t’i dëgjosh duke thënë:

"Ekziston një shkretëtirë e madhe në përqafimin e së cilës u
rritën njerëzit të cilët e pranuan Islamin dhe e përhapën atë në
hapësirat e pllakosura nga errësira, duke zhdavaritur para vetes terrin
dhe injorancën."

Veprat e Resulullahut e na flasin: "Ne e sajojmë umetin, popullin, të cilit do t’i takojë historia e botës në të ardhmen."

Historia e gjertanishme nuk njeh ndonjë personalitet si
Resulu-llahu e, i cili ka pasur durim në fatkeqësi, qëndrueshmëri në
drej-tësi, karakter të fortë dhe të qetë në vrungullimet e tundimet e
kësaj bote. Askush nuk ka qenë më i mëshirshëm, më zemërgjerë dhe më i
arsyeshëm se ai dhe askush nga njerëzit nuk ka mundur t’i kuptojë
domethëniet mbinatyrore më mirë. Atë Allahu Y e ka kriju-ar që të
mposhtë shumë fatkeqësi (mynxyra) dhe t’i përvuajë vetë.

Prandaj, Resulullahu e për historinë e njerëzimit është burim i
pashtershëm i humanizmit, ndërsa për vetë njerëzimin mbrojtës i
strukturës së këtij humanizmi dhe i zbatimit të tij në vepër.

Allahu i Lartësuar e ka vulosur zemrën e Resulullahut e nga të gjitha të metat dhe dobësitë, që nga lindja gjer në vdekje.

Duke lexuar jetëshkrimin e Resulullahut e njohim personalite-tin e
tij, tiparet e karakterit të tij, mënyrën e shprehjes e metodën e punës
së tij dhe mësojmë se Allahu Y gjithnjë ka qenë mirëdashës ndaj tij:
Udhëzues, Ndihmës dhe Mbrojtës i tij. Islami ka qenë feja e të
Dërguarit, ndërsa Kur’ani udhërrëfyes i tij.

Krahas kësaj do të kuptojmë se njeriu nuk është në gjendje të
arrijë qëllime të larta morale dhe vlera njerëzore ndryshe nga
shembulli i Resulullahut e i cili, para së gjithash, ka qenë njeri e
pastaj nismëtar i humanizmit dhe i përparimit shoqëror.

Tërë jeta e Resulullahut e është caktuar dhe rregulluar sipas
dispozitës hyjnore. Sikur cilësitë e tij Allahu Y t’i ketë krijuar në
një kohë, pastaj t’i ketë varur ato, në mënyrë që gjatë jetës dhe sipas
nevojave të caktuara t’i ketë marrë nga koha dhe ta ketë stoli-sur të
Dërguarin e Vet. Kjo i ngjason bimës e cila merr dritën e diellit nga
qielli, pa të cilën s’mund të ketë jetë.

Një komponent i rëndësishëm i personalitetit të Resulullahut e ka
qenë oratoria, e cila nuk i ka munguar atij populli të paarsimuar arab.
E folura e Resulullahut e, fjalët dhe mendimet e shprehura të tij të
shpiejnë në kopsht të begatshëm me fruta të llojllojshme. Kur hyn në
këtë kopsht, ndien se gjithçka rreth teje frymon dhe të duket se rreh
vetëm një zemër.

Çdo fjalë dhe çdo mendim i Resulullahut e përmban në vetvete
porosi. Nëse e kupton këtë, atëherë do të të përtërihet vullneti
përjetë. Ai të magjeps me mënyrën e të shprehurit: qetas, sinqe-risht,
durueshëm dhe me plot ndjenja. Pastaj, pa u ngutur lexuesi bie nën
ndikimin e tij, andaj gradualisht humanizohet. Ai te lexuesi edukon dhe
kultivon njerëzoren, pastaj Allahu Y i dhuron kujt të dojë Vetë një
pjesë nga Drita e Tij. E folura e Resulullahut e na është aq afër, sa
edhe vetë shpirti i njeriut, e njëkohësisht na është aq larg, saqë s’e
dimë se çka është shpirti në realitet. Ai ka zgjidhje për çdo problem,
ofron shtegdalje nga çdo situatë e vështirë dhe udhëzon në shtigjet e
ndriçuara nëpër të cilat duhet ecur.

Ndërsa lexojmë fjalët e Resulullahut e, e humbim perceptimin e
kohës e të hapësirës dhe, të thelluar në domethënien e atyre fjalëve,
përjetojmë praninë e tij, na bëhet sikur është këtu mes nesh, në bisedë
të drejtpërdrejtë. Kur në tekstin e vet fut ndonjë ide të re, fjalët e
tij menjëherë marrin kuptim të ri. Ne e kuptojmë Pejgamberin tonë e aq
sa jemi me të, aq sa e pranojmë atë dhe aq sa dëshirojmë ta kuptojmë
atë. Nëse ndalemi diku, atëherë edhe ai ndalet, e nëse vazhdojmë, edhe
ai vazhdon. Atë çka e kemi zbatuar ndaj tij, edhe ai e ka plotësuar
ndaj nesh. Në mënyrën e vet të shprehjes, Resulullahu e nuk ka atë që
kanë shumica e oratorëve botëror. Në gjuhën e tij nuk ka vrazhdësi,
cinizëm, dykuptimësi e as humor të zi. Ai nuk i ka lejuar vetes të
flasë çka kanë dashur ose çka i kanë diktuar të tjerët. Fjala e
Resulullahut e është thënë ose është shprehur për ta mbartur
domethënien a porosinë e cila duhet të jetësohet. Ai flet me zemër, e
cila rrezaton iman, dhe me Kur’an. Pas fjalëve të tij qëndron Allahu i
Lartësuar.

Sido që të jetë, kjo është formula sipas së cilës duhet të jetojë
njeriu. Jeta, fjalët dhe vepra e Pejgamberit të Allahut duhet të jenë
shembull për çdo njeri, sidomos kur dihet se ai, që nga lindja e gjer
në vdekje, ka ecur shtigjeve të Islamit të pastër. Jeta e tij nuk ka
njolla që të mund të formohet bindje e kundërt. Këtu nuk ka hamendje.

Prandaj theksojmë se e tërë jeta e Resulullahut e, fjalët dhe
veprat e tij, duhet të kenë rëndësi për besimtarin sikurse ka rëndësi
zemra e vet, pa të cilën as që do të mund të jetonte. Hija e tij duhet
ta ndjekë atë si ndërgjegjja që udhëhiqet nga arsyeja. Ne me vetëdije
nuk mund t’i ikim hijes sonë, e as ndërgjegjes sonë, andaj me vetëdije
nuk guxojmë të largohemi nga Resulullahu e.

Duhet të përpiqemi për ngritjen shpirtërore dhe morale që
qëndrojnë më lart se ambiciet materiale dhe robërimi i dynjallëkut.
Shpirti nuk mund të fluturojë dhe të ngrihet në lartësi, përderisa
njeriu nuk e kupton qëllimin e lindjes, të jetës, të vdekjes dhe të
ringjalljes së vet. Këtë mund ta kuptojë vetëm ai që ka pasur për
Pejgamber Resulullahun e.

Umeti ynë e ka fenë dhe Pejgamberin si asnjë popull tjetër.
"Allahu Y na ka dërguar për të nxjerrë atë që dëshiron nga robërimi
ndaj njeriut në robërim dhe adhurim ndaj Sunduesit të të gjithë
njerëzve, nga padrejtësia e feve në drejtësinë e Islamit dhe nga
padrejtësia e kësaj bote në gjerësitë e kësaj dhe të asaj bote."

Këto fjalë forcojnë imanin e njeriut. Ato rrezatojnë dritë dhe
japin shpresë. I ka shqiptuar personi i edukuar nga udhërrëfyesi ynë
dhe mësuesi i parë, e, personi i cili e ka kuptuar qëllimin e jetës së
vet dhe ka punuar në sendërtimin e atij qëllimi. I këtillë duhet të
jetë secili që dëshiron t’i bashkohet varganit të besimtarëve të
vër-tetë në rrugën e tyre të gjatë.

Për shkak të rëndësisë së madhe që ka "Sira" në jetën e çdo
muslimani, për të kaluarën ose për të sotmen, janë shkruar shumë libra
në të cilat jeta e Resulullahut e është prekur nga aspekte të ndryshme,
në mënyrë tematike ose metodologjike. Por vetëm disa janë librat mbi
jetën dhe veprën e Resulullahut e,të cilat dallohen për stilin
tregimtar të shkrimit, e krahas kësaj autorët u janë përm-bajtur me
besnikëri ndodhive historike dhe të dhënave të sakta autentike, që i
mundëson lexuesit t’i lexojë ato me lehtësi, që t’i kuptojë tërësisht
dhe t’i studiojë pa kurrfarë të metash.

Ky libër me titull në gjuhën arabe "Er-Rehiku-l-Mehtumi", në
gjuhën tonë do të mund të përkthehet si: "Nektari i vulosur i Xhenetit"
ose "Nektari i vulosur", shkruar nga profesor Safijju-R-Rahman
El-Mubarekfuri nga India dhe bën pjesë në librat e veçantë, me
kronologjinë e vet të ngjarjeve. Këtu është shprehur përfshirja e
tërësishme e "Sirës" së pastër pa fije dyshimi a pavërtetësie, të cilat
janë komponente përcjellëse në disa vepra. Gjithashtu ky libër është i
kapshëm për opinionin e gjerë të lexuesve, sikurse edhe për
hulumtuesit, profesioni i të cilëve është "Sira". Secili do të gjejë
aty atë që dëshiron për vete. Andaj, kjo vepër ka fituar çmimin e parë
në konkursin e Rabitës "Për Siren më të mirë".

Duhet të nënvizojmë se ky libër është vetëm vazhdim i përpjekjeve
të mëdha që kanë bërë shkencëtarët e Indisë gjatë shumë shekujve, për
ruajtjen e traditës islame, duke kultivuar shumë shkenca islamike. Janë
të njohura arritjet e tyre origjinale në fushën e tefsi-rit, të
hadithit, të Sires dhe të shkencave të tjera të hadithit.

Dhe, teksa botojmë këtë libër për muslimanët e Lindjes dhe të
përëndimit, e lusim Allahun Y që ta përdorin këtë. Allahu e di se çfarë
qëllimi ka çdo njeri!
 

POZITA E ARABËVE DHE E POPUJVE ARABË
Siretu Resulullahu ose Jetëshkrimi i Resulullahut e është interpretimi
i vërtetë i Shpalljes së Kur’anit dhe i porosisë të cilën Pejga-mberi e
ia komunikoi mbarë njerëzimit. Kjo Shpallje është udhërrëfyesi me të
cilin Allahu Y i ka nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë, nga
idhujtaria në besimin në një Zot.

Prandaj, është e pamundur të përfytyrohet në tërësi fuqia
madhështore e Shpalljes së Allahut Y, vetëm nëse krahasohet gjendja që
i ka paraprirë Shpalljes me gjendjen që ka rezultuar nga ndikimi dhe
fuqia e saj. Nga ky aspekt sjellim kapitullin për popujt arabë dhe
ndodhitë historike para Islamit, e pastaj kapitullin mbi situatën
historike të periudhës në të cilën paraqitet Muhammedi e.

Pozita e arabëve

Fjala El-Areb në gjuhën shqipe do të thotë shkretëtirë, stepë, tokë
jopjellore, pa ujë dhe pa bimë. Me këtë emër, që nga kohët e lashta,
është quajtur Gadishulli Arabik, si edhe banorët e këtij vendi, të
cilët e kanë atdhe.

Gadishulli Arabik nga përëndimi kufizohet me Detin e Kuq dhe me
një pjesë të Gadishullit të Sinajit, nga lindja me gjirin Arabik dhe me
një pjesë të madhe të Irakut Jugor. Në jug gjendet Deti Arabik, i cili
është vazhdim i Oqeanit Indian. Në veri kufizohet me Sirinë dhe me një
pjesë të Irakut. Sipërfaqja arrin deri në një milion - një milion e
treqind mijë milje katrorë. (rreth 3 milionë km2) Gadishulli Arabik zë
një vend shumë të rëndësishëm gjeostrategjik në atë pjesë të botës.

Përbërja natyrore e tokës është zallore, pa kurrfarë pasurish
natyrore që do t’i joshte të huajt ta kolonizonin këtë vend. Prandaj
Gadishulli Arabik ka mbetur i pamposhtur dhe i mbrojtur vetvetiu, që
nga kohët më të lashta e gjer më sot. Edhe banorët e këtij Gadishulli
kanë qenë gjithnjë të lirë dhe të pamposhtur, përkundër faktit se ishin
të kufizuar me fuqitë më të mëdha botërore të asaj kohë: me Bizantin
dhe Persinë.

Pozita strategjike e Gadishullit Arabik është e rëndësishme për
tërë rajonin e Azisë Juglindore. Gjendet midis dy kontinenteve të
njohura me emrin Bota e Vjetër. Kufizimet nga toka dhe deti. Kufiri i
tij veriperëndimor është port prej nga hyhet në Afrikë, ndërsa kufiri
verilindor është çelës për Evropën. Ana lindore u hap derën joara-bëve,
kështu që lidhja me Indinë dhe me Kinën është njëkohësisht edhe lidhja
me Lindjen e Largët. Nga kufiri verior, ky Gadishull, lidhet me Lindjen
e Afërt. Për shkak të pozitës së tillë gjeografike të Arabisë, veriu
dhe jugu i saj kanë qenë porte për popujt e tjerë, kanë qenë qendra
tregtare, kulturore, arsimore, fetare dhe qendra të artit.

Popujt arabë

Historianët i ndajnë arabët në tri grupe sipas origjinës:

1. Arabët El-Baide, ose arabët autoktonë të këtij Gadishulli, për
prejardhjen e të cilëve nuk ka të dhëna të mjaftueshme me shkrim. Atyre
u takojnë fiset: Ad, Themud, Tasëm (degë e fisit të zhdukur Ad në
Jemen), Xhedis, Amlak dhe disa fise të tjera. Këta në realitet janë
arabët beduinë.

2. Arabët El-Aribe, të cilët janë me origjinë nga Ja’reb bin Jeshxhel bin Kahtani, andaj quhen edhe arabë Kahtanije.

3. Arabët El-Mustar’ebe, të cilët e kanë origjinën nga Ismaili, dhe quhen arabë Adnanije.

Arabët Kahtanije ose El-Aribe, kanë ardhur nga jugu i Arabisë.
Djepi i tyre është Jemeni. Familjet e tyre janë degëzuar me lidhje
martesore dhe dy nga fiset më të njohura janë:

a) Humejr, me familjet më të njohura: Zejdull-Xhumhur, Kuda’at dhe Sekasik;

b) Kehlan, me familjet më të njohura: Hemdan, Enmar, Tajj,
Midhhaxh, Kinda, Laham, Xhidham, El-Ezd, El-Evs, El-Hazrexh, ndërsa
pasardhësit e Xhefnit kanë qenë sundimtarë të Shamit, përkatësisht të
Sirisë, të Palestinës dhe të Jordanisë. Fisi Kehlan nga Jemeni është
shpërngulur në të gjitha viset e Arabisë, menjëherë pas shpërthimit të
pendës Arim. U bënë tregtarë të njohur, por tregtia u dështoi pasi
Bizanti zaptoi rrugën detare, ndërsa rruga tokësore u rrënua pas
pushtimit të Egjiptit dhe të Sirisë.

Fiset jetonin kryesisht në marrëdhënie të mira, por ngandonjëherë
edhe të këqija. Ndërkaq, gjithnjë garonin se cili do të ishte më i miri
dhe cili do të fitote famë më të madhe. Ndërmjet tyre gjithnjë
mbretëronte fryma e rivalitetit. Ndodhte që mes tyre të formonin edhe
lidhje gjaku me anë të martesave, siç ka ndodhur me Humejrët dhe me
Kehlanët. Populli Kehlan është shpërngulur në të katër anët, prej tyre
rrjedhin këto katër grupe të pasardhësve:

 

  1. El-Ezdët

    Sipas mendimit të kryeparit të tyre, Umran b. Amrit, ata u shpërngulën
    në të gjitha anët. Udhëtuan nga Jemeni në veri të Arabisë. Njihen edhe
    vendet ku janë vendosur pas shpërnguljes së fundit. Thalebe b. Amër
    El-Ezdi vajti në Hixhaz dhe vendoset midis vendeve Thalebije dhe
    Dhi-K**. Kur iu rrit i biri, u forcua dhe e mori botën në sy. Arrin të
    vendoset në Medinë. Pasardhësit e tij janë: El-Evs, El-Hazrexh, djemtë
    e Harith b. Thalebit.

    Harith b. Amri, nga fisi Huza’ah, ndahet prej tyre dhe arrin në
    rajonin e Hixhazit. Vendoset në rrugën Edh Dhahran. Fisi i tij, pasi
    pushtoi Haremin dhe Mekën, i zgjodhi këto si vendbanime për vete, ku
    prej andej dëboi Xherahimët, banorët e lashtë autoktonë. Amran b. Amri
    shkoi në Amman (Jordani), ku vendoset me familjen e vet.

    Xhefre b. Amri shpërngulet në Sham, ku mbetet të jetojë me
    familjen e vet. Prej tij rrjedhin mbretërit e Gassanit, të cilët e
    marrin emrin nga uji Hixhaz (pus midis Remeit dhe Zeabetit), ku qe edhe
    vendbanimi i tyre i parë, para se të shkonin në Sham.

    2. Lahamët dhe Xhedhamët

    Nga fisi i parë është pasardhësi Nasër b. Rebia, nga i cili rrjedhin mbretërit e Menadhirit në Hajër.

    3. Benu Tajjët

    Pas shkuarjes së El-Ezdëve, Benu Tajjët nisen për në veri. Vendosen
    në dy kodra, Exha dhe Selma, andaj që të dyjat i quajtën kodrat e
    Tajjit.

    4. Kindamët

    Ata vendosen në rajonin e Bahrejnit, pastaj u detyruan me dhunë ta
    braktisnin këtë vend. Shkojnë në Hadramevt e pastaj edhe në Nexhd, ku
    formojnë një shtet me rëndësi të madhe strategjike, por ky shtet së
    shpejti shkatërrohet pa lënë kurrfarë gjurme. Kindamët i takojnë fisit
    Kuda’at me origjinë nga Humejri, megjithëse ka mendime të ndryshme për
    origjinën e tyre. Ata, pas braktisjes së Jemenit, vendosen në
    shkretëtirën e Irakut.

 

Arabët Mustar’ Ebe

Ata rrjedhin nga stërgjysh Ibrahimi u, me origjinë nga viset irakiane,
saktësisht nga qyteza "Ir" e cila ndodhej në bregun përëndimor të lumit
Eufrat, në afërsi të Kufës. Gërmimet dhe trashëgimia e këtij vendi të
rëndësishëm historik janë përshkruar hollësisht dhe ruhen në libra. Po
ashtu janë ruajtur edhe shënimet mbi origjinën e familjes së Ibrahimit
e dhe për ndodhitë shoqërore e fetare të asaj kohë.

Nga historia është e njohur se Ibrahimi e është shpërngulur nga
vendi "Ir" në vendin Haran apo Hiran, prej këndej ka shkuar në
Palestinë. Palestinën e ka zgjedhur si qendër për ushtrimin e misionit
të vet, por udhëtonte përkohësisht në vende të tjera e përsëri kthehej
aty.

Burimet përmendin se një herë ka udhëtuar në Egjipt te faraoni, i
cili është orvatur t’i bënte intrigë dhe ligështi gruas së tij, por
Allahu Y këtë intrigë ia ktheu atij. Faraoni vëren se sa e devotshme
ishte Sara ndaj Allahut Y, andaj ia jep vajzën e vet, Haxheren, si
shërbëtore. Sara e merr Haxheren në shërbim, pastaj e marton me
Ibrahimin e. Kështu Haxherja bëhet gruaja e dytë e Ibrahimit e, me këtë
rast dështon intriga e faraonit.

Ibrahimi e kthehet në Palestinë dhe Allahu Y nga Haxherja i dhuron
Ismailin. Sara, gruaja e tij e parë ishte xheloze, andaj përpiqej t’ia
mbushte mendjen që ta linte Haxheren dhe fëmijën e saj të vogël,
Ismailin. Ai nuk deshi të ndahej nga Haxherja, por për t’i plotësuar
dëshirën Sarës, e dërgon këtë në Hixhaz dhe që të dy i la në një luginë
jopjellore, afër shtëpisë së Shenjtë Bejtul-Muharrem, e cila asokohe
ekzistonte në formën e një grumbulli të ngritur prej gurësh e rëre, të
cilën herë pas here e rrihte era nga të dyja anët.

Ibrahimi e i la këta nën hijen e një palmeje, në afërsi të
Zem-zemit të sotëm, i cili nuk ekzistonte atëbotë. Ky vend ndodhet në
majë të Mesxhidul-Haramit të sotëm.NëkohëneHaxheres, e tëra ka qenë
shkretëtirë. U la ushqim dhe ujë e pastaj u kthye në Palestinë.

Haxherja dhe djali i saj i vogël qëndruan disa ditë në
shkretëtirë, derisa iu harxhua ushqimi dhe uji. Pastaj, me vullnetin e
Allahut Y, uji filloi të buronte nga rëra - burimi Zem-zem, i cili ua
shoi etjen dhe njëkohësisht u bë burim i jetës së tyre.

Rrëfimi për Haxheren dhe për Ismailin është i gjatë dhe i njohur.

Atëbotë aty arrin fisi Jemanit, i quajtur Xhurhum, apo brezi i dytë
i tyre, dhe me lejen e Haxheres, nënës së Ismailit, u vendosën në
truallin rreth Zem-zemit. Thuhet se fisi Xhurhum më parë ka jetuar në
shpatinat e maleve të Mekës së sotme. Buhariu, në koleksionin e vet të
haditheve, thotë qartë se ky fis është vendosur në rajonin e Mekës së
sotme pas Ismailit, para moshës madhore të tij, se ata zbrisnin nga
malet në këtë luginë, por në mungesë të ujit nuk ishin vendosur aty më
herët.

Ibrahimi e herë pas here vinte në Mekë për të vizituar familjen e
vet të braktisur. Nuk dihet saktësisht numri i këtyre udhëtimeve, por
historia ka shënuar katër. Allahu Y përmend në Kur’an se Ibrahi-mi e
kishte ëndërruar se duhej ta therte (flijonte) djalin e tij, Ismai-lin,
andaj kur deshi ta bënte këtë, Allahu Y tha: "Dhe, kur ata të dy u
dorëzuan, e ai e shtriu me ballë përtokë, Ne e thirrëm: "O Ibrahim!Ti e
realizove ëndrrën!Ne,metëvërtetë,kështu i shpër-blejmë ata që bëjnë
vepra të mira. Kjo, me të vërtetë, ishte një sprovë e qartë!" Dhe Ne e
shpaguam atë me një kurban të madh..." (Es-Saffat: 103-107).

Në Gjenezë, në librin e parë të Dhiatës së Vjetër, thuhet se
Ismaili ishte trembëdhjetë vjet më i madh se Is’haku. Tregimi dëshmon
se kjo ka ndodhur para lindjes së Is’hakut, sepse lajmi i parë për
Is’hakun përmendet pas rrëfimit të shkruar në tërësi mbi Ismailin. Në
këtë rrëfim përmendet së paku një udhëtim i Ibrahimit e para mo-shës
madhore të Ismailit, ndërsa tri udhëtime të tjera i përmend Buhariu,
transmetuar nga Ibni Abbasi r.a., e ky drejtpërdrejt nga Resulullahu e.

Ismaili rritet dhe bëhet një djalosh i bukur e i pashëm. Gjuhën
arabe e mëson nga fisi Xhurhum. Këta e pëlqejnë shumë, andaj e martojnë
me një vajzë nga fisi i tyre. Ndërkohë i vdes nëna dhe Ibrahimi e u nis
nga Palestina për të vizituar Haxheren dhe të birin, Ismailin.

Në Hixhaz arrin pas martesës së Ismailit. E kërkon Ismailin në
shtëpi, por nuk e gjen, aty takon vetëm bashkëshorten e tij, me ç’rast
e pyet për Ismailin, si ishte dhe si jetonte. Ajo i ankohet për
varfëri, e Ibrahimi e e porosit atë që t’i thoshte Ismailit ta ndërrojë
pragun e shtëpisë. Ismaili e kupton porosinë e babait dhe ndahet nga
kjo grua e martohet me një tjetër, me të bijën e Mudad b. Amrit,
kryeparit të moçëm të fisit Xhurhum. Pas kësaj martese të Ismailit,
Ibrahimi e përsëri vjen për vizitë dhe përsëri nuk e gjen Ismailin në
shtëpi, andaj e pyet gruan e tij se si është dhe si jeton. Ajo
falënde-roi Allahun Y për çdo gjë, e ai porosit Ismailin që kësaj radhe
të për-forcojë pragun e shtëpisë. Pastaj Ibrahimi e kthehet në
Palestinë.

Ibrahimi e vjen për të tretën herë dhe e gjen Ismailin duke
mprehur shigjeta nën kurorën e një druri, afër burimit Zem-zem. Nisen
drejt njëri tjetrit, sikur djali ndaj babës ashtu edhe baba ndaj
djalit. Takimi i tyre më në fund u bë pas një kohë shumë të gjatë.
Babai plak e kishte të vështirë t’i fshihte lotët e gëzimit para birit
të vet, edhe i biri i ndershëm dhe i mirë nuk mund ta fshihte gëzimin
paratij.Një kohë ata qëndruan së bashku. Kësaj here hodhën theme-let
mbi të cilat ngritën Ka’ben. Ibrahimi e u komunikoi njerëzve ta kryenin
haxhin, ashtu siç kishte urdhëruar Allahu Y.

Allahu Y i dhuroi Ismailit dymbëdhjetë djem. Djemtë e tij
quheshin: Nabit apo Nabajot, Kajdar, Edbail, Mibsham, Mishma’a, Devmen.
Misha, Hudad, Jetmen, Jatur, Nefis dhe Kajdeman.

Prej tyre u shtuan dymbëdhjetë fise. Në fillim që të gjithë
qëndronin në Mekë. Merreshin me tregti. Udhëtonin rrugëve tregtare në
relacionin përgjatë Jemen-Sham-Egjipt dhe anasjelltas. Pas një-farë
kohë këto fise shpërngulen në mbarë Arabinë, madje edhe jash-të saj.
Shumë prej tyre harrohen, përveç fiseve Nabit dhe Kajdar. Në veri të
Hixhazit lulëzoi kultura e El-Enbatëve. Ky popull krijoi një pushtet të
fortë, të cilit iu nënshtruan fiset përreth. Kryeqendrën e kishin në
Batra. Askush nuk guxonte t’u kundërvihej, gjersa erdhën bizantinët, të
cilët i nënshtruan.

Profesor Sulejman En-Nedeviu, në studimin e vet shkencor,
parashtron mendimin se prijësit e fisit Gassan (Gassasinë), sikurse
edhe ensarët nga fisi El-Evs dhe El-Hazrexh, nuk e kanë prejardhjen nga
kahtanët, por nga familja e Nabit b. Ismailit, këtë e dëshmojnë
gjur-mët e tyre historike në ato vende.

Bijtë, përkatësisht pasardhësit e Kajdarit, kanë mbetur në Mekë,
ku edhe janë familjarizuar. Brezit të tyre i takojnë Adnani dhe i biri
i tij, Me’adi. Nga ky i fundit arabët Adnanijë kanë mbajtur në mend
origjinën e vet. Adnani është gjyshi i njëzetenjëtë në brezin familjar
të Resulullahut e. Është shënuar se Resulullahu e gjatë përmendjes së
origjinës së vet, ka ardhur gjer tek Adnani, e atëherë është ndalur
duke thënë: "As shkruesit nuk do të ishin të sigurt për babanë para
Adnanit." Në të kaluarën ai nuk ka shkuar më larg se Adnani. Me këtë
pajtohen edhe shumë dijetarë, andaj në origjinën e Resulullahut e nuk
shkojnë përtej Adnanit, duke u bazuar në hadi-thin e përmendur. Ata
thonë se nga Adnani e gjer tek Ibrahimi e ekzistojnë dyzet brezni.

Pasardhësit e Me’adit janë shtuar nga i biri i tij Nezari, i vetmi
pasardhës i tij mashkull. Ai ka pasur katër djem, nga të cilët rrjedhin
katër fise: Ijjad, Emmar, Rebiah dhe Mudar. Dy të fundit janë
nume-rikisht të mëdha dhe të njohura në histori për nga fama dhe
autori-teti.

Në kohën paraislamike, nga fisi Rebiah, dolën personalitete të
rëndësishme historike. Këta janë: Esed b. Rebia, Abdul-Kajsi, dy djemtë
e Vailit: Bekri dhe Taglubi, pastaj Hanife etj.

Populli Mudar, me lidhje martesore dhe numerikisht i shumtë, u nda
në dy fise të mëdha: Kajs b. Mudar dhe Ilijas b. Mudar. Nga Kajs b.
Mudari pasojnë fiset: Benu Sulejm, Benu Havazin, Benu Gaffan, ndërsa
nga Gaffanët janë: Abesi dhe Dhubjan Eshxh’i dhe Gani b. Easari.

Nga Ilijas b. Mudari pasojnë: Temim b. Merre, Hudhejf b. Mudrike, Benu Esed b. Hudhejme dhe pasardhësit e Ken’aneh b. Hudhejmes.

Nga Ken’aneti pasojnë kurejshët, siç janë djemtë e Fihër b. Malik
b. Nadar b. Ken’anetit. Kurejshët me kohë u ndanë në shumë fise, e më
të njohurat janë: Xhuhm, Sehm, Adijj, Mahzum, Tejmi, Zehra, ndërsa
pasardhësit e Kussaj b. Kelabit janë Abduddar b. Kussaji, Abdu Menaf b.
Kussaji dhe Esed b. Abdul-Uzza b. Kussaji.

Fisi Abdu Menaf degëzohet në katër familje: Abdu-sh-Shems, Neufel,
El-Muttalib dhe Hashim. Prej familjes Hashim, Allahu Y zgjo-dhi
Pejgamberin tonë, Muhammedin e, djalin e Abdullah b. Abdul-Muttalib b.
Hashimit. Resulullahu e ka thënë: "Allahu e ka zgje-dhur Ismailin nga
bijtë e Ibrahimit, Ken’anin nga bijtë e Ismailit, kurejshët nga bijtë e
Ken’anit, ndërsa nga kurejshët ka zgjedhur Benu Hashimitët, e mua nga
Benu Hashimitët."

Transmetohet nga Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili ka thënë:
"Resulullahu e ka thënë: "Allahu i ka krijuar krijesat, e mua më ka
zgjedhur me origjinë nga brezi më i mirë, nga fisi më i mirë dhe nga
familja më e mirë. Unë jam, pra, më i miri si nga virtytet ashtu dhe
nga origjina." Kur u zgjerua fisi Adnanit, ata u shpërndanë në tërë
Arabinë. Janë vendosur nëpër shpatie të kodrave dhe nëpër lugina
pjellore. Pasardhësit e Bekër b. Vailit, Abdul-Kajsit, dhe pasardhësit
e Temimit u vendosën në Bahrejn dhe mbetën aty.

Fisi Benu Hanife b. Sa’d b. Ali b. Bekër u vendos në Jemame dhe në
qytezat përreth, ndërsa pasardhësit e tjerë të Bekër b. Vailit u
vendosën në trevat prej Jemames në Bahrejn, gjer te portet Sejf dhe
Kazimet në bregdet dhe në shpatiet e rajonit Sevad në Irak. Fisi Taglib
u vendos në luginën e lumit Eufrat. Disa familje kanë jetuar së bashku
me fisin Bekër. Fisi Benu Temim u vendos në fshatrat e Bas-rës. Benu
Sulejmët (Selimët) mbetën në afërsi të Medinës në lugi-nën Vadil-Kura
dhe Hajber në lindje të Medinës deri te dy kodrat (Xhebe-lejn), të
cilat shtrihen deri në El-Xherre. Në Taif u vendos fisi The-kaf, kurse
fisi Havazin, në lindje nga Meka, në shpatiet e Evsasit në rrugën midis
Mekës dhe Basrës. Benu Esedët u vendosën në pjesën lindore të Tejmit
dhe në përëndim nga Kufa, mes tyre ishin shtëpitë e Buhtur b. Tajjit.
Largësia prej tyre gjer në Kufe ishte pesë ditë ecje në këmbë. Dhubjani
u vendos midis Tejmit dhe Havranit. Fami-lja e Ken’anit mbeti në Tuham,
ndërsa Mekën dhe luginën e saj e banuan kurejshët, të cilët, pasi ishin
të përçarë, i bashkoi A’ta-Kus b. Kulabi, që i bëri të njohur e me famë
qysh para Islamit.

PUSHTETI DHE UDHËHEQJA TEK ARABËT
Meqenëse duhet të flasim për gjendjen e arabëve para Islamit,
vendosëm të japim një pasqyrë të shkurtër të historikut arab, shtetit
dhe besimit të tyre, në mënyrë që t’i kuptojmë më lehtë ngjarjet dhe
ndodhitë e jashtëzakonshme në kohën e shpalljes së Islamit.

Gjatë kohës së shpalljes së Islamit, në Gadishullin Arabik mbretëronin dy shtresa shoqërore:

a) Mbretërit e kurorëzuar, të cilët nuk gëzonin pavarësi;

b) Paria dhe udhëheqja e fiseve, të cilët i gëzonin të gjitha
privilegjet, sikurse dhe mbretërit, por, ndryshe nga shumica prej tyre,
ata ishin të pavarur. Rrallëherë kryeparët e fiseve i nënshtroheshin
mbretit. Mbretërit e kurorëzuar ishin sundimtarët e Jemenit, pastaj
sundimtarët e familjes Gassan dhe sundimtarët e El-Hajrit. Sundim-tarët
e tjerë të Gadishullit Arabik nuk kishin kurorë.

Pushteti në Jemen
Populli më i vjetër i Jemenit është populli seb’e. Ata u takojnë
arabëve Arebe. Për ta kemi mësuar mjaft nga gërmimet arkeologjike të
Evrit rreth shekullit XXV para lindjes së Isait e, ose para erës së re.
Shkallën e lartë të qytetërimit e kanë arritur në shekullin XI p.e.r.

Epokën e sundimit të tyre mund ta ndajmë në katër etapa:

1. Kjo periudhë arrin të shënohet gjer në vitin 650. p.e.r. Sundimtarët e kësaj periudhe janë quajtur "Seb’ejët e Fortë".

Kryeqendra e tyre ka qenë qyteti Sarvah, gërmadhat e të cilit
gjenden një ditë udhëtimi nga qyteti M’areb ose Harib. Në kohën e
sundimtarëve seb’eit kishte filluar ndërtimi i pendës së famshme, të
njohur me emrin "Seddu Me’reb", e cila kishte rëndësi të madhe
historike për Jemenin. Dihet se Seb’ejët kanë qenë pushtues të mëdhenj,
prandaj gjatë kohës së sundimit të tyre kanë pasur shumë koloni në
Arabi dhe jashtë saj.

2. Periudha e dytë nga viti 650. p.e.r. Në këtë periudhë mbretërit
mohuan emrin "Seb’ejët e Fortë" dhe u quajtën "Mbretërit nga Seb’eja".
Si kryeqytet caktojnë M’arebin, në vend të Sarvahit, gërmadhat e të
cilit ekzistojnë gjashtëdhjetë millje larg nga ana lindore e San’it.

3. Periudha e tretë zgjat prej vitit 115 p.e.r. e gjer në vitin
300 të erës së re. Seb’enë e sundojnë Himjerët, të cilët pushtojnë
qytetin Rejdan, e bëjnë kryeqytet të vetin dhe e riemërtojnë me emrin
"Dhaffar". Gërmadhat e Dhaffarit ekzistojnë në kodrën Midver afër
Jeremit.

Që nga kjo periudhë, Seb’eajtë dhe shteti i tyre fillojnë të
dobësohen dhe të bijnë në dekadencë. Ata humbën tregun në veri të
Hixhazit, kështu që u shkatërrua tregtia e tyre. Ndërkohë Bizanti, pasi
pushtoi Egjiptin, Sirinë dhe Shamin, mbizotëron me tregtinë detare dhe
me tregun e Hixhazit verior. Edhe përleshjet ndërfisnore ndikojnë në
shkatërrimin e rrjetit tregtar të Seb’ejëve. Të gjitha këto ndikuan
edhe në shpërnguljen e shpejtë të familjes Kahtan, të cilët filluan të
emigrojnë në vise të ndryshme të Arabisë.

4. Periudha e katërt zgjat nga viti 300. i erës së re e gjer në
përhapjen e Islamit në Jemen. Kjo periudhë është e shënuar me
përmbysje, konflikte dhe me luftëra qytetare, që u mundësuan të huajve
t’i nënshtrojnë ata dhe t’i lënë pa liri.

Në këtë kohë Bizanti hyn në Aden, dhe abisinasit me ndihmën e tyre
pushtojnë Jemenin, për të parën herë në vitin 340, duke shfrytëzuar
përleshjet ndërmjet fiseve Hemdan dhe Himjer. Pushteti i
abisinasvezgjati gjer në vitin 378,pastaj Jemeni fitoi përsëri
pavarë-sinë.

Ndërkaq, atëbotë në pendën M’areb fillojnë të paraqiten
plasaritje, e cila së shpejti shpërtheu dhe shkaktoi përmbytje të
madhe. Për këtë përmbytje na flet Kur’ani a.sh., siç flet edhe për
përmby-tjen e qytetit Irem, që ka ndodhur në vitin 450 apo 451. Nga kjo
katastrofë e madhe rrënohet qyteti Amran dhe banorët detyrohen të
arratisen, duke e braktisur atë.

Në vitin 523, udhëheqësi hebraik Dhu-Nuvas, përgatit ushtrinë e
vet dhe niset në një fushatë të madhe kundër të krishterëve të
Nexhranit. Ai orvatet që t’i kthejë me presion nga Krishterimi. Pasi
ata refuzojnë ta bëjnë këtë, ai urdhëron të hapen hendeqe dhe aty të
hidhen të krishterët dhe të digjen të gjallë. Për këtë ngjarje flet
Kur’ani në suren "El-Buruxh". Allahu Y thotë:

"Mallkuar qofshin ata që kanë hapur hendeqe." (El-Buruxh: 4)

Kjo ka qenë periudha e depërtimit të vrullshëm të Krishterimit në
Lindje, kjo valë përfshin edhe Arabinë. Kjo ishte periudhë e ndritshme
e Perandorisë Romake, e cila zgjerohej me të shpejtë.

Bizantinët i ngritën abisinasit, ua përgatitën anijet dhe dërguan
afro shtatëdhjetë mijë luftëtarë që të zbarkojnë në Arabinë Jugore.

Kështu abisinasit e krishterë pushtojnë Jemenin për të dytën herë
në vitin 525 nën udhëheqjen e Orijatit. Orijati mbetet në Je-men, i
kurorëzuar nga mbreti i Abisinisë, gjersa e zëvendësoi Ebrehe-ja,
mëkëmbësi abisinas në Jemen, i cili ishte njëri nga komandantët e
Orijatit.

Ebreheja është njeriu që nisi ushtrinë me elefantin që të rrënojë
Ka’ben. Ky dhe ushtarët e tij janë të njohur në histori me emrin
"As’habu-l-fil", ose pronarët e elefantit. (Për ngjarjen me elefantin
do të bëhet fjalë më poshtë).

Pas ngjarjes me elefantin, Jemenasit kërkojnë ndihmë nga
persianët, të cilët i mundin abisinasit dhe i përzënë nga vendi i tyre.
Atëherë, në vitin 575 fitojnë pavarësinë nën udhëheqjen e Me’ad
Jekrebit. Me të mbetën disa abisinas si shërbëtorë, ose si roje të
Me’adit. Pas vdekjes së tij pushon sundimi i jemenasve. Atëbotë
sunduesi persian, Kisra, emëron mëkëmbësin e vet në San’ae dhe shpall
Jemenin si provincë persiane. Kështu, në Jemen ndërrohen mëkëmbësit
persianë njëri pas tjetrit, gjer në vitin 638, kur Badhani pranon fenë
islame. Me kalimin e tij në Islam, në Jemen pushon sundimi persian.

Pushteti në Hira
Persianët sundonin Irakun dhe zonat e tij kufitare, sidomos gjatë
sundimit të Karashit të Madh, prej vitit 559 gjer në 527 p.e.r. Askush
nuk i trazonte gjersa nuk ua tund fronin Aleksandri i Maqedonisë, në
vitin 326 p.e.r.

Ai futi përçarje mes tyre, e pastaj në Irak sunduan mbretërit Tavaif, pushteti i të cilëve zgjati gjer në vitin 230 p.e.r.

Në kohën e këtyre sundimtarëve, kahtanët migrojnë dhe pushtojnë
shpatet pjellore të Irakut. Me ata u bashkuan edhe disa grupe
adnanijësh, kështu që i zmbrapsën mbretërit Tavait në luginën e
Eufratit.

Persianët e rimorën pushtetin në kohën e Erdishirit, themeluesit
të shtetit sasadin, në vitin 226 p.e.r. Ai i bashkoi persianët dhe
robë-roi arabët, të cilët jetonin në pjesët kufitare të mbretërisë së
tij. Ky ishte shkaku që fisi arab Kuda’at të tërhiqej prej këtyre
viseve dhe të vendosej në Sham.

Gjatë kohës së sundimit të Erdishirit, në rajonin e Hirasë
sundonte Hudhejme El-Vedahi. Ky njëkohësisht ishte sundimtar i arabëve
të tjerë, të cilët jetonin në shkretëtirën irakiane, si dhe të fiseve
Rebiah dhe Mudar.

Erdishiri pa se nuk mund të sundonte drejtpërdrejt në Arabi, dhe
se nuk do të mund t’i ndalte arabët nga sulmet e tyre në viset kufitare
të mbretërisësëvet,prandajvendosi që si sundimtar të emëron-te një
arab, i cili do të ishte besnik ndaj tij. Kështu, arabët do të ishin të
mirëpritur në luftë kundër Bizantit. Arabët e Irakut do të kishin
përparësi ndaj arabëve të Shamit, të cilët tanimë ishin nën sundimin e
Bizantit.

Mbreti i Hirasë, Hudhejme, gjithnjë e mbante të përgatitur një
çetë kalorësie për shuarjen e kryengritjeve. Ai vdiq në vitin 268 të
erës së re.

Pas vdekjes së Hudhejmes, në Hira sundonte Amër b. Adijj b. Safër
El-Lahmi, sunduesi i parë nga Lahmitët. Ky qëndroi në pushtet derisa
persianët i vendosën Kubadh b. Ferjuzin. Në kohën e tij shfa-qet
Mazdaku, i cili filloi të propagandojë dëshirën e madhe për liri
(liberalizëm).Ithtaritij ishte Kubadhi, si dhe shumë shtetas të tjerë.
Kubadhi i dërgoi sunduesit të Hirasë, Mundhir b. Mause-Semait, një
ftesë që t’i bashkohej kësaj lëvizjeje dhe të pranonte idenë e tij. Ky
e refuzoi këtë ftesë, për çka Kubadhi e shkarkoi nga pushteti, e në
vend të tij emëroi El-Harith b. Amër b. Haxher El-Kindijjin, i cili iu
përgjigj ftesës së tij.
Kubadhi, pas vetes la në pushtet Kisra Enu Shirevahin, armikun më
të madh të lirisë, i cili vrau Mazdakun dhe shumë ithtarë të tij, e
pastaj e ktheu Mundhirin sundimtar të Hirasë. Gjithashtu, ka dashur që
ta nënshtrojë edhe El-Harith b. Amrin, por ky ikën te fisi Kuleb dhe
aty mbetet gjer në vdekje.

Sundimi i Mundhirit vazhdoi një kohë të gjatë, sepse atë e
trashëgonin trashëgimtarët e tij. Kjo ishte dinasti e vërtetë. Me të
ardhur në post Nu’man b. Mundhiri, Kisra zemërohet me të dhe (pas një
shpifjeje – spiunimi që ia bën Zejd b. Adijj El-Ibadiji) e fton në
kryeqendrën e vet. (Nu’mani largohet fshehtazi dhe shkon te Hani b.
Mes’udi, kryetari i fisit El-Shejban, të cilit i lë në ruajtje familjen
dhe pasurinë e vet). Pastaj shkon te Kisra, i cili e hedh në burg dhe
aty mbetet gjer në vdekje.

Në vend të tij, për sundimtar të Hirasë, Kisra emëron Ijjas b.
Ka’bist El-Tajjin, duke e urdhëruar që të kërkonte nga Hani b. Mes’-udi
t’ia dorëzonte atë që gjendej tek ai. Mirëpo, Hani këtë e refuzon
kategorikisht, prandaj Kisra i shpall luftë. Ai përgatiti me shpejtësi
këmbësorinë e kalorësinë dhe i vërsulet Ijjasit. Mes dy ushtrive
zhvillohet një luftë e ashpër në Dhi-K**. Benu Shejbanët korrin fitore
të madhe, të cilën persianët nuk mund ta mohonin. Kjo ishte hera e parë
që arabët dalin fitues kundër të huajve. Kjo ka ndodhur menjëherë pas
lindjes se Resulullahut e, i cili u lind tetë muaj pas emërimit të
Ijjas b. Ka’bisit sundues të Hirasë. Ndërkaq, pas Ijjasit, Kisra
rivendos përsëri pushtetin e vet dhe përsëri emëron një mëkëmbës arab
nga familja e Lahmit. Prej Lahmitëve, pushtetin e mori El-Mundhiri, i
njohur me pseudonimin M’arur, i cili sundoi vetëm tetë muaj. Atë e
mposht Halid b. Velidi me ushtrinë muslimane

 

Pushteti në Sham



Në periudhën kur arabët dyndeshin në mënyrë masive, në Sham arriti
familja Kuda’at dhe vendoset aty. Ata ishin me origjinë nga Sulejh b.
Helvanët, prej të cilëve rrjedhin Dexhxham b. Sulejtët, fisi më i
njohur me emrin Dexhxhaim.

Bizantinët i përdornin këta si mburojë e gjallë nga sulmet
tokësore të arabëve, dhe si mbrojtje e fortë kundër persianëve.
Ndërkohë këta morën pushtetin nga bizantinët, ku edhe sunduan një kohë
të gjatë. Sundimtari më i njohur Dexhxhaim ka qenë Zijad b.
El-Hubevleti. Në histori, sundimi i tyre përmendet prej fillimit deri
në mbarim të shekullit të dytë të erës së re. Ata pushojnë së sunduari
pas ardhjes së Ali Gassanëve, familja që i mposhti Dexhxhaimët, prandaj
bizantinët i emëronin këta si sundimtarë të arabëve të Shamit.
Udhëheqësi i tyre ka qenë Devmet Xhendeli.

Sundimtarët Gassanë në Sham janë emëruar si mëkëmbës të mbretërve
bizantinë gjer në shpërthimin e betejës së Jermukut, në vitin 13
hixhrij. Mbreti i tyre i fundit, Xhebel b. Ejhami, i nënshtro-het
Islamit në kohën e Umer b. Hattabit t, sundimtarit të besimdrejtëve

 

Pushteti në Hixhaz



Ismaili e ka qenë personaliteti më i shquar në Mekë dhe kryetari i
përhershëm i Ka’bes gjatë tërë jetës së vet. Ai ka jetuar 137 vjet.
Pastaj këtë e zëvendësojnë të bijtë, Nabiti, më vonë Kajdari e disa
thonë Akisi.

Më pas, Mekën e udhëheqi gjyshi i tyre, Medad b. Amër Xhurhumi.
Kështu që e tërë qeverisja e Mekës ishte në duart e tyre. Bijtë e
Ismailit kanë qenë të nderuar dhe me famë në sajë të autoritetit të
babës dhe gjyshit të tyre, ndërtuesve të Ka’bes, por ata nuk kanë pasur
pushtet mbi Mekën.

Kaluan shumë kohë, e pasardhësit e Ismailit nuk patën fatin të
kishin ndonjë pozitë të lartë në pushtet. Ata dalëngadalë harrohen,
përderisa nuk dobësohen Xhurhumët, para ardhjes së Buhatanaserit. Qysh
atëherë mbi qiellin mekas filloi të ndriçonte ylli politik i
adnanijëve, siç do të tregojnë edhe ndodhitë e ardhshme. Veçanërisht
kjo shihet në luftën e Buhatanaserit kundër arabëve në Dhate Irk.
Koma-ndanti i arabëve në këtë luftë nuk ka qenë nga Xhurhumët.

Bijtë e Adnanit shpërndahen nëpër Jemen në kohën e luftës së Buhatanaserit, në vitin 587 p.e.r.

Barmijahu dhe Me’adi nisen për në Sham kundër dëshirës së
Buhatanaserit, prandaj ky shtoi presionin e vet e Me’adi kthehet në
Mekë. Nga xhurhumët takon vetëm Xhershem b. Xhelhemetin dhe martohet me
bijën e tij, Mu’anaten, e cila lind, Nezarin. Pas kësaj ndodhie gjendja
e xhurhumëve keqësohet. Jeta e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë,
prandaj fillojnë të ushtrojnë dhunë ndaj vizituesve të Mekës dhe
lejojnë shpërndarjen e pasurisë së Ka’bes.Këto ngjarje i hidhërojnë dhe
i pezmatojnë adnanijët. Kur fisi Huza’ah erdhi në Meri Dhahran dhe pa
se adnanijët iknin nga xherahimijtë, shfrytëzuan rastin dhe mbetën në
pushtet në sajë të tyre, të cilët u kthyen t’i ndihmojnë Huza’atët. Më
së shumti u kishte ndihmuar Benu Bekër b. Abdu Menaf b. Ken’aneti. Ata
i sulmojnë xhurhumët duke i përzënë larg Mekës, kështu qyteti ra në
sundimin e tyre, në gjysmën e shekullit të dytë të erës së re. Kur fisi
Xhurhum mori rrugën e mërgimit, ata më parë fshehën në pusin Zem-zem ca
gjëra me vlerë nga Ka’bja, ku i mbuluan mirë në mënyrë që të mos
dukeshin.

Ebu_Duxhaneh Nuk është në linjë Reporto Postime Të Papëlqyeshme Përgjigju Me Kuotë



Ibni Is’haku thotë: Amër b. Harith b. Mudadi, nga fisi Xhurhum,
braktisi Mekën duke fshehur në pus dy kaproj të artë dhe
Haxherul-esvedin (gurin e zi), kurse ai dhe suita e tij vajtën në
Jemen. Ishin tejet të dëshpruar për shkak të braktisjes së Mekës dhe
lënies së pasurisë së vlefshme aty. Periudha e Ismailit u në histori
njihet rrethshekullitXXparaerëssëre,sipaskësajxhurhumëtka në qëndru-ar
në Mekë në shekullin XXI, ndërsa pushteti i tyre ka lulëzuar ofro
njëzet shekuj.

Huza’atët fitojnë pavarësinë në Mekë dhe një pjesë të pushtetit ua
marrin Benu Bekërve, kurse fisi Mudar ka pasur tri detyra, përkatësisht
tri leje gjatë kohës së haxhit.

E para: T’i drejtojnë njerëzit, haxhilerët, nga Arafati në
Muzdelife dhe të lejojnë kthimin e tyre nga Minna në Mekë. Këtë e bënin
njerëzit e Benu Gavh b. Merit nga familja e Ilijas b. Mudarit. Ata e
kanë pasur ofiqin Sufë, që do të thotë nëpunësit e Ka’bes.

Rëndësia e lejes qëndronte në atë se asnjëri nga haxhilerët nuk ka
guxuar t’i gjuante guralecat përderisa këtë më parë nuk e bënte Sufa.
Pasi gjuante ai, këtë e bënin edhe haxhilerët e tjerë. Kur e
përfundonin gjuajtjen dhe niseshin për në Minne, Sufët qëndronin në
Aka’ba dhe pritnin të kalonin të gjithë haxhilerët. Pas ndërprerjes së
zinxhirit të Sufëve, këta u trashëguan nga familja Benu Sa’d b. Zejd
Munati nga fisi Temim.

E dyta: Kujdesi për kthimin kolektiv të haxhilerëve në Minne, në mëngjesin e ditës së kurbanit. Këtë e kryenin Benu Advanët.

E treta: Respektimi i muajve të shenjtë - "Eshhuru-l-hurum". Për
respektimin e këtyre muajve kujdeseshin Benu Temim b. Adijjët nga fisi
Benu Ken’aneh.

Familja Huza’ah ka sunduar në Mekë treqind vjet. Në kohën e tyre
adnanijët shpërngulen në territorin e Nexhdit dhe në shpatiet e Irakut
dhe Bahrejnit. Në shpatiet e Mekës mbeten familjet kurejshe: Hulul,
Harm dhe Bujutah, të përziera mes vetes. Këta nuk kanë pasur kurrfarë
pushteti në Mekë, e as në Ka’be, gjersa erdhi në pushtet Kussaj b.
Kulabit.

Historia tregon se babai i Kussajit ka vdekur ende pa u lindur
Kussaji. Nëna e tij përsëri martohet me njërin nga Benu Udhretët, që
quhej Rebiah b. Haram, dhe e merr me vete në vendlindje, në shpa-tet e
Shamit.Kur rritet Kussaji, kthehet në Mekë,ku asokohe sundon-te Hulejl
b. Habeshi nga fisi Huza’ah. Kussaji kërkoi vajzën e tij, Hubejjën, për
grua dhe, pasi babai i saj pranoi, martohet me të.

Pas vdekjes së Hulejlit, shpërthen lufta ndërmjet fiseve Huza’ah
dhe Kurejsh, që i mundëson Kussajit të mbizotërojë me Mekën dhe Ka’ben.

Rreth shkaqeve të shpërthimit të luftërave ndërmjet këtyre dy fiseve, ekzistojnë të shënuara tri versione:

 

Versioni i parë:

Kur Kussajit i lindin fëmijët dhe fiton pasuri të madhe, autoritet dhe
prestigj, pas falimentimit të Hulejlit, vendos të marrë udhëheqjen mbi
Mekën dhe Ka’ben. Ai mendon se këtë e meriton më shumë se huza’atët dhe
Benu Bekrët, sepse kurejshët janë arabë
origjinarëdhetrashëgimtarëtëIsmailit.Përkëtëshkaka rrihet marrë-veshja
mes një kurejshi dhe një benu ken’aneti për persekutimin e fiseve
Huza’ah dhe Benu Bekër nga Meka dhe kështu veprojnë më tutje.

Versioni i dytë:

Hulejli, siç mendon fisi Huza’ah, e kishte lënë me testament që Kussaji të udhëhiqte Mekën dhe Ka’ben.



Versioni i tretë:

Hulejli ia ka dhuruar vajzës së vet, Hubejjës, pushtetin mbi Ka’ben
dhe ka emëruar Ebu Gibshan Huza’aiun për ndihmës të saj, pra-ndaj ky
bëhet derëtar i Ka’bes. Pas vdekjes së Hulejlit, ajo e blen shërbimin e
Ebu Gibshanit për Kussajin, për një shakull verë. Huza’atët zemërohen
për shkak talljes së tillë me objektin e shenjtë dhe përpiqen që t’ia
ndalojnë Kussajit qeverisjen mbi Ka’ben. Për këtë arsye Kussaji tubon
kurejshët dhe Benu Ken’anijët për t’i përzërë huza’atët nga Meka dhe
ashtu ndodhi.

Sido që të jetë, se pas vdekjes së Hulejlit dhe pas punëve që
kryenin Sufët, Kussaji së bashku me kurejshët dhe ken’anijët ka ardhur
dhe u ka thënë huza’atëve: "Ne jemi më meritues dhe më të denjë për
këto punë, prandaj jemi më të nevojshëm se ju." Ndër-kaq, huza’atët në
të njëjtin moment sulmojnë me gjithë atë që kanë pasur në disponim, por
megjithatë pësojnë disfatë nga Kussaji.

Pra, huza’atët dhe benu bekrët u mundën nga Kussaji, i cili i
rrahu egërsisht në një përleshje të përgjakshme, dhe që të dy fiset u
bënë pre e luftës. Pas kësaj disfate huza’atët dhe benu bekrët kërkojnë
armëpushim. Atëherë detyrohen që të pranojnë publikisht se Kussaji e
meritonte të bëhej kryetar i Mekës e i Ka’bes dhe se i tërë gjaku që
ishte derdhur në këto beteja ka qenë falur. Përveç kësaj, huza’atët dhe
benu bekrët kanë qenë të detyruar t’u japin kurej-shëve dhe ken’anijëve
dëmshpërblim gjaku. Vendimin për tërë këtë e shqiptoi Ja’mur b. Arifi
nga benu bekrët, prandaj këtë e quajtën "Esh-shedah". Kussaji merr
pushtetin mbi Ka’be dhe Mekë në gjysmën e shekullit të pestë të erës së
re, apo më saktë në vitin 440. Pas tij, kurejshët e marrin tërësisht
udhëheqjen dhe sundimin mbi Mekë, qytet i cili asokohe bëhet qendër
kryesore fetare, e vizituar nga arabët e tërë Gadishullit Arabik.
Kussaji solli fisin e vet në Mekë, ndërsa udhëheqjen dhe kryerjen e
shërbimeve të rëndësi-shme në lidhje me haxhin ua caktoi kurejshëve. Ai
shpalli se: Ali Saf-vani, Nes’ati, Udvani dhe Meret b. Avfi kanë marrë
detyra të rëndë-sishme dhe pozita udhëheqëse në Mekë. Kussaji në
periudhën e ardhshme ka luajtur rol të rëndësishëm në organizimin e
punëve në Mekë.

Ai ka themeluar "Daru-n-Nedveti" - sallën e Këshillit nga ana e
majtë e Haremi-sherifit të Ka’bes, duke ia kthyer derën në mesxhid;
salla e Këshillit ka qenë vend tubimi i kurejshëve, ku merreshin
vendime të rëndësishme. Kjo sallë e Këshillit i ka tejkaluar të gjitha
parashikimet e kurejshëve për nga funksioni i vet. Ishte skenë ku
merreshin vendime të rëndësishme, jepeshin mendime të ndryshme,
bëheshin diskutime dhe zgjidheshin më së miri të gjitha problemet.

Funksionet e nderit që ka kryer ose ka mbikëqyrur Kussaji:



1. Udhëheqjen dhe kryesimin e sallës së Këshillit dhe këshillin, ku
zgjidheshin të gjitha problemet, merreshin të gjitha vendimet e
rëndësishme dhe bëheshin martesat dhe dasmat.

2. Udhëheqja, organizimi dhe rregullimi i aktiviteteve ushtarake.
Të gjitha fushatat ushtarake janë organizuar nën udhëheqjen e tij.

3. Protektorati dhe komisariati mbi Ka’ben. Vetëm ai ka mundur t’i
hapte dyert e Ka’bes dhe askush tjetër. Ai mbante çelësin e Ka’bes dhe
vetë shërbente në Ka’be në çdo pikëpamje.

4. Furnizimi i haxhilerëve me ushqim dhe me ujë. Për haxhilerët i
mbushnin koritat me ujë dhe u siguronin hurma dhe rrush të thatë. Çdo
haxhi e ka pasur ujin pa pagesë, që ka pasur rëndësi të madhe në këto
vise të nxehta.

5. Kujdesi për ushqimin e haxhilerëve; ushqimi përgatitej në të
gjitha vendet ku kryheshin ceremonitë e haxhit. Kussaji u kishte
caktuar banorëve të Mekës tatimin vjetor, të cilin e paguanin të gjithë
në kohën e haxhit. Nga ky tatim sigurohej ushqimi për haxhilerët e
varfër.

Të gjitha këto punë i mbikëqyrte apo i kryente vetë Kussaji. Edhe
i biri i tij, Abdu Menafi, bëhet i famshëm qysh gjatë jetës së babait.
Kussaji kishte edhe një djalë më të madh, Abduddarin, por Abdu Menafi
ishte më i aftë. Një herë Kussaji i kishte thënë Abdu Menafit: "Ty do
të dërgoj në mes të popullit, do të propozoj, e nëse ata të pranojnë e
të zgjedhin, atëherë unë do t’i lë në amanet punët me interes për
kurejshët, Mekën dhe Ka’ben."

Derisa ishte gjallë, këtij ia besoi udhëheqjen e Këshillit,
protektoratin mbi Ka’ben, udhëheqjen ushtarake dhe kujdesin për
furnizimin e haxhilerëve. Kussaji nuk ka pasur kurrë ndonjë vërejtje në
kryerjen e këtyre punëve, ndërsa i biri ka punuar si gjatë jetës, ashtu
edhe pas vdekjes së tij.

Pas vdekjes së Abdu Menafit, punët i trashëguan djemtë e tij. Por
çdo gjë ka qenë në rregull, gjersa rebeluan djemtë e Abduddarit,
vëllait më të madh të Abdu Menafit, të cilët lakmonin pozitën dhe
pushtetin. Atëherë kurejshët ndahen në dy tabore dhe për pak sa nuk
filluan luftën mes tyre. Mirëpo, më në fund pajtohen dhe pushtetin e
ndajnë në mes djemve të Abdu Menafit dhe të Abduddarit.



Furnizimi me ujë dhe me ushqim u takonte djemve të Abdu Menafit,
kurse Këshilli dhe ruajtja e Ka’bes, djemve të Abduddarit. Benu Abdul
Menafët të gjitha vendimet e rëndësishme i sillnin sipas zakoneve
tradicionale të arabëve, me short apo me tërheqjen e shigjetëzave. Në
këtë mënyrë dëshironin të siguronin edhe trashëgi-minë e punëve rreth
Ka’bes. Ata me short e zgjodhën Hisham b. Abdu Menafin, i cili
trashëgoi sikajetin dhe refadetin (furnizimin me ujë dhe me ushqim), të
cilat i ushtroi gjer në vdekje. Kur vdiq Hisha-mi, atë e trashëgoi
vëllai i tij El-Muttalib b. Abdu Menafi e pas këtij e trashëgoi Abdul
Muttalib b. Hisham b. Abdu Menafi, gjyshi i Resulu-llahut e. Pastaj
këto punë i trashëgonin pasardhësit e tij, të cilat i kanë kryer deri
në shpalljen e Islamit. Atëherë kujdesi rreth Ka’bes bie në duart e
Abbas b. Abdul-Muttalibit.

Kurejshët kanë pasur edhe funksione të tjera, përveç katër të
përmendurave, që i ndanin edhe në familjet e tjera. Ata formuan në Mekë
qeveritë të ngjashme me qeveritë e shteteve demokratike.
Kanëpasurorganizimineqeverisësidisaqeverisot.Kanëp asur këshi-llin dhe
sesionin e parlamentit. Po japim pasqyrën e këtyre funksio-neve
qeveritare:

1. Qeverisja mbi mejsirin, duke kërkuar ndihmë nga idhujt. Këtë punë e udhëhiqnin benu xhumhët;

2. Kujdesi për pasurinë dhe dhuratat e dedikuara zotave – idhujve
të Ka’bes. Në këtë shërbim bënte pjesë edhe zgjidhja e konflikteve dhe
e mosmarrëveshjeve, këtë punë e kryenin benu sehmët;

3. Këshilli qeveritar, të cilin e udhëhiqnin benu esedët;

4. Dëmshpërblimi për vrasje, caktimi i dëmshpërblimit, përkatësisht i borxhit për viktimën, këtë e bënin benu temimët;

5. "Ukab" - ruajtja e flamurit nacional - fisnor, që e mbanin benu umejjët;

6. Kujdesi për kubben dhe rregullimin e çadrave për haxhilerët, si
dhe kujdesi për kalorësinë. Këtë detyrë e kryenin benu mahzumët;

7. Kujdesi për ceremonitë - ritualet e haxhit dhe udhëtimi prej
një vendi në vendin tjetër ceremonial. Me këtë merreshin benu adijjët.

 

Pushteti i arabëve të tjerë



Më parë folëm për shpërnguljen e kahtanëve dhe të adnanijëve, dhe se si
i kanë ndarë mes tyre tokat arabe. Ato fise që gjendeshin në afërsi të
Hirasë ishin nën mbikëqyrjen e mbretit të Hirasë, ndërsa ato që
gjendeshin në shkretëtirën e Shamit ishin nën mbikëqyrjen e gassanëve.
Kjo mbikëqyrje ishte vetëm simbolike, sepse fiset e kishin lirinë e
plotë të qeverisjes.

Pavarësinë e plotë e kanë pasur vetëm fiset beduine, të cilat
jetonin në brendinë e shkretëtirës arabike. Çdo fis ka pasur
udhëheqësin e vet fisnor, kryetarin, kanë pasur qeverisjen e vet të
brendshme, prandaj çdo fis ka qenë si një shtet i vogël i pavarur,
rregulli-mi i të cilave ka qenë besnikëria ndaj fisit, mbrojtja e
interesave reciproke, ruajtja dhe mbrojtja e vendit nga armiku.
Kryetari i fisit gëzonte autoritet të madh. Ka qenë porsi mbret në
shtetin e vet. Fisi e respektonte fjalën e kryeparit të vet, qoftë në
paqe apo në luftë. Pushteti i tij ka qenë i fortë sikurse pushteti i
diktatorit më të fuqishëm. Nëse ai binte në konflikt me dikë, pas vetes
kishte me mijëra shpata të përgatitura, i kishte njerëzit që nuk
pyetnin fare për shkaqet e konfliktit, e as që kërkonin shpjegim për
këtë. Verbërisht zba-tonin urdhrat e udhëheqësit të vet fisnor. Por
ekzistonte edhe konku-rrenca familjare për pushtet. Kushërinjtë garonin
mes tyre në fisnikëri dhe bujari ndaj mysafirit, në trimëri, burrëri,
në mbrojtjen e njerëzve, të cilëve u bëhej padrejtësi, të tëra këto i
bënin për të fituar autoritet te njerëzit. Kishin poetë të posaçëm,
oratorë të fisit. Me këtë lartësoheshin mbi rivalët, duke fituar
prestigj për pushtet.

Arabët kanë qenë popull tejet elokuentë (që flet bukur). Kanë qenë
të talentuar në poezi. Poetët kishin vend të posaçëm në shoqëri. Ata e
mbronin fisin me gjuhë, prandaj gëzonin autoritet jo më pak se
pushtetarët. Kryeparët dhe magnatët (zotërinjtë e mëdhenj) kanë pasur
privilegje të posaçme në ndarjen e presë. Ata i gëzonin këto privilegje
mirba’a, saffij, neshitah dhe fudul.

Mirba’a do të thotë një e katërta e presë.

Saffij ishte tërë ajo që merrte personalisht kryepari për vete, para shpërndarjes së presë.

Neshitah ishte tërë ajo që kryepari konfiskonte gjatë kthimit në fis.

Fudul ishte mbetja gjatë ndarjes së presë, e cila nuk mund t’u
ndahej luftëtarëve në pjesë të barabartë, si p.sh. devetë, kuajt, etj.



Situata politike në Arabi



Kemi folur për pushtetet arabe, ndërsa tani të themi diçka në lidhje me situatën e përgjithshme politike.

Në situatë të vështirë politike gjendeshin tri krahina arabe, të
cilat kufizoheshin me shtetet e huaja. Është e pakontestueshme se
situata politike ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në situatën
shoqë-rore dhe ekonomike. Prandaj, situata në këto krahina ishte tejet
e rëndë dhe nuk hetohej kurrfarë përparimi. Populli ishte i ndarë në
klasa. Ekzistonin pronarët dhe skllevërit, apo shtresa sundimtare dhe
ajo e shtypur. Sundimtarët në të gjitha krahinat ishin kryesisht të
huaj. Ata tërë pasurinë e kishin në duart e veta, ndërsa skllevërit
kanë qenë borxhli të përhershëm.

Skllevërit, të cilët i punojnë tokat bujqësore, nga të cilat i
tërë fitimi i shkonte pushtetit. Pushteti shfrytëzonte këtë fitim, e
shpen-zonte për zbavitje, qejfe të ndryshme, për dhurata, për ryshfete
dhe korrupsion, kurse skllevërit, me verbërinë e vet, bridhnin në
errësirë të përhershme, nga e cila nuk kërkonin të dilnin dot, madje as
që tentonin të dilnin. Ata nuk kishin kujt t’i ankoheshin dhe nuk i
mbronte kush, sepse nga kjo gjendje nuk kishte rrugëdalje. Duronin
pajtueshëm robërinë dhe të gjitha llojet e mundimeve, sepse men-donin
se kështu iu ishte caktuar nga Zoti, dhe se pushteti është parë-sor,
kurse e drejta e tyre dytësore.

Fiset fqinje të këtyre krahinave kanë qenë mjaft të lëkundshme dhe
të pastabilizuara. Nuk kanë pasur ndonjë qëllim të veçantë jetësor.
Kohë pas kohë futeshin në Irak apo në Sham, duke bredhur për ushqim.

Edhe arabët në brendësi të Arabisë nuk kanë qenë të lidhur mes
tyre. Ata kryesisht kanë qenë të ngarkuar me origjinën fisnore, me
zakone, bestytni etj. Ata nuk kanë pasur një pushtet të fuqishëm
qendror, i cili do t’i mbronte në rast fatkeqësie dhe t’i ruante nga e
keqja.



Pushteti në Hixhaz



Të gjithë arabët e shikonin me respekt Hixhazin. U interesonte
shumë situata politike aty. Hixhazi për ta shërbente si kalim gjer në
qendrën fetare botërore, në Mekë, në Ka’be, ndaj e konsideronin si
krahinë të shenjtë. Sundimtarët e Hixhazit i respektonin si mbrojtës të
qendrës fetare, Mekës dhe tempullit të shenjtë, Ka’bes. Për
Mekënkemithënësekaqenë kryeqendër,kufunksiononteedhe push-teti fetar
edhe pushteti laik.

Në Ka’be miratoheshin vendime të rëndësishme. Detyra kryesore e
pushtetit ka qenë kujdesi ndaj punëve me interes jetik për haxhi-lerët.

Në Mekë funksiononte edhe gjyqtaria. Ata gjykonin sipas ligjit fetar të Ibrahimit e.

Pushteti në Hixhaz i ngjante pushtetit të sotëm parlamentar,
ndonëse ka qenë i dobët që të mund të mbante peshën e shtetit me
qendrën fetare më të madhe në botë. Kjo tregohet si e saktë kur
shpërthen konflikti me abisinasit, për çka do të flitet më vonë.

 

Shumica e arabëve për një kohë të gjatë, kanë
pasuar fenë e Ismailit e, i cili i thërriste në fenë e babës së vet
Ibrahimit e. Ata besonin në një Zot të Vetëm dhe rrëfenin fenë e Tij.
Kjo ka zgjatur gjersa filluan t’i harrojnë porositë dhe ndalesat e
Zotit. Me gjithë zhytjen gjithnjë e më të madhe në idhujtari, përherë
ka ekzistuar Zoti - Allahu Y - Suprem, të cilit i drejtoheshin në
momentet e vësh-tira. Disa rituale të haxhit i kanë mbajtur, derisa
erdhi në pushtet Amër b. Lihjai, kryepar i fisit Huza’ah. Ai ishte
rritur në një mjedis fetar, që i respektonte kufijtë e Zotit. Shquhej
për sinqeritet dhe devotshmëri, andaj populli e donte dhe e
konsideronte si njeri të madh. Një herë ky udhëton për në Sham që të
vizitonte viset ku ishin dërguar më së shumti Pejgamberë dhe ku kishin
zbritur më së shumti Shpalljet e Zotit. Atje sheh se banorët i
adhuronin idhujt, kjo i pël-qeu dhe besoi se ata kishin të drejtë. Nga
Shami kthehet duke mbar-tur me vete një idhull që quhej Hubel dhe e
vendosi në Ka’be. Pastaj u bëri thirrje banorëve të Mekës në
politeizëm. Ata iu përgjigjën kësaj thirrjeje pasi e çmonin Lihjanin,
duke menduar se ajo në çka i thërriste ky ishte gjë e mirë. Brenda një
kohë të shkurtër të gjithë banorët e Hixhazit filluan t’i pasonin
banorët e Mekës, sepse ata ishin pronarë të Ka’bes dhe banorë të
Haremit.

Ndër idhujt më të vjetër në Ka’be konsiderohej edhe Menati, të
cilin e kishin sjellë nga bregu i Detit të Kuq, prej njëfarë vendi afër
Kudejdit. Pastaj ishte i njohur Lati, të cilin e kishin sjellë nga
Taifi dhe Uza, dhe që e kishin blerë në Vadi Nahël. Këta tre idhuj kanë
qenë më të mëdhenjtë.

Shirku, politeizmi, dita-ditës merrte hov më të madh, ndërsa numri
i idhujve rritej gjithnjë e më tepër. Të tillë ka pasur në çdo vend të
Hixhazit. Thuhet se Amër b. Lihjai ka pasur lidhje me xhinët, e njëri
prej tyre e kishte lajmëruar se idhujt nga periudha e popullit të Nuhit
e, që quheshin Vedd, Suvaa, Jeguth, Jeuk dhe Nasëra, janë të fshehur
(të groposur) në Xhidde, prandaj duhet të gjenden dhe të sillen në
Ka’be. Ai i gjeti këta idhuj në vendin e quajtur Tiham, në bregun e
Detit të Kuq, në veri të Hixhazit, dhe i solli në Ka’be. Kur erdhi koha
e haxhit, ai ua tregoi haxhilerëve dhe përsëri i vendosi në Ka’be.

Nga kjo kohë çdo fis e kishte zotin e vet idhull, bile edhe çdo
shtëpi veç e veç. Haremi i Ka’bes mbushet me idhuj. Në kohën e
çli-rimit të Mekës, Resulullahu e gjeti 360 idhuj në Ka’be, të cilët i
rrëzoi dhe i theu, pastaj urdhëroi që të gjitha mbeturinat të
nxirreshin nga Haremi dhe të digjeshin.

Asokohe politeizmi dhe idhujtaria ishin bërë manifestim i vërtetë
i tërë popullatës arabe paraislamike, ndërkaq ishin të bindur se
gjithnjë janë duke pasuar fenë e Ibrahimit e.

Arabët e kohës paraislamike "El-Xhahilijjun" - injorantë në besim,
kanë pasur zakone dhe besim të veçantë ceremonial në vetë përmbajtjen e
lutjeve - pranë figurës - idhull, që ishin trillime, kryesisht të Amër
b. Lihjait. Atë që bënte ai, shumica e konsideronin si risi të bukur,
me çka hijeshohej feja e Ibrahimit e, të cilën tanimë e kishin shëmtuar
tërësisht.

Ja disa ceremoni gjatë adhurimit të idhujve:

1. Rrinin në këmbë afër idhullit, të cilin e adhuronin dhe i
luteshin, i kërkonin mbrojtje, ndihmë, i luteshin për dëshira, besonin
në shef’atin e tij - angazhimin te Zoti për mëkatet e bëra etj.

2. Rreth idhullit bënin pelegrinazh, tavaf (ecnin rreth e përqark
tyre), bënin sexhde para tij dhe ishin të përulur dhe të penduar.

3. Para idhullit thernin kurban, me ndihmën e të cilit orvateshin
t’i afroheshin shenjtërisë së tij. Para tyre thernin çdo ditë edhe
kafshët shtëpiake. Këtë lloj therjeje Allahu Y ua ka ndaluar
muslima-nëve, po ashtu edhe ngrënien e mishit nga kafsha e therur në
këtë mënyrë. Allahu Y thotë:"..dhe u është e ndaluar ajo që është
flijuar për hir të idhujve.." (El-Maide: 3) si dhe: "Mos e hani atë që,
kur është therur nuk është përmendur emri i Allahut; ajo me të vërtetë
është mëkat i madh." (El-En’am: 121).

4. Një nga mënyrat e afrimit ndaj hyjnisë ka qenë edhe ofrimi i
ushqimit dhe i pijes idhujve. Gjithashtu ndanin një pjesë nga të
lash-tat dhe kafshët dhe i sillnin para idhujve. E nga e tërë kjo,
gjëja më interesante është se gjithnjë e ndanin një pjesë për Allahun,
Zotin Suprem.

E kanë pasur zakon që disa gjëra nuk kanë dashur t’ua atribuonin
idhujve, për të cilat e dinin se i takonin vetëm Allahut, por,
gjithashtu, nuk e ndanin për Allahun Y atë që mendonin se i takon vetëm
idhullit në situatën përkatëse.

Allahu i Lartësuar thotë:

"..dhe thonë sipas hamendjes së tyre: "Kjo është për Allahun,
ndërsa kjo është e idhujve tanë." Mirëpo, ajo pjesë që është për idhujt
e tyre nuk arrin (nuk jepet) te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar
për Allahun, ajo arrin (jepet) te idhujt e tyre. Sa gjykim të shëmtuar
bëjnë ata." (6, 136)

5. Njëra nga mënyrat për t’iu afruar idhujve ka qenë flijimi i
kafshëve shtëpiake dhe frutave, siç e cekëm më lart.Allahu Y thotë:

"Ata thonë: "Këto kafshë shtëpiake dhe këto të lashta janë të
ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç atij që ia lejojmë ne"; e
sipas hamendjes së tyre, edhe disa kafshë shtëpiake janë të ndaluara
për ngarkim dhe disa kafshë që, kur i therin nuk e përmendin emrin e
Allahut, duke e përgënjeshtruar Atë. Ai do t’i ndëshkojë ata për
gënjeshtrat e trilluara." (El-En’am: 138)



6. Në ritualet për t’iu afruar idhullit bënte pjesë edhe adhurimi i
kafshëve të caktuara: "behiret, saibet, vesilet dhe hamet". Ibni
Is’haku thotë: "El-behiret, vajza e es-saibes quhej deveja e liruar,
përkatësisht, ajo e cila kishte lindur dhjetë deve femër, në mesin e të
cilave nuk kishte deve mashkull. Këtyre deveve nuk i hipnin, nuk i
qethnin, ato nuk punonin punë të rënda dhe qumështin e saj nuk e pinte
askush, përveç mysafirit. Nëse ajo përsëri lindte femër, viçit ia
prenin veshin dhe ndaj saj silleshin sikurse ndaj nënës së saj. Pra,
kjo e fundit (deveja e njëmbëdhjetë) quhej behiret – vajza e saibes (e
devesë së liruar).

El-vesilet; deveja që kishte lindur pesë herë nga dy viça femër,
në mesin e të cilave nuk kishte asnjë viç mashkull. Ajo quhej vesilet.
Viçat që lindin pas këtyre, ishin të lejuara vetëm për meshkujt,
për-veç nëse lindte viçi i ngordhur, e këtë e hanin të gjithë, meshkujt
dhe femrat.

El-hami është el-fahël, fahël është dromedar - mashkulli i devesë
me të cilin ajo ka lindur dhjetë deve femra, në mesin e të cilave nuk
kishte asnjë deve mashkull. Kurrizi i tij kishte vlerë të madhe (ishte
i mbrojtur), askush nuk i hipte, e përdornin për asnjë lloj punë nuk i
qethej qimja dhe ruhej vetëm për shtim.

 

Në lidhje me këtë Kur’ani thotë:

"Allahu nuk e përligji behirën, as saibën, as vesilën, as hamin,
por ata që nuk besojnë, trillojnë gënjeshtra për Allahun, e shumica
prej tyre nuk kanë mend." (El-Maide: 103)

Allahu Y po ashtu thotë:

"Dhe ata thanë: "Ajo që gjendet në barkun e këtyre kafshëve
shtëpiake, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të
ndaluara. E, nëse ato lindin të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra)
janë pjesëmarrës në të." Allahu do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtra, se
Ai me të vërtetë është i Plotdijshëm dhe i Gjithdijshëm." (El-En’am:
139)

Mirëpo ekzistojnë edhe shpjegime të tjera të këtyre llojeve të kafshëve.

Se’id b. El-Musejjibi mendon se këto lloj kafshësh janë të
dedikuara vetëm për idhujt e tyre, ndërsa në hadithin autentik, i cili
është "merfu’un"-i pandërprerë,i transmetuar nga Resulullahu e thuhet:
"Amër b. Lihjai ka qenë i pari, i cili i ka mbrojtur dhe i ka liruar
këto lloje kafshësh dhe i ka futur në rituale adhurimi."

Të gjitha punët paraprake, arabët i bënin për të kënaqur zotat,
duke besuar se ato do t’i afronin tek Allahu dhe se do të
ndërmjetësonin dhe do të angazhoheshin për ta tek Allahu.

Në lidhje me këtë, Kur’ani thotë:

"E, ata që marrin mbrojtës, pos Allahut thonë: "Ne u lutemi atyre
vetëm që të na afrojnë tek Allahu." (Ez-Zumer: 3). "Ata adhurojnë,
përveç Allahut, atë që as nuk u bënë dëm, as nuk u sjell dobi dhe
thonë: "Këta janë ndërmjetësit tanë tek Allahu." (Junus: 1

Arabët e bënin ndarjen e shumë gjërave me ndihmën e shigjetëzave pa
pupla, të cilat shërbenin për bixhoz dhe për lojë. Ekzistonin tri lloje
shigjetëzash: shigjetëza në të cilat shkruante "Po" dhe shigjetëza në
të cilat shkruante "Jo", që i përdornin për të marrë vendime lidhur me
punën, me udhëtimet, me martesën etj. Nëse dil-te shigjetëza me "Po",
atëherë këtë punë e bënin, ndërsa me "Jo", nuk e bënin atë vit, por
përsëri i hidhnin vitin e ardhshëm, e kështu me radhë. Ekzistonin dhe
shigjetëzat në të cilat kishte ujë ose gjak, në to shkruhej: "është nga
ju", "nuk është juaji" dhe "të dyjat". Kështu p.sh. nëse dyshonin në
origjinën e fëmijës, e vendosnin atë para "Hubelit", i merrnin me vete
njëqind kurbanë, të cilët ia dorë-zonin shortarit (fallxhiut). Ky i
hidhte shigjetëzat dhe nëse dilte "është nga ju", do të thoshte se
fëmija është juaji dhe ka të drejtë trashëgimie, e nëse dilte "nuk
është juaji", nuk kishte të drejtë në trashëgim, e nëse dilte "të
dyjat", fëmija mbetej në këtë familje, trajtohej sikurse i tyre, por pa
të drejtë në trashëgim dhe pa baba të vërtetë.

E ngjashme me shigjetëzat ka qenë gurëgaca dhe lojërat e
rrezikshme të cilat kanë lidhje me bastet. Me bast ndanin mishin e
kurbanit të flijuar për idhujt dhe të therur me shortin e
shigjetë-zave.Arabëtbesoninnëfjalëte"Kahinëve","arrafëve"dh e
"munexh-xhimëve".



"Kahin" ishte ai që parashikonte të ardhmen. Ai e shpallte veten si
njohës i fshehtësive. Mes tyre kishte edhe të atillë që mendo-nin se
ishin pasues të xhinëve dhe se ata u sillnin lajme.

"Arraf" ishte ai që e konsideronte veten si njohës të ngjarjeve me
shkaqe dhe pasoja, të cilat i theksonte në situatat përkatëse. Ai e
qëllonte p.sh. se kush është vjedhësi, ku ka ndodhur vjedhja, çka është
vjedhur dhe përgjithësisht i qëllonte ngjarjet e përditshme.

"Munexhxhim" ishte ai që zbulonte kismetin dhe ngjarjet nëpërmjet
horoskopit dhe yjeve. Ky ishte astrolog. Besimi në fjalët e tij në
realitet paraqiste adhurimin e yjeve.

Arabët besonin në parashenja (isharet i keq) apo në pesimizëm. Ata
në këtë besim shkonin aq larg, saqë kalimin e maces përtej rrugës, ose
fluturimin e zogut përmbi kokë, e konsideronin fatkeqësi. I afroheshin
zogut apo kaprollit për ta trembur dhe, nëse ikte në anën e djathtë,
vazhdonin punën e filluar dhe e konsideronin hair, nëse ikte në anën e
majtë, ata e ndërprisnin punën e filluar duke e parë si parashenjë "të
keqe". Këtyre zakoneve shortare mund t’u shtohen edhe disa të tjera, si
p.sh.: mbajtja e shputës së lepurit rreth qafe, pastaj ndrojtja prej
disa ditëve apo muajve, prej disa kafshëve, shtëpive, grave, besimi në
armikun ose kryeparët. Gjithashtu, besonin se trupi i të vrarit nuk do
të qetësohet derisa të paguhet gjaku dhe se shpirti i tij do të rrijë
pezull duke thënë: "Ma ktheni trupin tim, ma ktheni trupin tim", ose
"më jepni ujë, më jepni ujë", e kur kryhej hakmarrja ose kur paguhej
gjaku, shpirti hynte përsëri në trup dhe trupi qetësohej.

Ja, kështu pra kanë besuar arabët paraislamikë, edhe pse kanë
pasur diçka nga besimi i Ibrahimit e, të cilin nuk e kanë braktisur
krejtësisht, si p.sh. lavdërimin e Ka’bes ose tavafin rreth Ka’bes,
kryerjen e haxhit, umres, qëndrimin në Arafat, Muzdelife dhe therjen e
kurbaneve. Por, gjithashtu, në të gjitha këto kanë futur edhe bid’ate -
risi.

Kurejshët thoshin: "Ne jemi bijtë e Ibrahimit dhe trashëgimtarë të
Ka’bes, ne jemi pronarët e saj dhe banorë të Mekës. Askush prej arabëve
nuk gëzon të drejta dhe pozita të tilla." Vetën e quanin "elhimes", ky
ishte emri i përbashkët i të gjithë pjesëtarëve të fisit Kurejsh, Kinan
dhe Xhedil. "Ne nuk guxojmë ta braktisim Haremin dhe t’i zhveshim
ihramet." Ata nuk qëndronin në Arafat e as që bënin ifaden nga Arafati,
por këtë e bënin nga Muzdelifeja. (Ifade është kthimi i përbashkët
grupor nga Arafati.)

Në lidhje me këtë Allahu Y thotë:

"Mandej kthehuni nga Arafati, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut." (El-Bekare:199)

Ata po ashtu thoshin: "Ne himesët nuk guxojmë të marrim ushqim dhe
ta fërgojmë në gjalp gjersa jemi në ihrame. Ne nuk hyjmë në çadra nga
këmenda (lesh dhie ose deveje), por kur kemi nevojë të pushojmë,
pushojmë vetëm nëpër shtëpi përderisa jemi në ihrame." Gjithashtu
thoshin: " Kush ka ardhur në Tempull e me vete ka marrë ushqim, nuk
duhet ta hajë atë ushqim gjatë kohës së haxhit dhe umres."



Atyre që banonin jashtë haremit u urdhëronin që tavafin e parë
rreth Ka’bes ta bënin në rrobat e ndonjë himesi, e nëse nuk gjenin
petka përkatëse, meshkujt e bënin tavafin lakuriq. Femrat këtë e bënin
krejtësisht të zhveshura, me përjashtim të një këmishe të prerë. Në
lidhje me veshjen Allahu Y thotë: "O bijtë e Ademit, vishuni bukur
kurdo që të faleni!" (El-Araf: 31)

Nëse ndonjë mashkull a femër kishte nderin ta bënte tavafin në
teshat e veta, në të cilat kishte ardhur, atëherë pasi e kryente
tavafin, i flakte ato dhe nuk i përdorte më, as ai e as dikush tjetër.
E kishin zakon që të mos hynin në shtëpi nga dera kryesore, përderisa
ishin në ihrame, por në pjesën e mbrapme të shtëpisë bënin një të çelur
nëpër të cilën hynin dhe dilnin.

Këtë absurditet që e konsideronin bamirësi, Kur’ani e ka ndaluar,
ku qëndron: "...Nuk shprehet mirësia me të hyrët në shtëpi nga pjesa e
prapme, por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në
shtëpi nga dyert e tyre dhe druajuni Allahut." (El-Bekare: 189)

Të gjitha këto bindje fetare të arabëve paraislamikë kanë qenë
shirk i kulluar ose politeizëm. Po kështu janë edhe besimet në idhuj,
fall, në trille etj. Madje edhe hebrenjtë, të krishterët, mexhusijët –
adhuruesit e zjarrit, seb’ejët dhe të tjerët gjenin rrugë të volitshme
të hynin në Arabi me bindje dhe adetet e veta fetare. Hebrenjtë të
paktën kanë pasur dy periudha kur depërtuan me sukses në trevat e
Arabisë:

1. Shpërngulja e tyre gjatë fushatave luftarake të Asirisë dhe
Babilonisë në Palestinë. Fushata pushtuese ushtarake u nis si shkas i
presionit ndaj hebrenjve, për shkak të rrënimit të qyteteve dhe
tempujve të tyre nga vetë mbreti Buhatanaseri në vitin 589. para erës
së re.

Shumica e hebrenjve të robëruar dërgohen në Babiloni dhe prej aty
ndajnë tokën e braktisur prej Palestinës deri në Hixhaz, që të
vendoseshin në veri të Arabisë.

2. Pas pushtimit të Palestinës nga ana e Bizantit, nën udhëheqjen
e komandantit romak Betatsit, në vitin 70 të erës së re, bizantinët u
bëjnë presion hebrenjve dhe pasi rrënojnë tempujt e tyre, shumë fise
hebreje shpërngulen në Hixhaz. Ata zënë vend në Jethrib (Medinë),
Hajber dhe Tejma dhe ndërtojnë vendbanime, fshatra dhe kështjella.
Kështu depërton feja hebraike në Arabi, nëpërmjet muhaxhirëve ose
refugjatëve hebrenj. Hebrenjtë bëhen edhe faktor politik, për të cilët
flitej para ardhjes së Islamit, sidomos gjatë shekullit të parë të
Islamit. Kur fillon të përhapet Islami, në Arabi jetonin fiset e
njohura hebreje: Hajber, Nadir, Kurejdha, Mustalak, Kajnuka, kurse
shkrimtari i njohur Es-Semhudi në veprën e vet "Vefaul-Vefa", në faqen
116, përmend mbi njëzet fise hebreje.

Feja hebraike ka arritur në Jemen përmes Es’ad Ebi Kurebit, i cili
si luftëtar shkoi në Jethrib ku edhe pranoi besimin hebraik. Ai mori me
vete dy rabinë nga fisi Benu Kurejdha në Jemen.

Feja hebraike përhapej shpejt në Jemen, kështu që me ardhjen e
djalit të Es’adit, Jusufit, në pushtet, Dhu-Nuvasi i vërsulet të
krishterëve të Nexhranit dhe u bën thirrje ta pranojnë hebraizmin. Pasi
këta kundërshtojnë, ai i hedh në hendeqet e hapura dhe i djeg. Në zjarr
janë djegur pa dallimi meshkuj, femra, pleq e të rinj.

Thuhet se numri i viktimave ka qenë rreth 20 dhe 40 mijë veta. Kjo
ka ndodhur në tetor të vitit 523 të erës së re, kurse Kur’ani përmend
një pjesë të kësaj ngjarjeje në kapitullin "El-Buruxh".

Përhapja e Krishterimit në Arabi depërton krahas pushtimit të tokave arabe nga bizantinët dhe abisinasit.

Pushtimi i parë i Jemenit nga ana e Abisinisë u bë në vitin 340
para erës së re dhe zgjati deri në vitin 378. Në këtë periudhë në Jemen
fillon predikimi i Ungjillit në të gjitha krahinat. Atëbotë në Nexhran
vjen një besimtar i madh i quajtur Fimijan dhe i thërret nexhranët në
fenë e krishterë. Si besimtar i devotshëm që ishte, populli i beson dhe
pranon Krishterimin menjëherë pas udhëheqësit të vet, Malbuit.



Kur abisinasit hynë në Jemen, shkelën atë që kishte bërë
Dhu-Nuvasi, kurse Ebreheja merr pushtetin. Ai filloi ta zgjerojë
Krishte-rimin shumë shpejt dhe me përmasa të gjera, saqë deshi që në
Jemen të ndërtonte Ka’ben, që rolin dhe rëndësinë e Mekës ta kishte
Jemeni. Ebreheja u nis ta rrënonte Ka’ben në Mekë, por merr ndë-shkimin
e merituar të Allahut Y në këtë dhe në atë botë.

Krishterimin e pranojnë fiset arabe Gassasin, Taglib, Tajj dhe
disa të tjerë që kufizoheshin me Bizantin, këtë e pranojnë edhe disa
sundimtarë të Hirasë.

Besimin farisej apo idhujtarinë në zjarr, ose në arabisht
mexhusijë, kryesisht e pranuan arabët që jetonin në viset kufitare nga
Persia. Ithtarë të këtij besimi ka pasur edhe në Irak dhe në Bahrejn,
sidomos në Ahsa dhe Hixhër, qytete të Bahrejnit, si dhe në bregun e
gjirit Arabik. Këtë besim e kanë ndjekur edhe Jemenasit gjatë dominimit
persian.

Mbi sebeizmin na flasin shumë gërmime arkeologjike në Irak.

Ky ka qenë besimi i popullit të Ibrahim Kaldejsit. Kaldejsët kanë
qenë popull semit që u kanë besuar astrologëve dhe astrologjisë. Këtë
lloj besimi në të kaluarën e kishin përvetësuar banorët e Shamit dhe të
Jemenit. Por, pas vërshimit të Krishterimit dhe të Hebraizmit, ky besim
filloi t’i humbte ithtarët e vet. Megjithatë, edhe më tutje ekzistonin
besimtarë të këtillë të përzier me fariseizëm, sidomos në Irak dhe në
brigjet e gjirit Arabik.

 

Gjendja fetare



Islami i gjen të tëra këto religjione dhe besime tek arabët, që ishin duke u dobësuar dhe duke stagnuar.

Idhujtarët që deklaronin se duke ndjekur fenë e Ibrahimit e, ishin larg
urdhrave dhe ndalesave të sheriatit të Ibrahimit dhe larg
ahlakut-moralit të Ibrahimit e. Ishin zhytur thellë në lajthitje dhe
mëkate, prandaj me kohë ata përvetësuan idhujtarinë, politeizmin, me të
gjitha zakonet shoqëruese të tij. E tërë kjo ka lënë gjurmë të thella
në vetëdijen shoqërore, politike dhe fetare të këtij populli.

Hebraizmi shndërrohet në dyfytyrësi dhe në diktaturë. Prijësit
hebrenj u bënë zotër të kombit të tyre. Ata i gjykonin njerëzit dhe
ndikonin në fatin e tyre. Para tyre njerëzit jepnin llogari për gabimet
private, madje edhe për fjalën e shqiptuar në përshpëritje. Tërë
preokupimi i tyre ishte pushteti dhe pasuria. Besimi i vërtetë
dobëso-hej, ndërsa zgjerohej ateizmi, herezia dhe indiferenca ndaj
mësimit, që Allahu Y nxit dhe urdhëron secilin ta nderojë këtë, pra
mësimin dhe diturinë.

Krishterimi ishte besim që kishte filluar të shtrëngonte mendjen.
Kjo ishte përzierje e çuditshme e Zotit dhe njeriut. Prandaj nuk ka
lënë gjurmë të thella dhe të vërteta tek arabët, për shkak të
doktrinarizmit të ndryshëm dhe reflektimit të tij në mënyrën e jetës së
tyre, që e jetonin e të cilën nuk mund ta braktisin.

Gjendja e besimeve të tjera tek arabët ka qenë sikurse gjendja e
politeistëve - mushrikëve. Zemrat e tyre kanë qenë të ngjashme, sikurse
zakonet, bindjet fetare dhe pikëpamjet e tyre mbi botën.

 

SHOQËRIA PARAISLAMIKE ARABE



Pas trajtimit të gjendjes politike dhe fetare në Gadishullin Arabik,
tani të themi diçka shkurtimisht për rrethanat shoqërore dhe ekonomike
të asaj periudhe.

Rrethanat shoqërore

Arabët kanë pasur disa shtresa shoqërore me dallime të theksuara
ndërmjet tyre. Marrëdhëniet mes njerëzve të parisë (të fiseve) kanë
qenë në shkallën e ngritjes dhe të përparimit. Njerëzit kishin lirinë e
të shprehurit dhe vullnetin e lirë. Kur dikush dëshironte t’i
lavdëronte virtytet arabe, bujarinë, trimërinë, parësinë etj., shprehej
me vargje të cilat i thurte aty për aty.

Gruaja ishte në gjendje, nëse dëshironte, t’i paqësonte fiset e
tëra, apo edhe t’i fuste në grindje, në ato përmasa, saqë mund të
shkaktoheshin gjakderdhje dhe luftëra.

Megjithatë, mashkulli ishte kryefamiljar dhe mbartës i fjalës
kryesore në shtëpi. Gruaja dhe burri ishin të lidhur me martesë, me
lejen e prindit apo kujdestarit të saj, ajo nuk kishte të drejtë të
kundërshtonte.

Te shtresat e tjera mbretëronte zakoni i përzierjes së mashkullit
dhe femrës. Kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe, përveçse aty ka
mbretëruar amoraliteti, paturpësia, shfrenimi dhe prostitucioni.

Ebu Davudi transmeton nga Aishja radijAllahu anha, se kurorëzimi në periudhën paraislamike është bërë në këto mënyra:

1. Ekzistonte martesa sikurse kjo e sotmja. Djalit i gjenin vaj-zën, e kërkonin, pastaj kurorëzoheshin.

2. Burri i thoshte gruas, pas përfundimit të ciklit mujor, shko te
filan njeri dhe kërko të jetosh me të. Burri i saj nuk i afrohej derisa
konstatohej se kishte mbetur shtatzënë me atë njeri. Nëse mbetej
shtatzënë, burri e merrte përsëri, nëse dëshironte. Kështu vepronte në
rast se të gjithë fëmijët i kishin vajza, e dëshironte të kishte djalë.
Kjo lloj martese quhej "nikahul-istibdai."

3. Mblidhej grupi prej tre deri në dhjetë persona dhe të gjithë
bënin marrëdhënie seksuale me një grua. Nëse mbetej shtatzënë, pas
lindjes, ajo i thërriste të gjithë pjesëmarrësit në këtë akt të
turpshëm, e që ishin të detyruar të vinin, dhe zgjidhte atë që
dëshironte, të bëhej baba i foshnjës së saj. Ky e pranonte fëmijën dhe
i jepte emrin familjar.

4. Te gruaja vinin shumë njerëz, e ajo nuk guxonte të refuzonte
asnjërin prej tyre. Këto parimisht kanë qenë gra publike, në dyert e
veta vinin flamuj si shenja njohjeje të shtëpisë së tyre. Çdokush që
dëshironte të shkonte te ky soj grash, e dinte se ku duhej shkuar. Nëse
ndonjëra prej tyre mbetej shtatzënë dhe lindte foshnjën, atë-herë
tuboheshin të gjithë ata që e kishin vizituar dhe thirrnin ekspertin
(njohësin e mirë të gjurmëve). Ai e merrte foshnjën në prehër dhe
zgjidhte enigmën se cili prej tyre ishte babai. Pasi konstatonte se
cili ishte babai i foshnjës, sipas disa normash të tij, atëherë ky
ishte i detyruar ta merrte foshnjën, t’i jepte emrin e vet dhe të
kujdesej për të.



Me ardhjen e Shpalljes, Allahu Y i anuloi të gjitha këto lloje martesash dhe lejoi vetëm martesën e sotme islamike.

Tek arabët paraislamikë ekzistonte edhe një mënyrë tjetër e
martesës, përkatësisht mashkulli, si fitues në dyluftim, fitonte gruan
e ardhshme. Fëmijët e lindur nga këto lidhje nuk kanë pasur kurrfarë të
drejtash atësie, por kanë qenë të turpëruar gjatë tërë jetës.

Është e njohur se arabët e periudhës paraislamike kanë pasur
mundësi të kenë gra sa kanë dëshiruar. Madje njëkohësisht bënin kurorë
me dy motra, si dhe me gratë e baballarëve të tyre, nëse mbeteshin të
veja apo të lëshuara. Në lidhje me këtë na flet Kur’ani në ajetet 22
dhe 23 të kaptinës "En-Nisa". Gjithashtu, burrat kanë pasur të drejtë
t’u jepnin grave shkurorëzime me numër të pakufizue-shëm.

Amoraliteti dhe shfrenimi mbretëronin te të gjitha shtresat e
shoqërisë paraislamike arabe. Nuk mund të veçohet asnjë shtresë e
shoqërisë, përveç rasteve individuale, që kanë çuar jetë të moralshme
dhe që lavirinë e kanë konsideruar si amoralitet dhe si turp të madh.

Robëreshat e blera kishin më tepër favore sesa ato të luftës. Arabët nuk e konsideronin të turpshme jetesën me robëresha.

Ebu Davudi transmeton nga Amër b. Shu’ajbi, e ky nga babai i vet,
pastaj nga gjyshi, i cili ka thënë: "Një njeri ka thënë: filan filani
është djali im. Para Islamit ka jetuar me një robëreshë, prandaj
Resulullahu e i thotë: "Islami nuk pranon një martesë të tillë, koha e
xhahilijetit ka kaluar, fëmija është i atij në shtratin e të cilit
lindet, ndërsa shkelja e kurorës është e ndaluar".

Tregimi mbi grindjen mes Sa’d b. Vekkasit dhe Abd b. Zum’atit
rreth djalit të robëreshës së Zum’atit është i njohur. Djali është
quajtur Abdu-r-Rahman b. Zum’ah. Raporti mes prindit dhe fëmijëve mund
të klasifikohet në disa kategori. Ka pasur nga ata që tho-shin:
"Fëmijët tanë janë mëlçitë tona që ecin nëpër tokë", ndërsa ka pasur
edhe të tillë që i mbytnin vajzat e veta ose i shtinin të gjalla në
dhe, duke iu drojtur turpit, e ka pasur edhe nga ata që i mbytnin në
barkun e nënës duke iu frikësuar varfërisë dhe turpit. Në lidhje me
këtë na flet Kur’ani në këto ajete: El-enam: 151; En-Nahël:58-59;
El-Isra’:31 dhe Et-Tekuir: 8.



Megjithatë nuk mund të themi se ky ka qenë aspekt mbizotërues i
etikës dhe i moralit. Për arabët ka qenë shumë e rëndësishme që të
kishin shumë djem, të cilët do të luftonin për atdheun e vet.
Marrëdhëniet ndërmjet vëllezërve, nipërve si dhe ndërmjet kushërinjve
të tjerë, kanë qenë të bazuara në lidhjet e forta të gjakut. Kanë
jetuar për patriotizmin fisnor dhe për të kanë vdekur. Fryma e
bash-kimit mbretëronte në suazat e një fisi, dhe kjo e rriste më tepër
patriotizmin. Bazë e rendit shoqëror të një fisi ka qenë patriotizmi
individual dhe atdhedashuria e gjakut. I përmbaheshin një rregulli të
pashkruar: "Ndihmoji vëllait tënd qoftë ai i drejtë a jo". Natyrisht,
ky parim nuk ka qenë në pajtim me parimin e doktrinës islame që thotë:
"Ndihma e tiranit duhet të jetë e tillë, që ta pengojë krye-rjen e
tiranisë".

Garimi në origjinë dhe ndershmëri (mburrje) shpeshherë ka qenë
shkas për shpërthimin e luftërave ndërmjet tyre, madje edhe në mesin e
atyre fiseve që kanë pasur babain të përbashkët. Kjo ka ndodhur mes
fiseve Evs dhe Hazrexh, Abes dhe Zuhjan, si dhe Bekër dhe Taglib, e
disa të tjerëve. Ndërkaq, marrëdhëniet shoqërore mes fiseve me origjinë
të ndryshme nuk kanë qenë të forta dhe të fuqi-shme. Ato
shkatërroheshin në luftëra të përgjakshme. Në raste të veçanta
kryeparët e fiseve organizonin tubime publike në të cilat vinin fise të
ndryshme, sidomos në muajt e shenjtë, muajt e haxhit. Këta muaj kanë
pasur rëndësi të madhe për arabët, sepse gjatë këty-re muajve ata
rivendosnin marrëdhëniet normale njerëzore dhe zgji-dhnin shumë
probleme jetësore.

Thënë shkurtimisht, rrethanat shoqërore kanë qenë në gjendje të
mjerueshme, e si mos të ishte kështu, kur ndër arabët mbretëronte
injoranca dhe bestytnia, kurse bota jetonte në politeizëm dhe në
ideologji të errët. Gratë bliheshin dhe shiteshin. Ato trajtoheshin si
ndonjë gjësend, derisa mashkulli nuk ka pasur kurrfarë kufizimesh, as
njerëzore e as morale. Ka jetuar si ka dashur dhe me kë ka dashur vetë.

Pushtetin e ndanin pasanikët, të cilët i mbushnin arkat me 
Flori në kurriz të të varfërve, apo të pushtetit, i cili gjithnjë ka qenë i gatshëm të luftonte.

 

Gjendja ekonomike



Gjendja ekonomike gjithnjë ka qenë rezultat i rrethanave shoqërore. Kjo
më së miri shihej në standardin jetësor të njerëzve të asaj kohë.
Tregtia ka qenë burimi kryesor i sigurimit të mjeteve materiale për
jetesë, e ushtrohej vetëm atëherë kur rrugët ishin të sigurta dhe në
kohë paqeje. Kjo ka qenë gati e pamundur në trevat arabe, përveç në
muajt e shenjtë. Gjatë këtyre muajve organizoheshin panaire të njohura
tregtare. Vendpanairet e njohura kanë qenë ("suk" - çarshi) Ukadh,
Dhu-l-Mexhaz, Maxhne dhe shumë të tjera.

Zejtaria dhe strukturat e tjera prodhuese nuk kanë qenë të
zhvilluara dhe për arabët kanë qenë diçka e huaj, bile më e huaj se për
çdo popull tjetër. Shumë lloje të zejtarisë kanë lulëzuar në Jemen dhe
në Hira, kurse më të njohurat kanë qenë: përpunimi i lëkurës dhe i
tekstilit, ndërsa banorët e Arabisë qendrore merreshin me bleg-tori dhe
me bujqësi.

Gratë arabe tirrnin lesh dhe thurnin veshmbathje, por më së
tepërmi për nevojat e veta dhe të luftëtarëve, sepse e tërë kjo ka qenë
e rrezikuar nga plaçkitja e sulmuesve, prandaj as që mund të bëhej
fjalë për ndonjë prodhimtari. Është me rëndësi të përmendet se,
kryesisht mbretëronte një gjendje e tërësishme varfërie, skamjeje dhe
urie.

 

 

Etika e arabëve



Nuk mund të themi se arabët e periudhës paraislamike nuk kanë pasur
disa norma elementare të sjelljes, veprime të turpshme dhe situata të
cilat nuk mund t’i pranojë dot as mendja e shëndoshë e as natyra e vetë
njeriut, por, nga ana tjetër, kanë pasur edhe vlera shumë të çmueshme,
me të cilat edhe ne sot do të mburreshim dhe do të befasoheshim. Vlen
t’i përmendim:

1. Kerem - nderi dhe fisnikëria me çka garonin mes tyre dhe i
ndihmonin njëri-tjetrit. Gati gjysma e krijimtarisë poetike
paraisla-mike - në kvtë fushë kanë qenë mjeshtër të talentuar - i është
dedi-kuar kësaj vije të karakterit të tyre. Të marrim një shembull;
paprit-mas arrin një mysafir, është dimër, vit urie. Shtëpiakut përveç
një deveje, e cila ishte shpëtim për tërë familjen, nuk i rastis asgjë
në shtëpi. Për të treguar mikpritje dhe për ta ruajtur nderin familjar,
nikoqiri çohet dhe për hir të tij ther të vetmen deve, ndez zjarrin dhe
përgatit gosti të begatshme për nder të mysafirit. Në trajtë të keremit
arab numërohet edhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në pajtimin e
familjeve dhe në qetësimin e gjakderdhjes. Njeriu dinte që në interes
të paqes, të merrte barrën e huaj për të paguar dëm-shpërblimin, vlerën
e gjakut, vetëm për të qetësuar situatën në momentin e dhënë. Ka qenë
me rëndësi të ndërpritej gjakderdhja, e cila do të kishte pasoja brez
pas brezi, dhe të shpëtohej njeriu.

Shpeshherë në kaside e lavdëronin veten, por dinin t’i lavdëronin
edhe të tjerët, madje edhe sundimtarët dhe kryeparët e huaj, nëse e
meritonin këtë. Arabi e nderonte mysafirin duke i ofruar verë, pa çka
nuk mund të flitej për nderin. Prandaj, përdorimi i verës ka qenë
fuqishëm i lidhur për kerem, për çka edhe i kanë thurur lavdi në
poezitë e tyre. Arabët vetë hardhinë e rrushit e quanin "hardhia e
nderit", kurse verën "e bija e nderit". Ndër cilësitë fisnike të
arabë-ve numërohej edhe bixhozi. Mendonin se bixhozi është rrugë,
përka-tësisht, mjet i shoqërimit, ku fituesi do të shprehë bujarinë dhe
mirësinë e vet, sepse nga fitimi do të ushqejë të varfërit. Vera
për-mendet në shumë vende në Kur’ani-kerim, e krahas saj edhe bixhozi.
Allahu i Lartë thotë:

"Të pyesin ty për verë dhe bixhoz. Thuaju: "Ato ju sjellin dëme të
mëdha, por edhe dobi për njerëzit, mirëpo, dëmi është më i madh se
dobia." (El-Bekare: 219).

2. Në mirësjelljen e arabëve bën pjesë edhe respektimi i
marrëveshjes. Për ta marrëveshja kishte rëndësinë e aktit fetar, së
cilës i përmbaheshin me besnikëri, në interes të saj kanë qenë në
gjendje t’i flijojnë fëmijët e vet dhe të shkatërrojnë shtëpinë. Për
këtë na flet tregimi i Hani b. Mes’ud Shejbanit, Samuel b. Adit dhe
Haxhib b. Temimiut. Rrallë, shumë rrallë ndodhte që të prishej
marrëveshja.



3. Kulti i personalitetit rezultonte me dëbimin e çfarëdo përuljeje
dhe shtypjeje. Nga kjo rrjedh se e shprehnin me ëndje trimërinë, por
edhe xhelozinë, prandaj reagonin shumë shpejt në situatat përkatëse.
Ata nuk donin të dëgjonin fjalë që aludonin sado pak tur-pin dhe
padrejtësinë, e të mos kërcej e t’i përvisheshin shpatës dhe shtizës,
nëse duhej edhe në luftë, duke mos llogaritur se edhe vetë
rrezikoheshin në këtë rrugë.

4. Ata e çmonin traditën e betimit. Nëse betoheshin për diçka,
atëherë e përmbushnin atë, sepse kjo i përkiste nderit dhe famës së
tyre, ndonëse viheshin në situatë kritike dhe të rrezikshme.

5. Në virtytet etike të tyre numërohej edhe butësia dhe sjellja
fisnike. Këtë e kanë thurur në vargje, edhe pse, nga ana tjetër, këtij
virtyti i kundërvihej trimëria dhe nxitimi i veprimit luftarak.
Megjithatë, ky virtyt ishte i rrallë në mesin e tyre.

6. Naiviteti beduin dhe mospërlyerja e tij me qytetërimin dhe me
intriga të tjera, ka ngjallur tek arabët sinqeritetin, besnikërinë dhe
ruajtjen nga tradhtia dhe nga shpifja.

Nga e tërë kjo që u përmend për arabët, me gjithë karakteristikat
e tyre pozitive e të tjera, të cilave kur t’i shtohet pozita
gjeografike dhe strategjike e Arabisë në raport me tërë botën, do të
shohim se të gjitha këto kanë qenë shkak që arabët të zgjidhen si
popull për të mbartur barrën e rëndë të Shpalljes, dërguar mbarë
njerëzimit dhe që këta të jenë udhërrëfyes të shoqërisë njerëzore,
përkatësisht, umetit njerëzor.

Ndonëse disa nga vlerat e sipërpërmendura janë pjesërisht të
mangëta, e në disa raste të mira, në thelb ato janë bazë e shëndoshë
për mbrojtjen e virtyteve të bukura, të cilat kanë qenë të dobishme për
tërë gjininë njerëzore, sidomos pas disa përmirësimeve që i ka bërë
Islami.

Nga të gjitha karakteristikat e përmendura, me siguri që më të
vlefshmet janë: respektimi i kontratës dhe kulti i personalitetit.
Ndryshe, pa të gjitha këto, do të ishte e pamundur të mposhtej e keqja
dhe zvetënimi e të rivendosej sistemi i drejtësisë dhe i mirë-sisë, pra
vetëm me këtë potencial të fuqisë dhe intelektit. Arabët kanë pasur
edhe vlera të tjera, por qëllimi ynë nuk është që të shkruajmë më
gjerësisht për ata.

 

ORIGJINA E MUHAMMEDIT DHE E FAMILJES SË TIJ



Origjina e Resulullahut e është klasifikuar në tri periudha koho-re.
Pjesa e parë është pranuar si e saktë nga të gjithë autorët e Sires.
Këtu përmendet prejardhja e Resulullahut e deri tek Adnani. Pjesa e
dytë është në lidhje me brezin hyrës të Resulullahut e, nga Adnani e
gjer te Ibrahimi e.

Aty ka edhe mospajtime mendimesh. Pjesa e tretë ka të bëjë
meorigjinën lidhur nga Ibrahimi e e deri tek Ademi e.Te brezi i fun-dit
ka të dhëna, të cilave nuk mund t’u besohet me siguri të plo-të.

Shkalla e parë e origjinës:

Muhammed b.Abdullah b. Abdul-Muttalib - i quajtur Shejbe, ibën
Hashim - i quajtur Amër, - ibën Abdi Menaf - i quajtur El-Mugire, -
ibën Kussaj - i quajtur Zejd, - ibën Kilab b. Marre b. Ka’b b. Lu’a b.
Galib b. Fahër - i quajtur Kurejsh, sipas tij, fisi mori emrin, - Ibni
Malik b. En-Nadar - i quajtur Kajs, - b. Ken’aneh b. Huzejmeh b.
Mudriket - i quajtur Amir, - ibën Ilijas b. Mudar b. Nazzar b. Me’ad b.
Adnan.

Shkalla e dytë:

Këtu llogaritet vija hyrëse, duke filluar prej Adnanit, i cili
është djali i Edd b. Humejs b. Selaman Ibni Avs b. Berz b. Kamval b.
Ebi b. Avam b. Nashid b. Haza b. Beldas b. Judlah b. Tabih b. Xhahim b.
Nahish b. Mahij b. I’id b. Abkar b. Ubejde b. ed-Du’a b. Hemdan b.
Senber b. Jethrebij b. Jah; Zen b. Jehhan b. Eravij b. Dishan b. Ajser
b. Efnad b. Ejham b. Naksar b. Nahas b. Zerah b. Semij b. Mezzij b.
Avdat b. Aram b. Kajdar b. Ismail b. Ibrahim e.



Shkalla e tretë:

Vija hyrëse nga Ibrahimit u deri tek Ademi u është kjo: Ibrahimi u
është djali i Tarihit, i cili është quajtur Azer - ibën Nahur b. Sar’u
(ose Sarug) b. Rauv b. Lamik b. Metuveshleh b. Ehnuh – thonë se ky
është Idrisi u - ibën Jerid b. Mehlail b. Kajnan b. Anusheh b. Shejth
b. Adem u.

Familja e Pejgamberit e

Familja e Resulullahut e është e njohur me emrin Hashimitët, sipas
gjyshit të tij Hashim b. Abdi Menafit. Andaj do të themi diçka për
familjen Hashimi.

I. Hashimi:

Ky e ka trashëguar mbikëqyrjen rreth furnizimit të haxhilerëve me
ujë dhe me ushqim nga Beni Abdi Menafi. Më parë përmendëm se Abdi
Menafi dhe Abi-d-Dari janë pajtuar dhe i kanë ndarë pozitat mes tyre.
Hashimi ka qenë mekas i dalluar dhe i pari që u ka siguruar ushqim
haxhilerëve (përshesh - bukë të grimcuar). Emri i tij ka qenë Amër,
kurse Hashim ofiq (llagap) e ka fituar për shkak të thërrmimit të bukës
për përshesh. Ai, gjithashtu është i pari që ka caktuar dhe zbatuar
praktikisht udhëtimin dimër - verë të kurejshëve për tregti. Për
mirësinë dhe mendjemprehtësinë e tij flasin edhe shumë poetë
paraislamikë.

Disa ngjarje interesante janë të lidhura me Hashimin.

Ai tregon se një herë niset për tregtar në Sham. Kur arrin në
Jethrib (Medinë) martohet me Selmën, vajzën e njëfarë Amri nga familja
Beni Adijj Nexhar dhe ngel aty për të jetuar tek ajo. Pas një kohë, kur
niset përsëri për në Sham, ajo mbetet shtatzënë. Hashimi vdes në Gazzë,
qytet në Palestinë, e Selma lind Abdul-Muttalibin në vitin 497, të
cilit i jep emrin i Thinjuri, për shkak të ballukës së thinjur me të
cilën u lind.

Selma kujdesej për fëmijën në shtëpinë e babait të saj, në Medinë.
Për të nuk dinte kurrgjë familja e Hashimit nga Meka. Hashimi ka pasur
katër djem dhe pesë vajza. Djemtë quheshin: Esed, Ebu Sajfi, Nadleh dhe
Abdul-Muttalib, kurse vajzat: Esh-Shifa, Halide, Daife, Rukaja dhe
Xhenete.

II. Abdul Muttalibi



Thamë se furnizimi i haxhilerëve me ujë dhe me ushqim nga Hashimi
ka kaluar te vëllai i tij El-Muttalib b. Abdi Menafi, i cili gëzonte
autoritet të madh, ishte i nderuar dhe i famshëm ndër fisin e vet.
Kurejshët e quanin El-Fejjad-bujar. Kur Shejbe (më vonë
Abdul-Muttalibi) bëhet djalosh, për të dëgjon xhaxhai i tij El-Muttalib
b. Menafi dhe shkon në Jethrib për ta kërkuar. Kur e gjen dhe e sheh,
fillon të qajë, e përqafon dhe e hip në devenë e vet. Djaloshi zbret
dhe nuk do që të shkojë me të, pa lejen e nënës së vet. El-Muttalibi e
pyet, por ajo refuzon t’ia japë djalin xhaxhait. Atëherë El-Muttalibi i
thotë asaj:

"Ai do të shkonte në çifligun e babait të vet, në tempullin e
Zotit", andaj nëna e lejon të shkojë. El-Muttalibi hyn në Mekë kaluar
mbi deve e prapa tij djaloshi. Njerëzit tregonin me gisht nga djaloshi
dhe thoshin:

"Ky është rob i Abd-Muttalibit." El-Muttalibi ju thotë: "Duhet të
keni turp, ky është djali i vëllait tim - Hashimit." Djaloshi jetoi te
xhaxhai i vet derisa u bë më i pjekur. Dikur, përafërsisht në atë kohë
El-Muttalibi vdes në Redman, vend ky në Jemen.

Të gjitha punët e tij i trashëgon Abdul-Muttalibi. Të gjithë
kushërinjtë dhe pjesëtarët e fisit filluan ta duan, sepse ishte bujar,
i ndershëm, i drejtë dhe i aftë në kryerjen e punëve. Ai ia rriti edhe
më tepër famën fisit të vet.

Pas vdekjes së El-Muttalibit në Jemen, Neufeli me dhunë uzurpon
oborrin e Abdul-Muttalibit. Ai kërkoi ndihmë nga kurejshët, por ata i
përgjigjen: "Nuk dëshirojmë të ndërhyjmë mes teje dhe Neufe-lit, sepse
ai është xhaxhai yt". Atëherë Abdul-Muttalibi thërret da-jën e vet nga
Jethribi për ta ndihmuar. Daja i tij, Ebu Sead b. Adijj, niset për në
Mekë me tetëdhjetë kalorës. Në hyrje të Mekës, e pret Abdul-Muttalibi
dhe i thotë: "Eja të shkojmë në shtëpi, o dajë." "Jo, për Zotin, pa u
takuar me Neufelin", dhe nisen për në shtëpinë e Neufelit. Ai po rrinte
afër Ka’bes me disa kurejshitë dinjitozë. Kur e pa Ebu Seadi, nxori
shpatën dhe briti: "Për Zotin dhe për Ka’ben, nëse nuk ia kthen tokën
Abdul-Muttalibit, do të të ther me këtë shpa-të." Neufeli iu përgjigj:
"Që tani ia kthej, e tij është", e vërte-tuan edhe të pranishmit. Ebu
Seadi bujti tek Abdul-Muttalibi tri net, pastaj e bëri umren dhe u
kthye në Medinë.



Pas kësaj ngjarjeje Neufel b. Abdi Shems b. Abdi Menafi, lidhi
marrëveshje me benu hashimitët. Kur fisi Huza’ah e sheh se çfarë ndihme
fitoi Abdul-Muttalibi prej dajës së vet, Ebu Seadit, nga fisi
En-Nexhar, thanë: "Ashtu siç e keni lindur ju, edhe ne, e kemi lindur
(sepse nëna e Abdul-Muttalibit ishte nga fisi Huza’ah), prandaj ne jemi
më tepër të nevojshëm se ju për t’i ndihmuar atij."

Prandaj ata shkuan edhe në Mekë, hynë në Këshill dhe lidhën
marrëveshje më benu hashimitët, pastaj edhe me benu abdi shemsët -
fisin e Neufelit.

Kjo ndërlidhje mes fiseve të Medinës dhe Mekës, e forcuar kështu,
do të jetë një nga faktorët e rëndësishëm për çlirimin e Mekës, që do
ta mësojmë më vonë. Është me rëndësi të përmendim dy punë të vlefshme
që ka bërë Abdul-Muttalibi për Ka’ben: 
Hapja e pusit Zem-zem dhe mbrojtja e Ka’bes në luftën me elefantin.

I. Abdul-Muttalibit i është urdhëruar në ëndërr që të hapë pusin Zem
-zem, dhe i është treguar vendi ku duhej gropuar. Gjatë gropimit gjeti
sende që i kishin fshehur xherahimët kur patën ikur nga Meka, gjeti
shpata, stoli dhe dy kaproj ari. Me shpata e stolisi portën e Ka’bes,
në to i vendosi (gozhdoi) kaprojtë e artë, e muroi pusin dhe hapësirën
për rreth pusit për haxhilerët. Kur u zbulua pusi Zem-zem, kurejshët u
grindën me Abdul-Muttalibin duke thënë: "Ne duam të marrim pjesë me
ty", e ky u përgjigj: "Kurrsesi, unë jam i zgje-dhur për këtë punë".
Ata nuk e lanë të qetë derisa e nxorën para gjyqi te magjistari nga
beni seadët. Ende pa u kthyer në shtëpi, këta rrugës hasën shenja që
paralajmëronin se Abdul-Muttalibi kishte të drejtë. Atëherë
Abdul-Muttalibi u betua se: Në qoftë se Zoti do t’i dhuronte dhjetë
djem e ai do të jetonte gjersa ata të rriteshin e ta ndihmonin, do ta
flijonim njërin prej atyre para Ka’bes.

II. Mëkëmbësi i sundimtarit të Abisinisë në Jemen, Ebreheja, duke
parë se arabët pelegrinote Ka’ben, ndërtoi një kishë të madhe në San’a.
Ai dëshironte që haxhilerët të ktheheshin në San’a, në vend të Mekës.

Kur njëri nga fisi Ken’aneh dëgjon për këtë ndodhi, hyn natën në
këtë kishë dhe ndyen ballinën e saj me fëlliqësirë. Kur Ebreheja dëgjon
për këtë, hidhërohet shumë, mbledh një ushtri prej 60 mijë luftëtarësh
dhe niset në Mekë për të rrënuar Ka’ben.





Për vete zgjodhi elefantin më të madh, të cilit i hipi dhe niset
për në Mekë. Ushtria kishte 9 ose 13 elefantë dhe kur arriti në vendin
Mugammese, ndaloi të pushonte dhe të përgatitej për të hyrë në Mekë.
Kur arriti në luginën Mehser, ndërmjet Muzdelifes dhe Minnes, elefanti
u ndal dhe u shtri, duke refuzuar për të shkua drejt Ka’bes. Thuhet se
janë munduar ta ngrenë me zor, por nuk kanë mundur dot, e kur e
tërhiqnin në ndonjë anë tjetër, ai ngrihej menjëherë.

Ndërsa Ebreheja dhe ushtria e tij kishin probleme me elefantin,
Allahu Y dërgoi mbi ta zogjtë Eba-Bil, të cilët gjuanin mbi ushtrinë e
Ebrehes copa nga balta e pjekur, dhe Allahu Y i shndërronte ata porsi
gjethe të brejtura nga krimbat. Zogjtë kishin pamje të çuditshme si
dallëndyshe të balsamosura. Secili nga zogjtë mbarte nga tre gurë, një
në sqep dhe dy në kthetra. Kur e qëllonte dikë me këtë masë, nuk
shpëtonte dot, i shkapërderdhej trupi dhe vdiste në vend. Ushtarët e
Ebrehes nuk u goditën të gjithë. Disa filluan të iknin, por gjatë
rrugës shumica prej tyre e pësuan, prandaj u shpërndanë në të gjitha
anët.

Ebreheja u ndëshkua me një sëmundje, nga e cila i ranë majat e
gishtërinjve. U kthye në San’a me kraharor të çarë ku vdiq shpejt.

Kurejshët e Mekës, duke parë se Meka do të sulmohej nga një ushtri
e madhe, ikën nëpër kodra. Vetëm kur kaloi rreziku ata u kthyen të
sigurt në shtëpitë e tyre. Kjo ngjarje ka ndodhur në mu-ajin muharrem,
50 ose 55 ditë para lindjes së Muhammedit e, që i përgjigjet fundit të
shkurtit ose fillimit të marsit të vitit 571, sipas kalendarit.

Kjo ngjarje - mbrojtja e Ka’bes nga rrënimi - sigurisht ishte
dhuratë e Allahut Y, që ia dhuroi Pejgamberit e dhe Shtëpisë së Tij,
Bejtullahut, sepse nëse e shikojmë Kuddusi-Sherifin, vërejmë se këtë
kible e kishin pushtuar armiqtë e Allahut, jobesimtarët, dhe i kishin
nënshtruar muslimanët, siç ka ndodhur në vitin 587 para erës së re me
Buhatanaserin, pastaj këtë e pushtuan romakët në vitin 70 sipas
kalendarit.



Ka’ben dhe kiblën në Mekë nuk ka mundur ta pushtojë askush, megjithëse banorët e Mekës ishin jobesimtarë.

Për këtë ngjarje në Mekë dëgjuan, jo vetëm vendet fqinje, por edhe
fuqitë udhëheqëse e qytetëruese të asaj kohë. Abisinasit mba-nin lidhje
të forta me romakët dhe me persianët. Së shpejti pas kësaj ngjarjeje,
persianët erdhën në Jemen dhe e nënshtruan atë.

Kjo ngjarje, gjithashtu, i tregoi botës shenjtërinë e Shtëpisë së
Zotit, dhe se Meka është vend të cilin Allahu Y e ka zgjedhur si Vend
të Shenjtë.

Nuk është për t’u çuditur përse Allahu Y e shpëtoi këtë vend nga
rrënimi, kur dihet se prej këtej doli më i besueshmi El-Emin -
Pejgamberi i fundit i Allahut Y.

Abdul- Muttalibi ka pasur dhjetë djem. Këta janë: El-Harithi,
El-Gajdaku, Ez-Zubejri, Ebu Talibi, Abdullahu, Hamza, Ebu Lehebi,
El-Mekumi, Saffari dhe El-Abbasi.

Në disa libra numërohen njëmbëdhjetë djem, e i njëmbëdhjeti ka
qenë Kathem. Në të tjerat janë trembëdhjetë djem dhe i shtojnë edhe
Abdul-Ka’bin dhe Huxhlanin, por me siguri të plotë dihet për dhjetë
djem. Përveç dhjetë djemve, Abdul Muttalibi ka pasur edhe gjashtë
vajza. Ato janë: Ummul-Hakim, e quajtur El-Bejda, pastaj Berret, Atika,
Safija, Erva dhe Umejma.



III. Abdullahu është babai i Resulullahut e. Nëna e Abdullahut
është Fatimja, vajza e Amër b. Aidh b. Umran b. Mahzum b. Jekadhe b.
Merret.

Abdullahu ka qenë djali më i bukur dhe më i dashur i
Abdul-Muttalibit. Ky ka qenë njëherësh edhe flijimi - kurbani i
premtuar. Ngjarja thotë: Kur Abdul-Muttalibit i lindën dhjetë djem, dhe
kur ata u rritën, i mblodhi rreth vetes dhe u tregoi për premtimin e
dhënë. Ata e miratuan këtë. Ai ua shkroi emrat e tyre në shigjetëza dhe
të gjitha ia dha kaddahut - njeriut i cili hidhte shortin. Shigjeta e
parë u kthye drejt Abdullahut. Abdul- Muttalibi e mori djalin dhe e
dërgoi në Ka’be për ta therur, por kurejshët, dajallarët dhe vëllai i
tij Ebu Talibi, nuk lejuan ta bënte këtë. Abdul Muttalibi u tha:
"Atëherë si ta përmbush betimin tim?"

Ia mbushën mendjen që përsëri të shkonte te shortari dhe t’i
thoshte që tani të hidhte shigjetëzën mes Abdullahut dhe dhjetë deveve.
Nëse del tek Abdullahu, le të shtojë numrin e deveve, dhe gjithnjë
kështu, derisa shigjeta të bjerë mbi devetë që Zoti të jetë i kënaqur.
Nëse binte mbi devetë atëherë ato do t’i therte para Ka’bes.

Dhe, kur numri i deveve arriti në njëqind, vetëm atëherë
shigjetëza ra prej Abdullahut mbi devetë. Abdul-Muttalibi i flijoi këto
në vend të djalit. Gjer atëherë vlera e gjakut tek arabët ishte dhjetë
deve, e pas kësaj ngjarjeje arriti në njëqind deve, gjë që këtë e
vër-tetoi edhe Islami.

Rrëfehet se Resulullahu e ka thënë: "Unë jam i biri i dy flijimeve" (Ismailit dhe babait të tij Abdullahut).

Abdul-Muttalibi i zgjodhi për grua djalit të tij Eminen, vajzën e
Vehbi b. Abdi Menaf b. Abd Zehre b. Kulabit. Në atë kohë ajo ishte
vajza më e bukur dhe më e ndershme ndër kurejshët, si nga origjina
ashtu dhe nga pozita. Babai i saj ishte kryepar i familjes Zehra, e
njohur për nga prejardhja dhe nderi. Abdullahu martohet dhe me gruan e
vet jeton në Mekë. Pas disa kohësh babai e dërgon në Medinë që të
furnizohet me hurma, ku edhe ndërron jetë.

Disa thonë se është nisur në Sham për të bërë tregti, por në
Medinë takon një karvan të kurejshëve dhe, për shkak sëmundjes, ndalet
aty ku edhe vdes dhe varroset në varret Nabig El-Xhadi. Vdes në moshën
njëzet e pesë vjeç, dhe para lindjes të djalit të tij, Muha-medit e.

Ky është mendimi i shumë historianëve.

Ka edhe nga ata që thonë se Abdullahu ka vdekur dy muaj pas lindjes
së fëmijës. Kur në Mekë arrin lajmi për vdekjen e tij, Eminia e shpreh
pikëllimin e saj të madh në vargje shumë prekëse.

E tërë pasuria që Abdullahu kishte lënë pas vetes kanë qenë: pesë
deve,një tufë të vogël delesh dhe robëreshën abisinase, Berket, me
ofiqin Ummu Ejmen, e cila është kujdesur për Resulullahun e.

 

LINDJA DHE DYZET VJET JETESE GJER TE PEJGAMBERIA



Lindja

Më i dalluari Pejgamber, Resulullahu e, u lind në familjen Beni Hashim
në Mekë, në mëngjesin e ditës së hënë, më nëntë rebiul-evvel, në vitin
e parë të ngjarjes me "elefantin", ose dyzet vjet pas sundimit të
mbretit persian Kisras (Kserksit) - Enu Shervanit. Kjo datë i
përgjigjet 20 ose 22 prillit të vitit 571 sipas kalendarit. Këtë datë e
ka llogaritur dijetari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri dhe
astronomi i shquar Mahmud Pasha.

Ibni Seadi transmeton se nëna e Resulullahut e ka thënë: "Kur e
kam lindur, bashkë me të kam lindur edhe një dritë të madhe, nga e cila
kanë shkëlqyer pallatet e Shamit." Ngjashëm transmeton edhe Ahmedi nga
El-Urbad b. Sarijeh.

Gjithashtu flitet se, gjatë lindjes së Muhammedit e kanë ndodhur
disa ngjarje të çuditshme në botë, të cilat kanë qenë parashenja të
pejgamberisë së tij:

Janë rrëzuar katërmbëdhjetë pirgje nga kështjella e Kserksit në
Persi, është shuar zjarri të cilin e kanë adhuruar farisejët shekuj me
radhë në Indi, janë rrënuar kishat rreth liqenit "Savit" pasi është
tharë liqeni. Këtë e transmeton Bejheki, por Gazaliu nuk pajtohet me
këtë.

Kur Eminia solli në botë fëmijën, thërriti gjyshin e tij Abdul-
Muttalibin, për t’i kumtuar lajmin e gëzueshëm. Ai, plot gëzim, e merr
djalin në duar dhe e dërgon në Ka’be. Aty i lutet Allahut dhe e
falënderon për nipin. Aty i vënë edhe emrin Muhammed - e që me siguri
dihet se ky emër nuk ka qenë i njohur ndër arabët. Synetia është bërë
shtatë ditë pas lindjes, siç ka qenë zakon tek arabët.Gruaja e parë që
i ka dhënë gji, pas nënës së vet, ka qenë Thuvejbja, e mbrojtura e Ebu
Lehebit, e cila e ka pasur një foshnjë në gji me emrin Mesruh. Para
Muhammedit e i ka dhënë gji Hamzës, djalit të Abdul-Muttalibit, e pas
tij i ka dhënë gji Ebu Seleme b. Abdul-Esed El-Mahzumit.



Qëndrimi te fisi Benu Sa’d

Arabët që jetonin në qytet e kishin zakon që foshnjeve t’u gjenin
mëndeshë nga fshatrat dhe shkretëtira, duke dëshiruar kështu t’i
largonin fëmijët e vet nga sëmundjet e qytetit. Fëmijët duhej të
përkundeshin në ajër të pastër, të forcoheshin shpirtërisht dhe të
flisnin gjuhën e pastër arabe.

Kështu edhe Abdul Muttalibi del të kërkojë mëndeshë (gruaja që u
jep gji foshnjeve) për nipin e vet. Pajtohet me Halimen nga fisi Benu
Sa’d b. Bekër, vajzën e Ebi Dhuejbit. Burri i saj quhej El-Harith b.
Abdul-Uzza, me ofiqin Ebi Kebsheh, po nga fisi i Halimes.

Muhammedi e ka pasur vëllezër mëndorë (të qumështit), të cilët
janë: Abdullah b. (el)-Harithi, Enisa, vajza e Harithit, Hudhafeh ose
Xhuzema, vajza e Harithit, të cilën e quajtën Shejma. Ajo e donte dhe e
mbante në duar Muhammedin e, pastaj Ebu Sufjan b. Harith b. Abdul
Muttabi, djali i mixhës Resulullahut e.

Xhaxhai i Resulullahut e, Hamza, po ashtu ka pasur mëndeshë nga
fisi Benu Sa’d b. Bekër, e një herë i ka dhënë gji edhe nëna e
Resulullahut e, kur ka qenë në vizitë te Halimja. Hamza ka qenë vëllai
mëndorë i Resulullahut e nga dy anët, prej Thuvejbes dhe Halimes.
Halimja me Resulullahun e ka përjetuar mbarësi të paparë, si dhe
ngjarje të tjera interesante.

Ibni Is’haku shkruan: "Halimja tregon se një ditë ishte nisur me
burrin dhe me djalin e vogël, të cilin ende e kishte në gji, me një
grup grash nga fisi Sa’d b. Bekër, për të kërkuar punë (gratë vinin në
Mekë dhe merrnin foshnje për t’u dhënë gji). Kjo ka ndodhur një vit,
kur nuk kemi pasur ushqim.Jemi nisur me një deve,e cila,për Zotin, nuk
jepte asnjë pikë qumësht. Askush prej nesh nuk ka fjetur nga të qarët e
fëmijës sonë të uritur, i cili nuk ka mundur të ngopej nga gjoksi im. I
luteshim Zotit që të na nxirrte nga kjo situatë e vësh-tirë. Kështu
arritëm në Mekë. I shikonim foshnjat e posalindura dhe çdonjërës prej
nesh na ofruan Resulullahun e, por asnjëra nuk donte ta merrte, sepse
ishte jetim - pa babë. Natyrisht, ne shpreso-nim që të na paguante
babai i foshnjës. Çdonjëra prej nesh thoshte: "Jetim, çka mund të bëj
për të nëna dhe gjyshi!?" Andaj nuk dëshi-ronim t’i merrnim jetimët.
Ndërkaq, çdo grua që kishte ardhur me mua gjeti për vete fëmijë për
gji, përveç meje. Kur bëheshim gati për t’u kthyer, i thashë burrit:
"Për Zotin, ndihem e poshtëruar, sepse të gjitha shoqet e mia gjetën
për vete foshnjë për gji. Nuk mund të kthehem në shtëpi kështu e mjerë.
Për Zotin, vajta mbrapa ta marr atë jetim." "Mos u bë merak, gjithsesi
vepro kështu, ndosh-ta Allahu me të do të na japë bereqet." Ajo pastaj
vazhdoi tregimin: "Vajta ta marr fëmijën vetëm për shkak se nuk gjeta
tjetër. Pastaj, kur e mora, e solla te karvani dhe e vura në gji. Ai i
pranoi gjinjtë e mi dhe thithte e thithte gjersa u ngop. Pas tij u ngop
edhe djali im. Pastaj Muhammedi fjeti, fjeti edhe djali im, nga vaji i
të cilit (nga uria) nuk kishim mundur të bënim asnjë sy gjumë natën e
kaluar. U çua burri im dhe shkoi te deveja, kur, çfarë të shohësh, asaj
i ishin fryrë gjinjtë. Pastaj e moli dhe pimë që të dy gjersa u ngopëm.
Atë natë fjetëm mirë. Kur u zgjuam, burri më tha: "Oj Halime, dije se,
për Zotin, e ke marrë një fëmijë me fat dhe me bereqet!" Unë u
përgjigja: "Edhe unë kam dëshirë të jetë ashtu." Pastaj u nisëm. Unë me
fëmijët i hipa devesë. Deveja ishte e fuqishme dhe e shpej-të, prandaj
shkova mjaft përpara shoqeve, kështu që ato më britën: "Oj e bija e
Vehbit, çka të ndodhi! Pritna pakëz neve, a është ajo e njëjta deve me
të cilën ke vajtur së bashku me ne?" "Po, për Zotin", - u përgjigja, -
"Ajo vetë është." "Nuk është e mundur", - thanë ato, - "Ka ndodhur
diçka me të."





Pastaj mbërritëm në fshatin tonë - tokë e beni sa’dëve. Nuk kam
njohur tokë më të thatë se kjo. Delet tona gjithnjë ktheheshin të
uritura në shtëpi, por kur erdhëm me Muhammedin, ato u kthyen nga
kullotat të ngopura dhe me plot qumësht, pastaj i molëm dhe u ngopëm me
qumësht. Fqinjët tanë, duke e ditur se delet tona gjer atëherë nuk
kishin pasur asnjë pikë qumësht, u thoshin barinjve të tyre: "Të mjerët
ju, pse nuk i kullotni delet atje ku kullosin kopetë e bijës të
Vehbit?" Por gjithnjë ndodhte e njëjta gjë. Delet e tyre ktheheshin të
uritura dhe pa qumësht, kurse të miat të ngopura dhe me qumësht. Përmes
kësaj e ndienim gjithnjë mirësinë e Zotit, ndihmën dhe furnizimin e
tij. Kjo zgjati derisa Muhammedi mbushi dy vjet. E ndava nga gjiri,
sepse dukej më i fuqishëm dhe më i madh se moshatarët e tij. Atëherë
vendosëm t’ia dërgojmë nënës së vet, ishim të pikëlluar dhe të mjerë
për shkak të ndarjes.

Nënës së tij i treguam se çfarë mbarësie kishim në shtëpi me të
dhe i thashë: "Sikur ta lije te ne edhe pak kohë që të forcohet edhe
më, do ta kishte më mirë se në qytet. Kam frikë se do t’i bëjë keq ajri
i qytetit." Halimja vazhdoi: "As që kemi shpresuar, e Eminia menjëherë
vendosi që ta merrnim fëmijën mbrapsht me vete."

Kështu Resulullahu e mbetet te fisi Benu Sa’d. Ishte në moshën
katër-pesë vjeç, kur ka ndodhur një ngjarje - njëra nga mu’xhizet e
Resulullahut e. "Hapja dhe pastrimi i kraharorit të Muhammedit e."

Muslimi transmeton nga Enesi se Resulullahut e i erdhi Xhibrili
ndërsa ai luante me fëmijë. Ai e merr këtë, e shtrin përtokë, ia hap
kraharorin gjer te zemra, ia nxjerr zemrën jashtë dhe nga zemra nxjerr
një koagulim (mpiksje) dhe thotë: "Me këtë shejtani ka mundur të të
bëjë dëm." Pastaj, ia pastruan zemrën në një legen të artë, ku kishte
ujë të Zem-zemit, pastaj e qepi dhe e vuri përsëri në vendin e vet.
Fëmijët e tjerë vajtën te ndrikulla e tij duke britur: "Muhammedi është
mbytur!" Kur e panë përsëri, fytyra e tij kishte ngjyrë tjetër."



Të vajturit te nëna e vet

Pas kësaj ngjarjeje të çuditshme, Halimja u frikësua për Muhammedin
dhe vendosi t’ia kthente nënës së vet. Te nëna ishte gjer në moshën
gjashtë vjeç.81 Eminia e shihte të arsyeshme, për vetën dhe djalin, që
të vizitonte varrin e burrit në Jethrib (Medinë). Së bashku me
djalin,shërbëtoren Ummu Ejmenen dhe me vjehrrin e vet, niset në rrugën
e gjatë 500 km. Në udhëtim kaluan një muaj. Eminia dobësohet shumë,
sidomos gjatë kthimit. Edhe pse në fillim të udhëtimit ishte
këmbëngulëse, nuk pati fuqi të qëndronte gjer në fund. Vdiq në vendin e
quajtur El-Ebva, midis Mekës dhe Medinës.



Jeta te gjyshi i dashur

Abdul-Muttalibi kthehet me Muhammedin e në Mekë. Të tëra ndjenjat e
tij, të mirësisë, të bujarisë dhe të dashurisë i ishin drejtu-ar nipit
jetim, të cilin e gjeti një tragjedi e re që vetëm ia rihapi plagën e
vjetër që s’ishte mbyllur ende - së pari i ati, e tani edhe e ëma.

Gjyshi ishte më i mëshirshëm ndaj Muhammedit e sesa ndaj djemve të
tij. Asnjëherë nuk e linte vetëm, gjithnjë ishte dikush me të.

Ibni Hishami thotë: "Abdul-Muttalibi kishte një shilte nën hijen e
Ka’bes. Djemtë e tij uleshin rreth shiltes dhe nga respekti asnjëri nuk
tentonte të ulej në vendin e babait. Por, kur paraqitej Resulu-llahu e
- nipi, ulej në mes të shiltes. Xhaxhallarët e tij, djemtë e
Abdul-Muttalibit donin ta largonin, por Abdul-Muttalibi u thoshte:
"Lëreni mos e çoni Muhammedin, djalin tim. Ai gëzon vend të posa-çëm
tek unë."

Pastaj e ulte pranë, ia ledhatonte shpinën me dorë dhe gëzohej për çdo gjë që bënte Muhammedi e.

Në moshën tetë vjeçare, dy muaj e dhjetë ditë, Resulullahu e humbi
edhe gjyshin. Ky vdes në Mekë, duke dëshiruar që kujdesin ndaj nipit
t’ia besonte xhaxhait të tij Ebu Talibit, i cili ishte vëllai i babait
të Pejgamberit e, nga baba dhe nëna.



Tek ungji sentimental

Ebu Talibi mori përsipër kujdesin e plotë ndaj djalit të vëllait -
nipit. E radhiti në mesin e djemve të vet dhe ua la amanet, ai kërkoi
mirësi dhe nderim të ndërsjellë. Ebu Talibi, ungji i tij, e favorizoi
Muhammedin e mbi dyzet vjet, duke i dedikuar mbrojtjen e vet dhe, për
shkak të tij, lidhte miqësi dhe hidhërohej, për çka do të bëhet fjalë.

 

Me lutje solli shiun

Ibni Asakiri ka marrë një hadith nga Xhelhemeh b. Arfeteh, i cili
thotë: "Një ditë hyra në Mekë, ishte thatësirë, andaj kurejshët tha-në:
"O Ebu Talib, na u tha lugina, fëmijët na vuajnë nga thatësia e nga
etja. Lutu për shi."

Ebu Talibi doli me djaloshin dhe, menjëherë u duk sikur të ishte
zënë Dielli, retë u shakullisën. Djaloshi shikonte në qiell. Ebu Talibi
e mori atë, e mbështeti me shpinë në Ka’be dhe tregoi me gisht nga ai,
e në qiell ndodhi një mrekulli. Retë u grumbulluan nga të gjitha anët.
Filloi stuhia dhe në luginë u derdh një shi i begatshëm që ujiti
gjithëçka që duhej. Këtë ndodhi Ebu Talibi e ka përshkruar në një
verset."

Në këtë verset Ebu Talibi ka përshkruar fuqinë mbinatyrore të Muhammedit e.





Prifti Behira

Kur Resulullahu e mbushi dymbëdhjetë vjet - sipas disave - e dy
muaj e dhjetë ditë, Ebu Talibi e mori me vete në një udhëtim tregtie
për në Sham.Gjatë udhëtimit u ndalën në Basër për të pushu-ar. Atëbotë
Basra ishte vend i rëndësishëm tregtar dhe kryeqytet i trevave arabe që
ishin nën sundimin e romakëve.

Në këtë qytet jetonte një prift i quajtur Behira, ndërsa emrin e
vërtetë e kishte Gërges (Xherxhiz). Kur karvani me tregtarë arriti në
qytet, ai u doli përpara dhe i ftoi në gosti. Edhe pse i shihte për të
parën herë, ky menjëherë e njohu Resulullahun e sipas veçorive të
shpallura më herët në librat e shenjtë. Ai e mori djaloshin për dore e
tha: "Ky do të jetë Pejgamberi i tërë botës. Këtë Allahu do ta dërgojë
si mëshirë për të gjitha botët." Ebu Talibi tha: "Si e di ti këtë?" Ai
u përgjigj: "Kur vështronit nga Aka’beja, nuk mbeti asnjë gurë, as bimë
e as lis pa bërë sexhde, kurse ata nuk i bëjnë sexhde askujt tjetër
përveç Pejgamberit. Unë e njoh nga vula e pejgamberisë, sipas nishanit
mbi kërcen e sipërme të shpatullës, në formë të mollës. Unë për të kam
dëgjuar në shpalljet tona." Pastaj e luti Ebu Talibin që të mos shkonte
me të në Sham. Frikësohej mos e gjente ndonjë e keqe nga hebrenjtë. Ebu
Talibi e ktheu Muhammedin e në Mekë me dy shërbëtorë.

 

Me lutje solli shiun

Ibni Asakiri ka marrë një hadith nga Xhelhemeh b. Arfeteh, i cili
thotë: "Një ditë hyra në Mekë, ishte thatësirë, andaj kurejshët tha-në:
"O Ebu Talib, na u tha lugina, fëmijët na vuajnë nga thatësia e nga
etja. Lutu për shi."

Ebu Talibi doli me djaloshin dhe, menjëherë u duk sikur të ishte
zënë Dielli, retë u shakullisën. Djaloshi shikonte në qiell. Ebu Talibi
e mori atë, e mbështeti me shpinë në Ka’be dhe tregoi me gisht nga ai,
e në qiell ndodhi një mrekulli. Retë u grumbulluan nga të gjitha anët.
Filloi stuhia dhe në luginë u derdh një shi i begatshëm që ujiti
gjithëçka që duhej. Këtë ndodhi Ebu Talibi e ka përshkruar në një
verset."

Në këtë verset Ebu Talibi ka përshkruar fuqinë mbinatyrore të Muhammedit e.





Prifti Behira

Kur Resulullahu e mbushi dymbëdhjetë vjet - sipas disave - e dy
muaj e dhjetë ditë, Ebu Talibi e mori me vete në një udhëtim tregtie
për në Sham.Gjatë udhëtimit u ndalën në Basër për të pushu-ar. Atëbotë
Basra ishte vend i rëndësishëm tregtar dhe kryeqytet i trevave arabe që
ishin nën sundimin e romakëve.

Në këtë qytet jetonte një prift i quajtur Behira, ndërsa emrin e
vërtetë e kishte Gërges (Xherxhiz). Kur karvani me tregtarë arriti në
qytet, ai u doli përpara dhe i ftoi në gosti. Edhe pse i shihte për të
parën herë, ky menjëherë e njohu Resulullahun e sipas veçorive të
shpallura më herët në librat e shenjtë. Ai e mori djaloshin për dore e
tha: "Ky do të jetë Pejgamberi i tërë botës. Këtë Allahu do ta dërgojë
si mëshirë për të gjitha botët." Ebu Talibi tha: "Si e di ti këtë?" Ai
u përgjigj: "Kur vështronit nga Aka’beja, nuk mbeti asnjë gurë, as bimë
e as lis pa bërë sexhde, kurse ata nuk i bëjnë sexhde askujt tjetër
përveç Pejgamberit. Unë e njoh nga vula e pejgamberisë, sipas nishanit
mbi kërcen e sipërme të shpatullës, në formë të mollës. Unë për të kam
dëgjuar në shpalljet tona." Pastaj e luti Ebu Talibin që të mos shkonte
me të në Sham. Frikësohej mos e gjente ndonjë e keqe nga hebrenjtë. Ebu
Talibi e ktheu Muhammedin e në Mekë me dy shërbëtorë.

 

 

Lufta e quajtur El-Fixhar

Kjo ka qenë lufta e fiseve Kurejsh dhe Kinan kundër havazinëve. Në atë
kohë Resulullahu e ishte në moshën pesëmbëdhjetë vjeç. Udhëheqësi i
kurejshëve dhe i kinanëve ka qenë Harb b. Umejje, i cili gëzonte famë
dhe nder të madh. Udhëheqës i fisit Havazin ka qenë Kajsi. Fillimi i
luftës i takonte Kajsit, kurse mesi i saj fisit Kinan. Kjo luftë quhet
"Fixhar" sepse lufta u ndalua në muajt e shenjtë. Në këtë luftë mori
pjesë edhe Resulullahu e. Ai vetë nuk luftoi, por vetëm që u jepte
shigjeta xhaxhallarëve të tij.





Marrëveshja mbi dinjitetin

Në bazë të luftës paraprake u bë betimi për muajin e shenjtë
dhul-ka’de, iniciatorët e të cilit qenë kurejshët me këto familje: Benu
Hashim, Benu Muttalib, Esed b. Abdul Uzzaj, Zehreh b. Kulab dhe Tejma
b. Merreh, përfaqësuesit e të cilave u mblodhën në shtëpinë e Abdullah
Xhedanit et-Temijut, ngase ishte më i vjetri prej tyre dhe shumë i
ndershëm e bujar. Lidhën marrëveshjen se në Mekë nuk do të guxojë të
jetë askush i nënshtruar e as i terrorizuar, qoftë aimekas ose
mysafir,eatatëmosjenënëanënetijekundër zullum-qarit, derisa ky nuk
ndalet. Në këtë marrëveshje ka qenë prezent edhe Resulullahu e e kur
Allahu Y e ka prirur me shpallje, ka dekla-ruar: "Kam qenë i pranishëm
në shtëpinë e Abdullah b. Xhedanit kur u lidh marrëveshja e cila më
pëlqeu, e po qe se në Islam do të ftohesha për diçka të tillë, do të
përgjigjesha me ëndje."

Kjo marrëveshje është rezultat i fanatizmit paraislamik, që ka
rezultuar nga "asabijja". Asabijja është fryma e gjinisë, e cila
nënkuptonte besnikërinë e domosdoshme ndaj farefisit të vet.

Të shohim se cili ishte shkaku i lidhjes së aleancës dhe i
nënshkrimit të marrëveshjes mbi dinjitetin e njeriut. Një njeri nga
fisi Zubejd erdhi në Mekë për të shitur mallin. Këtë mall e bleu El-As
b. Vail Es-Sehmi, por nuk e bëri pagesën ashtu siç duhej. Tregtari e
luti që ta bënte pagesën siç duhej dhe ftoi përfaqësuesit e familjeve
Abdu-Dar, Mahzum, Xhumh, Sehm dhe Ad që ta ndihmonin, por këta nuk e
përfillën as njeriun e as ngjarjen. Atëherë tregtari thërret një poet
dhe e lut që në treg t’i recitonte disa vargje, me të cilat do të
përshkruante padrejtësinë dhe dhunën që i ishte bërë. Dhe, ndërsa poeti
recitonte, aty pari kaloi Zubejr b. Abdul-Muttalibi dhe pyeti: "Cili
është shkaku i këtyre vargjeve?" Kur mori vesh shkakun, i mblodhi
njerëzit e sipërpërmendur që të merrnin vendimin për respektimin e
dinjitetit njerëzor, si për banorët e Mekës ashtu edhe për të huajt që
vinin në Mekë. Pastaj të gjithë të tubuarit vajtën tek El-As b. Vaili
dhe e detyruan t’i jepte tregtarit të drejtën e tij.



Jeta e mundimshme

Resulullahu e në rini nuk kishte ndonjë punë të caktuar a
profesion. Tradita shënon se ka qenë bari i deleve të fisit Beni Sa’d
dhe i banorëve të Mekës.Në moshën njëzet e pesë vjeç shkon në Sham si
tregtar me mallin e tregtares së njohur mekase, Hatixhes, radijAllahu
anha.

Ibni Is’haku shënon: "Hatixhja, vajza e Huvejlidit, ka qenë
tregtare e njohur dhe e ndershme. Ajo punësonte tregtarë që punonin me
pasurinë e saj dhe ua pagunte rregullisht fitimet. Prandaj kurej-shët
kanë qenë tregtarë të njohur.

Kur Hatixhja dëgjon për Resulullahun e, veçanërisht se është i
sinqertë, i besueshëm dhe me sjellje fisnike, dërgon që ta thërrasin.
Kur Resulullahu e paraqitet para saj, ajo i ofron të kujdeset për
tregtinë e saj në Sham, e për këtë do të jetë i shpërblyer më mirë se
të gjithë të tjerët para tij. Me të do të dërgonte gjithashtu
shërbyesin e saj, Mejserin. Resulullahu e e pranon këtë ofertë dhe
menjëherë niset me Mejserin dhe karvanin për në Sham."

 

Martesa me Hatixhen

Kur u kthye Resulullahu e në Mekë, Hatixhja u befasua shumë me suksesin
e arritur në tregti. Mejseri i tregon për bujarinë dhe besnikërinë e
Resulullahut e dhe i thotë se kjo ka qenë një nga shkaqet e fitimit të
madh. Hatixhja njëkohësisht qe e kënaqur dhe e befa-suar. Ishte e ve
dhe gjer atëherë e kishin kërkuar shumë pasanikë të njohur, zotërinjtë
e Mekës, por ajo i kishte refuzuar, sepse dëshiro-nte t’i përkushtohej
vetëm tregtisë. Por, atë që ndjeu ndaj Resulu-llahut e nuk mundi ta
fshihte prej shoqes së vet, Nefises, bijës së Menijjetit. Nefisja nuk
heshti për këtë, por vajti menjëherë te Resu-lullahu e dhe i tha
haptazi që të martohej me Hatixhen. Ai u pajtua me këtë dhe bisedoi me
xhaxhallarët e vet, të cilët pajtohen dhe me anë të ungjit të Hatixhes
i fejojnë. Menjëherë pas fejesës u bë edhe martesa. Në aktin e
kurorëzimit ishin të pranishëm benu hashimitët dhe paria e medarëve.
Kjo ndodhi vetëm dy muaj pas kthimit të tij nga Shami, kurse versioni
më i saktë është pas njëzet ditësh. Hati-xhja atëherë ishte dyzet vjeç.
Në atë kohë ishte gruaja më e dalluar e Mekës, sipas origjinës,
pasurisë dhe mendjemprehtësisë. Kjo është gruaja e parë me të cilën
është martuar Resulullahu e dhe gjatë jetës së tij nuk ka pasur grua
tjetër.

Hatixhja i ka lindur të gjithë fëmijët e Resulullahut e, përveç
Ibrahimit. Më së pari u lind Kasimi, sipas të cilit e kanë quajtur
Resu-lullahun e Ebu Kasim. Pastaj është lindur Zejnebja dhe Rukija,
man-dej Ummu Kulthum dhe Fatimja, e pastaj djali, Abdullahu, të cilin e
kanë quajtur i "Miri" dhe i "Pastërti". Djemtë i kanë vdekur në
dja-lëri, kurse të gjitha vajzat kanë përjetuar Islamin dhe Shpalljen,
dhe janë bërë muslimane, muhaxhire. "Muhaxhire" do të thotë se të
gjitha janë shpërngulur nga Meka në Medinë, përkatësisht, kanë bërë
hixhretin. Megjithatë, të gjitha vajzat kanë vdekur gjatë jetës së
Resulullahut e përveç Fatimes, radijAllahu anha, e cila vdes gjashtë
muaj pas babait të saj.



Ndërtimi i Ka’bes dhe ndodhia e gjykimit

Kur Resulullahu e ishte tridhjetë e pesë vjeç, kurejshët vendosën
të ndërtojnë Ka’ben, e cila gjer atëherë ishte një grumbull gu-rësh në
një truall pak sa të ngritur.Ishte e lartë nëntë arshin(6.30 m) që nga
koha e Ismailit e. Nuk kishte kulm, prandaj disa hajdutë e kishin
vjedhur një arkë me ar, e cila gjendej asokohe brenda këtij grumbulli.
Për shkak të traditës dhe vlerës së madhe historike, si dhe nga
themelet të cilat i ka vënë Ibrahimi e Ka’ben gjithnjë e kanë vizituar
të gjithë kalimtarët e Mekës. Ndodhte që shumë prej tyre të merrnin me
vete nga një copë dhë apo gur, si simbol shenjtërie dhe bereqeti. Pesë
vjet para pejgamberisë së Resulullahut e, Ka’ben e kaplon përmbytja pas
shpërthimit të pendës Arem. Kurejshët u frikë-suan sepse Ka’bja ishte
gati të rrënohej, prandaj vendosën ta rindër-tojnë duke i ruajtur
themelet dhe vendin e saj të mëparshëm. Vend-osën që ta ndërtojnë vetëm
me pasurinë e fituar në mënyrë të nder-shme - pa përzierje të kamatës,
ryshfetit, të hollave të vjedhura dhe të plaçkitura. Ata frikësoheshin
t’i rrëzojnë mbeturinat ekzistuese të Ka’bes. Këtë e filloi El-Velid b.
Mugire El-Mahzumi, e të tjerët pas tij pasi gjatë spastrimit këtij nuk
i ndodhi asgjë e keqe. E rrëzuan gjer në themelet që i kishte ndërtuar
Ibrahimi e. E përpiluan edhe planin e ndërtimit të Ka’bes. Çdo fisi i
caktuan se sa gurë do të sillnin dhe cilën pjesë të murit do të
ndërtonin, kështu që të gjithë pjesëmarrës në ndërtim. E sollën një
ndërtues romak, të quajtur Bakum, dhe ndërtimi shkonte sipas planit
gjersa erdhi lartësia e vendit ku duhej vendosur Haxherul-esvedin
(Gurin e Zi). Çdo fis e konsideronte veten të privilegjuar që këtë punë
të ndershme ta bënte ndonjëri prej tyre. Grindja mes tyre zgjati katër
apo pesë ditë dhe kanosej rreziku që të shpërthente përleshje e
përgjakshme rreth tempullit të Shenj-të, në tokën e Shenjtë. Në tërë
këtë tollovi më i maturi ishte Ebu Umejje b. El-Mugire El-Mahzumi, i
cili jep këtë propozim: personi i parë që paraqitet në dyert e Haremit
të Ka’bes, le të vendoste dhe le ta zgjidhë këtë problem.



Allahu Y ka dashur që ky person të jetë Resulullahu e. Kur e panë,
brohoritën: "El-Emini, El-Emini (ngase ishte i njohur me këtë ofiq, që
në përkthim do të thotë: i besueshëm, besnik), jemi të kënaqur që ky të
vendosë, ky është Muhammedi!"

Kur u afrua Resulullahu e më afër, ata ia parashtruan çështjen dhe
kërkuan zgjidhje nga ai. Resulullahu e kishte zgjidhje: Ai kërkoi një
copë pëlhurë, e shtriu në tokë dhe në mes vuri "gurin e Shenj-të",
pastaj u tha kryeparëve të fiseve të ngatërruara të afrohen, të kapin
nga një kind të pëlhurës dhe të gjithë së bashku ta ngrenë "gurin e
Shenjtë" gjer te vendi ku do të vendosej ai. Pastaj, Resulu-llahu e e
mori atë me duart e veta dhe e vuri ku duhet. Me këtë veprim të mirë
ishin të kënaqur të gjitha palët.

Kurejshëve u harxhohet pasuria e pastër, hallall për ndërtim,
andaj nga ana veriore e ndërtuan murin me lartësi prej gjashtë
arshinëve, sot i quajtur muri-Hatim apo muri i Gurit. Në këtë mur bënë
derën dhe e ngritën nga toka që të mos mund të hyjë në Ka’be kush të
dojë, por vetëm ai, të cilit i lejohet. Kur ndërtimi i Ka’bes arriti
lartësinë pesëmbëdhjetë arshin, e bënë plafonin të mbështetur në
gjashtë shtylla. Me këtë ndërtim Ka’bja merr trajtën e vet katrore më
përmasa përafërsisht të njëjta: Lartësia është përafërsisht
pesëmbëdhjetë metra, gjatësia e murit, në të cilin është
Haxherul-esvedi, është dhjetë metra, sikurse edhe muri tjetër kundruall
këtij. Guri gjendet në lartësi prej 1,5 metra nga dyshemeja ku bëhet
tavafi. Muri ballor, në të cilin gjendet dera, është i gjatë
dymbëdhjetë metra sikurse edhe ai kundruall tij. Dera e Ka’bes është
vendosur dy metra në lartësi nga toka. Nga ana e jashtme Ka’ben e
rrethon rrethi prej gurëve në lartësi njëzet e pesë centimetra e në
gjerësi tridhjetë centimetra. Këto janë, në realitet, blloqe gurësh nga
godina e parë, të ruajtura në këtë mënyrë.



Jetëshkrimi i shkurtër para pejgamberisë

Resulullahu e në rininë e vet ka qenë i prirur me virtyte më të
mira që mund t’i kishin njerëzit. Ka pasur një koeficient të lartë
inteligjence, që shprehej në çdo lëvizje ose në çdo iniciativë të tij.
Nuk kishte dëshirë të fliste shumë. I pëlqente vetmia (veçimin), gjë që
e bënte në momentet e meditimit dhe të hulumtimit për drejtësi dhe për
të gjitha ato gjëra që janë të arritshme për mendjen e njeriut.
Meditonte për natyrën, bukuritë e saj, ligjet e natyrës, pastaj për
njeriun si individ dhe si pjesëtar të shoqërisë. Pastaj mendonte për
besimin, ç’ishte ajo që besonte populli i tij, kujt i për-kulej dhe i
lutej, përse merreshin me herezi, me falle etj. Nëse vërente se diku
punohej mirë, atëherë edhe ai ngarendte në ndihmë, ndërsa nga veprat e
këqija largohej. Nuk pinte alkool, nuk e hante mishin e kafshës të
therur në altar, nuk i festonte festat e idhujve. Ishte i pari që ikte
nga shirku apo politeizmi. Nuk duronte dot kur dikush bënte be me
idhujt Latin dhe Uzatin. Nuk ka dyshim se Resulullahun e e ka ruajtur
përcaktimi i Allahut Y. Nëse ndodhte që tek ai të zgjohej ndonjë ves i
keq njerëzor, ose të nisej pas ndonjë zakoni të padenjë për të, atëherë
shfaqej kujdesi Hyjnor që ta ruante nga çdo gjë e keqe.

Ibni Ethiri rrëfen: "Resulullahu e ka thënë: "Kurrë nuk kam qenë i
interesuar të bëj atë që bënin arabët paraislamikë, përveçse në dy
raste, e nga të dyjat Allahu Y më ka nxjerrë nga situata e vështirë.
Pastaj, kjo nuk më ka ndodhur deri në fillim të Shpalljes, me të cilën
Allahu Y më ka nderuar. Një mbrëmje i thashë një djaloshi që ruante
delet me mua në kodrat e Mekës: "A mund të kujdesesh për delet e mia, e
unë të shkoj në aheng në qytet, sikurse djelmoshat e tjerë?" "Po," - u
përgjigj ai. Unë u nisa dhe, kur arrita te shtëpia e parë në Mekë,
dëgjova muzikë, e pyeta: "Ç’është kjo?" Ata mu përgjigjën: "Martohen dy
të rinj." U ula të dëgjoja, e Allahu Y m’i mbylli veshët e unë fjeta.
Në mëngjes më zgjoi nxehtësia e diellit dhe u ktheva te djaloshi, i
cili më pyeti se si e kisha kaluar? Unë i tregova, pastaj vendosa që
edhe natën e dytë të veproja kështu. Kur në mbrëmje hyra në Mekë, më
ndodhi sikurse natën e kaluar. Pas kësaj ndodhie nuk lejova më të më
pushtonte e keqja."





Transmeton Buhariu nga Xhabir b. Abdullahu, i cili thotë: "Kur
është ndërtuar Ka’bja, Resulullahu e dhe Abbasi kanë shkuar të mbartin
gurë. Abbasi i thotë Resulullahut e: "Vëre petkun (izarin - pjesën e
poshtme) tënd në qafë që të të mos rripet lëkura nga gurët."
Resulullahu e u gjunjëzua, i ngriti sytë nga qielli, pastaj u ngrit e
tha: "Izari im, izari im," dhe e shtrëngoi petkun rreth vet-es." Në
versionin tjetër të hadithit qëndron: "Pas kësaj kurrë më nuk është
dukur ndonjë pjesë e turpshme e trupit të tij."

Resulullahu e është shquar në fisin e vet me gjuhë të bukur,
sjellje të mirë dhe me virtyte fisnike. Nga pamja ka qenë më i bukuri
në fis, dhe me ahlak - moral më të bukur. Shquhej për butësi dhe
përzemërsi. Gjithnjë fliste vetëm të vërtetën. E plotësonte çdo premtim
dhe e ruante amanetin e besuar. Populli i tij e quante El-Emin, ndërsa
nëna e të gjithë besimtarëve, Hatixhja radijAllahu anha, për të ka
thanë : "Është i përsosur sepse ngushëllon të humbu-rin, gostit
mysafirin dhe ndihmon në brenga."



 

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia

The Widgipedia gallery
requires Adobe Flash
Player 7 or higher.

To view it, click here
to get the latest
Adobe Flash Player.
More Web & Desktop Widgets @ Widgipedia
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden